enver hoxha

deklasifikim.jpg
G. P.18:23 | 23/01/2019

Deklasifikohen 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente nga viti 1945-1993, të cilat ruhen në Arkivin e Shtetit. Me mjaft interes për publikun janë dokumentet e fondit personal të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos. Specialisti Viktor Prendi thotë për ABC News se dokumentet janë të aksesueshëm në Arkiv, por janë ruajtur të dhënat personale, ku ka emra.

Ky është një prej 600 mijë  dokumenteva të deklasifikuar që ruhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivit. Ky dokument i përket fondit personale të Enver Hoxhës, e ku del në pah censura e artistëve të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Arkivisti Viktor Prendi pjesë e komisionit të deklasifikimit shpjegon se  dokumentet që bëhen të shfrytëzueshëm për publikun i përkasin vitit1945-1993, deklasifikimi i dokumenteve bëhet çdo 25 vjet.

Komisioni i specializuar prej 8 arkivistësh ka deklasifikuar 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente.  Ndërkohë që vitin e ardhshëm do të deklasifikohen me mijëra dokumentë  të vitit 1994./abcnews.al

musine-kokalari-abc-story-1280x809.jpg
ent ela11:50 | 13/01/2019

Në fund të vitit 1945, pak ditë para zgjedhjeve, britanikët dhe amerikanët e njohën qeverinë e Enver Hoxhës, por me kushte, një nga të cilët ishte lejimi i krijimit të partive opozitare.

Pikërisht ky moment zgjoi mes intelektualëve dhe patriotëve të vërtetë mudësinë që të legalizonin grupimet e tyre politike për të marrë pjesë në zgjedhje, por meqë u duhej më shumë kohë, u kërkuan amerikanëve dhe britanikeve të ndërhynin për shtyrjen e zgjedhjeve.

Tentativa dështon duke bërë që, pas zgjedhjeve, komunistët të nisnin arrestimet. Këtu nis edhe kalvari i Musine Kokalarit, themelueses së partisë Socialdemoktare, një gruaje të forte, që do e kalonte gjithë jetën burgjeve të komunizmit, por pa e ulur kokën në asnjë çast të vetëm. /abcnews.al

HOXHA-KLAN-DEBAT-ABC-M2-T1.mpg_snapshot_02.25-1280x712.jpg
G. P.22:30 | 06/12/2018

Në Klan Debat të Klan Maqedonisë, në intervistë ekskluzive nga Prishtina, kolegu Seladin Xhezairi bisedoi me Zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj për zhvillimet e fundit politike në rajon. Zyrtari i qeverisë së Prishtinës tha se Europa e shpërfill Kosovën.

Zv Kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, thotë se taksat e larta të vendosura për produktet serbe janë bërë me qëllim politik, dhe e përshkruan këtë vendim jo si një betejë boksi, pra jo agresiv, por si një lëvizje strategjike e cila do të tregojë se Kosova është shtet sovran dhe vendos vetë për politikën e saj.

Enver Hoxhaj Zv. Kryeministër i Kosovës: “Taksa 100% është më shumë e motivuar në arsye dhe në rrethanatë politikës së jashtme se sa në arsye dhe në rrethana ekonomike . interpoli, beteja për tërheqje të njohjeve, sjellja e Serbisë destruktive në dialog. Serbia dëshiron që të ketë raport normal me ne veçpër çështje të tregtisë.”

Sa i përket liberalizimit të vizave, Hoxhaj thotë se Kosova ka përkrahjen e 20 deputetëve të Parlamentit Europian dhe i ka përmbushur të gjitha kriteret, dhe ngecjen e Kosovës e përshkruan si “shpërfillje” nga ana e BE-së, e njëjta u dëshmua edhe me dështimin për tu kyçyr në Interpol.

“Qëndrimi jonë për FSK-në është që ky është një proces i pandalshëm, do të thotë se ne as nuk e pyesim Sërbinë e as Serbia nuk ka se çfarë thotë në raport me marrjen e vendimeve tona të cilat janë vendime sovrane.”

Shëndrimi i FSK-së në ushtri ngjalli reagime të ashpra, por Hoxhaj thotë se ky është një proces i pandalshëm dhe se për këtë vendim, Kosova ka përkrahje ndërkombëtare.

“Mos e lejo veten që të bëhesh instrument i Beogradit. Bëhu platformë e serbëve që jetojnë në Kosovës dhe përfaqëso interesat e tyre. Prej asaj kohe do të thotë se kemi një tërheqje të Listës Serbe nga koalicioni.”

Lista serbe dhe dorëheqjet, janë bërë pas masave që janë marrë për tu pavarësuar, për mos shëndrimin e Kosovës në instrument të Beogradit, ne duam ti përfaqësojmë serbët e Kosovës e jo të jemi të mvarur nga ata, thekson Hoxhaj.

“Nëse 20 deputetë të Parlamentit Europian thonë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret, nga kriteri i parë deri tek kriteri i 95-ë. Kësaj fjale mund t’ja vemë emrin vetëm shpërfillje.”

Lajmi i fundit i cili ka bërë bujë në rajon i dhënë nga Zv. Kryeministri është “pakti” që ai e ka përmendur në një medie serbe, pra me politikën e Beogradit, gjë të cilën ai e kundërshton duke thënë se, baraspesha në Ballkan është qëllimi i vetëm që e ka pasur edhe si ministër i Jashtëm.

“Nuk kam përmendur asnjëherë fjalën pakt dhe nuk jam një njeri që mendon klishe historike. Unë jam për një bashkëpunim rajonal, me qëllim që të ruhen balancat rajonale dhe të pengohet një qasje e Serbisë që Serbia kurdo që dëshiron neve ndaras na godet dhe të interferon në temat tona të brendshme.”

Në Klan Debat, Hoxhaj foli edhe për zhvillimet e fundit në Maqedoni si dhe për marrëdhëniet që Kosova i ka me Shqipërinë./abcnews.al

sabi-1280x629.jpg
G. P.22:44 | 13/10/2018

Ky dokumentar sjell historinë e shkencëtares së parë shqiptare, Sabiha Kasimati, jeta e se cilës u ndërpre në moshë të re pasi u konsiderua kundërshtare e sistemit komunist. Sabiha Kasimati ishte laureuar në Torino të Italisë për biologji dhe ishte një nga anëtarët më të hershëm të Institutit të Shkencave, pararendës i Akademisë së Shkencave.

Po përse regjimi komunist e vrau shkencëtaren e parë shqiptare? Çfarë thotë e vërteta? Ishte Sabihaja një kundërshtare e këtij regjimi, apo u ekzekutua sepse refuzoi Enver Hoxhën? Përgjigjet për këto pyetje tenton të zbardhë edhe ky dokumentar./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono