era

0_cannabis.jpg
Sej rie17:45 | 01/05/2019

Katër shqiptarë të kapur në një fermë kanabisi në Britani janë lënë në burg. Sipas autoriteteve britanike nëse lënda narkotike do shitej vlera e saj do të arrinte në 250,000 dollarë.

Shqiptarët e dënuar me nga një vit burg secili janë: Sokol Geshtenja, 24 vjeç, Hysen Uzuni, 27 vjeç, Blerim Rama, 30 vjeç dhe Klajdi Kukli, 22-vjeç. Të katërt u gjetën në një shtëpi në rrugën Yeoman, në Redcar, pasi era e kanabisit udhëhoqi policinë drejtë adresës së banesës ku u gjetën 150 bimë kanabisi.

Zyrtarët bastisën shtëpinë me tarraca me dy dhoma gjumi pasditen e 20 Marsit të këtij viti.
Shqiptarët u burgosën me nga një vit secili dhe më pas ata pritet të depërtohen. “Kjo është një çështje për autoritetet e emigracionit dhe Agjencinë Kufitare”, u tha gjyqtari, për sa i përket dëbimit të tyre./abcnews.al

moti-5-1280x749.jpg
Sej rie21:55 | 20/04/2019

Masat ajrore të qëndrueshme kanë kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të Kontinentit Evropian. Ku më të dukshme kthjellimet PARAQITEN në vendet e Pellgut të Mesdheut dhe Ishujt Britanikë. Por vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë brigjet e Egjeut.

Shqipëria

Moti –  E shtunë, 20 Prill 2019

Sipas MeteoAlb: Moti është dominuar nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në Shqipëri. Ndërsa pasditja sjell kalime vranësirash nëpër territor, më të theksuara në zonat Verilindore – Juglindore. Parashikohet që dhe orët e natës  të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit janë rritur sërish ku vlerat minimale luhaten nga 6°C në zonat malore deri në 14°C në zonat e ulëta ndërsa  maksimumi në rang territori 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al

moti-3-1280x718.jpg
Sej rie22:26 | 17/04/2019

Masat ajrore të qëndrueshme do të ndikojnë mot me kthjellime dhe vranësira të lehta PARAQITEN  për Veriun, Qëndrën por dhe Lindjen e Kontinentit. NDERSA një sistem i dendur vranësirash ka përfshirë pjesën Jugperëndimore të  kontinentit Europian duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura, reshje shiu.

 

Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta kanë DOMINUAR zonat malore dhe qëndrore duke gjeneruar shira të pakët, NDERSA pjesa tjetër e vendit paraqitet nën dominimin e kthjellimeve gjatë paradites. Pasditja VIJON me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore POR mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore TE CILAT do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes ku minimumi do jetë 5°C, gjithashtu rënie të lehtë sjellë dhe mesdita, më e ndjeshme në zonat lindore NDERSA maksimumi në rang vendi do shënojë 21-22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h gjatë paradites POR pasditja dobëson ndjeshëm erën në territor NDERSA drejtimi i erës paraqitet kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al

 

15-pril-1280x771.jpg
Sej rie22:03 | 15/04/2019

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. NDERSA vranësira të dendura, rrebeshe shiu si edhe herë pas-here stuhi ere PARAQITEN Brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi.

Sipas MeteoAlb: MOTI i paqëndrueshëm do të VIJOJE të mbetet prezent duke kushtëzuar alternime kthjellimesh të pakta POR vranësira të shpeshta, KU më të dukshme PARAQITEN në Qëndër dhe Juglindje të vendit duke gjeneruar shira. POR mesdita dhe kryesisht pasditja SJELL shtrirje të vranësirave në të gjithë vendin, KU reshjet e shiut më të dendura PARAQITEN në rajonin Jugor.

Temperaturat e ajrit kanë mbtur kostante në mëngjes POR rritje të lehtë sjellin orët e mesditës  ku vlerat minimale dhe maksimale priten  nga 5°C deri në 22 °C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë./abcnews.al

era.jpg
G. P.21:57 | 27/03/2019

Dy të rinj shqiptarë kanë pranuar para gjykatës se janë marrë me prodhim kanabisi në Britani. Daniel Muhaj, 29 vjeç dhe Eglant Selenica, 35 vjeç u gjetën nga autoritetet të hënë në një fabrikë droge në Suffolk.

Vlera e kanabisit që ruanin dy shqiptarët shkonte deri në 1 milion Paund. Megjithatë gjykata në Ipswich dëgjoi se dy kopshtarët kishin një rol gati të vogël në lidhje me rrjetin kriminal që i zotëronte ato sasi droge.

Avokati mbrojtës i dy shqiptarëve, Jeremy Kendall tha para gjykatës se ata ishin viktima “në fund të zinxhirit” të rrjetit kriminal. Sipas tij, ata luajtën një rol të vogël në të gjithë atë aktivitet të jashtëligjshëm.

Dy shqiptarët gjendeshin në Suffolk prej më pak se një muaji. Selenica ka një grua dhe një fëmijë 8-vjeçar në Shqipëri. Për të shkuar në Britani, ai kishte udhëtuar nga Rumania. I riu shpresonte se do të gjente punë në ndërtim, përpara se t’i ofrohej një pagë 1.500 Paund për të ruajtur bimët e kanabisit.

Ndërkohë mësohet se Muhaj kishte hyrë në Britaninë e Madhe nga Franca i fshehur në një kamion. Sipas avokatit, ai nuk kishte opsion tjetër veçse të pranonte punën që të paguante borxhin prej 8000 Paundësh që kishte marrë për të hyrë në Britani.

Por si u kapën shqiptarët?

Ata u arrestuan të hënën dhe ajo që i bëri të viheshin në pranga ishte era e kanabisit që kundërmonte në rrugë. Pronari i shtëpisë ku banonit shqiptarët, por edhe banorë të lagjes lajmëruan autoritetet.

Banesa ishte marrë me qira në Nëntor. Kur policia ushtroi kontroll në ndërtesë gjetën qindra rrënjë kanabisi, ndriçim të sofistikuar dhe pajisje ventilimi.

Muhaj dhe Selenica u vunë menjëherë në pranga dhe priten të dënohen nga Gjykata e Kurorës në Ipswich në një datë që pritet të vendoset. BBC shkruan se për shqiptarët mund të jepet një dënim që mund të shkojë deri në 3 vjet e 6 muaj burg./abcnews.al

FF-1280x763.jpg
ent ela14:10 | 27/02/2019

Fermerët në zonën Nënshkodrës kanë dalë të humbur pas ditëve me stuhi ere. Kjo për shkak se të gjitha serat janë dëmtuar dhe prodhimi që ishte gati për treg përfundoi në plehra.

 Investoi 5 milion leke kredi dhe kursimet por në fund e gjitha u shkatërrua. Fermeri Myzafer Elezi nga Kosmaçi i Vaut të Dejes thotë se është i falimentuar. Stuhia e erës i dëmtoi rreth tetë dynum sera.

Zona e Nëshkodrës është prekur keq nga erërat e forta. Si Myzaferi të tjerë fermerë kanë pësuar dëme të mëdha. Nga temperaturat e ulta dhe stuhia janë shkatërruar sera e fidanë.

Nga 800 dynym sera që janë në zonën e Kosmaçit 600 dynym janë shkatërruar plotësisht . Mbi 30 tonë spinaq dhe 40 tonë sallatë jeshile, sasi kjo që pritej të hidhej në treg, përfundoi në plehra.

Në këtë rast janë dëmtuar jo vetëm fshatarët e Nënshkodrës por edhe konsumatorët në tregun e qyteti ku nuk gjejnë mall vendas./abcnews.al

elbasan-3-1280x682.jpg
ent ela15:53 | 26/02/2019

Pyjet ne Qarkun e Elbasanit kanë pësuar dëmtime shumë të mëdha nga erërat e forta të ditëve të fundit. Speciliastët kanë treguar se ky dëm është i njëjtë sikur në keto zona të kishte tsunam.  

Dëmet mund të krahasohen me tsunamet. Dorës shkatërruese të njeriut, zjarreve dhe faktorëve të tjerë të disfavorshëm, iu shtua edhe era e fortë e këtyre ditëve e cila ishte goditje e madhe për pyjet e qarkut të Elbasanit.

Bilanci është trishtues. Sipas raportimeve të marra, rezulton se në të 7 bashkitë e qarkut Elbasan ka pasur dëme në pyje këto ditë, por më rëndë janë goditur masivet në Elbasan, Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas. Humbje ka pasur edhe në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë si dhe në Pyllin e UNESCO-s në Rrajcë.

Në Elbasan dëme janë kosntatuar në Koder Krastë, pyjet e Gjinarit dhe Bukanikut, Zavalinë, Labinot Mal, Funar etj. Në Gramsh në Lenie, Skëndërbegas, Poroçan .

Kurse në Librazhd e Prrenjas janë konstatuar dëme në Fushë Studen, Lunik, Stëblevë, Stravaj, Polis, Sopot, Rrajcë etj. Era e fortë ka shkulur ose thyer pishat si dhe drurët në këto pyje duke provokuar një situatë të pazakontë.

Shërbimi pyjor, Administrata  e Zonave të Mbrojtura dhe pushtetit vendor, për periudhën në vazhdim do tu duhet të përballen me një situatë të re.

Gjatë viteve të fundit është bërë punë e mirë në ruajtjen dhe shtimin e sipërfaqeve pyjore në Elbasan.  Madje janë aplikuar edhe disa projekte mjaft ambicioze në këtë drejtim./abcnews.al

kisha-1-1280x675.jpg
ent ela15:24 | 26/02/2019

Një nga kishat më të rëndësishme në vend, ajo në Balldre të Lezhës është dëmtuar shumë rëndë nga era e këtyre ditëve. Në këte kishe, e njohur si kisha e Shën Premtes apo e Shën Venerandës, ndodhet afresku “Darka e Fundit”.

 E njohur si kisha e Shën Premtes, apo kisha e Shën Venerandes në Balldren të Lezhës është dëmtuar nga era. Çatia e thyer në pjesën veriperëndimore rrezikon shembjen e metëjshem nga agjentët atmosferikë.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare verifikuan dëmin dhe vlersimin e situatës.

Ata saktësuan së dëmtimi i kishës 800 vjeçare ka ardhur nga elementë të objekteve të tjera përreth saj që janë marrë nga era e fortë dhe kanë goditur më pas çatinë e objektit të kultit.

Kisha e Shën Venerandës është e njohur për afresket në brendësi të saj që datojnë që në shekullin e 13.

Më e famshmja është afresku “Darka e Fundit” e cila ka ngjashmeri vetëm me krijimin e piktorit të famshëm Leonardo Da Vinçi, rreth 200 vjet më vone se ajo të realizohej në Kishën e Balldrenit nga piktorët dalmatë./abcnews.al

ff-1280x702.jpg
ent ela20:40 | 23/02/2019

Një zjarr ka përfshirë kodrat e Krapsit në Fier. Flakët e zjarrit që nisën pasditen e së shtunës vijuan të djegin pyllin me pisha në kodrat e Krapsit. Përhapja e shpejtë e zjarrit u favorizua edhe nga era, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset. Sipas njoftimeve të para, zjarri ka përfshirë një siperfaqe të madhe pylli, ndërsa çka e bën të vështirë shuarjen e flakëve është terreni i vështirë dhe era e fortë që ka përfshirë zonën./abcnews.al

 

EUROPE-MOTI-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.10-1280x675.jpg
ent ela15:46 | 05/01/2019

Reshje dëbore dhe temperatura të ulëta janë shënuar në europën lindore dhe qendrore. Në disa rajone të Italisë është shpallur gjendja e alarmit dhe pse metereologët parashikojnë rritje të temperaturave.

Moti i keq ka goditur Europën Lindore. Pamjet e para vijnë nga Polonia, ku tre metereologë kanë mbetur të bllokuar nga bora në një stacion të maleve Tatra dhe arritën të shpëtonin duke gërmuar me duar dhe duke zbritur në luginë.

Edhe në Greqi është shënuar një stuhi e jashtëzakonshme, e pagëzuar me emrin Sofia, që ka pushtuar veriun e vendit.

Alarmi për motin e keq është shpallur dhe në shumë rajone italiane me reshje dëbore, por metereologët paralajmërojnë se në ditët në vijim temperaturat do të rriten.

Pamjet e fundit vijnë nga bregu baltik ku era arrin një shpejtësi prej 85 kilometrash në orë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono