Enkelejd Alibeaj

ALIBEAJ-1280x720.jpg
ent ela18:46 | 17/08/2018

Përmes një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokatike, Enlekejd Alibeaj kërkoi arrestimin e deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Sipas Alibeajt, Çyrbja është përgjuar duke folur me anëtarë të bandës së “Shullazit”.

Nga foltorja e Partisë Demokratike u artikulua të premten një tjetër denoncim kundër qeverisë.

“Përgjimet e bëra publike sot nga media provojnë qartë se deputeti i Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, por ndryshe nga ai, nuk është në burg, por anëtar i Parlamentit.

Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës, e cila është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja”.

Alibeaj, nenkryetari i Komisionit të Ligjeve, tha se me Edi Ramën në Qeveri ligji i dekriminalizimit është një copë letër që nuk zbatohet.

“Sot, kamikazet e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në atë të Krimeve të Rënda duhet t’u thonë shqiptarëve se përse ligji nuk vepron mbi deputetin e Ramës”.

Në emër të Partisë Demokratike, deputeti Alibeaj i kërkoi prokurorisë të dërgojë në Kuvend kërkesë për arrestimin e deputetit Çyrbja. /abcnews.al

IMG_0226-1280x853.jpg
G. P.15:39 | 27/07/2018

Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka përsëritur denoncimin drejtuar vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që po kalojnë Vettingun, si të urdhëruar politikisht nga Edi Rama.

Alibeaj, thirrjen për transparencë me qytetarët ia drejton pikërisht shefit të ekzekutivit dhe asaj që quan “qetësi” të tij ndaj futjes në Pallatin e pasturar të Drejtësisë të një gjyqtari të kapur në flagrancë me përgjime në afera korruptive.

Është pikërisht gjyqtari, kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ai që ka nxjerrë dy ditë radhazi në foltoren e selisë blu ish-ministrin e Drejtësisë Alibeaj i cili thekson se konfirmimi i Toskës në detyrë,pavarësisht vlerësimit nga institucionet përgjegjëse dhe shërbimet inteligjente si i papështatshëm për detyrën, është tregues i qartë se organet e Vettingut po mbajnë në sistem gjyqtarë të korruptuar sipas urdhërave të Edi Ramës./abcnews.al

byoja.jpg
G. P.14:51 | 26/07/2018

Mbyllja e këtij sesioni parlamentar, ligji i magjistratëve dhe diskutimet e fundit rreth reformës në drejtësi ishin çështjet që u diskutuan në Byro Politike.

Të ftuar: Vasilika Hysi, deputete e PS; Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së; Silva Caka deputete e LSI-së dhe Alfred Peza, analist.

Mes të ftuarve u diskutua rreth zhvillimeve më të fundit të KPK-së. Hysi tha se nuk ka arsye për të akuzuar për dy standarde.

Ndërkohë Alibeaj tha se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë dhe prokurore të Përkohshme gjë që është problematike./abcnews.al

 

enkelejd-alibeaj-1.jpg
G. P.12:19 | 25/07/2018

Partia Demokratike ka vijuar denoncimin e rasteve të filtruar nga komisioni i Vettingut, që sipas tyre bëhen me dy standarde. Rasti i radhës ishte ai i gjyqtarit të Lartë, Ardian Dvorani, i cili për demokratët, sipas vetë vendimeve të mëparshme të KPK duhet të ishte shkarkuar.

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e gjyqtarit të gjykatës së Lartë Ardian Dvorani nxorri në deklaratë zv/kryetarin e grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj. Vendimin e paralajmëruar nga forca politike ku bën pjesë e konsideron produkt të standartit të dyfishtë të këtij procesi, që sipas tij ka lënë shumë pikpyetje.

“Ajo çfarë mbetet e pasqaruar nga procedura e verifikimit të vettingut të Ardian Dvoranit është, nëse miku i familjes së Fatmir Xhafajt, ka patur ndonjë kontakt me Agron Xhafajn dhe a i ka shërbyer ndonjëherë vëllait të Ministrit të Brendshëm dhe bandës së tij të trafikut ndërkombëtar të drogës”, deklaroi Alibeaj.

Njëkohësisht Dvorani është i vetmi gjyqtar në Republikën e Shqipërisë, theksoi ish-ministri i Drejtësisë Alibeaj, i cili nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2016-ës, që vendosi se mandati i tij si gjyqtar i Gjykatës së Lartë kishte përfunduar prej 2 vitesh dhe se qëndrimi i Dvoranit në detyrë, deri më sot, është antikushtetues./abcnews.al

enkelejd-alibeaj.jpg
G. P.14:01 | 04/07/2018

Deputeti demokrat, Enkekeljd Alibeaj, nga foltorja e selisë blu ka akuzuar komisionin e vettingut për përdorim të standarteve të dyfishta, përmes të cilave ka konfirmuar në detyrë prokuroren e përgjithshme të përkohshme Arta Marku. Kjo sipas ish-ministrit të Drejtësisë Alibeaj, jo për shkak të aftësive morale dhe profesionale, të cënuara publikisht përmes dokumentave, por për shkak të shërbimit që ajo i bën pushtetit të ekzekutivit shqiptar.

Pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit mbi rivlerësimin kalimtar të prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, nuk vonoi reagimi i Partisë Demokratike.

“Sot në Krye të Prokurorisë është një person i paaftë profesionalisht dhe që meritë të vetme të saj ka besnikërinë ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm! Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të kamikazes së Edi Ramës në Krye të Prokurorisë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut. Arta Marku duhet të ishte shkarkuar nga detyra për të paktën 5 arsye të forta, të argumentuara me fakte, të pakundërshtueshme”.

Shkarkimet dhe emërimet e prokurorëve apo titullarëve të të urdhëruara nga Arta Marku gjatë 6 mujorit të saj në detyrën e kryeprokurores së përkohshme; mbajtja në burg e qytetarëve jashtë kritereve ligjore në cilësinë e prokurores në Shkodë në dy raster, një prej të cilëve u artikulua edhe nga përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs gjatë seancës dëgjimore; si dhe deklarimi i një prone ende në proces legalizimi, duke pranuar kësisoj ndërtimin e saj pa leje, janë tregues të qartë për demokratët se..

Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra. Por kjo nuk ndodhi, sepse procesi drejtohet nga Edi Rama. Prandaj  dhe kushdo që i shërben atij në sistemin e drejtësisë në shërbim të korrupsionit të Qeverisë së tij dhe krimit të organizuar, do ta kalojë vettingun dhe do të qëndrojë në detyrë”.

Nuk do të jetë e largët dita kur drejtësia në Shiqipëri do të bëhet sipas standarteve më të mira europian, thekson Alibeaj duke garantuar në emër të partisë Demokratike se kushdo që ka shkelur ligjin dhe i ka shërbyer jo Kushtetutës por interesave të pushtetit do të përgjigjet përpara drejtësisë. /abcnews.al

 

pagese.jpg
G. P.12:34 | 13/06/2018

Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji kanë vizituar familjet e të arrestuarve pas protestës për heqjen e tarifës në rrugën e Kombit nga ku kanë deklaruar se Partia Demokratike do të bëj gjithçka dhe do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për ndalimin e rivendosjes së tarifës.

PD do të përdorë të gjitha mjetet për të ndaluar vendosjen e tarifës, qoftë të reduktuar në Rrugën e Kombit. Ka qenë kjo deklarata e deputetëve demokratë Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji.

Kryeministri duhet të pranojë fajësinë për kuksianët, 3 prej të cilëve ndodhen ende në burg pasi protestuan kundër tarifës dhe në rast se përsërit gabimin e pranuar tashmë Edi Rama do të largohet, thekson Alibeaj.

“Kanë folur kuksianët dhe kanë folur fort. Kanë folur aq fort pa asnjë lloj emocioni politik, por bazuar vetëm në situatën e tyre ekonomike. Nuk është tekë, nuk është dëshirë. Nuk është thjeshtë forcë për të kundërshtuar një pushtet, të cilin këta njerëz dhe ky vendd nuk e do. Është thjeshtë një konkluzion, të cilën kanë arritur të fakti që nuk munden dhe nuk kanë. Asnjë lloj akti nuk do bëhet dhe nuk duhet bërë për sa kohë disa njerëz për të drejtën e tyre janë ende në burg. Ky do të jetë dhe qëndrimi i opozitës, me të gjitha mjetet, me të gjitha mënyrat”, tha Alibeaj.

Provokim ndaj banorëve të zonës e quan Ervin Salijani lajmin ende jo zyrtar të reduktimit të tarifës për zonën përreth Rrugës së Kombit, kjo për të testuar banorët.

Zërat për vendosjen e një tarife të reduktuar në Rrugën e Kombit kanë shqetësuar sërish qytetarët e Kukësit, të cilët në pritje që qeveria të bëjë zyrtarisht publike tarifat, presin që ndaj tyre të mos vendoset asnjë taksë./abcnews.al

byrojaaa.jpg
ent ela09:15 | 19/05/2018

Dëshmia e publikuar nga Partia e “dëshmitarit X” Albert Veliu, është bërë pjesë e debatit në studion e Byro Politike në ABC News.

Të ftuar ishin:

Enkeljed Alibeaj, deputeti i PD, i cili konfirmoi se do të shkojë të dëshmojë në Prokurori lidhur me audio përgjimin.

Mentor Kikia, kryeredaktor i Klan Plus, ngriti disa pyetje në lidhje me besueshmërinë e dëshmitarit X.

Enton Abilekaj, drejtor i Fax News. Ai tha se në momentin që konfirmohet se vëllai i ministrit të brendshëm merrej me trafik aq më shumë vështirësohet pozita e Fatmir Xhafajt.

Armand Bajrami, gazetar i ABC News tha dëshmitari X i pyetur në Prokurori për përmbajtjen e videos së shfaqur në PD, ka konfirmuar ato që ka thënë në video. /abcnews.al

audipergjimi.jpg
G. P.11:18 | 17/05/2018

Dy deputetët e PD-së, Enkelejd Aliebaj dhe Ervin Salianji, si dhe koordinatori ligjor në PD, Gazmend Bardhi pritej të shkonin sot në 10:30 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me një procedim penal të nisur nga ky organ, pas transmetimit nga selia blu të një përgjimi audio, që sipas demokratëve, implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm.

Prokuroria ka kërkuar që ata të pyeten në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me audiopërgjimin e publikuar prej tyre në selinë e PD-së, në të cilin pretendojnë se dëgjohet një bisedë mes Agron Xhafajt dhe një personi tjetër për trafik droge.

Por sot rreth 30 minuta para orës së parashikuar, selia blu konfirmoi zyrtarisht se 3 zyrtarët e PD-së nuk do të paraqiten sot pranë organit të akuzës, për shkak të angazhimit në seancën plenare të Kuvendit. Burimet bënë të ditur se Alibeaj, Salianji dhe Bardhi i kanë kërkuar Prokurorise të paraqiten në një tjetër moment për t’u pyetur lidhur me këtë çështje.

Fletë–thirrjet për ta mbërritën dje pasdite në selinë e PD-së. Ndërkohë për dy deputetët dhe ekspertin ligjor të PD-së ka edhe një tjetër çështje në Prokurorinë  e Rrethit Tiranë. Ata janë kallëzuar penalisht për shpifje dhe mashtrim nga Agron Xhafaj, i cili pretendon se audiopërgjimi është i sajuar, pasi zëri në bisedë nuk është i tij./abcnews.al

e-alibeaj.jpg
G. P.12:27 | 13/05/2018

E ka pranuar edhe vetë tashmë që i vëllai është dënuar me 7 vjet e dy muaj burg. Kështu e nis deklaratën e tij Enkelejd Alibeaj nga selia e Partisë Demokratike.

Enkelejd Alibeaj:Fatmir Xhafaj e pranoi vetë duke thënë se vendimi në fjalë e ka gjetur online”.

Por kjo dalje e tretë përpara mediave brenda pak ditëve është për të nxjerrë ministrin e Brendshëm gënjeshtar dhe për t’i thënë shqiptarëve se ndërkohë që qytetarët burgosen për mospagesën e një fature, Agron Xhafaj mbrohet nga shteti duke mos bërë asnjë ditë burg.

Enkelejd Alibeaj: “Pse? Sepse është i vëllai i ministrit të Brendshëm”.

Të tjera pyetje e mundojnë Partinë Demokratike. Demokratët kërkojnë të dinë përse Agron Xhafaj ka imunitet mbi ligjin, pse nuk zbatohet vendimi për të vuajtur dënimin prej 7 vjetësh e dy muaj burgim, pse nuk vepron Policia e Shtetit.

Për të gjitha këto, ministri Brendshëm hesht sepse ai vetë ka ndihmuar që i vëllai t’i shpëtojë drejtësisë sipas Partisë Demokratike, e cila thotë se e argumenton me të paktën tre prova bindjen. Së pari ministri Xhafaj ka penguar ekstradimin e të vëllait.

Nga pozicioni si kryetar i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj falsifikoi dokumetat zyrtare dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në kodin e procedurës penale një dispozitë ligjore për të pamundësuar ekstradimin dhe njohjen e vendimit të gjykatës italiane nga drejtësia shqiptare

Arsyeja e tretë që rendisin demokratët është moszbatimi i ligjit antimafia nga ministri Xhafaj.

E megjithatë, Partia Demokratike ka ende disa paqartësira duke i bërë të tjera pyetje Ministrit Xhafaj.

Ervin Salianji: A bën ai një jetë normale dhe pa asnjë lloj rekordi negative përballë ligjit, siç ka garantuar publikisht Fatmir Xhafaj?

A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të drejtimit të organizatave kriminale të trafikut të paligjshëm të drogës?

Pavarësisht pikpyetjeve demokratët një e kanë të qartë dhe e shprehin me bindje.

Enkelejd Alibeaj:Është e qartë për këdo: sa kohë Ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj, vëllai i tij, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nuk do të vuajë asnjë ditë nga dënimi 7 vjet e 2 muaj për trafik droge”./abcnews.al

alibeaj.jpg
G. P.09:25 | 10/05/2018

Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar në Mbrëmje në ABC News, ku u shpreh rreth dokumenteve që u publikuan këtë të mërkurë nga Partia Demokratike në lidhje me dënimin e Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Alibeajt, dokumentet tregojnë se Agron Xhafaj është dënuar në Itali për trafik droge.

Të qenit vëlla i ministrit të Brendshëm, sipas deputetit demokrat, e ka ndihmuar t’i shpëtojë drejtësisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono