enos skarco

gerti-carcani.jpg
ad min11:26 | 30/04/2019

Në këtë puntatë të emisionit sportiv “Pressing” u diskutua përgjithësisht mbi reformën në futbollin shqiptar. Çfarë është arritur pas tryezës së mbledhur nga Kryeministri Rama me faktorët e futbollit? Ku synohet të arrihet me paketën e madhe të ligjeve?

Për të diskutuar rreth kësaj të ftuar në studio ishin: Koço Kokëdhima, president i KF Apolonia dhe politikan; Bashkim Tufa, gazetar; Enos Skarço, gazetar dhe Blerim Jahaj, gazetar./abcnews.al

hyrja-10.00_00_20_22.Still001-1280x720.jpg
ad min11:16 | 16/04/2019

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua për mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së dhe trajnerin e ri që pritet të vendoset në drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit. Gjithashtu nën drejtimin e moderatorëve Gerti Çarçani dhe Joana Grabolli të ftuarin folën edhe për ndeshjet e Superligës.

Ndërkohë në fund u diskutua për magjinë e Champions League. Të martën dhe të mërkurën zhvillohen ndeshjet çerekfinale, ku priten të mësohen dhe gjysmëfinalistët e ardhshëm.

Të ftuar në studio ishin: Enkelejd Alibeaj, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF; Tami Kona, gazetar sporti; Dritan Laci, gazetar; Eno Skarço, gazetar sporti./abcnews.al

pressing.jpg
ad min13:21 | 02/04/2019

Në qendër të diskutimeve në punatëtn e radhës së emisionit “Pressing” ishte kampionati shqiptar dhe jo vetëm. Ngjarja në ambientet e brendshme që ndodhi në stadiumin “Selman Stërmasi” gjithashtu ishin pjesë e debatit mes të ftuarve.

Të ftuar në studio ishin:  Ylli Shehu, trajner i Partizanit U17; Renato Arapi, futbollist; Indrit Sauku, gazetar dhe Eno Skarço, gazetar. Ndërkohë në studion numër 2 ishte në lidhje Fabio Kurti. Në një ndërhyrje telefonike ishte edhe Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ndërsa nga SHBA-ja pati një lidhje me Ansi Agollin, i cili sapo është transferuar në ekipin e New York Cosmos./abcnews.al

PRESING-DT-21.mpg_snapshot_01.39-1280x720.jpg
ad min12:12 | 22/01/2019

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua rreth “Arenës Kombëtare”. Stadiumi më i ri i kombëtares shqiptare të futbollit ka kushtuar rreth 75 milionë Euro dhe do të ketë kapacitete prej 22 mijë spektatorësh. Gjithashtu nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Joana Grabollit u fol edhe superligës shqiptare.

Të ftuar në studio ishin: Arben Dervishaj, anëtar i Komitetit të FSHF-së; Kostandin Grillo, gazetar sportiv; Ervin Baku gazetar sportiv dhe Eno Skarço, gazetar sportiv./abcnews.al

pressing.jpg
ad min08:28 | 20/11/2018

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” pas intervistës me ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, mes gazetarësh u diskutua humbja e thellë e kombëtares ndaj Skocisë. Por jo vetëm kaq. Nën drejtimin e Gerti Çarçanit u debatua edhe rreth pritshmërive të futbollit shqiptar.

Të ftuar në studio ishin: Enos Skarço, gazetar sportiv në RTSH; Bashkim Tufa, gazetar sportiv i njohur; Anton Cicani, kryeredaktor në Telesport dhe Ervin Baku, gazetar sportiv në Radio Tirana./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono