etika

debati-1-1280x720.jpg
ad min22:08 | 29/05/2019

Progres raporti i vitit 2019 ishte tema që u diskutua në emisionin “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi këtë të mërkurë. Mirëpo, një deklaratë e gazetares Erisa Zykaj ka nxehur debatin mes dy të ftuarve Mark Marku dhe Ervin Bushati.

Analisti deklaroi se Rama ka dhënë urdhër që deputetët të festojnë pas rekomandimit për çeljen e negociatave. Nga ana tjetër, deputeti Bushati theksoi se nuk do të vijë në të njëjtën studio me Markun për shkak të gjuhës që përdori.

Marku Marku: E shikoni që jetojmë në dy realitete të ndryshme. Është një gazetare që ka 20 vjet e atashuar atje.

Ervin Bushati: Mos u merr me integritetin e asaj, shumë e mirë është ajo.

Mark Marku: Juve nuk ju pëlqeu.

Ervin Bushati: Si nuk na pëlqeu. Unë e njoh dhe më pëlqen shumë ku e di?

Mark Marku: Se juve ju jep urdhër Rama dhe kërceni nuk kërcen gjithë bota se ju jep urdhër Rama se jeni deputetë.

Ervin Bushati: Zoti deputet vazhdoni me argument.

Mark Marku: Ju keni festuar vjet do festoni dhe sivjet, më falni, por deputetëve dhe mut po t’ju jepnin e hani ju. Me kështu deputetë jemi që po të jetë ai entuziast ju duhet të jeni entuziast.

Ervin Bushati: Keni qenë vetë deputet është turp të flisni kështu.

Mark Marku: Turp është për ju se ajo gazetarja është në terren dhe nuk punon te televizioni i Edi Ramës. Progres raporti ka qenë dhe vjet. Po tallni menderen me shqiptarët. Sivjet e reja është jo që thotë gazetarja se është në institucionet e BE-së dhe nuk bëjnë gallatë. E dinë që problemi është krimi dhe korrupsioni. Ta kanë thënë të gjitha shtetet. Na thirr ne të katërve në Qershor dhe do e shikoni…

Ervin Bushati: Jo me këtë gjuhë nuk vij. Kemi fëmijë ne që shohim. Nuk e di çfarë eksperience ke pasur te PD-ja, por nuk jemi njësoj.

Mark Marku: Këtu konsiderohet tradhti kombëtare se nuk bëhesh entuziast se Rama ka dhënë urdhër që të festohet./abcnews.al

vlcsnap-error436-1-1280x720.jpg
ad min22:28 | 21/11/2017

Diskutim për etikën e sjelljes në parlamentin e Shqipërisë, por edhe në politikën shqiptare dhe cilësia e niveli i diskursit politik në tërësi. Të ftuarit e mbrëmjes: Vasilika Hysi, deputete e PS-së; Niko Peleshi, minister i Bujqësisë; Genc Ruli, ish-ministër; Astrit Patozi, ish-nënkryetar i PD-së./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono