Euro

para.jpg
G. P.16:04 | 03/01/2019

Euro ka fituar pikë ndaj Lekut në nisje të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë një Euro këmbehet me 123.4 lekë.

Viti i ri ka nisur mbarë për monedhën e përbashkët europiane. Euro ka fituar pikë lehtë ndaj lekut duke u këmbyer sipas Bankës së Shqipërisë me 123.4 lekë. Një rritje prej 0.01 lekësh krahasuar me ditën e fundit të vitit 2018 dhe 0.74 lekë krahasuar me periudhën e Krishtlidjes kohë kur monedha e përbashkët europiane zbriti në 122.69 lekë, niveli më i ulët që nga Gushti i vitit 2008.

Ekonomistët argumentojnë se ky është një efekt sezonal që kryesisht lidhet me prurjet valutore nga emigrantët. Vitin që lamë pas monedha e përbashkët europiane shënoi luhatje të mëdha aq sa detyroi Bankën Qendrore të ndërhyjë në treg me synimin për të tërhequr valutën e tepërt pasi sipas saj rënia e Euros po i cënonte objektivin kryesor, ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Sipas ekonmistëve kjo erdhi nga dy faktorë thelbesorë; konvertimi i kapitalit të bankave dhe paratë informale, arsye këto që ekspertët nuk mund të parashikojnë ecurinë e monedhës eurpiane edhe përgjatë vitit 2019./abcnews.al

DSC_0062-Copy-2-1280x854.jpg
G. P.19:25 | 24/12/2018

Viti që po lemë pas ka patur një nga shifrat rekord të blerjes së monedhës Euro nga ana e Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm. Edhe pse Euro vijon të blerë banka nuk po ndërhyn, por guvernatori deklaroi në një konferencë për shtyp se është gati nëse ka sërish mbiçmim të lekut. ai tha se këtë vit janë blerë në treg 400 milionë Euro.

Banka e Shqipërisë ka blerë në tregun e brendshëm gjatë vitit 2018 400 milionë euro, ku më shumë se gjysma e kësaj shume është përdorur për të ndërhyrë në kursin e këmbimit valutor. Në fund të mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se nëse do të lindë nevoja, banka qendrore do të vazhdojë të ndërhyrjë në kursin e këmbimit.

“Në rast se ne do të shohim çrregullime në përputhje me ligjin dhe rregulloren e Bankës së Shqipërisë dhe në rast se ne do të shohim se kursi i këmbimit do të ndikojë nivelin e inflacionit do të vazhdojmë programin e ndërhyrjeve”, tha Sejko.

Por kreu i bankës qendrore sqaroi se për momentin lëvizjet në tregun e këmbimit valutor me mbiçmimin e monedhës kombëtare po ndikohen nga shkaqe natyrale sezonale dhe nuk përbëjnë rrezik për inflacionin. Ai nuk dëshiroi të japë një vlerë të Euros që mund të bëjë rrezik për tagrin e inflacionit të vendosur nga banka.

“Kemi një nivel më të ulët mbi çmimin e kursit të këmbimit dhe unë nuk do doja ta përmendja këtë shifër si nivel pasi do të bëhej një element psikologjik për të ndikuar në spekulime në tregun e këmbimit, por sigurisht që jemi në një nivel më të ulët se sa niveli i mëparshëm”,  tha Sejko.

Banka qendrore do të nisë ndërhyrjen me politikën e saj monetare për rritjen e normës së interesit jo më parë se në 3-mujorin e dytë të 2019-s. për vitin që po mbyllet guvernatori tha se ka patur mjaft sfida, dhe se lehëtsimi i normës bazë të interesit të lekut ka dhënë efekte pozitive në lehtësimin dhe rritjen e kredisë si dhe në uljen e kostos së borxhit publik./abcnews.al

euro.jpg
ent ela13:56 | 23/12/2018

Nuk ka të ndalur rënia e euros pavarësisht festave të fundvitit, që shoqërohen me ardhje të emigrantëve. Monedha europiane e mbylli fundjavën në kuotën 122.95 lekë, duke shënuar rënien e radhës, përkundër dollarit që pati një përforcim të lehtë.

Kjo rënie e monedhës europiane ka qenë e pandalshme që nga data 27 nëntor e këtij viti, madje në krahasim me fillimin e vitit, euro ka humbur plot 11 lekë. Kjo konsiderohet si rënia më e fortë vjetore e euros që prej vitit 2004. Ndryshe nga EURO që feston 20 vjetorin, si monedhë unike e BE, e mbetet relativisht e fortë në bursa, dollari amerikan duket se ka pësur një rritje të vogël. Monedha e gjelbër gjatë fundjavës u këmbye me 107.56 lekë. Në muajin dhjetor gjithnjë janë të pranishme efektet sezonale, me rritje të ofertës së euros, që këtë vit sipas ekspertëve po shoqërohet në kahun e kundërt, me më pak qarkullim të lekut për shkak të konsumit të dobët. Periudha e festave të fundvitit sjell dhe më tepër në qarkullim euro, me dërgesat apo ardhjen e emigrantëve, çka i dëmton dhe më shumë xhepat e tyre për shkak të pikiatës së monedhës europiane. Sipas ekspertëve ende nuk dihet se kur monedha europiane do të gjeje stabilitet në tregun financiar, por ajo çfarë shihet është se rruga në pikiatë do të vazhdojë. /abcnews.al

MBULIM-RENIA-EEUROS-SOT.mpg_snapshot_00.03-1280x802.jpg
G. P.14:56 | 20/12/2018

Monedha euro vijoi edhe gjatë ditës së enjte pikiatën në tregun e këmbimit valutor duke rënë nën vlerën e 123 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë gjatë së enjtes 1 euro është këmbyer me 122.98 lekë me një rënie prej 0.1 lekë në raport me një ditë më parë. Kjo rënie e monedhës europiane ka qenë e pandalshme që nga data 27 nëntor e këtij viti.

Në krahasim me fillimin e vitit, euro ka humbur 11 lekë, me një nënçmim prej 8.2%. Kjo konsiderohet si rënia më e fortë vjetore e euros që prej vitit 2004. Rënia e euros, në një kohë që në bursa është relativisht e fortë, po tërheq edhe dollarin. Monedha e gjelbër u këmbye me 107.93 lekë, duke rënë me 0.25 lekë. Jo vetëm dollari, por të gjitha monedhat e tjera kanë shënuar rënie ndaj lekut, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Në muajin dhjetor gjithnjë janë të pranishme efektet sezonale, me rritje të ofertës së euros, që këtë vit sipas ekspertëve po shoqërohet në kahun e kundërt me më pak qarkullim të lekut për shkak të konsumit të dobët dhe një stepjeje që është krijuar nga protestat e vazhdueshme gjatë javëve të fundit./abcnews.al

be-1.jpg
G. P.16:35 | 06/12/2018

Komisioni Europian ka miratuar më 5 Dhjetor Programin Vjetor të Masave 2018, përmes të cilave BE-ja i jep 94 milionë euro Shqipërisë, për ta mbështetur në procesin e integrimit europian.

Ky program fokusohet në çështjet thelbësore të procesit të negociimit për antarësim, si shteti ligjor, zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe sigurisht vijimi i mbështetjes së reformës në drejtësi. Mbrojtja e mjedisit, dhe veçanërisht trajtimi i ujërave të zeza, është prioritet i asistencës së BE-së.

Këto fonde do të përdoren edhe për shfrytëzuar potencialin e madh të turizmit në Shqipëri me qëllim rritjen ekonomike si dhe ruajtjen e trashëgimise kulturore në vend./abcnews.al

euro-1.jpg
G. P.10:54 | 28/11/2018

Një 37 vjeçar nga Kavaja është arrestuar në Tiranë me mbi 20 mijë euro që dyshohet se ishin të falsifikuara. ABC Neës ka mësuar se kartëmonedhat false prodhoheshin në Kosovë, ndërsa më pas shpërndaheshin kryesisht në Tiranë dhe Shkodër.

Ky është Genci Xhahysa personit që iu sekuestruan nga policia e Tiranës 20 mijë e 500 euro mesditën e së martës.

37-vjeçari mbahej në vëzhgim prej disa kohësh, pasi në komisariate të ndryshme të kyreqytetit shumë qyetetarë kishin denoncuar mashtrime me kartmonedha në prerje 500 euro.

Uniformat blu njoftuan se edhe emrin e operacionit e koduan “500”,  për shkak të prejes më të madhe të Euros, ndësa Xhahysa akuzohet për veprën penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

Grupi hetimor ka dyshime se paratë e falsifikuara janë prodhuar në Kosovë. Eurot e paligjshme sipas policisë së Tiranës kishin cilësi të lartë dhe idendifikimi i tyre ishte i vështirë për subjektet e vogla tregtare dhe për qytetarët e thjeshte. Burime nga policia e shtetit pohojnë për ABC Neës se përveç kryeqytetit, një sasi akoma më madhe e parave të falsifikuara kryesisht në prerje 50 dhe 100 euro janë hedhur edhe në qytetin e Shkodrës. Edhe më herët në Tiranë janë sekuestruar kartemonedha të falsifikuara, ndërsa janë mashtruar qytetarë dhe tregtarë të vegjël.

/abcnews.al

euro.jpg
G. P.11:37 | 11/11/2018

Duket se telashet nuk kanë fund për monedhën europiane euro e cila vijoi sërish të zhvlerësohej gjatë fundjavës përballë monedhës sonë vendase lek. Ndryshe ndodh me dollarin amerikan i cili ka pësuar një rritje në krahasim me disa javë më parë.


Monedha europiane euro duket se nuk po gjen stabilitet as gjatë kësaj fundjave, duke pësuar sërish rënie me 0.28% në krahasim me monedhën tonë vendase. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, java u mbyll me një tjetër ulje të Euros. 1 euro është këmbyer me 124.65 lek. Por përkundër rënies së monedhës europiane, po ndodh forcimi i dollarit amerikan. Monedha amerikane ka fituar terren në krahasim me disa javë më pare, me një rritje prej 0.60%. Kështu 1 dollar amerikan është këmbyer me 109.97 lek.

Nuk dihet se edhe për sa kohë do të vazhdojë pikiata e euros, por ekspertët parashikojnë se monedha europiane do të vazhdojë të jetë e brishtë përballë lekut dhe monedhave të tjera, për sa kohë tregu valutor do ketë në qarkullim euro me tepricë, ndërsa prejardhja e një sasie të saj mbetet jashtë kontrollit.
Nuk dihet nëse Banka e Shqipërisë do bëjë një ndërhyrje të ngjashme me atë fundqershorit të këtij viti, për të stabilizuar euron që kishte arritur në vlerën më të ulët 124.17 lekë. Kjo rënie e re e fillim nëntorit në 124.65 lekë është pranë të njëjtës pikë kritike të 4 muajve më parë./abcnews.al

BERZH-PER-RENJEN-E-EUROS.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
G. P.17:40 | 01/11/2018

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raporin e fundit të ekonomisë së rajonit thekson se për zhvlerësimin e euros, kontribut mund të ketë kalimit i paregjistruar i valutave përtej kufijve.

Zhvleresimi i monedhes europiane në tregun vendas mund të jetë rrjedhojë edhe e kalimit të paregjisturar të valutës përtej kufinjve. Konstatimi vjen nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit për ekonominë në rajon. Forcimi i lekut ndaj euros, gjithashtu sipas BERZH, reflekton edhe politikën e ndërmarrë nga Banka Qendrore për de-euroizmin e ekonomisë së vendit.

“Në fillim të qershorit 2018 Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg për të ulur këto presione. Perspektiva mbetet në terma afatshkurtër pozitive, por rreziqet mbeten.” shkruan raporti.

Ndërkohë institucioni ndërkombëtar financiar parashikon që viti 2018 të mbyllet me një rritje ekonomike 4% të cilën e mbeshtet tek investimet private dhe tek konsumi. Kontribut pozitiv në rritje ka dhënë TAP- i dhe HEC- i mbi Devoll. Ndërkohë që për vitin që vjen BERZH parashikon një rritje eknomike 3.9%./abcnews.al

LRKU-DHE-RENIA-E-EUROS.mpg_snapshot_00.39-1280x720.jpg
G. P.19:37 | 29/10/2018

Leku po vijon forcimin e tij përballë valutës së huaj, ndërsa euro po zhvlerësohet përballë monedhës sonë vendase. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi tregon disa nga arsyet e kësaj situate në tregun e këmbimit valutor dhe si duhet vepruar për stabilitetin e saj.

Java ka nisur pozitive në tregun valutor për monedhën vendase, e cila është forcuar ndaj valutave kryesore ndërkombëtare, por e kundërta ka ndodhur me monedhën europiane euro e cila ka nisur sërish të zhvlerësohet kundrejt lekut. Monedha europiane euro është këmbyer këtë të hënë me 124.2 lekë në blerje dhe 125 lekë në shitje. Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë disa nga arsyet e forcimit të lekut dhe zhvlerësimit te mëtejshëm të monedhës europiane, duke theksuar se në qarkullim ka mjaft para që vijnë nga informaliteti e një sërë faktorësh të tjerë.

Zef Preçi, ekspert ekonomie: “Sasia e euros në qarkullim është rritur më shumë se sa kërkesa për të ç’ka reflekton edhe problematikën serioze të viteve të fundit, sa i takon aktiviteteve informale dhe kriminale. Të bëhet dallim nga aktivitetet informale që vijnë nga emigracioni apo nga taksat që nuk paguhen, apo aktivitetin e njohur të përpunimit, të kultivimit të kanabisite e drogave të rënda në tregun shqiptar. Të gjtiha këto kanq çuar në përqëndrime të mëdha parash në pak duar. Në bankat shqiptare kanë hyrë më shumë se 130 milionë euro si rezultat i transaksioneve cash të kompanive kryesisht atyre të ndërtimit. Por që nuk ptovohet origjina e këtyre parave.”

Por a duhet të ndërmerren masa nga instancat përkatëse për të frenuar këtë trend që dobëson monedhën euro dhe forcon atë vendase:

“Banka e Shqipërisë duhet të monitorojë më me kujdes dhe më nga afër këtë fenomen, në mënyrë që të ketë një paln real që çon në paksimin e qarkullimit të parave jashtë bankave. Së dyti duhet të bashkëpunojë me instuticionet e tjera ligjzbatuese sa i takon nënshkrimit të aktiviteteve kriminale të cilat deformojnë ekonominë edhe dëmtojnë politikënsepse një pjesë e këtyre parave mund të përdoren fare mirë në fushatat elektroale që do të çonte në deformim të vullnetit të qytetarëve.”

Gjatë verës, monedha europiane arriti nivelin më të ulët të këmbimit me lekun që prej 10 vitesh ç’ka detyroi Bankën e Shqipërisë të ndërhynte në tregun valuator duke blerë 13.9 milionë euro për të frenuar rënien e mëtejshme të monedhës europiane./abcnews.al

MBULIM-KLEVI-LIKA.mpg_snapshot_00.54-1280x732.jpg
ent ela17:47 | 14/09/2018

Klevi Lika, një nga personat e arrestuar pas bllokimit të 3.4 milionë euro të mbërritura në dy “Toyota” në Portin e Durrësit në 23 qershor 2018, kërkon të lirohet nga qelia. Lika ka depozituar një kërkesë tek Krimet e Rënda ku kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me atë të “detyrimit për paraqitje”.

Sipas burimeve, i dyshuari ka kërkuar ndryshimin e masës për të pasur mundësi të ndjekë studimet. Lika dhe katër të bashkëarrestuarit me të Edi Lika, Arben Ceka dhe Alban Mollaymeri po hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzat e “pastrim të parave”, “armëmbajtje pa leje” dhe “falsifikim të monedhave” në formën e “grupit të strukturuar kriminal”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono