eriksen

psg-sarabia.jpg
Veronik Istrefaj23:45 | 19/10/2019

Po flitet prej shumë muajsh për një transferim të mundshëm të Christian Eriksen te Real Madrid, por zhvillimet e fundit në merkato, pritet ta bëjnë edhe më të vështirë këtë transferim. Fillimisht, ishte skuadra e Bayern Munchen që u përfol për të siguruar firmën e yllit danez, ndërsa sot, mësohet se edhe PSG është futur në garë.

Mediet franceze raportojnë se drejtuesit e PSG-së po shqyrtojnë shumë lojtarë që janë në muajt e fundit të kontratës, sidomos mesfushorë, pasi duan të përforcohen sa më shumë në këtë repart për sezonin e ardhshëm. Tekniku Tuchel vuan nga alternativat në mesfushë, aty ku shpeshherë ka aktivizuar mbrojtësin Marquinhos.

Pasi siguroi Ander Herreran me parametra zero, PSG kërkon të transferojë edhe Eriksen me të njëjtën strategji, duke i ofruar një pagë të majme fantazistit. Real Madrid duhet të veprojë më shpejt dhe me futjen e PSG-së në garë, basti është rritur./abcnews.al

pjimage-4.jpg
Veronik Istrefaj17:55 | 17/10/2019

Skuadra e Tottenham po kalon një moment për t’u harruar. Pas shumë problemeve me lojtarët gjatë merkatos së verës, tashmë po vuajnë që të marrin edhe rezultate pozitive. Trajneri Pochettino është në presion të madh dhe ndeshja kundër Ëatford në fundjavë, mund të vendosë edhe të ardhmen e tij.

Në një sfidë kaq të rëndësishme, Pochetinno duhet të bëjë pa shërbimet e plot katër futbollistëve. Christian Eriksen vuan nga një problem muskulor në kofshë, ndërsa Lloris me shumë gjasa e ka mbyllur vitin 2019. Giovani Lo Celso vazhdon të ketë problemet fizike të sezonit të kaluar, ndërsa talenti Sessegnon është rikthyer në stërvitje, por me shumë gjasa nuk do të aktivizohet.

Pas tetë javësh kampionat në Premier League, Tottenham renditet në vend të nëntë, në kuotën e 11 pikëve. Një nisje shumë e dobët nga finalistët e sezonit të shkuar në Champions League./abcnews.al

Eriksen-1.jpg
Veronik Istrefaj17:01 | 14/10/2019

Christian Eriksen është lojtari që do të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton e janarit. Mesfushori danez është në vitin e fundit të kontratës me Tottenham Hotspur dhe në janar, ka mundësinë të nënshkruajë me cilëndo skuadër që preferon, për t’iu bashkuar me parametra zero në verë.

Fantazisti lidhej ngushtë me një kalim te Real Madrid gjatë verës, por kjo marrëveshje nuk u konkretizua. Përveç “Los Blancos”, janë dhe dy skuadra të tjera në garë për numrin 23 të “Gjelave” londinezë.

Bëhet fjalë për Manchester United dhe Bayern Munchen. “Djajtë e Kuq” e duan me doemos Eriksen në skuadër, pasi i druhen një largimi të Paul Pogba drejt Realit të Madridit. Gjithashtu, edhe bavarezët janë të interesuar për firmën e Eriksen, i cili tundohet të provojë një aventurë të re jashtë Premier League../abcnews.al

eriksen.jpg
ad min23:35 | 22/06/2019

Tottenham po planifikon një shkëmbim mes Eriksen dhe Asensio. Real Madrid vështirë se mund të pranoje pasi spanjolli ofron garanci për të ardhmen.

Merkatoja pritet të jetë e nxehte nëaksin Madrid-Londër. Mediat angleze raportojnë se skuadra e Tottenham është gati për të lenë të lirë mesfushorin Kristian Eriksen drejt Real Madrid, por vetëm me një kusht.

Të përfshihet në shkëmbim Marko Asensio. 22-vjeçari spanjoll kaloi një sezon për t’u harruar pasi e humbi vendin e titullarit madje zbuloi se do të largohej në rast se nuk i garantohej vendi i titullarit.

I gatshëm për të ndërruar ambient është shprehur edhe mesfushori Eriksen i Tottenham. 27-vjeçari luan prej 6 sezonesh me skuadrën angleze dhe largimi është mëse i mundshëm.

Tottenham kërkon të përfitojë duke përforcuar skuadrën me një element që garanton siguri për 10 vitet e ardhshëm. Asensio është një ndër lojtarët më premtues, por as nën urdhrat e Zidane nuk mund të jetë një lojtar titullar pasi madrilenët janë një ekip i mbushur me yje.

Zgjedhja më e mirë do të ishte nisja e një aventure tek një skuadër tjetër dhe Tottenham ia mundëson këtë gjë. Real Madrid ka nënshkruar me pesë futbolliste dhe priten ende disa përforcime ndërkohë që largimet pritet të jenë të shumta. Gjithsesi gjigandi spanjoll nuk kërkon të heqë dorë lehtë nga Asensio dhe mundësia më reale është huazimi./ABC News Albania 24/7

eriksen.jpg
ad min18:14 | 29/11/2018

Tottenham mposhti Interin në “Wembley” me shifrat e ngushta 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Eriksen në pjesën e dytë . Nuk zhgënjen as Barcelona dhe PSG  që fituan me shifrat 2-1.

Natë magjike ajo e kësaj të mërkure në Ligën e Kampioneve. Skuadra e Interit nuk ia doli të përballonte Tottenhamin në “Wembley”. Të besuarit e teknikut Pochetino dominuan takimin në pjesën më të madhe të kohës, ndërkohë që zikaltërit patën raste me pikatore. Golin e vetëm të takimit e shënoi Christian Eriksen në minutën e 80 pas një asisti nga Dele Alli. Italianët u përpoqën të gjenin rrugën e rrjetes, por pa rezultaat. Tre pikët e kaluan Tottenham-in në vendin e 2 në renditje me pikë të barabarta me Interin, por me një golevarazh më të mirë. Ndeshjet e fundit në grupe do të përcëktojnë fatin e të dyja skuadrave. Fitore të ngushtë arriti edhe Barcelona ndaj PSV-së. Leo Messi zhbllokoi rezultatin në minutën e 61-të, ndërsa pak minuta më vonë asistoi për pikë që kaloi në avantazh të dyfishtë spanjollët. Vendasit shënuan golin e nderit me De Jong në të 83-n minutë. Barcelona blindon vendin e parë dhe ndeshjen e ardhshme e luan sa për statistika.

Fitore jetike koleksionoi Paris Saint Germain ndaj Liverpool. Francezët fituan me shifrat e ngushta 1-0 duke kaluar në vendin e dyte në grupin C. Bernat zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të duke përfituar edhe nga një përgjumje e portierit Alison. Për të dyfishuar shifrat mendon Neymar në minutën e 37. Braziliani harrohet në zonë nga mbrojtja angleze dhe shënon me lehtësi. Kur skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, gjyqtari akordon penallti në favor të Liverpool, e cila shndërrohet në gol nga Milner. Pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati dhe PSG është një hap larg kualifikimit në turin tjetër pasi ka një ndeshje të lehtë në letër. Nuk zhgënjen Napoli që triumfoi 3-1 në shtëpi ndaj Crvena Zvezdës. Heroi i takimit për bardh e kaltërit ishte Mertens me dy golat e tij ndërkohë që fitoren e kompletoi kapiteni Hamshik. Nuk zhgënjeu as Atletiko Madrid ndaj Monaco-s pasi fituan me shifrat e pastra 2-0./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono