ermir lenjani

lenjani.jpg
ad min23:00 | 20/10/2019

Si çdo fundjavë, edhe sot pati shumë sfida në kampionatet evropiane. Si pasojë, edhe futbollistët shqiptarë që zbritën sot në fushë ishin të shumtë. Në Spanjë, Sadiku dhe Bare u aktivizuan titullarë për Malagan.

Sadiku arriti të gjejë dhe golin në takimin kundër La Coruna, rrjeta e tij e tretë në La Liga 2. Ndërsa Rey Manaj ishte “spektator” për Albacete, pasi qëndroi 90 minuta në stolin e rezervave.

Në Bjellorusi, mesfushori shqiptar, Azdren Llullaku, luajti vetëm 6 minuta në humbjen 2-0 të Soligorsk përballë Dnyapro, ndërsa Dermaku u aktivizua titullar dhe luajti 75 minuta për ekipin e Parmës në Serie A.

Edhe Etrit Berisha luajti titullar për SPAL-in në takimin kundër Cagliari. Në Kroaci, Uzuni, Kastrati, Mersinaj dhe Cokaj u aktivizuan titullarë për Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa Tuci e ndoqi nga stoli sfidën ndaj Hajduk Split.

Mesfushori Klaus Gjasula luajti 90 minuta për ekipin e Paderborn kundër Koln, sfidë e vlefshme për javën e tetë në Bundesligë. Vedat Muriqi arriti të shënojë sërish për Fenerbahce në Turqi, duke i dhënë fitoren 1-2 ekipit të tij në sfidën ndaj Denzlispor.

Në kampionatin zviceran, Lenjani vazhdon të jetë ndër më të mirët, pasi dhe sot ishte protagonist për Sionin, duke dhënë një asist të përkryer për sulmuesin Doumbia./abcnews.al

kasami.jpg
Vladimir Prenga09:29 | 22/09/2019

Sioni ka marrë kryesimin e kampionatit në Zvicër, pasi një ditë më parë mposhti në transfertë skuadrën e Xamax. Skuadra e Ermir Lenjanit e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin dhe anësori i majtë vijon të jetë protagonist, pasi ka dhënë asistin e golit të avantazhit.

Fillimisht ishte Bastian Toma që ishte vendimtar me një krosim tijin, që u kthye në gol nga Uldrikis me një goditje me kokë. Festa e skuadrës së Sion nuk zgjati shumë, pasi vendasit arritën të shënonte tre minuta më pas (40’) dhe pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Sioni u hodh në sulm dhe pasi kishin kaluar 15 minuta nga nisja e pjesës së dytë, Lenjani dhe Kasami “gatuan” golin e epërsisë. Anësori i majtë i kombëtares sonë shërbeu për mesfushorin, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte. Në minutën e 70-të Kasami realizoi edhe golin e tretë dhe i dha fund kësaj sfide. /abcnews.al

lenjani.jpg
ad min21:58 | 01/09/2019

Ermir Lenjani shënon një gol mjaft të rëndësishëm në Superligën e Zvicrës. Lojtari I kombëtares shqiptare i dha fitoren jashtë fushe, ekipit të tij, Sionit.

Janë harruar kohët e këqija kur fati nuk e ndihte aspak. Emir Lenjani, i vlerësuar nga ish-trajneri i kombëtares Xhani De Biazi edhe kur ishte pa skuadër, sot është ndër lojtarët më të mirë të Superligës së Zvicrës.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, që do të bashkohet në grumbullim me ekipin për eliminatoret e Euro 2020-ës, realizoi golin e dytë personal në kampionat, dhe rrjetën e fitores për ekipin e tij, Sionin, në ndeshjen e luajtur në fushën e Tunit.

Ishte minuta e 18-të, kur lojtari i krahut iu shkëput mbrojtësve për ta futur topin në portë, e për t’i dhënë mundësi Sionit të vazhdonte serinë e fitoreve, tashmë katër të tilla.

Një sukses që e mban skuadrën në podiumin e Superligës, në vendin e tretë, me 13 pikë në 6 javë, e duke iu larguar disi ekipeve që vijnë pas. Ndonëse nuk shënon aq shumë sa Bazeli e Jang Bojsi, sërish ekipi i Zvicrës franceze është vetëm 2 pikë larg kreut të renditjes.

Bashkë me Lenjanin, aty luajnë edhe dy shqiptarë të tjerë të lindur në Zvicër dhe që kanë përfaqësuar kombëtaren zvicerane, si Pajtim Kasami e Valon Behrami, që këtë herë mungoi për shkak dëmtimi./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono