eurovizion

HOLLANDA-FITON-EUROVIZIONIN-MBULM.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela09:36 | 19/05/2019

Holanda fitoi festivalin Eurovision 2019, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e 18-të. Në vendin e dytë u rendit Italia me këngën “Soldi” nga Mahmood, ndërsa në të tretin u rendit Rusia.

Holanda u përfaqësua nga Dankan Lorens me këngën “Arcade”, e cila është një baladë dashuria.

Këngëtari ka shpjeguar se fabula e këngës ka të bëjë me historinë e një personi të dashur që i ka vdekur në moshë të re. “Arcade është histori për kërkimin e dashurisë së jetës”, tha Dankan.

Ndërsa Shqipëria që u përfaqësua nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës” arriti deri në vendin e 18-të. /ABC News Albania 24/7

ukk-1280x766.jpg
ent ela12:50 | 28/02/2019

Këngëtarja ukrainase Maruv ka refuzuar të përfaqësojë vendin e saj në Eurovizion në muajin Maj në Tel Aviv. Ajo deklaroi se në këtë mënyrë refuzonte të ishte një kukull politike për Kievin.

Këtë vit Ukraina nuk do të marrë pjesë në Eurovizion. Televizioni shtetëror ukrainas bëri publik vendimin pasi fituesja e festivalit kombëtar, 27-vjeçarja Maruv, emri i artit të Anna Korsun, refuzoi një kontratë me televizionin që mes kushteve të tjera i kishte ndaluar që të performonte në Rusi, ku ajo kishte caktuar disa data koncertesh në pranverë në shkëmbim të pjesëmarrjes në Eurovizion.

Organizatorët e festivalit europian të muzikës u shprehën të keqardhur, dhe uruan që Ukraina të ishte pjesëmarrëse në edicionin e 2020-ës.

Televizioni ukrainas i kishte dhënë Maruv 24 orë kohë për të firmosur marrëveshjen. Artistja kishte pranuar të anulonte koncertet në Rusi, por nuk është arritur marrëveshja për kushtet e tjera të kontratës. Maruv deklaroi se nuk ishte e gatshme të luante rolin e kukullës politike për Kievin.

“Jam një qytetare ukrainase, paguaj taksat dhe e dua sinqerisht Ukrainën. Por nuk jam e gatshme të hedh parulla apo të transformoj pjesëmarrjen time në konkurs  në një aktivitet pormovues për politikanët tanë,” deklaroi këngëtarja.

Televizioni shtetëror ukrainas kërkoi një zëvendësues. Por dhe banda Freedom Jazz, e dyta në festivalin kombëtar, dhe trio Kazka, që mori vendin e tretë, refuzuan të zëvendësonin Maruv në Eurovizion që do të mbahet në muajin maj në Tel Aviv.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përkeqësuar ndjeshëm në 2014-ën, kur Moska aneksoi Krimenë dhe shpërtheu konflikti në Donbass mes trupave ushtarake ukrainase dhe militantëve separatistë të mbështetur nga Kremlini./abcnews.al

jonida-maliqi-1280x720.jpg
ent ela19:02 | 09/02/2019

Fituesja e Festivalit të RTSH Jonida Maliqi ka qenë e ftuara e fundit në barin e emisionit “Thumb” këtë të shtunë.  Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në maj të këtij viti me këngën “Ktheju Tokës”. Ajo ka rrëfyer se festivali Europian nuk ka qenë ambicia e saj, madje e ka pasur ankth.

“Kur më tha autorja e këngës që me këtë mund të shkojmë edhe në Eurovizion i thashë: Ej po shkojmë shumë larg, sepse për mua Eurovizoni nuk ka qenë kurrsesi ambicie, përkundrazi ka qenë një lloj ankthi duke paramenduar të gjithë kolegët ndër vite, duke menduar nëse ata nuk kualifikoheshin, këtu vendoseshin në tabelë qitjeje dhe thoja mjerë ata që po kthehen në aeroport tani dhe do dëgjojmë komente nga më të çuditshmet”.

Por do ta shijojë, e kanë pëlqyer dhe jam shumë e lumtur, të jap maksimumin”– ka përfunduar Jonida. /abcnews.al

Një tjetër personazh i ftuar në emisionin “Thumb” në ABC Neës ka qenë dhe këngëtari i njohur Lorenc Hasrama. Duke qenë se është prag Shën Valentini ai ka ngrënë një darkë romantike me gazetaren e “Thumb” ku dhe ka folur për shumë gjëra dhe karrierën.

“Olsi ka thënë bukur një gjë: Shqiptarët janë aq interesant sa ka arritur puna e thonë, kur u bë ky unë këtë e kam patur në klasë. ç’lidhje ka kjo!”– iu përgjigj ai njerëzve që flaisn negativisht.

Duke qenë se Lorenci po ngjit shumë shpejt shkallët e karrierës është pyetur nëse përveç njerëzve që e komplimentojnë ka dhe nga ata që flasin negativisht ose e shohin me inat.

I pyetur nëse e besdiste kjo gjë, Lorenci ka thënë: “Janë ata tipat që në atë kohë që ne punonim për këtë ditë, ata hanin fara, dëgjonin këto këngët me makina me naçu dhe kujtonin se ishte jeta reale!” /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono