është

cakaj-3-1280x711.jpg
Sej rie19:30 | 18/06/2019

Bashkimi Evropian do të marrë në fund të Tetorit vendimin përfundimtar për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vendet anëtare kërkojnë më shumë kohë për të shqyrtuar raportet e Komisionit Evropian për vendet aspirante.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ku është shprehur se për Shqipërinë do të jepet vendim pozitiv në Tetor. Nga ana tjetër ai tha se kjo shtyrje e vendimit nuk është një lajm inkurajues, sepse Shqipëria e ka merituar hapjen e negociatave që vitin e kaluar.

“Shqipëria mbetet shpresëplotë për një vendim pozitiv në muajin Tetor. Shpresa jonë në fakt nuk do të thotë pritje pasive, por duhet të marrë trajtën e një angazhimi aktiv për t’i paraprirë pozitivisht vendimit të Tetorit për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shtyrja e vendimmarrjes sidoqoftë nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë. Nuk mund të jetë një lajm inkurajues sepse Shqipëria e ka merituar hapjen e negociatave që vitin e shkuar, që në Qershor të viti 2018. Vonesa e vitit të shkuar nuk është shkaktuar aspak nga rezultatet e padiskutueshme të Shqipërisë në agjendën evropiane, por nga shpërpushja midis rekomandimeve teknike të Komisionit dhe llogarive politike të Këshillit. Nga kjo pikëpamje nënvizoj se Shqipëria e ka merituar hapjen e negociatave që vinin e shkuar”, tha Cakaj./abcnews.al

rama-7-933x445.jpg
Sej rie10:46 | 14/06/2019

Edhe në takimin që pati me banorët e Njësisë Administrative Nr.11 në Tiranë, kreu u qeverisë Edi Rama, deklaroi se Presidenti Ilir Meta ka hedhur firmën për dekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershori dhe tani nuk mund të kthehet më pas. Sipas Kryeministrit firmosja është ajo që njihet dhe anulimi i datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit Ilir Meta ishte befasi.

“E para rëndësi ka që nga pikëpamja ligjore gjërat të bëhen siç duhet dhe ne të mos i përgjigjemi paligjshmërisë më paligjshmëri se pastaj aty ka marrë fund. Ai akt është befasi për historinë e Republikave Parlamentare në botë jo, në Shqipëri. Se në fund të ditës shtetin si koncept e mban firma, fjalën e merr era. E hodhe firmën nuk i kthehesh dot. Firmosja njihet, çfirmosja nuk njihet. Midis gjendjes natyrale të njerëzve dhe jetës, bashkëjetesa në një shtet është fjala është firma. Si qenka kjo, unë firmos unë çfirmos, po gaboi shumë, po është pjesë e planit nuk është lajthitje. Çdo gjë mund të ndodhë. Kur në bëmë marrëveshje më Lul Bashën ne ishim duke shkruajtur aktin e marrëveshjes zyra e Bujar Nishanit merrte në telefon bini letrën e konsensusit për të shtyrë datën me një javë. Atëherë ishte gjë e madhe se marrëveshja u bë në mes të natës. Kemi shkruar në letër, e kemi çuar në Presidencë dhe pastaj nxori dekretin e ri. Erdhi puna të duket BujarNishani burrë shteti. Po pavarësisht atyre q fliste kur ishte në gjendje të lirë, tek dekreti i Fatmir Xhafës bëri gjithë atë punë”, tha Rama.  /abcnews.al

xhafaj-1280x721.jpg
Sej rie22:00 | 05/06/2019

Anëtarët socialistë të Komisionit të Ligjeve propozojnë masa ndëshkimore shtesë për prokurorët që nxjerrin sekretin hetimor. Gjatë diskutimit për veprimtarinë e prokurorisë së përgjithshme në vitin 2018, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kritikoi kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku se po zvarrit çështje sensitive.

Socialistët në Komisionin e Ligjeve kanë qenë një zëri se nxjerrja e sekretit hetimor është një çështje shqetësuese në organin e akuzës. Gjatë diskutimit  të projektrezolutës vjetore për  vlerësimin e veprimtarisë e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2018 ata propozojnë të merren masa shtesë veç përcaktimeve të parashikuara në Kodin Penal për prokurorët që nuk respektojnë ruajtjen e sekretit në fazën e hetimit.

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, veç shqetësimit për këtë heshtje nuk i kursen kritikat për Prokuroren e Përkohshme të Përgjithshme dhe për mënyrën sesi po e drejton ketë institucion. Rezoluta u miratua ne komisionin e ligjeve dhe do t’i kalojë Kuvendit për votim./ABC News Albania 24/7

cakaj-1280x716.jpg
Sej rie15:10 | 29/05/2019

Raporti i Komisionit Evropian është i qartë si kristali- shkruan ministri në detyrë për Evropën dhe punët e jashtme Gent Cakaj. Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për ti shpalosur domosdoshmërinë hapjes së negociatave Evropës.- shkeuna në tëitter ministri në detyrë Cakaj sipas të cilit -Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndrrohet në vullnet politik të Këshillit dhe Shqipërisë duhet ti hapen negociatat menjëherë./ABC News Albania 24/7

61386742_10156396516185838_8195553424817782784_o.jpg
Sej rie11:30 | 29/05/2019

Mario Trupja, është studenti i dytë shqiptar i diplomuar në Akademia e Marinës Amerikane, një ndër institucionet më prestigjioze që përgatit kuadro-elitë të ushtrisë amerikane.

Ai do të shërbejë me Forcat Detare shqiptare, në kuadër të një programi që mundëson aftësimin e një brezi të ri ushtarakësh në vendet anëtare të NATO-s. Ai është një nga 1052 studentët që përfunduan studimet këtë vit në këtë akademi, pas një pune të vështirë prej katër vjetësh.

“Ka qenë e vështirë. Ka pasur disa faza. Shoku i parë kulturor, ushqimi, shoqëria, gjuha, duhej të mësoheshe në fillim me mënyrën e jetesës. Plus që Akademia kishte traditat e veta me të cilat duhej të mësohesha, trajtimi, orari shumë i ngjeshur… Normalisht, tani është një moment shumë i veçantë, është momenti kulminant i gjithë asaj pune”, tha Mario Trupja.

Shkollimi në Akademinë e Marinës Amerikane konsiston në një stërvitje të fortë fizike dhe një punë akademike rigoroze, në një degë si ajo e inxhinierisë dhe arkitekturës detare, ku ai u diplomua.

“Me trajnimin u mësova, për shkak të mjedisit, por pjesa akademike gjithmonë ofron sfida të madhe. Dega ime inxhinieria dhe arkitekturës detare, ka të bëjë me projektimin e anijeve”, thotë Mario.

Edhe pse vetëm një përqind e studentëve të pranuar në këtë akademi nuk janë nga SHBA, Mario thotë se kurrë nuk është ndier i huaj dhe ka krijuar miq të çmuar.

“Kur vjen ditën e parë, … të gjithë i presin flokët zero, nuk ka dallime dhe kjo është pjesa më e veçantë besoj … Miqësia, është një nga gjërat më të bukura që fitova”, thotë Mario.

Shqipëria po jep kontributin e saj modest në forcat e NATO-s dhe diplomimi i studentëve si Mario në akademitë ushtarake amerikane, – siç thotë “VOA”, – do të luajë një rol të rëndësishëm në transformimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura shqiptare drejt standardeve të aleancës, veçanërisht në operacionet paqeruajtëse./abcnews.al

Dumaaaa-1280x726.jpg
Sej rie19:51 | 01/05/2019

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka thënë se protesta e opozitës do të përshkallëzohen. E ftuar në “Mbrëmje Ide”, Duma ka theksuar se është mosbindja e qytetarëve ajo që do të përcaktojë se si do të shkojnë protesta që do të organizojë opozita.

“Sigurish strukturat e PD vijojnë  me planifikim e cilat janë pikat kyçë për bllokimin e rrugëve. Prite  nga momenti në moment që të caktohen pikat për të gjitha qarqet. Kjo do të jetë në të gjithë vendin. Do të kemi këtë përshkallëzim të protestë për mosbindje të qytetarëve. Pritet të vijojë më shumë sesa një orë. Nuk kemi naivitetin politik që gjërat të ndodhin brenda dy muajve. Do vijojmë me përshkallëzim në rritje për të justifikuar sakrificën e madhe dhe nuk mund të relativizohet situata se jemi në gjendje normale. Tashmë Rama e ka hequr nga verbi i tij që jemi në normalitet. Janë shumë pak ata symbyllur se jemi në një gjendje normale në këtë vend. Në dy muaj nga pikëpamja e komunikim kemi arritur një rezultat maksimal. Ishte krijuar bindja e ky kryeministër nuk lëviztë për shkak të parave të pista në treg. Këtu kemi një prurje të parave të zeza dhe kishte krijuar përshtypjen e ky njeri nuk lëvizte nga pushteti. Rama është i lëkundur dhe më i dobët se kurrë në perceptimin publik. Sot mbështetësit e PD thonë se kur do përfundojë kjo sepse Rama i ikur është. Opozita tani ka nevojë për një strategji të qartë sepse pa këtë strategji nuk mund të realizojë qëllimin”, tha Duma./abcnews.al

Edjoni-makina-810x445.jpg
Sej rie09:48 | 25/04/2019

Identifikohet i riu shqiptar që ndërroi jetë në një aksident mes të martës dhe të mërkurës të ndodhur në Pianvallico të Firences. Ai është Edjon Kapllani, 26 vjeç, i cili ndodhej në bordin e një mjeti që drejtohej nga një shok i tij, edhe ai 26-vjeç. Në automjet bashkë me dy të rinjtë ishte edhe vëllai i Kapllanit, 19-vjeçarit.

Sipas mediave italiane i riu jetonte në Borgo San Lorenzo bashkë me familjen dhe po udhëtonte për në Scarperia, pasi do të shkonte për të takuar të fejuarën. Por sikundër edhe shkruajnë mediat e vendit fqinj, një kthesë e ‘mallkuar’ ndoshta edhe shpejtësia e lartë, bëri që automjeti të humbte kontrollin dhe të rinjtë të përplaseshin me një pemë.

Për pasojë aksidenti ishte fatal për 26-vjeçarin, ndërsa vëllai i tij i vogël dhe miku i tij mbetën të plagosur rëndë. Ata u dërguan në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha vëllai i Kapllanit fatmirësisht  është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i makinës, mësohet se ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e poshtme të trupit. Ndërsa hetimet për aksidenti vijojnë nga karabinierët e Borgo San Lorenzo./abcnews.al

Gent-Cakajn-ne-Mbremje-ide-1280x712.jpg
Sej rie19:41 | 17/04/2019

Gent Cakaj Ministri i Jashtëm në detyrë garantoi qytetarët shqiptarë, se nuk do të ketë rikthim të vizave pavarësisht vendimit të marrë nga Parlamentit holandez. I ftuar në ABC News, me gazetaren Mirela Milori Cakaj shpjegoi se, vendi ynë nuk ka cenuar asnjërin nga kushtet e liberalizimit, ndërsa rastin e cilësoi si të izoluar.

Nuk do të ketë kthim të regjimit të vizave për Shqiptarët pavarësisht vendimit të marrë nga Parlamentit holandez. Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i ftuar në ABC News, duke shtuar, se vendi ynë i ka plotësuar detyrat e përcaktuara më herët nga BE-ja.

Sipas ministrit të Jashtëm në detyrë, përgjegjësia e Shqipërisë mbaron kur Komisioni Evropian do të nxjerrë progres raportin për vendin tone në maj, ndërsa shtoi se vendimi i Parlamentit holandez nuk do të ndikojë.

Në fund Cakaj theksoi se pas marrjes së reagimit pozitiv, është detyra Shqipërisë që të fillojmë dhe të lobojmë me shtetet anëtarë të BE-së.

Mirela Milori: Një reagim të parë për vendimin e Parlamentit holandez për rivendosjen e regjimit të vizave?

Gent Cakaj: Janë dy faktorë kryesor që duhet të sqarohen. Ky është një vendimin i marrë politikisht. Por edhe Evropa është një moment elektoral ku zërat populistë po bëhen më të fuqishëm. Ky vendim nuk do të thotë tërheqje definitive të regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë.

Nga pikëpamja e kushteve teknike të nevojshme nuk vlejnë për të hequr vizat për shqiptarët. Ministri i holandez për Çështjet e Sigurisë dhe Drejtësisë ka qenë kundër kësaj, duke thënë se kemi pasur ka një kontroll të shtuar kundër emigracionit jo të rregull. Ky vendimi është një çështje politike për konsum të brendshëm.

Mirela Milori: A ndikon kjo në raportin që BE do hartojë për çeljen e negociatave?

Gent Cakaj: Komisioni Evropian harton raportin për 5 prioritet kyçe. Në fund të Majit të vijnë me një vendim pozitiv për hapjen e negociatave më Shqipërinë. Një vendim i parlamentit holandez nuk do ketë ndikim në çeljen e negociatave. Vendim për hapjen e negociatave do hapen pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian. Vendimi i Qershorit do jetë i përqendruan mbi deklaratat që do vendosë Komisioni në fund të Majit. Ne presim që vlerësimi teknik i komisionit të kthehet në vullnet politik.

Mirela Milori: Duket se me shtetet anëtare janë skeptike?

Gent Cakaj: Nuk janë skeptikë për Shqipërinë, por për procesin e zgjerimit në përgjegjësi. Procesi i anëtarësimit nuk kërkon vetëm reforma në Shqipërinë, por një proces që është i varur edhe nga reformat që po kalon vetë BE. Zërat skeptike thonë që të mbyllen reformat e brendshme të BE dhe më pas të flitet për reformat e zgjerimit të BE.

 Mirela Milori: Mendoni se është goditur Shqipëria me vendimin e Parlamentit holandez?

Gent Cakaj: Ne kemi përgjegjësi për punën që kryejmë dhe për atë që është realitet objektiv dhe nuk mund të marrim përgjegjësi për perceptimin subjektiv të një shteti, sikurse është Holanda në këtë rast.

Nuk po flasim për një kriminalitet ekskluzivisht shqiptar, por po flasim për persona me origjinë shqiptare të përfshirë në organizata nërkombetare kriminale.

Propozimet për tërheqjen e vizave për shtetasit shqiptarë bazohen në kritere konkrete dhe objektive. Janë 5 kritere kryesore ku janë:

Shtimi i qëndrueshëm i emigracionit të parregullt, por ky nuk është rasti për Shqipërinë.

Kjo është rritja e lartë e kërkesave për azil, dhe këtu nuk është rasti i Shqipërisë.

Kriteri i tretë është rënia e bashkëpunimit për kthim, ndërkohë që ministri i holandez për Çështjet e Sigurisë dhe Drejtësisë flet për bashkëpunim.

Kriteri i 4 është rritja e rrezikut të shteteve anëtare.

Kriteri i fundit është prapakthimi në plotësimin e kushteve./abcnews.al

Enkelej-Alibeaj-1280x710.jpg
Sej rie20:30 | 14/04/2019

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj është shprehur se qeveria është temerruar ndaj dhe reagon me gaz lotsjellës dhe dhunë ndaj protestuesve. I ftuar në “Mbrëmje Ide”, ai bëri një krahasim të sjelljes së qeverisë ndaj protestuesve, me një deklaratë të bërë nga Xhelil Gjoni në vitin ’91, i cili i kishte quajtur shqiptarët “jashtëqitje kombëtare”.

Mirela Milori: Si ndiheni pas protestës së djeshme, gazit lotsjellës dhe situatave të kësaj natyre?

Enkelejd Alibeaj: Të bësh 9 protesta në 2 muaj është një angazhim i madhe i opozitës. Në këta dy muaj ka pasur së paku tre protesta kombëtare ku shqiptarët, jo vetëm i janë përgjigjur kërkesës së opozitës por janë ndërgjegjësuar për situatën e rëndë ku është vendi sot. Zgjimi i shqiptarëve është një kënaqësi. Por gjithnjë e më terë numri i protestueseve është rritur. Por nga ana tjetër shikohet gjithnjë e më shumë një agresivitet në rritje i qeverisë, i Edi Ramës, i Sandër Lleshit. Dhe i fundit që mu kujtua se i fundit që i ka trajtuar dhe i ka quajtur shqiptarët si jashtëqitje kombi në ’91 ka qenë Xhelil Gjoni. Ndërsa mbrëmë ka qenë më tepër sesa kaq duke iu adresuar me shi acid, gaz lotsjellës në mënyrë disproporcionale. Njerëz të cilët kanë dalë aty për të drejta e veta, për liritë e veta, njerëz të cilët paguajnë qeverinë e Ramës dhe paguajnë edhe këtë palo ministër dhe kthimi i përgjigjes ishte ai që ishte mbrëmë. Në fakt janë shenja të frikës, të tmerrit, të humbjes së toruas, që kjo bandë kriminelësh në mënyrë antikushtetuese ka uzurpuar.

Mirela Milori: I arrti pritshmërinë protesta?

Enkelejd Alibeaj: Pjesëmrrrja ka qenë shumë herë më e madhe sesa në 16 Mars dhe shumë herë më e madhe sesa në 16 Shkurt.

Mirela Milori: Po thuhet se po përsërisni vetveten…

Enkelejd Alibeaj: Për t’u hequr kuriozitetin protesta do të ketë./abcnews.al

fabian-1280x709.jpg
ent ela22:22 | 05/04/2019

Pedagogu Fabian Topollaj në “Provokacija”, është shprehur se opozita është e dobët dhe e pafuqishme ndaj ka ndërmarrë edhe aktin e djegies së mandateve.

“Unë mendoj se kriza ka arritur në atë pikë që ne të mendojmë pak më gjatë dhe jo vetëm për atë sherrnajën e ditës. Unë mendoj se kemi nevojë për një zgjidhje që të mos na përsërite më ky sistem dhe këto kriza.

Ndërsa ndryshimet duhen në kodin elektoral ku kam një propozim të përbërë nga tre elementë kryesorë.

Por kam para sysh se Kryeministri dhe mazhoranca kanë një forcë aq të madhe saqë është i pamundur ndryshimi i tij apo testimi i tij gjatë periudhën mes dy zgjedhjeve. Për 4 vite Kryeministri i vendit dhe mazhoranca kanë mundur të qeverisin lirshëm dhe kjo ka forcuar së tepërmi qeverinë dhe ka polarizuar atë shkëputjen midis zgjedhësve dhe të zgjedhurve. Kjo është edhe arsyeja pse ka ardhur kriza aktuale dhe opozita ndihet e pafuqishme dhe shumë e dobët. Kjo bëri që opozita të bëjë akte të paprecedenta që nuk duhet të ndodhin në një sistem demokratik”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono