euralius

kld.jpg
G. P.13:12 | 29/06/2018

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur t’i drejtohet me një shkresë Euralius-it dhe USAID për të kërkuar mendim lidhur me situatën e ngërçit të krijuar nga përfundimi i mandatit të disa kryetarëve të gjykatave në vend.11 kryetarëve të gjykatava u ka përfunduar mandati, kurse 11 të tjerëve u mbaron deri në fund të 2018.-s

Sipas ndryshimeve kushtetueses për reformën në drejtësi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka kompetencë për të shpallur vendet vakante dhe për të zëvendësuar këta 22 drejtues të gjykatave. Kjo situatë pritet të çojë në kolaps sistemin e drejtësisë./abcnews.al

maxresdefault-1-1280x720.jpg
ent ela15:08 | 12/01/2018

Në vazhdën e takimeve korteziale, prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, priti në zyrën e saj përfaqësues te Euralisit. Sipas zyrës së shtypit të prokurorise se përgjithshme, teme e diskutimit ka qenë nxitja e reformës në drejtësi dhe përshpjetimi i procesit të vettingut.

Takimi  ka zgjatur rreth 20 minuta dhe u zhvillua ndërmjet stafeve ngushta të drejtuesve.

Që pas marrjes së detyrës në muajin dhjetor, kryeprokurorja Arta Marku ka pritur në zyrë ambasadorë të rëndësishëm si ambasadori Donald Lu, ambasadorja e BE Vlahutin si dhe ambasadorë të vendeve të tjera europiane./abcnews.al

manual1.png
us er17:18 | 06/01/2018

Euralius, misioni i Bashkimit Europian që asiston Shqipërinë në fushën e drejtësisë, ka shpërndarë një manual për hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Bëhet fjalë për një udhëzues mbi hetimin disiplinor të tyre, bazuar në kuadrin e ri ligjor, mbi të cilat do të operojnë organet e reja të drejtësisë.

 

Kalimi me sukses i Vettingut nuk i jep imunitet gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ankesat e mundshme në drejtim të tyre. Ankesat që mund të kenë si autor çdo qytetar, një kompani apo edhe një organ publik të interesuar mund të çojnë gjyqtarët dhe prokurorët deri në hetimin disiplinor. Për të pasur një standard uniform të zbatimit të ligjit misioni i Bashkimit Europian që asiston Shqipërinë në fushën e drejtësisë, Euralius, ka shpërndarë një dokument udhëzues se si do të hetohen disiplinarisht gjyqtarët dhe prokurorët. Manuali synon të mbështesë organet dhe institucionet kompetente në interpretimin dhe zbatimin e kuadrit të ri ligjor të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2016. Ai përmban analiza, komente dhe formularë standard për t’i ardhur në ndihmë organeve të reja të drejtësisë, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Përmes 38 formularëve, Euralius udhëzon këto organe mbi procedurat që duhet të kryhen gjatë hetimit disiplinor.

 

Bazuar në ndryshimet ligjore hetimi disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve bëhet nga ana e Inspektori i Lartë i Drejtësisë ndërsa procedimi disiplinor ndërmerret nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Autorët e manualit kujtojnë se disa prej formularëve duhet të rishikohen me ndryshimet që me ndryshimet që pësuan ligjet e reja pas ankimeve të bëra ndaj tyre në Gjykatën Kushtetuese. Euralius thekson se amendamentet e ligjit “për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve” duhet të jenë prioritet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono