enjten

KRONIKE-CFARE-PRITET-TE-ENJTEN-ABC-M5T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela13:00 | 10/04/2019

Prej dy muajsh opozita e bashkuar organizon protesta me qëllim largimin e kryeministrit Rama dhe asaj që quajnë parlament ilegjitim. Por pas 8 javësh që seancat plenare shoqërohen me protesta jashtë godinës parlamentare, të enjten e 11 Prillit, dy ditë përpara protestës kombëtare të 13 prillit, opozita ka rezervuar tjetër skenar.

Tetë javë pas nisjes së sezonit të protestave opozitare, pjesa dërrmuese e të cilave si vendndodhje kanë hyrjen e godinës parlamentare dhe target pikërisht seancën e parlamentit ilegjitim sipas opozitës së bashkuar, duket se e enjtja e 11 prillit do t’i lejojë deputetëve një hyrje-dalje të qetë nga parlamenti.

Në pritje të protestës kombëtare të thirrur nga opozita pasditen e së shtunës, duket se vendimi i kryesisë së Partisë Demokratike për organizim të protestave sa herë ka seancë parlamentare, do të përdorë një skenar më pak të shfrytëzuar gjatë këtij sezoni protestash: atë simbolike.

Një skenar i tillë është përdorur nga demokratët edhe njëherë më parë, në seancën plenare të 13 marsit ku revoltën dhe mesazhin e përçuan përmes disa pankartave, një prej të cilës e ngritën në ajër mbi godinën ku deputetët po zhvillonin punime në seancë.

E ndërsa deputetët e parlamentit, ata të mazhorancës por edhe të betuarit rishtazi apo tre të rradhës të cilët pritet të betohen të enjten, duke e çuar numrin e deputetëve në 102, duket se do të mund të shijojnë qetësi në ambientet e jashtme të godinës, brenda saj, rendi I ditës parashikon vetëm dy raporte për votim, atë mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, dhe atë të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2018. /abcnews.al

kuvendi-770x434.jpg
ent ela11:40 | 18/03/2019

Seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë do të mbahet te enjten në orën 10.00.

Kjo  është vendosur nga Konferenca e Kryetareve e mbledhur paraditen e sotme. Ky vendim pritet të pasqyrohet edhe përmes njoftimit te seancës plenare në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohe nuk ka ende një reagim nga opozita, lidhur me qëndrimin e saj në këtë ditë, nëse do të thërrasë apo jo proteste para Parlamentit si edhe në javët e kaluara. Pas protestës se 16 Marsit, opozita nuk ka deklaruar asnjë datë për manifestimin e radhës./abcnews.al

 

 

 

126-1280x622.jpg
ent ela16:03 | 16/02/2019

Është mbyllur në orën 15:58 protesta e opozitës përballë Kryeministrisë. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falenderoi pjesëmarrësit në protestë dhe u la takim ditën e enjte për një protestë tjetër, kësaj radhe përpara Parlamentit.

“Sot çdo kush e ka parë forcën e qytetarëve të bashkuar, të vendosur për të mos pranuar më një kryeministër dhe qeveri të kapur në vjedhje flagrante. Dua që në emër të opozitës t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë qytetarëve që i dhanë zë revoltës që po e dëgjon gjithë bota. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje do vazhdojë deri në përmbysjen e Ramës. Të enjten në orën 10:00 vijon protesta”, tha Basha.

Protesta e së shtunës zgjati rreth 5 orë. Ajo u shoqërua me tensione pothuajse qysh prej fillimit, ku u ça kordoni i policisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në total kanë mbetur të lënduar 15 perona, policë, protestues dhe gazetarë./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono