Ervin Baku

PRESING-DT-21.mpg_snapshot_01.39-1280x720.jpg
G. P.12:12 | 22/01/2019

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua rreth “Arenës Kombëtare”. Stadiumi më i ri i kombëtares shqiptare të futbollit ka kushtuar rreth 75 milionë Euro dhe do të ketë kapacitete prej 22 mijë spektatorësh. Gjithashtu nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Joana Grabollit u fol edhe superligës shqiptare.

Të ftuar në studio ishin: Arben Dervishaj, anëtar i Komitetit të FSHF-së; Kostandin Grillo, gazetar sportiv; Ervin Baku gazetar sportiv dhe Eno Skarço, gazetar sportiv./abcnews.al

pressin-14-janar.jpg
G. P.11:05 | 15/01/2019

E hëna është koha të ndalesh te “Pressing”. Në puntatën e kësaj jave nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Joana Grabollit u diskutua për futbollin shqiptar veçanërisht për skuadrën e Tiranës.

Të ftuar ishin Julian Morina, biznesmen, ish-donator te Tirana; Bledar Kuka, gazetar sportiv në ABC News; Eno Skarço, gazetar sportiv dhe Ervin Baku, gazetar sportiv./abcnews.al

joana-dhe-gerti.jpg
G. P.13:52 | 25/12/2018

Analizat më të mira të kampionatit shqiptar prej javësh mund t’i ndiqni vetëm në emisionin “Pressing” nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Joana Grabollit. Edhe këtë puntatë mes të ftuarve u diskutua sezoni i futbollit shqiptar deri në këto momente, Partizani si kampion dimri, por edhe ecuria e ekipeve të tjera.

Të ftuar ishin Ernest Gjoka, trajner; Ervin Baku, gazetar sportiv; Eno Skarço, gazetar sportiv dhe Sokol Jareci, shef i arbitrave në FSHF. Ndërkohë në një lidhje direkte nga Tirana ishte edhe zv/trajnerit i Kukësit, Rrahman Hallaçi./abcnews.al

pressing-17-dhjetor.jpg
G. P.16:42 | 18/12/2018

Futbolli shqiptar, problemet që e karakterizojnë atë dhe jo vetëm. Nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Joana Grabollit në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua edhe për merkaton e dimrit si dhe shortin e Ligës së Kampioneve.

Të ftuar ishin: Elton Marini, menaxher futbolli; Artan Mergjyshi, trajner; Ervin Baku, gazetar sportiv; Artan Carkani, trajner./abcnews.al

pressing10-dhjetor.jpg
ent ela12:36 | 11/12/2018

Në qendër të diskutimeve të kësaj puntate të “Pressing” ishte Superliga shqiptare, por jo vetëm. Në studio u fol edhe për dhunën, si një nga fenomenet më shqetësuese në futbollin vendas. Gjithashtu u debatua edhe mbi kampionatet europiane si dhe Champions League-n.

Të ftuar në studio ishin Ilir Jano, pedagog; Ervin Baku, gazetar; Bashkim Tufa, gazetar; Eno Skarço, gazetar. Në studion numër 2 ishte i ftuar gazetari i Panorama Sport, Abdulla Dushku. Ndërkohë në lidhje me Skype nga SHBA-të ishte opinionisti dhe gazetari, Adriatik Dosti./abcnews.al

pressing.jpg
ent ela10:00 | 04/12/2018

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua mbi derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, ku Rubin Hebaj i dha fitoren të kuqve pasi shënoi dopietë. Gjithashtu u diskutua edhe për shortin e Shqipërisë në eliminatoret për Europianin e 2020, ku kemi rënë në të njëjtin grup me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Të ftuar në studio ishin: Dritan Dervishi, menaxher te Verona; Ervin Baku, gazetar te Radio Tiranal; Edmond Gëzdari, specialist futbolli; Bashkim Tufa, gazetar sportiv; Elton Marini, agjent transferimesh në futboll dhe Eno Skarço, gazetar sportiv./abcnews.al

pressing.jpg
G. P.08:28 | 20/11/2018

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” pas intervistës me ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, mes gazetarësh u diskutua humbja e thellë e kombëtares ndaj Skocisë. Por jo vetëm kaq. Nën drejtimin e Gerti Çarçanit u debatua edhe rreth pritshmërive të futbollit shqiptar.

Të ftuar në studio ishin: Enos Skarço, gazetar sportiv në RTSH; Bashkim Tufa, gazetar sportiv i njohur; Anton Cicani, kryeredaktor në Telesport dhe Ervin Baku, gazetar sportiv në Radio Tirana./abcnews.al

gerti-carcanii.jpg
G. P.10:56 | 16/11/2018

Nisi këtë të enjte në ABC News emisioni sportiv “Pressing”. Nën drejtimin e Gerti Çarçanit puntatën e parë u diskutua rreth kombëtares dhe ndeshjes ndaj Skocisë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Të ftuar në studio ishin: Hasan Lika, trajner futbolli; Einxhi Shkira, modele; Ervin Baku gazetar sportiv dhe Perlat Musta, ish-futbollist i kombëtares. Ndërkohë në lidhje driekte nga Tirana ishte Fatmir Mëneri gazetar sportiv, ndërsa nga shkodra Edi Martini, specialist futbolli. Në studio u zhvillua gjithashtu një lidhje direkte me skype nga Roma, me mesfushorin e kombëtares Odise Roshi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono