ervin bushati

ervin-bushati-2.jpg
G. P.20:15 | 10/07/2019

Më shumë se gjysma e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është e rinovuar sipas deputetit Ervin Bushati. Teksa ishte i ftuar në rubrikën “Mbrëmje ABC” këtë të mërkurë, ai tha se në Partinë Demokratike vazhdon dhe drejton po një njeri.

Sipas Bushatit, qeveria nuk lufton për kundërshtarin, por për qytetarët. Gjithashtu përballë gazetares Mirela Milori, deputeti tha se “nuk duhet të qahen qytetarët se i varen këmbët Lulzim Bashës”.

Ervin Bushati: Modestisht për moshën se nuk jam më as i vogël, unë jam një prurje e re. Mbi 60% e grupit parlamentar të PS-së është e rinovuar, ndërkohë që kemi një kryeministër që nuk ka qenë kryeministër që në 90-tën. Në PD drejton po një njeri.

Mirela Milori: Përballë nuk keni një opozitë për të qenë se po të kishte një parti po kaq të fortë, ndoshta…

Ervin Bushati: Do ta lemë ndeshjen ne se nuk kemi kundërshtar të mirë?

Mirela Milori: Jo. Jeni pa kundërshtarë njëherë se këta ikën e lanë ndeshjen.

Ervin Bushati: Po pra, por këtu e ke gabimin me gjithë respektin. Ne nuk e bëjmë ndeshjen për kundërshtarin, e bëjmë për qytetarin, që të qeverisim më mirë. Mos të qahen qytetarët se i varen këmbët kalorësit. Punë e madhe, Lul Basha është shumë mirë edhe në opozitë se i bën të gjitha të vetat. I ka të gjitha favoret. Unë mendoj që nuk duhet të qahen qytetarët se i varen këmbët Lulzim Bashës, le t’i varen kur nuk është i zoti, ça halli kanë . Nuk është problemi jonë të akomodojmë, të kënaqim, të mbajmë gjallë me serume opozitën. Jo është të bëjmë rrugë më të mira, të ketë drejtësi për shqiptarët, të funksionojë drejtësia, të kenë spitale më të mira, kjo është ndeshja jonë. Nuk është ndeshja jonë të mbajmë skuadrën kundërshtare me gajret. Partitë e tjera janë familjare, keni të drejtë. Ps nuk ka qenë asnjëherë parti familjare, se po të ishte ashtu do kishte ngelur nga epoka e diktaturës me dikë të vendosur dhe nuk do lëvizte./abcnews.al

ervin-bushati-1.jpg
G. P.19:56 | 10/07/2019

Ervin Bushati përsëriti këtë të mërkurë se mazhoranca është e gatshme të ulet në tavolinë për të dialoguar me opozitën, por këta të fundit nuk duhet të vendosin kushte.

Deputeti i Partisë Socialiste ishte i ftuar këtë të mërkurë në rubrikën “Mbrëmje ABC”, ku deklaroi se opozita mund të sjellë kë të dëshirojë në dialog, pasi qeveria nuk vendos kushte.

“Kryeministri ka thënë që është gati për dialog. Gjithmonë ka vend për dialog, por jo të caktohen kush janë palët dhe ata të diktojnë që ne jemi palët dhe për shembull të thonë që nuk e njohim opozitën parlamentare. Në një sistem funksional është opozita parlamentare ajo që njihet. Do jenë në tavolinë dhe ata. Ti nuk mund të deklarosh që do jesh vetëm ti se i bie që ti si në monizëm të caktosh kush është partia opozitare. Nuk mund të caktojë se kush është interlokutori nga ana tjetër. Tani thotë do vini ju, por s’do vijë Edi Rama.

Nesër thotë s’do vijë ai tjetri. Kush je ti që vendos kushte. Ne nuk i kemi vendosur kushte, jemi gati për të folur. Duan të sjellin liderin e vërtetë apo atë që kanë nga mbrapa është punë e tyre. Unë besoj që është shumë e bukur shprehja shqiptare “i zoti e nxjerr qerren nga balta”. Momentin që qerrja u ka ngelur në baltë, kanë dalë pronarët e vërtetë të opozitës zoti Berisha dhe zoti Meta. Ata janë të vërtetë. Ne jemi gati të ulemi me këdo nga ata që mendojnë se është pronari i partive. Edhe ata s’duhet të kenë kushte. Nuk mund të heqim dorë nga demokracia dhe ta kthejmë në elitokraci, apo gjerëkraci apo gjatokraci, apo thuaje si të duash. Qytetarët vendosin me votë”, tha Bushati përballë gazetares Mirela Milori./abcnews.al

ervin-bushati.jpg
G. P.19:39 | 10/07/2019

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, deklaroi këtë të mërkurë se Shqipëria do duhet të mësojë të kërcejë vallëzimin demokratik si tango. Ai ishte i ftuar në rubrikën “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin këtë të mërkurë ku tha mendimin e tij nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe nëse PS do të rezitojë deri në vitin 2021 me të gjitha pushtet që tashmë ka në dorë. Sipas Bushatit, është shumë e rëndësishme të kuptohet që mandati zgjat 4 vjet dhe jo të hyhet në lojën ku ka gjithmonë zgjedhje të parakohshme.

“Pse këto shifra apo kjo mbështetje mos të merret si një mbështetje e një pune të mirë, por merret si diçka që mund të bëhet keq në të ardhmen. Pyetje retorike. Kjo do të thotë që kemi bërë diçka mirë mesa duket. Ne kemi përgjegjësi të dyfishtë për të qeverisur mirë. Patjetër që do bëjmë më të mirën. Në radhë të parë duhet t’u japim zgjidhje qytetarëve. Problemi i zgjedhjeve të parakohshme është problem politik. Unë po flas për cilësinë e jetës së qytetarëve, për mua kjo është e rëndësishme si ligjvënës.

Ça mendoj unë personalisht për një situatë të tillë? Unë mendoj që Shqipëria do duhet të mësojë të kërcejë vallëzimin demokratik si tango. Para tre javësh isha në Strasburg në Këshillin e Europës dhe me kolegun tim gjerman që është edhe monitoruesi i Shqipërisë nga KiE, po bisedonim çështjen e Gjermanisë dhe tha që kemi 70 vjet që nuk ka zgjedhje të parakohshme në Gjermani dhe mendojmë se është më mirë për demokracinë tonë. Një demokraci e pjekur kur mendon kështu, imagjino sa e vlefshme është për një parti të re të kuptojë se partitë politike duhet të mendohen mirë. Dhe jo t’i hyjmë kësaj lojës që gjithmonë do ketë zgjedhje të parakohshme çdo 3 vjet, pastaj çdo 2 vjet, pastaj çdo 6  muaj. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme për një demokraci në princip si Shqipëria dhe çdo demokraci tjetër që ta kuptojë se 4 vjet është mandati”, tha Bushati./abcnews.al

ervin-bushati-mirela.jpg
nev ila20:34 | 10/06/2019

Mbrëmje në ABC News i ka kushtuar vëmendje situatës aktuale politike në vend, ku presidenti i Republikës Ilir Meta, ditën e shtunë gjatë mbajtjes së protestës së opozitës, me anë të një dekreti, shtyu zgjedhjet vendore me një afat të pacaktuar. Gazetarja Mirela Milori, për të diskutuar në lidhje me këtë çështje ka ftuar Z. Ervin Bushati, deputet i Partisë Socialiste.

Bushati tha se me këtë vendim presidenti ka shkelur kushtetutën dhe pse në pikëpamjen e PS ky vendim i presidentit nuk ka vlerë. Bushati më tej shtoi se presidenti është garant i kushtetutës dhe s’mund të bjerë ndesh me të. Ai tha se Partia Socialiste është duke mbledhur firmat për shkarkimin e presidentit Meta dhe se teknikalitetet për mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor, do të jenë ato që janë paracaktur. Sipas Bushatit nuk do të ketë asnjë zhvillim tjetër përvecse zgjedhjet të cilat do të zhvillohen në 30 qershor.

Në pikëpamjen tonë vendimi i presidentit nuk ka vlerë, presidenti ka kryer sulm kushtetues dhe shkelje të rëndë të kushtetutës. Për këtë ne po mbledhim firmat për shkarkimin e presidentit. Neni 92 i kushtetuetës thotë që presidenti, dekreton apo shtyn, thotë cakton, jo se presidenti mund ti zhbëjë. Në radhë të parë nuk shkelet kushtetuta për asnjë arsye. Presidenti është gardian i kushtetutës.

Mos dekretimet i ka bërë edhe më parë me dekretet e ministrave por kësaj radhe ka shkelur kushtetutën. Për SHBA-të për OSBE, dhe të gjithë partnerët zgjedhjet duhet të zhvillohen. Ata nuk duan të zhvillohen zgjedhjet se kanë fobi, paranojë. Opozita po luan për të ruajtur karrigen e zotit Basha“, tha Bushati.

Mirela Milori: Ju mund ta shkarkoni presidentin por neni 90 ju thotë që vendimi duhet ti dërgohet gjykatës kushtetuese?

Ervin Bushati: Ne do e depozitojmë vendimin, më pas kur të konsolidohet gjykata kushtetuese, që mund të bëhet brenda pak kohësh, ajo do të shprehet. Në 30 qershor do bëhen zgjedhjet, teknikaliteti do të vazhdojë sipas asaj që është vendosur tashmë./abcnews.al

debati-1-1280x720.jpg
G. P.22:08 | 29/05/2019

Progres raporti i vitit 2019 ishte tema që u diskutua në emisionin “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi këtë të mërkurë. Mirëpo, një deklaratë e gazetares Erisa Zykaj ka nxehur debatin mes dy të ftuarve Mark Marku dhe Ervin Bushati.

Analisti deklaroi se Rama ka dhënë urdhër që deputetët të festojnë pas rekomandimit për çeljen e negociatave. Nga ana tjetër, deputeti Bushati theksoi se nuk do të vijë në të njëjtën studio me Markun për shkak të gjuhës që përdori.

Marku Marku: E shikoni që jetojmë në dy realitete të ndryshme. Është një gazetare që ka 20 vjet e atashuar atje.

Ervin Bushati: Mos u merr me integritetin e asaj, shumë e mirë është ajo.

Mark Marku: Juve nuk ju pëlqeu.

Ervin Bushati: Si nuk na pëlqeu. Unë e njoh dhe më pëlqen shumë ku e di?

Mark Marku: Se juve ju jep urdhër Rama dhe kërceni nuk kërcen gjithë bota se ju jep urdhër Rama se jeni deputetë.

Ervin Bushati: Zoti deputet vazhdoni me argument.

Mark Marku: Ju keni festuar vjet do festoni dhe sivjet, më falni, por deputetëve dhe mut po t’ju jepnin e hani ju. Me kështu deputetë jemi që po të jetë ai entuziast ju duhet të jeni entuziast.

Ervin Bushati: Keni qenë vetë deputet është turp të flisni kështu.

Mark Marku: Turp është për ju se ajo gazetarja është në terren dhe nuk punon te televizioni i Edi Ramës. Progres raporti ka qenë dhe vjet. Po tallni menderen me shqiptarët. Sivjet e reja është jo që thotë gazetarja se është në institucionet e BE-së dhe nuk bëjnë gallatë. E dinë që problemi është krimi dhe korrupsioni. Ta kanë thënë të gjitha shtetet. Na thirr ne të katërve në Qershor dhe do e shikoni…

Ervin Bushati: Jo me këtë gjuhë nuk vij. Kemi fëmijë ne që shohim. Nuk e di çfarë eksperience ke pasur te PD-ja, por nuk jemi njësoj.

Mark Marku: Këtu konsiderohet tradhti kombëtare se nuk bëhesh entuziast se Rama ka dhënë urdhër që të festohet./abcnews.al

mark-marku.jpg
nev ila21:25 | 29/05/2019

Mbrëmjen e sotme në Byro Politike me gazetaren Juli Xhokaxhi kanë qenë të ftuar:

Ervin Bushati, deputet i partisë socialiste dhe kreu i delegacionit shqiptar në asamblenë parlamentare të këshillit të europës;

Mark Marku analist, opinionist;

Alfred Peza sekretar për mediat në PS dhe gazetar;

Ralf Gjoni deputet i parlamentit të Shqipërisë.

Tema e diskutimit ka qenë progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Drejtuesja e emisionit Juli Xhokaxhi i ka pyetur të ftuarit nëse shqiptarët duhet të ishin entuziastë kur flitet për prgres raportin e sotëm. Për Ervin Bushatin sot ishte një ditë ë rëndësishme për shqipërinë dhe duhej përshëndetur puna e bërë deri tani nga Shqipëria ndërsa për analistin Marku gjendja nuk është optimiste dhe se progres-raporti është i njëjtë në përmbajtje ashtu si edhe vitin e kaluar. Marku tha se këtë vit janë shtuar shtetet të cilat janë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ervin Bushati: Sot është ditë e mbarë për shqipërinë. Kemi marrë një rekomandim pa kushte në hapjen e negociatave. Puna që ka bërë shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë herkuliane dhe këto nuk janë fjalët e mia por janë zërat europian ditën e sotme. Ne e kemi bërë detyrën. Pas zgjedhjeve në parlamentin europian është treguar se shoqëritë europiane kanë votuar për zgjerim të europës dhe kjo është shenjë shumë e mirë. Ky është një moment shumë i përshtatshëm për shqipërinë, kemi probleme si të gjithë në europë por kemi vullnetin në masën 95 % për të qenë pjesë e europës.

Mark Marku: Është e njëjta gjë si vjet, madje më duket se nuk kanë punuar fare sepse kanë paraqitur të njëjtin raport si vitin e kaluar. Nuk ka gjë të re. Vjet na është thënë se u hapën negociatat dhe sivjet na thonë përsëri të njëjtën gjë, qeveria shqiptare ka mashtruar, kjo qeveri ka mungesë serioziteti. Sivjet janë bërë 5 shtete që janë kundër hapjes së negociatave për shqipërinë. Gjendja nuk është fare optimiste. Nëse vitin e kaluar ishte vetëm Franca principialisht kundër integrimit të shqipërisë tani janë shtuar edhe 4 shtete të tjera. Thelbi i asaj çfarë ka ndodhur është një diskutim shumë i madh se cila është europa? Unë shpresoj që ta marrim hapjen e negociatave por nuk besoj se do të ndodhë. Kjo çfarë ndodhi nuk është asgjë e re është deja vu’, ajo që mbetet për tu parë është cfarë do ndodhë në qershor.

Më tej diskutimi ka vijuar me Alfred Pezën i cili është shprehur se rekomandimi i Komisionit Europian ditën e sotme ishte për tu përshëndetur nga të gjithë palët politike. Peza tha se vetëm 3 grupe njerëzish nuk e përshëndetën rekomandimin e sotëm duke iu referuar kryesisht kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, i cili sipas Pezës ka kënduar këngë zie sot.

Alfred Peza: Për sa i përket rekomandimit të Komisionit Europian për tu celur hapja e negociatave sot të paktën ta përshëndesim të gjithë. Kanë qenë tri grupe që kanë kënduar këngë zie sot: Opozita jashtë parlamentit, Lulzim Basha i cili ishte në një lokal dasmash sot në Fier dhe këndoi këngën e mjelmës, bëri tersin e pojanit dhe sjellësin e fatkeqësive. Vetëm në shqipëri ndodh që kryetari që thërret për europën nuk e përshëndet rekomandimin. Gjithashtu Ilir Meta, kreu u shtetit nuk e ka përshëndetur. Ne kemi patur një pakt kombëtar ku kemi qenë në një zë për çështje kombëtare, pra kemi qenë bashkë. Kur ishte çështja e NATO, PS i la të gjitha pas dhe për hir të kësaj çështje madhore, u bënë të gjithë bashkë. Sot edhe komisioneri Hahn edhe Both kanë identifikuar opozitën si pjesa që pengon këtë proces. Është fatkeqësi për Shqipërinë që, të vijë ky moment, dhe palët nuk e përshëndesin. Në raport shkruhet se detyrat janë kryer.

Ndërsa Ralf Gjoni deputet i opozitës në parlamentin shqiptar tha se dita e sotme nuk ishte një ditë entuziazmi por një ditë reflektimi për tju përveshur punëve të shumta që Shqipëria ka për të bërë. Sipas Gjonit për raport-progresin e komisionit europian media ka dezinformuar në të kaluarën për cështjen e hapjes së negociatave sepse ajo është bërë palë me politikën. Më tej ai shtoi se rekomandimi i çeljes së negociatave nga Komisioni Europian është i vonuar në rastin e Shqipërisë.

Ralf Gjoni: Nuk mendoj se është ditë për entuziazëm por është ditë reflektimi, është abuzuar shumë me integrimin, mediat e kanë dezinformuar shoqërinë. Hapja e negociatave nuk është karamele që na hidhet nga Bashkimi Eurpian. Në opinionin tim është e vonuar rekomandimi për hapjen e negociatave. Unë mendoj që kur vjen puna te integrimi dhe hapja e negociatave, nuk ka pozitë dhe opozitë, por gjithë klasa politike duhet të fokusohen në detyrat që kanë. Në raport evidentohet problematika në sistemin e drejtësisë. Unë mendoj që nuk është ditë për tu festuar, edhe nga mazhoranca edhe nga ne, është koha të përveshim mëngët dhe ti futemi punës. Negociatat janë rekomanduar pa kushte edhe vitin e kaluar. Pse duhet të fshihemi pas fustanit të ndërkombëtarëve? Ne na interesojnë cfarë thonë qytetarët tanë./abcnews.al

SINKRON-ERVIN-BUSHATI.mpg_snapshot_00.23-1280x720.jpg
ent ela16:35 | 13/03/2019

Gjykata e Apelit Tiranë ka pranuar padinë e bërë në Tetor të 2018 nga Partia Demokratike e cila akuzon deputetin e Partisë Socialiste Ervin Bushati për fshehjen të pasurisë. 2 javë pas kallëzimit të bërë nga selia e Partisë Demokratike Prokuroria e Tiranës i mbylli hetimet edhe pse gjykata e shkallës së parë kishte urdhëruar që të vazhdonte procesi hetimore ndaj Bushatit. Prokuroria e kundërshton vendimin dhe bën ankimin në Gjykatën e Apelit, por kjo gjykatë vendosi që të rihapet çështja dhe të nisni edhe menjëherë hetimet për pasurit e Bushatit. Partia demokratike e akuzon Ervin Bushatin për fshehje dhe mos justifikim pasurie, në kallëzimin e PD thuhet se Bushati nuk justifiko 7 pasuri të paluajtshme./abcnews.al

bushati1.jpg
ent ela21:13 | 28/02/2019

Deputeti socialist Ervin Bushati ka komentuar në studion e ABC News mesazhin më të fundit të eurodeputetëve sa i përket djegies së mandateve dhe protestës së opozitës. I ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News, Bushati theksoi se ky është një akt dëshpërimi i opozitës, kur nuk merr dot pushtetin me votë dhe minon të ardhmen e Shqipërisë.

“Mazhoranca ka detyrimin të punojë dhe të zbatojë vendimin e zgjedhësve të Shqipërisë, në demokraci pushteti zgjidhet me votë. Çdo zgjidhje tjetër nuk është demokratike, nuk do ndodhë në Shqipëri, nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës dhe çdo gjykim bie nën këtë logjikë. Opozita sot e izoluar dhe më kujton kohën e  Enver Hoxhës kur ne ishim shkëmb graniti. Opozita ka mentalitet anakronik të gabuar dhe nuk do të pranojë realitetin. Të duash më shumë një kolltuk kryeministror kur nuk ke zgjidhje me votë dhe të minosh rrugën e integrimit dhe të ardhmen vendit, është akt dëshpërimi. Atë që nuk e merr me votë do ta marrë në tavolinë”.

Ai vlerëson protestat demokratike ndërkohë që i bënë apel opozitës të distancohet nga dhuna.

“Protesta në paqe, dhunë jo asnjëherë. Opozita duhet të distoancohet nga dhuna”. /abcnews.al

 

ervin-bushati123.jpg
G. P.18:55 | 28/12/2018

Qeveria e re e kryeministrit Rama ka mbështetjen e plotë të Partisë Socialiste. Deklaratën e bëri deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, nga studioja e lajmeve në ABC News. Ai tha gjithashtu se me ndryshimet priten energji të reja në qeverisje.

“Sot janë njoftuar një sërë ndryshimesh. Kemi një kabinet qeveritar “Rama 2.1”. Edi Rama ka mbështetjen e gjithë grupit parlamentar të PS dhe kemi rritur të gjithë kapacitetin e qeverisjes duke pasur parasysh sfidat e reja që kemi para. Një sërë masash që ndërmerren, njerëz të rinj, që vijnë, energji të reja në qeverisje për të përmirësuar performancën, për të rritur prezantimin politik. Viti 2019 është vit zgjedhjesh në nivel bashkish në Shqipëri dhe PS, si partia më e madhe në vend patjetër që duhet të koordoniojë forcat për të çuar përpara ekonominë, dhe pse kjo për të fituar më shumë mandate”, tha deputeti.

E gjithë logjika pas ndryshimeve është fushata elektorale për zgjedhjet e vitit 2019.

“Ka një logjikë pas gjithë kësaj. Shumë nga ministrat që kanë qenë, janë edhe drejtues të qarqeve si drejtues politikë do duhet të merren më shumë me fushata elektorale”, u shpreh Bushati.

“Rama në fjalën e tij ka folur për fundin e tranzicionit të Shqipërisë dhe hyrjen nnë një fazë të re. Sot është shumë e vështirë që reformat të shfaqen brenda një 2-vjeçari dhe 4-vjeçari. Fakti që kemi një vakum të krijuar në mënyrë artificiale nga opozita që lë bosh fushën e saj, PS është mazhorancë dhe ka marrë përsipër për të drejtuar këtë vend. Nuk është bërë më e mira, por është më mirë sot se çka qenë para katër vitesh.

Duke pasur mangësi të opozitës të gjitha këto mblidhen dhe njerëzit nuk i kanalizojnë në kanalin kryesor që është opozita, por e kanë anashkaluar dhe kanë dalë vetë në rrugë. Unë shpresoj që kjo mos të ndodhë, protesta që anashkalojnë opozitën. Këtë rol e ka braktisur opozita. Qytetarët e kanë braktisur opozitën dhe dalin vetë”, tha më tej Ervin Bushati./abcnews.al

kuvendi-1.jpg
G. P.17:47 | 03/12/2018

Ndryshime janë parashikuar edhe në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar i miratuar në parlament ditën e enjte. Qeveria ka parashikuar heqjen nga TVSH-ja të imputeve bujqësore, por duke ulur në 6% vlerën e parashikuar për rimbursim të fermerëve që sot kap shifrën 20%.

Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar pas debatesh në komisionin e ekonomisë, parashikon disa ndryshime, të parashtruara në seancën plenare nga relatori Ervin Bushati.

“Përsa i përket furnizimit dhe shitjes së librave, TVSH nga 20 përqind shkon në 6 përqind. Autobusët që janë me furnizim elektrik TVSH shkon në 6 përqind nga data 31 Dhjetor deri në vitin 2021 dhe nga data 1 Janar në vitin 2022 shkon në 10 përqind. Pra për tre vjet do të jetë në 6 përqind. Furnizimi i makinave bujqësore, gjitrhashtu TVSH bëhet zero. Ka qenë për ato që importoheshin, por edhe për ato që sot tregtohen brenda tregut. Furnizimi i shërbimeve veterinare përjashtohet gjithashtu nga TVSH dhe bëhet dhe kjo zero”, tha Bushati.

Për të balancuar heqjen e TVSH-së nga imputet bujqësore.

“Ndërkohë norma  kompensimit për prodhuesit bujqësore nga 20 përqind shkon në 6 përqind”, u shpreh Bushati.

Për kreun e komisionit të ekonomisë Erjon Braçe, ligji duhet ndryshuar edhe më. Jo vetëm TVSH për librin të jetë e reduktuar në masën 6% pore dhe mallrat e destinuara për tu përdorur për realizimin e prodhimit të tij, dhe njëkohësisht është ligji ai i cili duhet të parashikojë listën e imputeve bujqësore të cilat me miratimin e tij përjashtohen nga TVSH-ja.

“Mund të ndodhë që të mos përfshihet gjithë gama e imputeve bujqësore që duhet të çlirohen nga TVSH”, tha Braçe.

Por propozimet e kreut të komisionit të ekonomisë u rrëzua dhe ligji u miratua sipas përcaktimeve të bëra nga komisioni i ekonomisë sëbashku me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono