ernest gjoka

Ernest-Gjoka-interview-1280x953.jpg
Vladimir Prenga14:20 | 08/10/2019

Ernest Gjoka ka firmosur sot me Shkëndijën e Tetovës dhe është gati për aventurën e re. Trajneri kryeqytetas ka thënë edhe fjalët e para për faqen zyrtare të klubit tetovar. Edhe pse objektivat janë të mëdha, Gjoka nuk zmbrapset.

“Mendoj se kam ardhur në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe është një klub i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje që do kem sot t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu.

Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europa League, të kape grupet e Europa League apo pse jo edhe të Champions League”, ka deklaruar Gjoka për faqen zyrtare të klubit. /abcnews.al

Gjoka.jpg
Vladimir Prenga12:59 | 08/10/2019

Ernest Gjoka ka firmosur me Shkëndijën e Tetovës. Trajneri i mirënjohur, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News një ditë më parë, nuk dëshiroi të nxitohej. E gjitha pasi nuk kishte akoma firmë mbi kontratën e ofruar nga klubi tetovar.

Tanimë nuk mund të ketë më asnjë mëdyshje, pasi Gjoka edhe ka nënshkruar sot. Shkëndija i kishte nisur kontaktet me ish-trajnerin e Kukësit që para se të largohej Qatip Osmani. Me largimin e tij pati një “stepje”, por ditët e fundit Gjoka u kontaktua sërish.

Gjoka në momentin e hedhjes së firmës

Marrëveshja u arrit dhe tekniku do të nisë një eksperiencë të re në Maqedoninë e Veriut. Në të shkuarën Gjoka ka drejtuar skuadra si Apolonia, Kamza, Vllaznia, Flamurtari dhe Kukësi. Me verilindorët ka arritur të fitojë titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë, suksese të rëndësishme këto për atë si trajner dhe për klubin e Kukësit.

Edhe te Shkëndija e Tetovës objektivi do të jetë titulli kampion. Kuqezinjtë kanë triumfuar në dy vitet e fundit dhe duan të mbrojnë trofeun. Gjithashtu synohet një ecuri pozitive në kupat e Europës, që fillimisht duhen arritur. Shkëndija lojtarët i ka, ndaj edhe Gjoka e ka pranuar këtë sfidë me kënaqësi. /abcnews.al

Gjoka.jpg
Veronik Istrefaj21:54 | 07/10/2019

Shkëndija e Tetovës do të jetë skuadra që Ernest Gjoka do të drejtojë. Ish-trajneri i Kukësit do të nisë punën në krye të kampionëve të Maqedonisë. Kuqezinjtë nuk bënë një paraqitje të mirë në kupat e Europës, si dhe nuk kanë treguar dominimin absolut as në kampionat.

Kjo gjë, i kushtoi stolin Qatip Osmanit dhe Gjoka do të jetë pasuesi i tij. Trajneri kryeqytetas ka një CV shumë të pasur, pasi ka drejtuar disa klube në Shqipëri dhe ka fituar trofe.

Gjoka ka drejtuar klubet e Apolonisë, Kamzës, Tomorit, Flamurtarit, Kukësit dhe Vllaznisë. Strategu 49-vjeçar ka fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë me Kukësin, si dhe një Kupë Shqipërie me ekipin e Flamurtarit./abcnews.al

gjokaaa.jpg
ad min20:40 | 20/08/2019

Ish-trajneri i Kukësit Ernest Gjoka, në studion e emisionit “Pressing” zbuloi faktin që mes tij dhe presidentit Gjici gjithçka ishte mbyllur pa nisur ndeshja e kthimit me Debrecenin. Pas kaq kohësh në heshtje, Gjoka shprehet në lidhje me këtë shkarkim.

Ish-trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, sqaron për herë të pare arsyet e largimit nga verilindorët, pas eliminimit nga Debreceni në Kupat e Europës. Në studion e emisionit “Pressing” këtë të hënë vetë Gjoka zbuloi se që para ndeshjes së kthimit ndaj hungarezëve, ishte pothuajse i shkarkuar, prej pikëpamjeve të ndryshme që kishte me drejtuesit për mënyrën si do luhej ky takim.

“Thjesht qe për ndeshjen e kthimit, qenë dy pikëpamje të ndryshme si ta përgatisnim ndeshjen, një e jona si staf dhe një e presidentit. Nuk u gjet akordi dhe që gjatë zhvillimit të pjesës së dytë unë e kisha mbyllur historinë e Kukësit, thjesht po mbyllja ndeshjen”, tha Gjoka.

Trajneri që me Kukësin ka marrë një titull kampion, një kupë dhe një Superkupë kishte kohë që mbante heshtjen e tij në lidhje me këtë largim, sërish pas një eliminimi në kupat e Europës. Ndërkaq, Gjoka shtoi se largimi i Shametit, Cuculit dhe Valdet Ramës nga kukësi do të ndikojnë shumë në ecurinë e kësaj skuadre, pasi bënin shumë punë dhe mungesat e tyre do të ndihet shumë shpejt./ABC News Albania 24/7

gerti-carcani.jpg
ad min15:43 | 20/08/2019

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua rreth futbollit shqiptar dhe merkatos. Ndeshja e parë e këtij sezoni ishte ajo për Superkupën mes Partizanit dhe Kukësit. Një ndeshje e cila dhuroi spektakël dhe shumë gola, çka rezervon surpriza për sezonin e ri.

Të premten ngrihet sipari i kampionatit të 81 shqiptar. Por jo vetëm kaq, të ftuarit diskutuan edhe rreth merkatos së klubeve. Të ftuarit në studio ishin: Ernest gjoka, trajner; Eno Skarço, gazetar, Eno Bitri, futbollist dhe Andi Matraxhiu, menaxher futbollistësh./abcnews.al

ANALIZA-E-SUPERLIGES-FLET-ERNEST-GJOKA.mpg_snapshot_00.30-1280x720.jpg
ad min11:01 | 19/07/2019

Skuadra e Kukësit ka shkarkuar teknikun Ernest Gjoka pas dështimit në Europa League. Klubi zbulon se trajneri i ardhshëm do të zyrtarizohet shumë shpejt.

Ernest Gjoka nuk është më trajner i Kukësit. Klubi verilindor ka njoftuar se ka shkarkuar teknikun pas rezultateve zhgënjyese në Europë ku nuk ia dolën të kalonin pengesën e Debrecen.

“Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit. Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League. Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të pankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë. FK Kukësi falenderon trajnerin Gjoka për punën e bërë në krye të ekipit. Shumë shpejt, klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës”, është njoftimi i skuadrës së Kukësit.

Një vendim i tillë pritej nga presidenti Safet Gjici, i cili paralajmëroi shkarkime nëse skuadra do të dështonte në Europë./ABC News Albania 24/7

PARTIZANI-AVENTURA-VAZHDON-ABC-M4-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ad min17:30 | 18/07/2019

Trajneri i Kukësit Ernest Gjoka largon presionin nga skuadra dhe kërkon vetëm një fitore morali. Në kampin tjetër tekniku i Debrecen, Andres Herceg, kërkon kujdes nga lojtarët e tij pavarësisht fitores 3-0 të ndeshjes së parë.

Skuadra e Kukësit do të luajë të enjten ndeshjen e kthimit të Europa Leauge ndaj Debrecen. Një detyrë mjaft e vështirë për verilindorët që duhet të përmbysin disavantazhin e tre golave të ndeshjes së parë. Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka thekson se skuadra duhet minimalisht të arrije një fitore morali.

Trajneri i skuadrës së Debrecen, Andres Herceg, vlerëson Kukësin dhe mendon se në Elbasan do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Parashikoj një ndeshje të vështirë përballe Kukësit. Duhet të fokusohemi maksimalisht në këtë ndeshje pasi kundërshtari ka elemente të mirë që mund të na krijojnë probleme. Kukësi ka një mbrojtje dhe një sulm të mirë dhe duhet të jemi të kujdesshëm”.

Ndeshja mes Kukësit dhe Debrecen do të zhvillohet këtë të enjte në orën 20:00./ABC News Albania 24/7

ANALIZA-E-SUPERLIGES-FLET-ERNEST-GJOKA.mpg_snapshot_00.30-1280x720.jpg
ad min23:30 | 17/07/2019

Trajneri i Kukësit Ernest Gjoka largon presionin nga skuadra dhe kërkon vetëm një fitore morali. Në kampin tjetër tekniku i Debrecen, Andres Herceg kërkon kujdes nga lojtarët e tij pavarësisht fitores 3-0 të ndeshjes së parë.

Skuadra e Kukësit do të luajë të enjten ndeshjen  e kthimit te Evropa Leauge ndaj Debrecen. Një detyrë mjaft e vështirë për verilindorët që duhet të përmbysin disavantazhin e tre golave të ndeshjes së parë. Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka thekson se skuadra duhet minimalisht të arrijë një fitore morali.

Trajneri i skuadrës së Debrecen, Andres Herceg vlerëson Kukësin dhe mendon se në Elbasan do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Parashikoj një ndeshje të vështirë përballë Kukësit. Duhet të fokusohemi maksimalisht në këtë ndeshje pasi kundërshtari ka elementë të mirë që mund të na krijojnë probleme. Kukësi ka një mbrojtje dhe një sulm të mirë dhe duhet të jemi të kujdesshëm”.

Ndeshja mes Kukësit dhe Debrecen do te zhvillohet këtë të enjte në orën 20:00./ABC News Albania 24/7

partizani-3-1280x721.jpg
ad min11:42 | 17/07/2019

Në rast se nuk ia del në Champions, Partizani do ndeshet me një skuadër nga Moldavia në Ligën e Europës. Përballë të kuqve mund të jetë Sherifi i Tiraspolit.

Nuk e mendon eiminimin, por nëse ndodh, tashmë e njeh kundërshtarin. Partizani do të ketë një rival nga Moldavia në raundin e dytë të Ligës së Europës, ku do të kalojë nëse mundet nga Karabaku.

Kështu parashikon rregullorja e UEFA-s për kupat kontinentale dhe Sherifi i Tiraspolit zbriti nga Championsi në Europa Ligë, pasi dështoi ndaj skuadrës gjeorgjiane Saburtalo.

Moldavët fituan 3-1 në Gjeorgji, por as kjo nuk mjaftoi sepse ishin mundur 0-3 në fushën e tyre. Ata patën shpresa të forta sepse arritën në epërsinë 3-0 në vetëm 11 minuta lojë, diçka që nuk dihet nëse ka rënë në sy të BetRadarit, dhe nëse ka pasur lëvizje jonormale të koeficientëve.

Për Sherifin, golin e parë e shënoi ish-lojtari i Skënderbeut, Liridon Latifi, ndërsa më pas pati një autogol dhe rrjetë të shënuar nga Robert Tambe. Saburtalo arriti kualifikimin e çmuar falë golit të ish-sulmuesit të Kamzës, Ognjen Roloviç.

Dy vjet më parë, Sherifi i Tiraspolit u ndesh me Kukësin dhe u kualifikua, po në Champions. Ajo fitoi 1-0 në fushën e tij në Moldavi, ndërsa në “Elbasan Arena” triumfoi 2-1 skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka, e cila nuk pati fat duke humbur penallti, e duke goditur shtyllën./ABC News Albania 24/7

kukesi3-1280x960.jpg
nev ila19:04 | 10/04/2019

Kukësi mbajti gjallë shpresat për titull kampion me një sukses të rëndësishëm në fushën e Laçit. Një gol i madh i Limajt vendosi sfidën vetëm 3 minuta para fundit.

Fitorja në këtë stadium është një nga gjërat më të vështira në Superligë, sot për sot. Aq më shumë për Kukësin, që vazhdimisht ka dështuar në përballjet në fushën e kurbinasve, veçse këtë herë ndodhi ndryshe.

Ernest Gjoka debutoi me fitore, arritur vetëm tre minuta para fundit, duke e mbajtur ende me shpresë skuadrën verilindore për titullin kampion në Shqipëri. U desh gjithsesi një gol nga ata që quhen evropianë, shënuar nga ana e Limajt, për të thyer rezistencën e Laçit dhe të portierit Selmani.

Aksioni i kuksianëve ishte një model, diçka që është edhe meritë e Gjokës, por edhe e njerëzve që kanë punuar përpara tij me ekipin, sidomos e ish-trajnerit Armando Cungu. Të dyja skuadrat patën pretendime ndaj arbitrit, por u duk se fati i duelit nuk u vendos nga asgjë tjetër përveçse nga ajo që u dha në fushë.

Kukësi e meritoi pasi luajti më mirë, sidomos në pjesën e dytë, duke krijuar epërsi e duke pasur më shumë mundësi sesa vendasit. Nëse Gjoka e nisi me fitore, kjo ishte humbja e parë e Sulejman Starovës si trajner i Laçit, pas disa rezultatesh pozitive, kulmuar me fitoren 5-0 ndaj Teutës pak ditë më parë.

Me këtë fitore, Kukësi ka 49 pikë, në vendin e dytë në renditjen e Superligës, ndërsa Laçi ka 40 pikë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono