Ermal Hasimja

BYRO-POLITIKE-DT-15.mpg_snapshot_05.29-1280x720.jpg
ent ela22:55 | 15/04/2019

Protesta e 13 prillit e opozitës u diskutua në studione byro Politke në ABC News me analistët Mimoza Koçiu, gazetare e Politika në ABC News, Roland Lami Pedagog i UET, Ermal Hasimja opinionit dhe Mentor Kikia kryeredaktor i Klan Plus.

Për Koçiun opozita në këtë protestë të tretë të saj kombëtare donte të tregonte forcën e numrave.

“Protesta e tretë në radhë. E madhe kam përshtypjen se opozita donte të tregonte forcë numerike. Kësaj i kanë mëshuar kryetari Basha dhe mbështetësit. Forca e numrave në shesh. Kishte pjesëmarrje masive. Problemi që ka shqetësuar mazhorancën ishte pjesëmarrja në shesh”.

Për pedagogun Lami opozita po ndërton strategji për të futur në kurdh ministrinë e Brendshme  dhe nuk kanë munguar ngjarjet për ta nxjerrë në pah.

“Ka një luftë për të dominuar në hapësirë mediatike mbi protestën, ka tendencë për ta nxjerrë të dhunshme që kërkon të provokojë apo të sjellë ngjarje të së shkuarës, ndërsa opozita ka tendencë të nxjerrë në pah epërsinë e ministrisë së rendit ndaj protestuesve. Mbështetja nuk ka rënë, numrat përbëjnë një vlerë

Opozita po ndërton strategji për të fut në kurdh ministrinë e Rendit dhe nuk kanë munguar ngjarjet për ta nxjerrë në pah.

Raste sporadike të ushtrimit të dhunës.

Pjesa agresive që ka qeveria ndaj gazetarisë ku nëpërmjet Ministrisë së Rendit janë bërë arrestime e goditje të gazetarëve në terren. Këto elementë ka përdorur opozita dhe ia ka arritur”.

Ndërkaq për Hasimjan protesta nuk duhet të funksiononte kështu.

“Mënyra si zvhillohet protesta tregon se është konceptuar si përballje forcash, numrash, ndërkohë që protesta nuk duhet të funksiononte kështu”.

Por tema e bisedës së Byro Politike u ndërpre për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me Euronews për ngjarjen në Katedralen e Parisit. Gazetarja Mimoza Koçiu dhe drejtuesja e emisionit Juli Xhokaxhi kanë përcjellë drejtpërsëdrejti situatën në Paris, me përkthime dhe komente në studio. /abcnews.al

ermal-hasimja.jpg
ent ela19:35 | 28/02/2019

“Nuk ka vend në Shqipëri për opozitë të re, unë do doja të kishte por nuk funksionon”. Është ky qëndrimi i analistit Ermal Hasimja në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit, duke komentuar mesazhet e eurodeputetëve në Tiranë dhe reagimin e Ramës.

Duke folur për situatën aktuale politike në Shqipëri dhe djegien e mandateve, Hasimja thekson se në një kohë kur cënohet instrumenti i vetëm i demokracisë që janë zgjedhjet, opozitës nuk i mbetet gjë tjetër për të bërë dhe në këtë kontekst ai shton se problemi qëndron te morali politik dhe vjedhja e votave.

 “Nëse preket instrumenti i demokracisë zgjedhjet e lira palës tjetër nuk i mbetet asgjë për të bërë, prandaj është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë 100% të lira dhe të ndershme. Shqiptarët votojnë për këta njerëz. Ne jemi popull me kulturë, kemi zero moralin politik . Mirë do ishte që të kishte një elitë të re politike që të zëvendësonte këtë politikë. Problemi është çështje morali, sepse unë nuk mund të futem në parlament se nuk jam votuar. Në pralament dikush futet kur përfaqëson një grup njerëzish që e kanë votuar. Unë nuk përfaqësoj sot asnjë njeri dhe nuk e meritoj që të flas në parlament”.

I pyeur nëse opozita e re mund të bëhet nga Patozi, Topalli njerëz që kanë qenë në PD, hasimja i qëndron mendit se ajo dueht të krijohet nga njerëz me integritet, por e shikon të pamundur nëse nuk ndryshon qëndrimi ndaj hajdutëve

“Opozita e re duhet të bëhet nga njerëz me integritet moral. Këtu vidhet jashtëzakonisht shumë.  Këtu vidhet jashtëzakonisht shumë. Edhe sikur të mbledhësh sot 200 njerëzit më të ndershëm e më të zgjuar nuk kanë për t’u votuar nga njerëzit, nuk votohen se gjërat do ndryshojnë kur të ndryshojmë qëndrimin ndaj hajdutëve”.

Sa u takon mesazheve të ndërkomëbatrëve Hasimja shprehet se eurodeputetët janë më të shqetësuar për stabilitetin sesa për demokracinë, ndërsa reagimi i Kryeministrit Rama është një përpjekje për t’ia hedhur fajin kundërshtarit.

“Stabiliteti i shqetëson ndërkombëtarët dhe demokracia. Qëndrime të tilla ka pasur dhe më përpara, edhe ndaj protestave të PS dhe është e pritshme. Në reagimin e Ramës shoh përpjekje për t’ia hedhur fajin kundërshtarit”. /abcnews.al

ermal-hasimja.jpg
ent ela19:55 | 22/01/2019

Analisti Ermal Hasimja i ftuar në “Mbrëmje Ide” ka folur rreth protestave që ka paralajmëruar opozita, për protestën e studentëve por edhe për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Përsa i përket protestave që pritet të organizojë opozita, analisti është shprehur se Rama nuk mund të rrëzohet me revoltë popullore përkundrazi sipas tij mund të forcohet.

“Tani opozitës i duhet të organizojë diçka sepse ka një presion të brendshëm nga vetë PD. Ka një kategori që duan të bëjnë një opozitë agresive dhe pse jo edhe me pak dhunë. PD nuk është se ka pasur protesta të dhunshme. Një pjesë e PD kërkon agresivitet që opozita  të bëhet më e dunshme. Elektorati gri është i neveritur nga politika. Këto njerëz nuk mund t’i tërheqësh me agresivitet dhe me protesta. Ata tërhiqen duke u përçuar besim.  Edi Rama nuk mund të rrëzohet me protesta, përkundrazi edhe mund të forcohet. Ai rrëzohet duke i vënë përballë njerëz me integritet. Opozita ka njerëz me integritet dhe ka njerëz që nuk ngjallin shpresë tek shqiptarët. Vënia e njerëzve me integritet në sipërfaqe do të ngjallte shpresë tek shqiptarët. Sa më tepër që një qeveri e ndjejë se nuk është e kërcënuar nga rezultati i zgjedhjeve aq më tepër agresive bëhet. Por është e qarët se nëse gjërat nuk përmirësohen përmes votës diku revolta do të shpërthejë dhe uroj të mos ndodhë si në ’97”.

Ndërsa përsa i përket protestës së studentëve ai tha se nuk e kupton pse Rama nuk e ka hequr ende Ligjin e Arsimit të Lartë.

“Unë nuk e kuptoj shumë mirë pse Rama nuk e ka hequr Ligjin e Arsimit të Lartë, aq më tepër ai nuk është autor i të njëtit ligj. Nga njëra anë studentët kanë dashur të ruajnë eksklizivitetin e kërkesave të tyre. Ata nuk kanë pranuar që të përfaqësojnë kërkesat dhe pakënaqësite e shtresave të tjera të popullsisë. Kemi një kategoti të madhe njerëzish që janë të kontraktuar nga sistemi dhe kanë nënshkruar kontratë me djallin. Ata janë të varuar nga partitë nga njëra ose tjetra sepse ata kanë nënshkruar kontratën e jetës me to për një vend pune. Ka nga ana tjetër edhe nga ata që e shesin votën. Por po t’i mbledhën këta janë shumë. Por ka dhe një pjesë që duan t’i mbajë larg duar nga politika dhe e kanë më të lehtë që të emigrojnë sesa të rrinë dhe të merren me politikën”.

“Rama po luan me ekipn shpresa”, i këtij mednimi është analisti kur flet për ndryshimet në sistemin qeveritar.

“Nuk është se kam ndryshuar mendian dhe nuk i ka parë protagonistë ministrat e rinj. Nuk ka ndryshuar akoma ndonjë gjë dhe na duhet të presim. Por ajo që shikohet është besnikëria e drejtpërdrejtë që kanë ata ndaj liderit. Nga ky aspek nuk do të kemi ndonjë protagonizëm të madh të ministrave”./abcnews.al

hasimja1.jpg
G. P.23:25 | 28/12/2018

Ndryshimet në qeverinë “Rama” ishin qendra e diskutimeve të premten. Për analistin Ermal Hasimja, me këto lëvizje kryeministri po argëtohet, sepse politika aktuale i është bërë e mërzitshme.

“Kam përshtypjen që kryeministri po luan në këto momente. Po argëtohet, po kënaqet. Thjesht ka ato lodrat e tij përpara dhe po i hedh, po i rrotullon, po i lëviz. Kjo është përshtypja e parë që më krijon. Kam përshtypjen që politika aktuale është bërë e mërzitshme për kryeministrin dhe po argëtohet”, tha ai.

Sipas Hasimes, nuk do ndryshojë asgjë në lidhje me politikat e shtetit. Ajo që është bëre e qartë tashmë, është fakti që Rama kontrollon vendimet që merren, theksoi ai.

“Nuk mendoj që do ndryshojë gjë sepse nga pikëpamja e emrave unë mendoj se në thelb mund të ndryshohen emrat dhe jo politikat e shtetit, për aq sa ekzistojnë se ndonjëherë të krijohet përshtypja që në  Shqipëri nuk ka politika fare. Nuk besoj që do ketë ndonjë ndryshim të madh, kështu që nuk ka ndonjë gjë të madhe për t’u befasuar. Deri më tani kemi kuptuar që kryeministri kontrollon me vendimet që bëhen. Patjetër ka njerëz që mund t’i hedhin në vesh ide shpesh të çuditshme. Në situatën ku ne jemi pasi kryeministri ka praktikisht ka marrë në dorë institucionet kryesore të vendit, s’i ka ngelur në dorë vetëm të këndojë në Eurovizion për të përfaqësuar Shqipërinë”, tha ai./abcnews.al

BYRO-POLITIKE-29-QERSHOR-1280x720.jpg
ent ela10:30 | 30/06/2018

BE dhe kriza e zgjerimit është trajtuar në studion e “Byro Politike” në ABC News nga diplomati Agim Nesho, diplomati Arben Çejku, studiuesi Lisien Bashkurti, politologu Ermal Hasimja dhe ish-këshilltari i Ministrisë së Jashtme, Ralf Gjoni.

Për diplomatin Nesho dy janë krizat ekzistenciale për Europën, kriza  emigracionit dhe eurozona. “Problemt që kanë krijuar rritja  e nacionalizmit e populizmit krijojnë probleme në gjithë unionin”. Ky samit sipas Neshos kishte një rëndësi të veçantë për konsensusin  e vendeve të unionit për emigracionin, si edhe tema të tjera.

Diplomati Arben Çejku theksoi se në rrethanat që ndodhet Bashkimi Evropian ishte një zgjidhje optimale.

Bashkurti tha se BE ka një dekadë që po përballet me një valë krizash që nuk i ka adresuar të gjitha në mënyrë strategjike.

“Kriza ekonomike financiare që nga 2008, ballafaqimi me Pranverën Arabe që përfundoi me stuhi arabe, kriza e lindjes, marrëdhëniet me Rusinë, dhe kriza në Lindjen e Mesme përbëjnë një tërësi rrathësh krizash që kanë goditur Europën në të njëtën kohë. Sado që të përpiqen të zgjidhin njërën, kriza ngelet e hapur”.

Ermal Hasimja, duke folur për përplasjen e Italisë për refugjatët, tha se përplasja këtu është me shume dimensione dhe zgjidhje thuajse të pamundur.

Ish-këshilltari i Ministrisë së Jashtme Ralf Gjoni theksoi se qëndimi i Italisë nuk ndryshon. Sipas tij secili vend anëtar i BE frymëzohet nga qëndrimi i brendshëm politik në fushat respektive të tyre. /abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono