Euro2020

Euro-2020-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj20:09 | 06/11/2019

Të gjithë po presim me padurim fillimin e Europianit Euro 2020, që do të luhet gjatë muajve të verës. Europiani i vitit 2016 dhuroi spektakël dhe na prezantoi me një fitues surprizë, Portugalinë, me luzitanët që mposhtën Francën në finale me rezultatin minimal 1-0.

Euro 2020, premton edhe më shumë spektakël, pasi çdo kombëtare është rritur shumë dhe yjet e futbollit janë shtuar ndjeshëm. Edhe pse duhen shumë muaj që nga starti i këtij kompeticioni, kompania Adidas ka prezantuar topin zyrtar që do të përdoret në Euro2020.

Madje, ky top, ka dhe një emër. Uniforia quhet sfera me të cilën do të luhen sfidat e Euro2020 dhe dizajni është fantastik. Përveç aparaturave teknologjike që ndodhen brenda sferës, edhe paraqitja e tij është e shkëlqyer, me fushë të bardhë dhe një larmishmëri ngjyrash. Adidas nuk zhgënjeu…/abcnews.al

Kosova1-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj21:01 | 14/10/2019

Kosova ka kaluar në avantazh ndaj Malit të Zi vetëm pas dhjetë minutash lojë. Një goditje nga këndi e ekzekutuar në mënyrë të shkëlqyer nga Celina ka gjetur kokën e kapitenit Rrahmani, që nuk e kishte të vështirë të shënonte.

Portieri i Malit të Zi, Petkovic, bëri një dalje të pastudiuar, duke i dhënë mundësinë Rrahmanit të gjejë rrjetën me shumë lehtësi. Në avantazh dardanët, të cilët nuk janë dorëzuar për vendin e dytë në Grupin A./abcnews.al

Kualifikuese, Euro 2020

Kosovë – Mali i Zi  1-0
Rrahmani 10′

Muriqi-Maguire-1280x769.jpg
Veronik Istrefaj18:43 | 14/10/2019

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka bërë një rritje të jashtëzakonshme vitet e fundit. Sulmuesi dardan shkëlqeu me ekipin e Rizespor, ku luajti 50 ndeshje dhe shënoi 25 gola. Kjo formë e mirë e tij i siguroi kalimin te gjiganti turk, Fenerbahce, ku edhe aty po shkëlqen.

Përveç formës fantastike me klubet, Muriqi po kalon një moment shumë të mirë edhe me përfaqësuesen e Kosovës. Gjithashtu, bomberi ka një statistikë shumë interesante. Në sfidat ku Muriqi ka shënuar për Kosovën, rezultatet kanë qenë vetëm fitore, përjashto rastin kundër gjigantëve të Anglisë (Fitore 5, humbje 1).

Kosova njihet për startin e frikshëm që i bën ndeshjeve dhe kundër Malit të Zi, konsiderohen si favoritë për të shënuar të parët. Në rast se shënon Muriqi, Kosova ka shumë mundësi të fitojë. Bomberi dardan është një ogur i mirë për përfaqësuesen e Kosovës./abcnews.al

JAmes.jpg
Veronik Istrefaj23:18 | 13/10/2019

Ylli i Manchester United, Daniel James, luajti sot për kombëtaren e Uellsit në takimin kundër Kroacisë, i vlefshëm për kualifikueset e Euro2020. Talenti ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të “Djajve të Kuq” këtë sezon dhe shihet si një futbollist shumë premtues për të ardhmen.

21-vjeçari u transferua këtë verë në “Old Trafford”, nga ekipi i Swansea për 15 milionë paundë. Në sfidën kundër Kroacisë, James ra pa ndjenja në fushën e lojës, pas një përplasjeje në ajër me mbrojtësin kroat, Vida. Pamjet janë të frikshme, por për fat të mirë, sulmuesi uellsian nuk ka ndonjë dëmtim serioz./abcnews.al

Bale-3.jpg
Veronik Istrefaj22:57 | 13/10/2019

Janë mbyllur dhe sfidat e orës 21:00, të vlefshme për kualifikueset e Euro2020, përballje ku nuk ka pasur asnjë rezultat surprizë. Gjermania ka triumfuar pastër 0-3 në transfertë përballë Estonisë, edhe pse me 10 futbollistë.

Emre Can la “Pancerat” me 10 futbollistë që në minutën e 14-të, por djemtë e Low nuk e kishin të vështirë të fitonin. Dy gola nga Gundogan dhe një rrjetë e Timo Werner i dhanë fitoren ekipit gjerman.

Triumf ka marrë dhe Polonia, por Robert Lewandowski nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Megjithatë, sulmuesi i Bayern ishte instrumental për skuadrën e tij, duke dhuruar të dy asistet në atë fitore 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut.

Austria ka mposhtur 0-1 në transfertë Slloveninë, ndërsa Uellsi dhe Kroacia janë ndarë në barazim 1-1. Kroatët shënuan fillimisht me Vlasin (9’), por Gareth Bale në fundin e pjesës së parë barazoi gjithçka dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë./abcnews.al

Euro2020, kualifikuese

Estoni – Gjermani  0-3
Gundogan 52’ 58’, Werner 71’

Slloveni – Austri  0-1
Posch 21’

Poloni – Maqedoni e Veriut 2-0
Frankoëski 74’, Milik 80’

Uells – Kroaci  1-1
Bale 45+3’ / Vlasic 9’

pjimage-2.jpg
Veronik Istrefaj22:33 | 13/10/2019

Shqipëria bëri një ndeshje të madhe në Stamboll mbrëmjen e së premtes, por sërish u ndëshkuam në fund, me Turqinë që mori një fitore 1-0 përballë kuqezinjve tanë. Djemtë e Edoardo Rejës kishin mundësi ta fitonin takimin, përballë një rivali shumë herë më të shtrenjtë se djemtë tanë kuqezi.

Transfermarkt i vlerësonte lojtarët turq me 173 milionë euro, 110 milionë euro më shumë se futbollistët shqiptarë. Por rivali e nesërm, Moldavia, vlerësohet shumë herë më pak se Shqipëria. Kur vlera e kuqezinjve tanë kap kuotën e 67.5 milionë euro, ajo e lojtarëve moldavë arrin deri në 15.1 milionë, me lojtari më të vlerësuar që është kapiteni Ionita, me vetëm 2 milionë euro.

Për referencë, lojtari më i vlerëuar i yni është Thomas Strakosha, plot 20 milionë euro. Edhe në renditjen e FIFA-s, Shqipëria është shumë më lart se kombëtarja e Moldavisë. Kuqezinjtë tanë mbrojnë pozitën e 64-ët, ndërsa Moldavia renditet e 171-ta. Fitorja për “ushtarët” e Rejës shihet si detyrim, edhe pse është në transfertë./abcnews,al

DEpay-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj22:00 | 13/10/2019

Memphis Depay është një nga futbollistët më të njohur në botë. Jo vetëm për atë që sulmuesi i Lyon dhuron brenda fushës së lojës, por dhe për rrjetet e tij sociale, ku shpeshherë kthehet në personazh. Depay gjithashtu ka bërë dhe disa këngë të tij, duke u shndërruar në një yll i muzikës hip-hop.

Sot, holandezi nuk ishte i gatshëm të ndihmonte kombëtaren e tij në takimin kundër Bjellorusisë, për shkak dëmtimi. Megjithatë, para fillimit të ndeshjes, Depay ka publikuar një video, e cila është aq origjinale, por dhe shumë gazmore. Gjatë këndimit të himnit, Depay shihet anash TV të tij, duke kënduar së bashku me shokët e ekipit kombëtar./abcnews.al

Holande-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj20:05 | 13/10/2019

Janë luajtur katër sfidat kualifikuese të orës 18:00, të vlefshme për Euro 2020. Holanda ka marrë kreun e grupit C pas fitores 1-2 në transfertë kundër Bjellorusisë. Wijnaldum shënoi dopietë në pjesën e parë, për të mbyllur historinë e takimit.

Rusia ka shkatërruar 0-5 ekipin e Qipros. Cheryshev shënoi një dopietë, ndërsa rrjetën e gjetën edhe Golovin e Dzyuba. Me këtë triumf, Rusia i bashkohet Belgjikës si skuadër e kualifikuar në grupin I.

Skocia e pati shumë të thjeshtë përballë modestëve të San Marinos, duke triumfuar 6-0. Mesfushori i Aston Villa, McGinn, shënoi tripletë brenda pjesës së parë, ndërsa Shakland, Findlay dhe Armstrong shënuan në pjesën e dytë. Hungaria ka mposhtur 1-0 ekipin e Azerbajxhanit, falë golit të Korhut në minutën e dhjetë./abcnews.al

Kualifikuese, Euro 2020

Bjellorusi – Holandë  1-2
Dragun 54’ / Wijnaldum 32’ 41’

Qipro – Rusi  0-5
Cheryshev 9’ 90, Ozdoev 23’, Dzyuba 59’, Golovin 89’

Hungari – Azerbajxhan  1-0
Korhut 10’

Skoci – San Marino  6-0
McGinn 12’ 27’ 45’, Shakland 65’, Findlay 67’, Armstrong 87’

Mancini.jpg
Veronik Istrefaj19:28 | 13/10/2019

Kombëtarja e Italisë, e drejtuar nga Roberto Mancini, është kualifikuar zyrtarisht në Euro2020, pas një fitore 2-0 kundër Greqisë mbrëmjen e kaluar. Mancini foli për ekipin e tij për mediat italiane, ku u shpreh:

“Unë gjithmonë mendoja se kishte lojtarë të shkëlqyer në Itali, mbase duhet të prisnim pak, por gjithnjë kishte lojtarë të jashtëzakonshëm. Ndonjëherë, ka situata të errëta, si mungesa në Botëror. Gjithsesi, unë mendoj se lojtarët italianë ishin gjithnjë midis më të mirëve.

Kjo gjë ishte e mjaftueshme për t’iu dhënë besim lojtarëve. Është e vërtetë që Serie A në këtë moment ka përqindjen më e ulët të lojtarëve italianë në histori, por është gjithashtu e vërtetë që lojtarët më të rinj po luajnë shumë në muajt e fundit. Kjo gjë është diccka shumë pozitive”, tha Mancini./abcnews.al

pjimage-1.jpg
Veronik Istrefaj11:24 | 11/10/2019

Sfida mes Turqisë dhe Shqipërisë është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Djemtë tanë kuqezi përballen ndaj një rivali shumë të fortë në transfertë, por optimizmi duket i lartë. Sot në mbrëmje (20:45), në fushën e lojës do të zbresin 22 futbollistë, por vetëm disa pritet të bëjnë diferencën.

Portali që pasqyron vlerën e futbollistëve në treg, Transfermarkt, vlerëson Strakoshën si lojtarin më të shtrenjtë te të dyja kombëtaret. Portieri i Lazios vlerësohet 20 milionë euro. Me të njëjtën shifër, vlerësohet dhe mbrojtësi i Leicester, Caglar Soyuncu. Calhanoglu mezi arrin podiumin, me fantazistin e Milanit që vlerësohet 18 milionë, aq sa Elseid Hysaj.

Nëse me emra individualë jemi të barabartë, si përbërje skuadrash, Turqia vlerësohet shumë herë më shumë se Shqipëria. Vlera totale e futbollistëve tanë kuqezi arrin vlerën e 68 milionë eurove, ndërsa turqit, plot 183.15 milionë euro./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono