erion isai

64668433_2169668086494097_2168668501173075968_o-1280x853.jpg
Sej rie12:45 | 12/07/2019

Që pas 30 Qershorit, aktori i njohur i humorit Erion Isai u zgjodh si kryebashkiak i Kolonjës. Edhe pse nuk e ka marrë akoma detyrën e re, ai së bashku me vajzën dhe bashkëshorten janë vendosur për të jetuar në vendlindje.

Por në pritje të marrje së detyrës më 13 Gusht, Erioni ka vendosur që së pari të surprizojë gjithë maturantët e Kolonjës. Ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë vizituar gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi’ në Kolonjë në mbrëmjen e maturës dhe i ka dhuruar të gjitha vajzave nga një byzylyk me lule që është traditë për maturën.

“Suksese yje të maturës 2019 të shkollës “Petro Nini Luarasi” Kolonjë. Në fund të studimeve. Kolonja ju pret!”, ka shkruar ai.

olsi-bylyku.jpg
G. P.19:38 | 04/05/2019

Aktori i humorit Olsi Bylyku prej disa kohësh është bërë pjesë e TV Klan, ku sëbashku me Besart Kallakun dhe Erion Isain moderojnë rubrikën “BE Coffee” në “E Diela Shqiptare”.

I ftuar në emisionin “Thumb” këtë të shtunë, ai ka pranuar se nuk paguhet njësoj si Besi dhe Erioni.

“Njësoj nuk paguhemi sepse përveç se Besi me Erionin e morën shumë përpara meje këtë risk që të largohen dhe të rrinë në një pozicion të gjatë duke studiuar për këtë emision, ata kanë enefite më të mëdha nga ana monetare. Edhe unë me kalimin e sezoneve në BE Coffe do ndryshojë komplet pagesa. Unë erdha dhe bëra punën time”, tha Olsi.

Olsi Bylyku u bë i njohur nga “Portokallia” me rolin e Kimikatit. Megjithatë, ai ka treguar se edhe pas largimit nga emisioni i humorit ka të njëjtën influencë te publiku. Gjithashtu është me miqtë e tij më të mirë.

“Shqyr Zotit vazhdoj të jem po njëlloj me influencën në publik, por të paktën kam akoma miqtë e mi që punoj gjithnjë me Erionin, Besin dhe Vangjon. Mendoj këtë që sido që të kenë shkuar punët, kam miqtë e mi”, tha Olsi./abcnews.al

erion-isai-933x445.jpg
G. P.18:40 | 10/09/2018

Rubrika “B.E Caffe”, do të startojë së shpejti në ekranin e Tv Klan, në programin e “Të dielës Shqiptare” të Ardit Gjebreas. Për rreth 1 orë, Erion Isai, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku do të realizojnë skeçe humoristike të cilat do të mbajnë “të mbërthyer” përpara ekranit shikuesit shqiptarë.

Por nuk ishte surprizë prezenca e Erion Isait në Tv Klan. Gjatë moderimit në “Kënga Magjike”, Erioni së bashku me Besin morën një ftesë live për të bashkëpunuar me Ardit Gjebrean dhe ja ku ftesa mori “jetë”.

Pyetjeve si erdhi ftesa për të qenë pjesë e Tv Klan, çfarë do të thotë “B.E Caffe” dhe pyetjeve të tjera, Erion Isai u jep përgjigje në një intervistë për tvklan.al.

Si erdhi ftesa për të qenë pjesë e një emisioni në programin “E diela Shqiptare”?

Ftesa për të qenë në Tv Klan ka qenë publike, në natën finale të “Këngës magjike”. Kurorëzimi i “B.E Caffe” tek “E diela Shqiptare” ishte një proces i natyrshëm i të gjithëve bashkë.

A ndikoi moderimi dhe suksesi yt në “Këngën Magjike” për të ardhur në Tv Klan?

Mendoj se po. Suksesi i “Këngës Magjike”, ishte një parathënie e bukur midis nesh dhe Tv Klan. Po punojmë fort dhe shpresojmë shumë që standardi i “Këngës Magjike” të na udhëheqë në këtë produksion.

Rubrika juaj brenda “Të Dielës Shqiptare” do të titullohet “B.E Caffe”,  kush e përzgjodhi dhe çfarë kuptimi ka?

“B.E Caffe” ishte një ngacmim i Arditit. Paralelizmi midis ëndrrës për të qenë Shqipëria në Bashkimin Europian dhe dëshirës së papërmbajtshme të shqiptarëve për bar-kafenetë. Është një simbol që përshkruan aktualitetin shqiptar.

Në çfarë roli do e shohim Erionin dhe çfarë do të ketë ndryshe nga paraqitjet tuaja në Portokalli?

“B.E Caffe” është një format tërësisht i ri. I konceptuar si një show i performancës, argëtimit dhe humorit. Në kombinime të veçanta të studios dhe eksterierit, në shpresojmë të sjellim një format të ri dhe të bukur. Në ndryshim nga Portokallia, ne këtu do e trajtojmë humorin nisur nga vetja dhe jo nën petkun e personazheve tona. Personazhet tona do të vijnë vetëm me të ftuarit VIP të emisionit, në një formë të veçantë të cilën s’po e zbuloj.

 Ju jeni prej disa muajsh dhe drejtor i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, si është Erioni si drejtor dhe çfarë do t’i ndryshoni këtij institucioni?

Nuk e di si jam unë si drejtor. Performancën time e vlerëson publiku dhe stafi që punon me mua. Por në këtë sezon artistik do të sjellim një koncept, program dhe formë tërësisht të re tek qendra dhe teatri. Po punojmë dhe do të sjellim të paktën 10 premiera të reja. Me fillimin e vitit të ri shkollor, ne do të kemi shfaqje të përditshme për shkollat duke ju bashkangjitur programit “edukimi përmes kulturës”. Si dhe do të fillojmë një program special të teatrit social, të cilin do ta zbulojmë hap pas hapi gjatë muajve të ardhshëm. Ftoj prindërit të na bashkohen çdo ditë./tvklan.al

Realizoi: Marsida Pllaha


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono