ernesto valverde

Pochettino-Mauricio.png
Igli Nikolli18:59 | 16/01/2020

Mauricio Pochettino po shijon pushimet pas shkarkimit nga Tottenham në muajin nëntor. Trajneri argjentinas është ndalur te ndryshimet e pësuara në pankinën e Barcelonës.

Në një prononcim për Sky Sports, 47-vjeçari vlerëson punën e Valverdes dhe nuk pret shumë ndryshime nga trajneri i ri. Ai mendon se ky është një shans fantastik për Setien dhe një sfidë e madhe njëkohësisht.

Barcelona është një nga skuadrat më të mëdha në botë. Të gjithë janë të sigurt që trajneri i ri do të vijojë me të njëjtën filozofi të Valverdes, i cili kreu një punë të madhe tek ekipi katalanas. Mos të harrojmë që e la Barcelonën në krye të kampionatit. Kjo është një sfidë e madhe dhe një shans i artë për Quique Setien“, thekson Mauricio Pochettino. /abcnews.al

barcelona-tifoze-e1578954412166.jpg
Igli Nikolli23:28 | 13/01/2020

Barcelona ka shkarkuar Ernesto Valverden. Klubi katalanas konfirmoi pak çaste më parë shkarkimin e trajnerit spanjoll. Prej kohësh flitej për një largim të strategut, pasi ky i fundit e kishte humbur mbështetjen e tifozëve.

55-vjeçari mori drejtimin e ekipit katalanas në majin e vitit 2017 dhe ia doli të fitonte dy tituj kampionë, Kupën e Mbretit dhe një Superkupë Spanje.

Barcelona ka gjetur pasuesin e tij dhe ai është Quique Setien. Ish-trajneri i Betis është zyrtarizuar si tekniku i ri, do të firmosë një kontratë 2.5-vjeçare dhe është gati të shfrytëzojë shansin e jetës. Edhe pse nuk është shumë i njohur, ai njihet si një profesor dhe dallohet për stilin e tij ofensiv të futbollit. /abcnews.al

Barcelona-Messi.png
Igli Nikolli22:30 | 13/01/2020

Shkarkimi i Ernesto Valverdes është çështje kohe dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Barcelona vendosi të bëjë ndryshime në stol pas humbjes kundër Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

I përzgjedhuri për stolin është Quique Setien, ish-trajneri i Betis. Klubi katalanas nuk njihet për shkarkime trajnerësh gjatë zhvillimit të sezonit. Diçka e tillë nuk ndodhte prej 17 vitesh. I fundit që kishte një fat të tillë ishte Louis Van Gaal.

Ishte 26 janari i vitit 2003 kur Barcelona vendosi të largonte nga stoli holandezin e njohur për t’ia besuar drejtimin e ekipit trajnerit serb, Radomic Antic. /abcnews.al

 

Van Gaal dhe Andres Iniesta
Iniesta.jpg
Klejdi Kaimi13:24 | 13/01/2020

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, nuk është aspak i kënaqur me situatën aktuale të katalanasve. Spanjolli këmbëngul se klubi duhet të tregojë më shumë respekt për trajnerin, Ernesto Valverde. Ditët e fundit në media ka qarkulluar lajmi se partneri i Iniestës, Xavi, është shumë pranë stolit katalanas.

”Kjo se çfarë po ndodh tek Barcelona për mendimin tim është diçka e shëmtuar. Gjithmonë duhet të ekzistojë respekti për trajnerin. Rolin e Valverdeds duket se nuk e respekton askush. Fjala e tij duhet të jetë mbi lojtarët, ai vendos për gjithçka,” deklaron Iniesta për radion ‘Onda Cero’.

Gjithashtu legjenda e blaugranave jep dhe mendimin e tij për zëvendësuesin e Valverdes. “Mendoj se nëse është një njeri që e njeh si klubi si dhe ekipin, ai është Xavi. Edhe Koeman është një alternativë e mirë, pasi ka dhe eksperiencë si trajner. Xavi sapo ka filluar. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë, pasi që të dy e njohin shumë mirë klubin”, mbyll Andres Iniesta. /abcnews.al

Barcelona.jpg
Igli Nikolli19:58 | 10/01/2020

Mosarritja në finalen e Superkupës së Spanjës është përjetuar keq në kampin e Barcelonës. Ekipi i Ernesto Valverdes u mposht 3-2 nga Atletico Madrid dhe përgjumja e ekipit në momente të caktuara të lojës i shqetëson të gjithë.

Rreth kësaj situate ka folur Rivaldo për Mundo Deportivo. Braziliani, i cili luajti 5 sezone te Barcelona (1997-2002) dhe fitoi “Topin e Artë” në vitin 1999, analizon gjithçka me detaje, kritikon trajnerin dhe tregon problemin e madh të Barcelonës.

Barcelona nuk mund t’ia lejojë vetës të vazhdojë të humbasë në këtë mënyrë. Nuk do të befasohesha aspak nëse drejtuesit vendosin të shkarkojnë trajnerin, tani ose në fund të sezonit. Një trajner nuk mund të jetë kaq pasiv në ndeshje, por duhet të dallojë se çfarë nuk funksionon dhe të zgjidhë problemet.

Katalanasit nuk mund të vazhdojnë të flenë gjumë në ndeshje të rëndësishme, është zhgënjyese dhe acaruese diçka e tillë. Shihni Simeone, ai i ulërin gjithmonë lojtarëve të tij. Kjo gjë i motivon dhe i shtyn të japin më shumë. Ndoshta kjo është ajo që i mungon Barcelonës në këto momente“, përfundon Rivaldo.

 

Rivaldo, fitues i Topit të Artë me Barcelonën
grau-abidal.jpg
Vladimir Prenga13:51 | 10/01/2020

Humbja ndaj Atletico Madrid ka lëkundur pozicionin e Ernesto Valverde në krye të Barcelonës. Katalanasit dominuan gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, por në fund u mposhtën dhe humbën mundësinë të luanin një tjetër El Clasico, këtë herë për një trofe.

Ronald Koeman është një nga emrat e lakuar për të pasuar Valverde në krye të Barcelonës, por nuk është e vetmja kandidaturë. Së fundmi është shtuar në listë edhe legjenda e spanjolle, Xavi Hernandez.

“RAC1” raporton se CEO i katalanasve, Oscar Grau, së bashku me drejtorin sportiv Eric Abidal janë duke zhvilluar një takim me Xavi në Doha dhe synimi është ta bindin të drejtojë Barcelonën, ku ai ka shkëlqyer si lojtar. Momentalisht ai drejton skuadrën e Al Sadd, në eksperiencën e parë si trajner. /abcnews.al

Pep Guardiola dhe Xavi, gjatë kohës që ishin pjesë e Barcelonës
Carvajal.jpg
Igli Nikolli11:13 | 09/01/2020

Superkupa e Spanjës ka ndërruar format dhe sivjet po zhvillohet ndryshe. Jo më një finale teke mes fituesit të kampionatit dhe Kupës së Mbretit, por katër ekipe që garojnë mes tyre: dy vendet e para në kampionat dhe fituesi e finalisti i Kupës së Mbretit.

Kompeticioni zhvillohet në Arabinë Saudite dhe gjysmëfinalja e parë u luajt mbrëmjen e kaluar. Real Madrid mposhti 3-1 Valencian dhe pret në finalen e 12 janarit Atletico Madrid ose Barcelonën, që ndeshen mes tyre sonte në mbrëmje (20:00).

Trajneri i ekipit katalanas, Ernesto Valverde është ankuar në lidhje me formatin e ri, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Dani Carvajal. Mbrojtësi i Realit ka folur për Goal pas fitores me Valencian. Replika me Valverden nuk mungon, formati i ri i pëlqen dhe 27-vjeçari e shpjegon kështu mendimin e tij.

Nëse Valverde nuk është dakord me këtë format të Superkupës, le të bëjë një ankesë zyrtare. Dihej që në shkurt kjo gjë… Kjo Superkupë është diçka ndryshe, është një risi. Atmosfera është e ndryshme, kjo është e sigurt.

Më ka ndodhur ta luaj edhe në gusht këtë kompeticion dhe shumë tifozë ishin ende me pushime. Atmosfera nuk ka qenë më e mira. Duam ta fitojmë këtë trofe, është objektivi ynë, kemi ardhur këtu për ta fituar. Jemi në finale dhe shpresojmë të shkruhet emri i Real Madrid si fitues“, përfundon Dani Carvajal. /abcnews.al

Klopp-Valverde.jpg
Igli Nikolli11:14 | 29/12/2019

Ernesto Valverde nuk po ia del dot të bindë 100% drejtuesit e Barcelonës dhe tifozët që është trajneri i duhur për Barcelonën. 55-vjeçari është pjesë e klubit katalanas prej majit të vitit 2017, moment kur zëvendësoi Luis Enrique në stol.

Katër trofe ka fituar Valverde me Barcelonën, dy tituj kampion, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë Spanjë, por mungon ajo më e rëndësishmja, trofeu i Champions League. Në Katalunjë kanë një ëndërr për stolin dhe ajo është Jurgen Klopp.

Gjermani ka krijuar një Liverpool fantastik dhe është shumë pranë rikthimit të ekipit te titulli kampion, që mungon prej vitit të largët 1990. Klopp rinovoi disa ditë më parë deri në vitin 2024 me kampionët e Europës, por kjo nuk e pengon Mundo Deportivo të hapet me titullin “Klopp, i preferuari i Barcelonës“.

Gjermani cilësohet si pasardhësi perfekt i Valverdes, por kandidati real është Roland Koeman, i cili mund të ulet në stolin e Barcelonës pas përfundimit të Europianit me Holandën e tij. /abcnews.al

 

Faqja e parë e Mundo Deportivo
Valverde.jpg
Igli Nikolli19:33 | 26/12/2019

Ernesto Valverde është i kënaqur me mbylljen e vitit 2019. Barcelona kryeson e vetme La Ligan spanjolle dhe u kualifikua në raundin e 1/8 në Champions League.

Trajneri ka folur për sajtin zyrtar të klubit katalanas, aty ku flet edhe për përballjen kundër Napolit. Ekipi i Gattusos është një rival i vështirë, por problemin më të madh do e shkaktojnë tifozët italianë.

Po i arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes. Donim të mbërrinim në fundvit me vetëdijen se kishim bërë punën tonë në funksion të fazës kyçe të sezonit. Momenti më i mirë i vitit 2019 ka qenë fitimi i titullit kampion, por nuk është i vetmi. Duam të fitojmë çdo ndeshje.

Në Champions u kualifikuam një javë përpara fundit në grupe, nuk është pak. Duket e thjeshtë ajo që kemi arritur, por nuk ka qenë aspak e tillë. Tani na presin duelet kundër Napolit. Do të përballemi me një atmosferë fantastike në ‘San Paolo’. Ata janë një skuadër për t’u respektuar“, përfundon Ernesto Valverde. /abcnews.al

De-JOng.jpg
Igli Nikolli16:57 | 20/12/2019

Frenkie De Jong është një mesfushor unik dhe Barcelona nxitoi në janar për të arritur akordin me Ajax dhe lojtarin. 75 milionë euro u derdhën në arkat e klubit holandez dhe 22-vjeçari ka nisur aventurën e re me ekipin katalanas.

Për blerjen e tij pati diskutime te Barcelona dhe trajneri ishte kundër këtij investimi. De Telegraaf raporton se Ernesto Valverde nuk e dëshironte De Jong, të cilin nuk e cilësonte si profilin e duhur për ekipin e tij.

Në fund triumfoi dëshira e klubit, teksa edhe trajneri duket se ka ndërruar mendje. Lojtari i kombëtares holandeze është kthyer në një pikë fikse të formacionit të kampionëve të Spanjës dhe numëron 23 ndeshje dhe një gol të shënuar mes kampionatit dhe Champions League. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono