eurozona

savonaaa.jpg
G. P.15:23 | 13/06/2018

Ministri italian për Çështjet Evropiane, Paolo Savona, tha se nuk kishte një plan B për të nxjerrë vendin nga Eurozona. Ai njoftoi se nuk ka kërkuar kurrë një gjë të tillë. Megjithatë në librin e tij të fundit, i paraqitur të martën për shtypin e huaj, Savona shprehej se ishte e nevojshme përgatitja e një plani B për daljen nga euro.

Ekonomisti i njohur, 81 vjeç, dhe ish-ministër i Industrisë në vitet ’90 mohoi çdo lloj armiqësie kundër Gjermanisë, por shprehu të drejtën e tij për ta kritikuar. Ndërkohë, kritikat e tij në drejtim të euros dhe Gjermanisë, shtynë presidenti Sergio Matarella që të pengojë emërimin e tij në postin e ministrit të Financave. Savona ishte propozuar nga Lega Nord dhe Lëvizja 5 Yjet./abcnews.al

angela-merkel-1-e1526466537940.jpg
G. P.16:59 | 03/06/2018

Në një intervistë për mediat gjermane, kancelarja Angela Merkel ka prezantuar vizionin e saj për reformimin e Bashkimit Europian. Ajo ka pranuar gabimin e unionin që ka lënë Italinë të vetmuar sa i përket çështjes së pritjes së emigrantëve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, analizon Bashkimin Evropian dhe në një intervistë me Frankfurter Allgemeine Zeitung flet për sigurinë e kufirit, emigrantët dhe politikat e azilit dhe thotë:

“Këto janë çështje vërtetë ekzistenciale për Evropën”.

Ajo pranon se duhet unifikuar sistemi dhe nënvizon se një pjesë e pasigurisë në Itali ka lindur nga vetmia në emergjencën e refugjatëve. Ndër të tjera, kancelarja ka prezantuar për herë të parë propozimin e saj për reformimin e Bashkimit Europian në të cilin parashikohet një kuotë në buxhet për investime me miliarda euro për të kompensuar diferencat mes ekonomive të vendeve të zonës euro.

Në intervistë, Merkel nuk ka saktësuar nëse kuota e investimeve do të jetë pjesë e buxhetit normal të BE-së, apo siç kërkon presidenti francez, Emmanuel Macron, do të jetë një instrument në duart e ministrave të financave të eurozonës.

Sipas kancelares gjermane, “Fondi Monetar europian duhet të lindë nga Mekanizmi I Stabilitetit të krijuar gjatë krizë dhe duhet të ndihmojë me kredi të shpejta vendet në vështirësi, në shkëmbim të kufizimeve natyrisht, në sasi të kufizuara dhe me një rimbursim të plotë”.

Sa i përket propozimit për buxhetin e BE-së 2021-2027, Merkel thekson rëndësinë e përcaktimit të saj para zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së në 2019.

“Ne kemi nevojë për një konvergjencë më të madhe ekonomike midis vendeve anëtare brenda zonës së euros”, tha Merkel, duke u shprehur në favor të një buxheti për investimet.

“Por solidariteti midis partnerëve të eurozonës kurrë nuk duhet të çojë në një bashkim borxhesh”, shtoi ajo duke saktësuar se dëshiron një BE më të pavarur nga FMN-ja.

“Nëse eurozona është në rrezik, ajo duhet të jetë në gjendje të japë kredi afatgjata për të ndihmuar vendet”, vijon Merkel në intervistë.

Kancelarja saktëson se këto janë kredi 30-vjeçare, të lidhura me reformat strukturore. Ndërkohë, Merkel kërkon që në këmbim të ndihmës ndaj vendeve në vështirësi, këta të fundit duhet të pranojnë se Fondi ka të drejtë të kontrollojë dhe të ndërhyjë në politikat kombëtare./abcnews.al

greqia-1280x668.jpg
G. P.22:45 | 12/03/2018

Greqia do të marrë hua të reja nga Eurozona, pasi ka respektuar kriteret dhe së shpejti do të përfitojë lehtësime për borxhet e saj. Shefi i Eurogrupit ka deklaruar se Greqia është në drejtimin e duhur për rimëkëmbjen.

Kreditorët e Eurozonës do t’i japin hua të reja Greqisë këtë muaj dhe po punojnë për lehtësimin e kushteve të borxheve, një lëvizje kjo që pritet të ndikojë pozitivisht në rimëkëmbjen e shtetit grek.

Huaja pritet të ketë vlerën e 5.7 miliardë eurove dhe do të lëshohet në gjysmën e dytë të marsit, pasi parlamentet e vendeve që përdorin monedhën e përbashkët të miratojnë procedurat e nevojshme.

“Kjo vjen pasi Greqia ka respektuar zotimet e saj në kuadër të programit të ndihmave”, ka deklaruar shefi i Eurogrupit, Mario Senteno.

“Kam besimin se Greqia do t’i përmbushë të gjitha kriteret e mbetura për ta mbyllur me sukses programin”, ka thënë ai.

Mes kritereve të mbetura për Greqinë janë privatizimet e mëtejshme të infrastrukturës dhe liberalizimi i tregjeve të gazit dhe energjisë elektrike. Zyrtari i lartë ka theksuar se, këto janë parakushte që i garantojnë Greqisë një lehtësim të borxheve të saj. Bisedimet teknike në lidhje me lehtësimet janë në vijim dhe të tjera mund të mbahen në Prill./abcnews.al

banon-1280x749.jpg
ent ela12:46 | 07/03/2018

Mediat italiane shkruajnë për qëllimin e ish- strategut të Tramp, Steve Bannon për krijimin e një lëvizjeje antieuropiane në SHBA. Banon nga ana e tij paralajmëron se vala populiste është vetëm në fillim të saj dhe Eurozona nuk mund të mbijetojë.

“Për të parë të ardhmen e Bashkimit Europian duhet të analizohet rezultati i zgjedhjeve të përgjithshem në Itali.Ashtu si u shpreh dhe Salvini, euro nuk do të mbijetojë dhe cdo gjë është në durt e qytetarëve. Vala populiste është vetëm në fillimin e sajm sepse historia është nga ana jonë.

Në një intervistë të fundit, ish-strategu i presidentit amerikan Donald Tramp, Steve Bannon, ka përballë panoramën e Internacionales Populiste që synon të ndërtojë.

Banon nga një anë përmend Brexit, një fenomen që ka mbërritur sipas tij deri në Uashington për t’u rikthyer më pas në Europë. Në Itali, vazhdon ai, ku dy të tretat e italianëve kanë votuar për partitë anti euro. Dhe po sipas tij, ish kryeministri Berlusconi ka qenë një Tramp para Trampit.

Britanikët votuan dhe tashmë janë jashtë, dhe nëse italianët do të votonin për dicka të ngjashme nuk e di se çfarë do të ndodhte. Në Bruksel dhe në Bankën qendroe europian duhet të fillojë të dëgjojnë qytetarët. Kur ke një valë emigrantësh në jug të Italisë, pesha bie te punëtorët italianë dhe duhet kuptuar që diçka nuk shkon.

Para pak ditësh Banon ka qenë në itali sipas raportimeve të mediave vendase, ku është takuar në mënyrë secrete me drejtues të lartë të politikës italiane. Sidomos të Legës dhe Forza Italia. Ish-këshilltari i Tramp po hedh hapat e parë për krijimin e një lloj rrjeti populist në kontinentin e vjetër, nga ku do të nisë një lëvizje e ngjashme dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo në pritje të zgjedhjeve të ardhshme në Bashkimin europian në 2019-ën.

I pyetur për marrëdhëniet aktuale me presidentin amerikan Tramp, Bannon përgjigjet shkurt:
Le të themi që jam në dëgjim. Kemi pasur ulje dhe ngritje, por avokatët tanë flasin shumë. Por unë e dua akoma”./abcnews.al

mario-draghi.jpg
G. P.20:05 | 26/02/2018

Ekonomia e Bashkimit Europian po përjeton një rritje solide, por presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, ka bërë thirrje për kujdes për politikat monetare, të cilat sipas tij mbajnë të lëkundur inflacionin.

Rritja e Eurozonës është e fortë, por në të njëjtën kohë inflacioni duhet ende të tregojë sinjale bindëse për një rritje më të fortë. Deklarata është bërë nga presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, në një raportim të bërë në Komisionin e çështjeve ekonomike të Parlamentit Europian. “Paqëndrueshmëria e fundit në tregjet financiare, sidomos sa i përket kuotave të këmbimit, kërkon vëmendje të veçantë nëse duam të arrijmë perspektivat për një stabilitet afatmesëm të çmimeve”, ka thënë Draghi.

Fjalët e tij duket se u referohen politikave të administratës amerikane për një dollar të dobët, situatë kjo që ka përforcuar euron duke rrezikuar dobësimin e inflacionit të importuar. Ndërkohë, këtë të hënë kuotat në bursat europiane njohën rritje, kryesisht sa i takon aksioneve në sektorin industrial. Ndësa vëmendja e vendeve anëtare të Eurozonës është zhvendosur tek politika monetare dhe politika në tërësi, nisur nga zgjedhjet e së dielës së ardhshme në Itali./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono