erisa zykaj

zykaj.jpg
ger ta08:47 | 19/11/2019

Ministrat e BE-së do të diskutojnë situatën në fushën e zgjerimit dhe politikës së pranimit në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel ditën e sotme.

Në të do të diskutohet edhe propozimi francez për reformimin e politikave të zgjerimit.

Për të dhënë më shumë detaje rreth këtij takimi, gazetarja Erisa Zyka pati një lidhje direkte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin.

Gazetarja u shpreh se me propozimin francez shtohen filtra të rinj për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk përjashtohet në fund anëtarësimi i plotë.

Zykaj:  Kam folur dje me francezët për një kohë të gjatë dhe nuk do mbetet thjeshtë në letër. Ky është një propozim fillestar që ta lexojnë shtete e tjera dhe të nxjerrin pikat që janë apo nuk janë dakord dhe në janar BE do të ketë një propozim tjetër. Duan të sigurojnë se rregullat e lojës do të jenë të njëjtët për të gjithë.

E dyta nuk do jetë e lehtë që të binden shtetet e tjera anëtare që të mos ketë një kalim nga një grupim tjetër. Ndërsa francezët më thanë se ky propozim nuk e pengon këtë kalimin nga një grup te tjetri.

Demi: Kapitujt do të mbetet apo jo, do të kemi një rugë tjetër për tu integruar apo kjo është rruga por francezët shtojnë filtra të rinj?

Zykaj: Shtojnë filtra të rinj…

Demi: Kapitujt do të mbeten por po shtojmë filtra se zëri nuk erdhi mirë në studio

Zykaj: Ka edhe dy risi të mëdha nëse doni më shumë fonde francezët janë por dhe janë ata që propozojnë fonde strukturore, do ketë më shumë fonde për vendet kandidate. Në asnjë moment nuk përjashtohet anëtarësimi i plotë. Këtu kemi të bëjmë një kontroll më të mirë. Duan të krijojnë një proces që duan ta kontrollojnë më mirë. Nuk bëhet fjalë që ne tani po u japim këto që të rrini për ca vjet atje. Nuk është kjo bëhet fjalë për një proces më të kontrolluar./abcnews.al

 

zykaj.jpg
ad min12:51 | 17/10/2019

Kryetarët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian pritet që të fillojnë punën për samitin në orën 15:00.

Gazetarja e ABC News në Bruksel, Erisa Zykaj, raportoi se kryetarët e shteteve priten të mbërrijnë në orën 13:00, ndërsa dy orë më vonë do të fillojë takimi në tryezën e rrumbullakët.

Pika e parë e diskutimit do të jetë Brexit. Çështja e zgjerimit sipas gazetares pritet të diskutohet disa orë më vonë, në kohën kur do të zhvillohet darka e punës.

“Në orën 19:30 deri në orën 21:30 që quhet darka e punës. Te darka e punës do të diskutohet çështja e zgjerimit dhe e Turqisë, inkursionet që ka pasur vitet e fundit në Siri. Lidhur me zgjerimin ato që burimet e samitit evropian kanë thënë për ABC News lidhen me qëndrimin e Francës që është i palëkundur. Pra nuk pritet që Macron të mund të ndryshojë qëndrimin e punës gjatë darkës së punës që do të ketë me kancelaren Merkel, por me të gjithë anëtarët e shteteve të tjera”, tha Zykaj.

Zykaj shtoi se qëndrimi i Francës nuk është i izoluar. Ajo ka mbështetjen e Holandës, Danimarkës që kërkon të ndahet RMV nga Shqipëria si edhe të Belgjikës dhe Spanjës./abcnews.al

negociata-1.jpg
ad min08:51 | 17/10/2019

Data 18 Tetor ku pritet të merret vendimi për çeljen e negociatave ose jo me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po afron. Në konferencën e përbashkët për shtyp të mërkurën, mes Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, u duk se sinjalet për hapjen ne negociatave për Shqipërinë janë shuar edhe më tej.

Gazetarja Erisa Zykaj raportoi këtë të enjte nga Brukseli se këta të fundit nuk i konsiderojnë reale reformat në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe korrupsionit.

Madje sipas gazetares edhe reforma në drejtësi nuk është e mjaftueshme deri më tani pavarësisht se një pjesë e madhe e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë larguar nga sistemi i drejtësisë.

Zykaj tha për “ABC-në e mëngjesit” me Enkel Demin se Franca sheh me problem të madh fenomenin e azilkërkuesve, ku shqiptarët renditen të dytët.

Erisa Zykaj: Reformat nuk konsiderohen reale nga Franca lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, nuk kapen kokat e mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës, nuk ka rezultatet të mjaftueshme kundër korrupsionit, pasi është shtrirë në të gjitha degët e vendit dhe nuk ka rezultate për Francën edhe për reformën në drejtësi e cila vërtetë konsiderohet si një hap i madh. Ministrja e Integrimit e ka përgëzuar këtë reformë, duke specifikuar edhe numrin e saktë të marrë nga Shqipëria dhe vendet anëtare lidhur me ata prokurorë që kanë kaluar Vettingun deri tani. Ajo tha që kjo nuk është e mjaftueshme pasi duam një reformë reale, që do të thotë që të ketë një gjykatë kushtetuese dhe gjykatën e lartë funksionale në vend. Së dyti i kam pyetur nëse çështja e azilkërkuesve do ishte një kusht më tepër, më kanë bërë të qartë që është një shqetësim shumë i madh, por nuk do ta vendosin si kusht.

Enkel Demi: Po thua për herë të parë raportim nga Brukseli që ne nuk është se kemi plotësuar kushtet?

Erisa Zykaj: Ne nuk e kemi plotësuar kushtet as për Francën.

Enkel Demi: Tani po më thua që azilantët pavarësisht se janë të dytët, pra kundra rrjedhjes mediatike, nuk është ky problemi?

Erisa Zykaj: Është shqetësim i madh, por nuk është kusht.

Enkel Demi: Pra lajmi që Franca propozon kthim të vizave për shqiptarë janë spekulime?

Erisa Zykaj: Kam zhvilluar një lloj debati edhe me komisionarin për emigracionin që u bë me ministrin tonë të Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke e pyetur nëse jeni të sigurt pas refuzimit që i bëtë Holandës në lidhje me mekanizmin për pezullimin e lëvizjes së lirë, nga një kërkesë e mundshme që mund të vijë nga Holanda për të rikthyer jeni i sigurt që nuk do ta aktivizoni këtë mekanizëm. Ai më është përgjigjur “nuk ka 100% siguri për asnjë gjë në jetë dhe as për këtë çështje, por nuk ka vullnet nga KE që të rikthejë vizat për Shqipërinë apo të aktivizojë mekanizmin e pezullimit të lëvizjes së lirë”./abcnews.al

bashkimi-eurpian.jpg
ad min21:12 | 09/10/2019

Franca nuk është shprehur ende lidhur me vendimin për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë takimit të 28 ambasadorëve të përhershëm të BE-së, të mbajtur sonte në Bruksel, ambasadori francez bëri të ditur se Franca ka një propozim konkret, që nuk lidhet vetëm me hapjen e negociatave të anëtarësimit të këtyre dy vendeve në Bashkimin Europian.

Franca kërkon të ndryshojë procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe këtë synon ta realizojë përmes prezantimit të një dokumenti konkret.  Ky dokument pritet t’u mbërrijë 27 ambasadorëve të tjerë të përhershëm brenda së premtes, kur ambasadorët do të mblidhen sërish për këtë çështje.

Burimet franceze bëjnë të ditur për ABC News, se Franca kërkon të shtrëngojë procesin e zgjerimit te Unionit, pa qartësuar se cili është qëndrimi i saj për dosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, ambasadori holandez ka shprehur qëndrimin e bërë publik dje nga ministri i jashtëm Stef Blok në parlamentin holandez. Ndarja e vendimmarrjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është ende në tryezë.

Ndërkohë të gjithë ambasadorët presin propozimin konkret për të marrë vendim mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./ABC News Albania 24/7

LAJME-19.mpg_snapshot_05.13-1280x720.jpg
ent ela19:26 | 09/10/2019

28 ambasadorët e përhershëm të BE-së po flasin në këto momente për çështjen e zgjerimit. Në një lidhje me skype nga Brukseli në orën 19:00, gazetarja e ABC News Erisa Zykaj tha se në këto momente ambasadorët po flasin për axhendën e zgjerimit dhe qëndrimin e Francës dhe Hollandës. Sipas diskutimeve që u bënë dje ministri i jashtëm holandez, Blok konsideron se Shqipëria nuk është gati për hapjen negociatave.

“Steve Blok ka lajmëruar edhe vendet e tjera se është e parakohshme që të hapen negociatat, se Shqipëria nuk ka dhënë rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor. Tashmë ka një mundësi reale për të ndarë vendimmarrjen për Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë.

Hollanda tashmë e ka bllokuar procesin. Hollanda e bën shumë të vështirë procesin, sepse me këtë JO, Kryeministri i Holandës e ka shumë të vështirë që në samitin e 18 tetorit t’u thotë të tjerëve që unë do bashkohem me ju.

Franca bëhet fjalë për një PO të kushtëzuar për një skenar më të mirë vitin e ardhshëm, jo këtë vit. Burimet franceze janë të shqetësuar për numrin e lartë të azilkërkuesve. Franca ka shpalosur një qëndrim të qartë për një PO të kushtëzuar”.

Deri më tani Shqipëria ka një PO me kushte nga Bundestagu Gjerman për çeljen e negociatave, një JO nga Hollanda dhe një PO të kushtëzuar nga Franca./abcnews.al

 

 

BASHA.jpg
ad min14:21 | 10/09/2019

Lulzim Basha mori pjesë në punimet e Asamblesë së Partisë Popullore Europiane në Bruksel, ku ka paraqitur vizionin e opozitës për daljen nga kriza në Shqipëri. Në një intervistë për gazetaren e abcneës Erisa Zykaj, Basha tha se u ka kërkuar partnerëve të djathtë që të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, por me kushte.

Lulzim Basha: Është shumë më e vështirë se më përpara. Është fakti se Shqipëria nuk ka bërë progres në kushtet e vendosura. Madje në një nga kushtet më të forta të vendosura Shqipërisë, që është kushti i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, siç tregon raporti i OSBE/ODIHR nuk kemi patur as zgjedhje demokratike, kemi pasur një proces votimesh moniste. Pikërisht në këtë moment të vështirë është i rëndësishëm zëri dhe vizioni i opozitës për daljen nga kjo krizë.

Ndaj në asamblenë politike të PPE kam gjetur mundësinë për t’iu shpjeguar partive tona simotra se me gjithë gjendjen e vështirë, se me gjithë faktin që tashmë e pranon çdokush se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet e vëna për të hapur negociatat, lypset një vendim politik. Një vendim politik i cili t’i sinjalizojë popullit shqiptar se Europa në të vërtetë i mban dyert e hapura dhe do ta bëjë këtë për një vend që punon për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe nga ana tjetër për t’i dhënë një mesazh të qartë autoriteteve shqiptare se BE tashmë përmes procesit të negociatave do të ushtrojnë presion të shtuar mbi qeverinë, presion që për fat të keq nuk vjen dot nga asnjë institucion tjetër se të gjitha institucionet janë të kapura. Ky presion do të shërbejë për të kapërcyer krizën kushtetuese dhe institucionale të vendit.

Opozita nuk konteston vetëm plotësimin e pesë kritereve që duhet të përmbushte Shqipëria, por janë edhe disa vende anëtare siç është Gjermania, Franca, dhe Holanda janë tre vende që kontestojnë përmbushjen e kritereve për këto vende. Shkojmë drejt një vendimi që në rastin më të pozitiv mund të jetë “po, vetëm nëse”, me shumë kushte për Shqipërinë. Çfarë do të thotë ky vendim për qeverinë dhe opozitën shqiptare?

Lulzim Basha: Përderisa kemi qenë këtu prej vitesh si kryetar i opozitës, si ministër i Jashtëm kur negociuam me sukses aplikimin për statusin kandidat e dimë si funksionon BE. Hapja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim. Që nga hapja e negociatave e deri te procesi i anëtarësimit kalojnë vite të tëra si vendi sillet në raport me kriteret, shtetin e së drejtës. Disa vite mund të zgjasë edhe negociata. Hapja e negociatave nuk është gjë tjetër veçse një impuls për të vazhduar punën për përmbushjen e kritereve…

Një përqasje e tillë nëse do të realizohet nga BE veçse do të ndihmonte përpjekjen jo vetëm të opozitës por të gjithë shqiptarët për të rivendosur vendin në shinat e ligjit, të ndëshkimit të politikanëve të lidhur me krimin, por mbi të gjitha zgjedhje të lira dhe të ndershme që do të jenë i vetmi hap që mund ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë ku gjendet.

BE i vendosi zgjedhjet e lira si kusht edhe vitin e kaluar. Siç e thashë jo vetëm që nuk u zhvilluan zgjedhje të lira dhe të ndershme, por vendi nuk zhvilloi as zgjedhje demokratike. Shkoi drejt një procesi monist me një parti që vetë kandidonte, vetë numëronte duke shkelur Kushtetutën, duke shkelur ligjet, duke dhunuar institucionet kushtetuese, duke shpërfillur dekretet e Presidentit. Këto ishin votime që u zhvilluan pa asnjë bazë kushtetuese dhe juridike. Këtë thotë edhe raporti i OSBE/ODIHR.

Raporti i OSBE/ODIHR është përmbledhja më domethënëse e problematikës shqiptare. Aty tregohet qartë se vetëm pasi opozitës iu mohua çdo rrugëdalje institucionale siç ishte propozimi për të ndarë politikën nga krimi, me ligjin për vettingun e politikanëve, vetëm aty u detyruam të marrim hapat që morëm për të shpëtuar demokracinë, për interesin publik, jo për pushtetin tonë. Nuk pres të ketë ndonjë ndryshim të kushteve të vendosura tashmë nga BE, por vetëm forcim të tyre.

Në Bruksel ka një vetëdijësim për krizën e thellë në Shqipëri. Njohuria e madhe për kët i takon opozitës që ka bërë betejat e duhura për këtë, për Shqipërinë, për shqiptarët. Mënyra si po zhvillohen ngjarjet në vend, Shqipëria po i largohet Europës. Prandaj është edhe më e rëndësishme që PD dhe opozita të qëndrojnë fuqishëm për integrimin evropian dhe kërkojnë që procesi i hapjes së negociatave t’i shërbejë fitores së kësaj kauze.

Kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si themel i demokracisë, i llogaridhënies para qytetarëve dhe një shoqërie të drejtë dhe të barabartë para ligjit. Këto janë themelet e Europës dhe duke patur me vete, në këtë kauzë, autoritetin e BE i bëjmë një shërbim të madh Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe afrojmë ditën e fitores së kësaj beteje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si zgjidhja e krizës së tmerrshme politike dhe ekonomike ku e ka zhytur vendin qeveria aktuale.

/ABC News Albania 24/7

70853Bashkimi.jpg
ad min11:54 | 03/07/2019

Komisioni Evropian ka rrëzuar kërkesën e Holandës që i kërkoi Bashkimit Evropian aktivizimin e mekanizmit të pezullimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen për qytetarët e Shqipërisë. Arsyeja e këtij vendimi është se nuk plotësohen rrethanat për të pezulluar vizat për vendin tonë.

Shqiptarët do të vazhdojnë të udhëtojnë të lirë drejt Holandës. Nuk do të ketë rikthim vizash. Qëndrimin e Komisionit e bën të ditur Gazetarja e ABC News në Bruksel Erisa Zykaj sipas të cilës:

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale, rrethanat për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Komisioni Evropian  do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza”.

Ky vendim i Komisionit Evropian është publikuar në Twitter edhe nga ambasadori i BE në Shqipëri Soreca.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së kërkesës së ardhur nga Holanda dhe bazuar në informacionin e disponueshëm e të dhëna të rëndësishme, Komisioni Evropian vlerëson se në situatën aktuale, nuk ekzistojë rrethanat për të aktivizuar mekanizimin e pezullimit të vizave”, shkruan Soreca.

Menjëherë pas vendimit te Komisionit Evropian ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama ne twitter sipas të cilit refuzimi i kërkesës së qeverisë holandeze erdhi pasi Shqipëria nuk ka shkelur asnjë kriter.

“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi”, shkruan Rama.

Komisioni Evropian e nisi më 5 Qershor vlerësimin për pezullimin e vizave për Shqipërinë bazuar në kërkesën nga qeveria e Holandës, në vijim të rezolutës së aprovuar nga Parlamenti i Holandës./ABC News Albania 24/7

erisa-zykaj.png
ad min16:16 | 14/06/2019

Ministrat e Jashtëm të BE-së që do të mblidhen në 18 Qershor në Luksemburg pritet t’i rekomandojnë Këshillit shtyrjen për në vjeshtë të vendimit për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndjekim raportimin e gazetares së Abc Neës në Bruksel, Erisa Zykaj.

Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europian kanë paraqitur opsionet për dokumentin e draft-konkluzioneve për paketën e zgjerimit, që do të jetë në tryezën e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për aprovim në 18 Qershor në Luksemburg.

Në këto draft-konkluzione, vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut do shtyhet në vjeshtë, ndërkohë që ndryshimi kryesor ka të bëjë me formulimin e konkluzioneve për secilin  nga të dyja vendet.

Ambasaodrët e përhershëm po punojnë mbi një formulim sa më inkurajues për Maqedoninë e Veriut drejt një drite jeshile për hapjen e negociatave pas ndryshimeve shumë të mëdha pozitive që vendi ka bërë dy vitet e fundit dhe pavarërishit disa rezervave nga dy shtete anëtare që konsiderohen si të kapërcyeshme.

Nga ana tjetër, ambasadorët po punojnë mbi një konkluzion sa më pak dekurajues për Shqipërinë që ka pengesë Holandën, Gjermaninë dhe Francën lidhur me vlerësimin, se rezultatet për luftën kundër krimit, korrupsionit dhe të drejtave themelore janë të pamjaftueshme, nuk  janë të prekshme, nuk janë bindëse, por edhe se sistemi gjyqësor është jofunksional.

Në 17 Qershor, një ditë para vendimit ambasadorët e përhershëm do të mblidhen sërish në orën 16.00 për të përafruar qëndrimet e 28 shteteve anëtare mbi bazën e tekstit të presidencës rumune të Bashkimit Europian, në mënyrë që të mundësojnë vendimin final e të 28 ministrave të Jashtëm të BE-së në 18 Qershor./ABC News Albania 24/7

erisa-zykaj.jpg
ad min21:32 | 29/05/2019

Progres raporti është tema kryesore e ditës në Shqipëri. Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Brukseli për emisionin “Byro Politike”, gazetarja e ABC Neës Erisa Zykaj ka deklaruar se karta fituese në të cilën bien dakord dhe Komisioni Europian dhe shtetet anëtare është reforma në drejtësi.

Megjithatë sipas burimeve të gazetares, Holanda ka përsëritur të njëjtat qëndrime në lidhje me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dy çështjte ku shtett anëtare ndahen me Komisionin Evropian.

Madje sipas Zykajt, duke pasur parasysh miratimin e rezolutës së Holandës për heqjen e vizave me vendin tonë, sot  duhet të gëzohemi që nuk na janë rivendosur sërish vizat.

Erisa Zykaj: Ju përdorët një togfjalësh shumë interesant. Ju thatë “karta fituese është Reforma në Drejtësi”. Ajo është karta fituese. Këtu bashkohet Komisioni evropian dhe shtetet anëtare pavarësisht se thonë që e mirëkuptojmë KE se është një reformë kaq ambicioze sa do shumë kohë që të vihet në zbatim megjithatë arkitektura e re nuk është aty, ku dyzohet KE dhe shtetet anëtare ka të bëjë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Unë dhe burimet të sotme që kam pasur me Holandën, me Francën dhe me Gjermaninë më kanë përsëritur të njëjtat gjëra. Qëndrimi i Holandës është që kanë aprovuar një rezolutë ku e kanë përcaktuar që krimi i organizuar nga elementi shqiptar në Holandë përbënte destabilitet për vendin dhe u aprovua ajo rezolutë.

Për çfarë duhet të gëzojmë ne sot se po dëgjoja panelin që duhet të gëzojmë? Ne duhet të gëzohemi se nuk na kanë rivendosur vizat. Po, për këtë mund të gëzohemi. E dyta misioni faktmbledhës që vjen nga disa deputetë që mu konfirmua nga Holanda është se vlerësimi i luftës kundër korrupsionit është zhgënjyes. Këtu kemi dhe shtete të tjera anëtare si Franca që kanë të njëjtin qëndrim. Franca ka ende problem numrin e lartë të azilkërkuesve dhe ka ende problem imazhin negativ që përçon Shqipëria lidhur me të gjithë mbulimin që i është bërë për shkak të aludimeve të lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar për rastet e mëdha të korrupsionit. Nga Gjermania ajo që mund t’i shtoj debatit aty është se Ministri i Shtetit e ka shumë të lehtë që të vijë pasi është shprehur Franca dhe Holanda që kanë dalë publikisht që ne nuk jemi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ai e ka shumë të lehtë që të thotë që për ne Shqipëria është gati. Duhet vetëm një shtet ta bllokojë. Ato janë argumentet që japin shtetet anëtare.

Ralf Gjoni: A ka problem Holanda me ndonjë shtet tjetër apo vetëm me shqiptarët e ka?

Erisa Zykaj: Nuk e ka me Maqedoninë e Veriut. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një shtet anëtar të aprovojë një rezolutë për të rikthyer vizat. Ky është fakt.

Ralf Gjoni: Po kalojmë dhe ne një rezolutë ta dënojmë rezolutën e Holandës./abcnews.al

INTERVISTA-HAHN-ERISA.mpg_snapshot_00.27-1280x720.jpg
ent ela12:50 | 29/05/2019

A është një rekomandim me gjysmë zemre që po prezantoni për Shqipërinë pas gjithë atyre që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në vend?

Johannes Hahn, komisioner për zgjerimin: Jo, rekomandimi ynë është një rekomandim me gjithë zemër për të dyja vendet, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vlerësimi ynë është që të dyja vendet kanë plotësuar kriteret mbi bazën e marrëveshjes të dakordësuar midis nesh dhe këtyre vendeve. Kur të them nesh, i referohem të 28 vendeve anëtare. Nuk është thjesht një marrëveshje bilaterale midis Komisionit dhe këtyre dy vendeve. është një qëndrim solid ndaj pres një reagim pozitiv nga shtete anëtare.

A do të zhgënjeheshit nëse nuk ndodh në Qershor. Ju keni paralajmëruar disa here në intervista të dhëna për mediat e shteteve anëtare, që do të kishte rrjedhoja dramatike nëse vendimi për Maqedoninë e Veriut s’merret në qershor?

Johannes Hahn: Jam i sigurt që do ndodhë para pushimeve të verës dhe jam tërësisht i bindur për këtë. Ndaj nuk kam mendoj për një zhgënjim të mundshëm, sepse performancë e vendit është kaq e arrirë, saqë asnjë nuk mund ta injorojë atë.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Shqipërinë. Ndoshta ju nuk i besoni shtypi shqiptar dhe kjo është e drejta juaj. Por ka patur një mbulim ndërkombëtar shumë të gjerë nga mediat gjermane, italiane, franceze, holandeze, greke duke nxjerrë në pah lidhje të pushtetit me krimin e organizuar, rastet e korrupsionit dhe dhunimin e të drejtave themelore në vend. Cili është qëndrimi juaj për këtë dhe si mund ta mbroni ju Shqipërinë me këtë mbulim që i është bërë në mediat evropiane?

Johannes Hahn: Së pari, pasi jam përkrahës i parimit të gotës gjysmë të mbushur dhe ndaj jam gjithnjë optimist dhe mendoj në fuqinë e transformimit të hapjes së negociatave si një nxitje e fortë për vendin. Por duhet të jemi të qartë. Shqipëria ka përmbushur kriteret për të cilat kemi rënë dakord me vendim unanim të 28 shteteve anëtare. Pra, ka një progres të madh kur bëhet fjalë për reformën e drejtësisë. Lidhur me procesin e Vettingut, 60 % e gjyqtarëve që kanë kaluar përmes procesit të rivlerësimit, nuk janë më në sistem. Kjo është një provë e një procesi dhe procedurave të forta. Sigurisht që transformimi merr kohë dhe kjo përfshin edhe në një farë mënyrë periudhën e riplanifikimit. Gjyqtarët nuk mund të merren kaq lehtë, ata duhet të jenë të kualifikuar dhe të kalojnë përmes rivlerësimit. Por kjo tregon se sa i shëndetshëm është ky proces. Por sigurisht, ne nuk mund të injorojmë situatën në vend që është paraqitur qartë përmes ekraneve të televizioneve. Opozita nuk është më në Parlament dhe ka një mungesë dialogu midis palëve. Kjo është dhe arsyeja pse disa shtete anëtare kanë  disa shqetësime, por mundohem që t’ju shpjegoj dhe të  jap argumentimin tim, duke thënë që i kuptoj krejtësisht shqetësimet e tyre, por e njoh situatën në terren më mirë se ta. Dhe mendoj, që hapja e negociatave është nxitja më e mirë për të ndryshuar gjerat në vend për mirë. Ne kemi nevojë për këtë nivel që të ndihmojmë zhvillimin e mëtejshëm të vendit, jo vetëm sepse qytetarët e Shqipërisë e meritojnë, por edhe se vetë ata e duan.

Ka patur shumë debate lidhur me krahasimin e situatës politike në vendin tuaj, Austri dhe situatës në Shqipëri. Në Asutri vetëm për një skandal, kryeministri thirri zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë, që në Shqipëri ka përditë skandale dhe nuk ndodh një gjë e tillë. Dhe është shtruar pyetja: Si ka mundësi që komisioneri pranon një standard për vendin e tij anëtare dhe jo për vendet aspirante si Shqipëria?

Johannes Hahn: Në një vështrim afatgjatë, do të mund të kemi sukses së bashku vetëm nëse arrijmë që Shqipëria të ketë performancë, procedura, si edhe standarde si ato europiane. Ndaj, procesi i anëtarësimit është një proces dhe jo vetëm negociatë. Gradualisht, standardet dhe procedurat duhet të njehsohen me standardet që kemi në Bashkimin Europian, si për shembull në Austri. Sigurisht, që në Austri kemi standardet më të larta dhe të këto zbatohen menjëherë, por kjo duhet parë si objektiv për t’u arritur. Duhet arritur te këto standarde, por kjo nuk mund të ndodhë nga një ditë në tjetrën. Por kjo sërish ka të bëjë me fuqinë transformuese që nxit këto vende.

S’është aspak e lehtë për të negociuar me vendet e Ballkanit, që s’kanë kulturë demokratike. Por ka patur kritika të forta për Komisionin Europian, se ju nuk po forconi shoqërinë civile, opozitat dhe të drejtat e qytetarëve në Ballkan, por po forconi qeveritë. Jo se ju doni ta bëni këtë, por ju jeni të manipuluar nga qeveri që plotësojnë reformat vetëm në letër. 

Johannes Hahn: Kjo është ekzaktësisht ajo që nuk bëjmë ne. Ne nuk shohim vetëm te letrat, port e substance e atyre që është bërë. Por kjo na sjell sërish te debati. A është gota gjysmë e mbushur apo bosh? Unë them, nëse është e justifikuar, është gjysmë plot, sepse dua t’a shoh nga këndvështrimi pozitiv, në mënyrê që të krijohet terreni për zhvillime pozitive. Ne nuk jemi naivë, nuk kemi iluzione. Por cilat janë alternativat? Kam përshtypjen që ata që na kritikojnë, besojnë se ne mund të ndërhyjmë si ushtri, të ndërrojmë ato që janë në pushtet dhe të sjellim të tjerë. Ne jemi të përkushtuar ndaj shtetit ligjor. I vetmi ndryshim që ne mund të pranojmë është përmes votës së lirë, të ndershme dhe transparente të qytetarëve. Këtë kërkojmë ne. Kjo nuk arrihet nga një ditë në tjetrën, sepse ka të bëjë me besimin dhe mirëkuptimin midis palëve. Ndaj një gjyqësor i pavarur është kaq i rëndësishëm për të ndërtuar besimin dhe për të marrë masat lidhur me funksionimin e institucioneve. Pra, dhe një herê, nuk jam naiv kur shoh situatën në vend. Por sërish, duke qenë kaq të përkushtuar ndaj shtetit ligjor, ne s’mund t’i lemë mënjanë parimet tona, sepse kjo nuk do të ishte e paqëndrueshme. Mund të jetë e qëndrueshme vetëm instalohet ideja e demokracisë si krejtësisht gjithpërfshirëse. Kjo merr kohë. Pritshmëritë janë të mëdha dhe i kuptoj ata që janë të padurueshëm në rajon, por ne po punojmë shumë mirë me shoqërinë civile dhe kemi nevojë për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në politikë. Ndaj, ne kemi nevojë për hapin e ardhshëm që të çimentojmë objektivat tanë, duke shpresuar që do bindim shtetet anëtare që kjo është e vetmja rrugë përpara.

Pse nuk ndërmjetësuar për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri siç e bëtë në Maqedoni?

Johannes Hahn: Disa herë mund të ndërmjetësosh në terren, disa herë përmes formash të tjera. Meqë ndodhemi para zgjedhjeve, nuk jam në terren që të përfshihem në fushata. Por i siguroj qytetarët që jam në kontakt të ngushtë me aktorët kryesorë. Nuk është se jam gjithnjë i suksesshëm në këto aktivitete, por kurrë nuk do të heq dorë, pasi në fund të fundit bëhet fjalë për qytetarët. Qëkur jam bërë gjysh, jam edhe më i angazhuar dhe i përfshirë në proces. Unë mendoj tashmë për 40-50 vitet e ardhshme dhe perspektivën që i lemë fëmijëve tanë. Fëmijët shqiptarë kanë të njëjtat të drejta që jo vetëm të kenë një jetë të denjë, por të kenë një perspektivë në vendin e tyre, të rriten në paqe dhe prosperitet. Për këtë mundohem që të jap kontributin tim dhe nuk do ndal së bëri këtë.

Dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut ndoshta në qershor, por jo për Shqipërinë? Ky është skenari i Qershorit?

Johannes Hahn: Nuk kam plan B. Qëllimi im është që të dyja vendeve t’ju hapet drita jeshile, sepse të dyja vendet kanë prezantuar rezultate. Sigurisht, që në rastin e Maqedonisë, çdo gjë shkëlqen, aq më tepër që u arrit marrëveshja e Prespës dhe ajo e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Ndërkohë që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, por nga situate aktuale në vend. Pra, gjërat nuk janë shumë të lehta, por përpiqem që të përdor një qasje shumë racionale. E di që qytetarët në Ballkan nuk janë mësuar me qasje racionale, por kjo është mënyra ime për të kontribuar dhe besoj fort se në politikë duhet përdorur racionaliteti me më shumë logjikë dhe mund të arrihet më shumë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono