Erdogan

640-0-5d34b6757cdb0.jpg
Sej rie21:45 | 21/07/2019

Gjykata e Apelit në Turqi ka miratuar dy ditë më parë dënimin me 11 muaj e 20 ditë burg për këngëtaren dhe aktoren turke, Zuhal Olcay, për fyerjen publike që i bëri Presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan 3 vjet më parë.

Siç shkruan BBC turk, më 5 gusht 2016, Olcay performonte në një skenë, në Stamboll, duke bërë gjeste me dorë kundër Presidentit Erdogan.

Mjaftoi një denoncim në polici dhe hetimet çuan deri në vërtetësinë e ngjarjes. Sipas dëshmive, aktorja dhe këngëtarja kishte ndryshuar tekstet e këngëve të saj dhe i kishte “përshtatur” me fjalë e gjeste kundër Presidentit. Prokuroria, si fillim, kërkoi 1 vit e 2 muaj deri në 4 vite e 8 muaj burg për artisten, me akuzën për “fyerje publike” ndaj Presidentit.

Olcay u dënua me 10 muaj burg, ndërsa pas apelimit, dënimi iu shtua në 11 muaj e 20 ditë burg.

Vendimi u apelua nga avokatët e kreut të shtetit turk, të cilët e dërguan çështjen në Gjykatën Supreme të Apelit, e cila mori së fundi vendimin për dënim me burg.

Sipas Haberturk, Olcay duke ka shprehur pendesën për veprimin e saj duke theksuar se “ishte një veprim impulsiv” dhe se “ka ndryshuar tekstin sepse emri i Presidentit përshtatej me rimën”.

Aktorja dhe këngëtarja 61-vjeçare ka luajtur në më shumë se 15 seriale që prej vitit 1980. Roli i saj i fundit është ai i Sureyasë në serialin “Shoqëria e Lartë”.

erdo.png
Sej rie17:00 | 18/07/2019

Parlamentin mbyll punimet për këtë sesion me një axhendë të ngjeshur për shqyrtim dhe miratim, por Kryeministri gjatë gjithë seancës nuk ishte i pranishëm në sallë.

Shefi i qeverisë nuk ndodhet në Shqipëri. Ai ka udhëtuar drejt Turqisë ku ka takuar Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Vizitën në Turqi, Kryeministri e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale ku ka publikuar dhe një fotografi me Presidentin Erdogan, shkrepur në rezidencën verore të këtij të fundit në Marmaris.

/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris🤝

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

1562741241_erdogan.jpg
Sej rie09:00 | 10/07/2019

Një pasazh në një fjalim të presidentit turk në Recep Tayyip Erdogan gjatë samitit të fundit të G20-s në Osaka ka zgjuar vëmendjen e ka sjellë debat: Erdogan aty lëvdoi sistemin arsimor japonez, në të cilin disa universitete praktikojnë ndarjen e gjinive. 80 universitetet e grave në vendin e largët lindor janë një “një gjë shumë e rëndësishme”, tha ai dhe se mund të përfytyrojë të njëjtat hapa edhe në Turqi. Pas kthimit nga samiti, Erdogan i ritheksoi në Ankara avantazhet e sistemit arsimor me ndarje gjinore sipas modelit japonez, që ai e sheh të realizueshme edhe në universitetet turke. Erdogan ka këshilluar Këshillin e Arsimit të Lartë në Turqi, YÖK të trajtojë këtë temë.

Reagimet në shoqërinë turke, mes tyre edhe gra e feministe për këtë propozim për reforme të presidentit turk ishin mjaft kritike. Shumë e menduan si të papërshtatshme që pikërisht Japonia të merrej si model për një reformë të sistemit arsimor në Turqi. Në fund të fundit Japonia nuk është një vend shembullor në çështjet e barazisë gjinore. Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, 2018, që merret me pabarazinë gjinore në të gjithë botën, Japonia nga 140 vende, zë vendin e 110. Turqia renditet vetëm 20 vende më pas.

Aktivistet e grave të zemëruara

Fatmagül Berktay, studiuese e çështjeve politike dhe eksperte për të drejtat e grave, kujton, se universitetet mes ndarje gjinore në shekullin e 19-të ndiqnin qëllimin që t’u mundësonin femrave akcesin në universitete. Edhe në Japoni ato u krijuan me këtë qëllim. Por sot ndarja gjinore është një akt diskriminimi. Sistemi arsimor turk ka humbur shumë nga ana cilësore në vitet e fundit, prandaj ka probleme të tjera më të rëndësishme për të zgjidhur. “Sistemi ynë arsimor është kryesisht në gjendje të keqe, ne duhet urgjentisht të përmirësojmë nivelin e arsimit. E të flasësh tani për ndarjen gjinore, është thjesht pa kuptim.” Berktay përmend rezultatet e studimit, ABIDE, që verifikoi dijet e nxënësve turq, sipas të cilit, shumë nxënës kanë dobësi të mëdha në matematikë dhe turqisht.

Erdogan dhe lidershipi i partisë islam-konservatore, AKP argumentojnë, se ndarja e gjinive në institucionet aersimore do të rrisë nivelin e nxënies së njohurive. Për Berktay jologjike: “Po të shohësh nivelin e vajzave në shkolla fillore, shikon se rezultatet e tyre janë më të mira, se kurrë më parë, megjithëse ato marrin mësim bashkë me djemtë.”

“Fantazim nostalgjik”

Akademikja feministe, Aksu Bora nga Universiteti Hacettepe në Ankara e sheh iniciativën e presidentit turk, si “fantazim nostalgjik”. Sipas saj “asnjë grua, edhe ajo konservatore, nuk do në shekullin e 21 të studiojë në një universitet të tillë”. Edhe për Borën ka probleme të tjera në arsimin turk e nuk është problem ndarja gjinore.

Shumë opozitarëve në Turqi nuk u pëlqen politika gjithnjë e më fetare e retorika e presidentit turk. Zelal Ayman, një aktiviste për të drejtat e gruas, e shikon iniciativën e presidentit turk, si pjesë të një plani afatgjatë. “Universitetet e femrave janë një hap për të futur në popull më shumë fetari. Por ky është hapi i gabuar, ne duhet të çojmë përpara laicizmin. Universitetet e femrave na çojnë pas, jo përpara.”

Laicizmi – ndarja e shtetit nda feja- konsiderohet si një nga parimet bazë të Turqisë që në themelimin e shtetit në vitin 1923. Prandaj në Turqi deri më sot nuk ka asnjë universitet me ndarje gjinore. Themeluesi i Turqisë moderne, Kemal Atatürk e konsideronte ndarjen e shtetit nga feja si një nga “gjashtë shtyllat e shtetit turk”. Deri më sot njerëzit në Turqi janë të bindur për parimin e laicizmit. Pranda një ndarje gjinore në institucionet arsimore shihet me sy kritik. Për shumë turq kjo do të shkelte edhe parimin e laicizmit. Parimi bazë i barazisë gjinore është i mbrojtur edhe me ligj në Turqi. Në nenin e “Ligjit Themelor për Arsimin Kombëtar”, që u miratua në vitin 1973 thuhet: “Një mësimdhënie, ku marrin pjesë ë dyja gjinitë është pozitive.” DW

thumbs_b_c_e2b2b1f2bdf18166cf1b7512e689a451.jpg
Sej rie08:15 | 10/07/2019

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendimet që Bashkimi Evropian (BE) do t’i marrë lidhur me negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndikojnë në të ardhmen e gjithë rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan këto komente i bëri gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.

Ai u shpreh se Turqia gjithnjë ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë mbështetje të fortë për integrimin e Ballkanit në institucionet euroatlantike.

“Vendimet që BE do t’i marrë lidhur me negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndikojnë në të ardhmen e gjithë rajonit. Nëse BE i zhvillon këto procesi në kundërshtim me zotimet e saj, kjo do të dëmtonte jo vetëm paqen dhe stabilitetin e rajonit, por edhe kredibilitetin e saj”, u shpreh presidenti turk.

Erdoğan tha se në periudhën e fundit, politika e zgjerimit e BE-së është kapur peng nga disa qarqe populiste “me mendje të ngushtë”.

“Rrymat diskriminuese dhe përjashtuese që janë rritur në tërë kontinentin, nuk rrezikojnë vetëm paqen e brendshme të Evropës, por edhe ardhmërinë e saj dhe potencialin për të qenë shpresë. Ne besojmë se liderët evropianë do të veprojnë në një mënyrë vizionare dhe do t’i dalin zot idealit të Ballkanit për integrim në Evropë”, potencoi presidenti i Turqisë, Erdoğan./AA

img906273-933x445-1.jpg
ent ela09:50 | 29/06/2019

Një figurë udhëheqëse në politikën e Stambollit u paraqit të premten në gjykatë nën akuzat se ofendoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe shtetin turk me disa postime online.

Canan Kaftancioglu udhëheq degën në Stamboll të Partisë Republikane Popullore. Kjo parti opozitare fitoi zgjedhjet për kryetar të Stambollit fundjavën e kaluar, përballë kandidatit të partisë së Erdoganit.

Kaftancioglu mund të përballet me 17 vjet burg. Qindra vetë u mblodhën para gjykatës të premten për të mbështetur Kaftancioglun. Gjykimi i saj u shty deri më 18 Korrik.

Kryebashkiaku i ri i Stambollit, Ekrem Imamoglu, tha se akuzat kundër Kaftancioglut përbëjnë “ndërhyrje politike”.

“Është përpjekje për të kufizuar të drejtat dhe liritë. Unë gjithmonë do të qëndroj pranë saj”, tha ai.

Kaftancioglu do të gjykohet për disa postime në Twitter, që thuhet se datojnë deri në gjashtë vjet më parë. Ajo akuzohet për “fyerje” të presidentit Erdogan dhe shtetit turk, si dhe “përhapje të propagandës terroriste”. /REL

b16b8fe4-0399-4976-b560-d8f4b16fbb42-1280x853.jpg
nev ila22:18 | 27/06/2019

Pas humbjes së Stambollit në zgjedhjet lokale të Turqisë, dy ish-themelues të partisë së presidentit Erdoan kanë vendosur të shkëputen nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe krijimin e një subjekt të ri politik, që do të rivalizojë kreun e shtetit. Lëvizja përbën një goditje për pozitat e Erdoan.

Dy figura të hershme të partisë së presidentit Recep Taip Erdoan, në Turqi, po planifikojnë krijimin e një grupi të ri politik. Lajmin e kanë bërë të ditur burime në dijeni të lëvizjeve politike turke, të cituara nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një lëvizje që ka gjasa të gërryejë mbështetjen për liderin turk, pas goditjes së marrë në zgjedhjet lokale me humbjen e Stambollit. Pas planit për shkëputje janë ish-zëvendës kryeministri Ali Babaçan dhe ish-presidenti Abdullah Gyl, të dy bashkëthemelues të partisë së Erdoan për Drejtësi dhe Zhvillim.

Zgjedhjet e së dielës shënuan humbjen e dytë të Erdoan, që përmes përsëritjes së tyre synonte të ruante kontrollin mbi qytetin më të madh të Turqisë. Gjithashtu, humbja inkurajoi kritikët e presidentit brenda partisë së tij, që prej kohësh kanë projektuar krijimin e subjekteve rivale për shkak të pakënaqësisë ndaj pushtetit të rritur të Erdoan.

Me reçesionin ekonomik, papunësinë dhe inflacionin e lartë që kanë dëmtuar qytetarët turq dhe kanë tkurrur mbështetjen për partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, krijimi i një lëvizjeje të re politike përbën pa dyshim një goditje të rëndë për subjektin politik në fjalë, që aktualisht mbështetet tek aleanca me nacionalistët për të ruajtur mazhorancën në Parlament.

Burimet e cituara nga agjencia “Reuters” kanë deklaruar se Babaçan dhe Gyl ka gjasa ta formojnë partinë e re në vjeshtë dhe do të synojnë rikthimin e politikave të viteve të para të partisë së Erdoan, që asokohe promovoi një islam të moderuar me prirje perëndimore, si dhe promovoi tregun e lirë, gjë që i ofroi mbështetjen popullore afatgjatë./ABC News Albania 24/7

Erdogan-election-1280x850.jpg
ent ela22:15 | 23/06/2019

Presidenti turk Erdoğan, ka uruar kandidatin opozitës për kryebashkiak, Ekrem İmamoğlu, i cili sipas rezultateve jozyrtare ka fituar zgjedhjet lokale të përsëritura në Stamboll.

“Shpresoj që rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura për kryebashkiak të Stambollit të jenë në të mirë të Stambollit”, ka shkruar Erdoğan në rrjetin social Twitter.

“Si më parë, edhe në të ardhmen nuk do të heqim dorë nga demokracia, sundimi i të drejtës, si dhe nga paqja, mirëqenia dhe stabiliteti i vendit tonë, ndërsa në kuadër të parimeve të Aleancës Popullore, së bashku ne do të hapërojmë drejt qëllimeve tona në vitin 2023”, deklaroi Erdoğan.

Sipas rezultateve jozyrtare, nga 99,37 për qind e kutive të hapura, İmamoğlu i opozitës kryeson me 54,03 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Binali Yıldırım, ka grumbulluar 45,04 për qind.

İmamoğlu dhe Yıldırım garuan në zgjedhjet lokale të përsëritura për të drejtuar qytetin më të populluar turk, pasi votimi i mëparshëm i 31 marsit u anulua nga Këshilli i Lartë Zgjedhor muajin e kaluar. /ABC news Albania 24/7

 

 

 

erdogan-Meta.jpg
nev ila15:54 | 03/05/2019

Xhamia më e madhe turke është inguruar ditën e sotme në Stamboll.

Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdogan, ka patur dëshirë që në këtë  ceremoni të inaugurimit të ftojë, Presidentin Ilir Meta, Presidentin e Guinesë, Kryeministrin Palestinez, presidentin Senegalian si dhe disa përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë.

Presdidenti Erdogan ka mbërritur herët në mëngjes në xhaminë më të madhe në Turqi për të bërë dhe lutjen e së premtes dhe për të pritur të ftuarit e tij.

Në xhaminë Camlica, do të mund të kryejnë ritin fetar të lutjes, rreth 63 mijë besimtarë. Ajo është ndërtuar me stilin osman të arkitekturës, e cila është e dukshme nga i gjithë qyteti i Stambollit./abcnews.al

Capture-4-844x445.jpg
G. P.09:20 | 30/04/2019

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede telefonike diskutuan propozimin turk që përmes një grupi punues të përbashkët të adresojnë mosmarrëveshjet rreth planeve të Ankarasë për blerjen e një sistemi mbrojtës raketor rus S-400, njoftoi presidenca turke.

“Presidenti ngriti propozimin për krijimin e një grupi pune lidhur me sistemin e mbrojtjes S-400”, thuhet në njoftim. Të dyja vendet kanë kundërshtuar njëra tjetrën për muaj me rradhë lidhur me mundësite e pajisjes së ushtrisë turke me sistemin rus.

Shtetet e Bashkuara thonë se ky sistem nuk është në përputhje me rrjetin e mbrojtjes të NATO-s dhe mund të komprometojnë avionët e saj F-35.

Ankaraja ka thënë se një grup pune mund të vlerësojë ndikimin e sistemit rus S-400 në avionët luftarakë. Sekretari i Shtetit i SHBA.-së, Mike Pompeo dhe disa senatorë të SHBA kanë paralajmëruar Turqinë se do të ndëshkohet për blerjen e S-400-s, sipas një ligji që kërkon sanksione kundër vendeve që marrin pajisje ushtarake nga Rusia.

Turqia ka thënë se si një anëtare e NATO-s, ajo nuk përbën kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe sanksionet nuk duhet të zbatohen ndaj saj. Shtëpia e Bardhë konfirmoi të hënën se Trump dhe Erdogan kishin diskutuar blerjen e planifikuar të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 nga ana e Turqisë. Trump dhe Erdogan gjithashtu diskutuan për tregtinë mes dy vendeve dhe krizën në Siri, tha Shtëpia e Bardhë./REL

ERGOGAN-PERSERITJE-ZHGJEDHJESH-NE-STAMBOLL-1280x720.jpg
ent ela23:30 | 16/04/2019

Partia e Presidentit Erdogan kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Stambollit. Kërkesa është dorëzuar në Këshillin e Lartë zgjedhor, me argumentimin se kjo parti ka ende dyshime të pasqaruara mbi fitoren e kandidatit të opozitës.

Presidenti Erdogan ende nuk e pranon humbjen e partisë së tij në zgjedhjet për bashkinë e Stambollit. Partia e tij “Drejtësi dhe Zhvillimit”  I paraqiti një ankesë të jashtëzakonshme Këshillit të Lartë Zgjedhor duke kërkuar anullimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Stambollit.

Nënkryetari i partisë Ali Ihsan Javuz deklaroi se ne kemi dyshime të cilat nuk kemi qenë në gjendje t’I zgjidhim. Ai shtoi se vetëm këshilli i Lartë zgjedhor mund t’i zgjidhë ato dyshime. Sipas rezultateve jo zyrtare që i raporton agjensia e lajmeve Anadoll, kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu ka kryesuar garën me 48,79 për qind të votave para të të gjitha rinumërimeve, ndërsa kandidati I partisë së Erdogan ka marrë 48,51 për qind të votave. Edhe rinumërimi i votave u krye pasi partia e presidentit Erdoan kontestoi rezultatin duke folur për parregullsi të organizuara. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono