energji

votim.jpg
G. P.15:59 | 31/05/2018

Përpara largimit nga salla e seancave, mazhoranca miratoi me votat e saj projektligjet e parashikuara në rendin e ditës. Një ndër më të rëndësishmit mes tyre  është marrëveshja me KFV-së për investimin e 42 milionë euro për rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike Shqipëri – Kosovë.

Me këtë rend dite, deputetët e Kuvendit do t’u duhej ta mbyllnin pasdite punën e tyre të përjavshme, por socialistëve u desh rreth dy orë.

Një prej ligjeve të rëndësishme që u miratua nga shumica në parlament ishte  marrëveshja me KFV-në, me qeverinë Gjermane e cila mundëson një investim shumë të rëndësishëm në rrjetin e transmetimit të energjisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, pikërisht aksi Tiranë – Prishtinë.

Një investim tërësisht nga KFV-ja, prej 42 milion Eurosh që është pjesë e një lidhje alternative të funizimit apo shkëmbimit të energjisë elektrike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës po të kemi parasysh që e vetmja lidhje jashtë e Kosovës për shkëmbimin e energjisë elektrike ka qenë vetëm me Serbinë.

Ai që nënvizoi rëndiësinë e këtij projektligji ishte kreu i grupit parlamentar socialist.

Taulant Balla: “Kalimi një orë e më parë në Kuvend i kësaj marveshje mundëson më pas lëvrimin e fondit dhe sigurisht vijimin e investimit të asaj që unë dhe të gjithë e kemi quajtur “pavarësia energjitike e Kosovës””.

Kartoni jeshil u ngrit edhe për marrëveshjen me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, pjesë e Bankës Botërore dhe që ka të bëjë me tre investime të rëndësishme në tre zona të Shqipërisë; në Myzeqe, në fushën e Korçës dhe atë të Konispolit përsa i përket vaditjes.

Kuvendi mori edhe një tjetër vendim të rëndësishëm, përsa i përket monitorimit të funksionimit të organeve të reja të drejtësisë, pjesë kjo e paketës së reformës në drejtësi./abcnews.al

termocentrali.jpg
G. P.21:06 | 29/03/2018

Në Korçë do të ndërtohet një termocentral i ri që do të punojë me gaz natyror. Vepra energjitike me fuqi 500 megavat/orë do të jetë tërësisht investim privat i një kompanie austriake.

Në periferi të qytetit të Korçës do të ndërtohet një termocentral me gaz. Ai do të ketë fuqi 500 megavat orë, dhe do të prodhojë energji elektrike dhe energji për ngrohje nga gazi natyror që do të kalojë në Shqipëri përmes projektit TAP.

Korça u përzgjodh si vendi i propozuar, ku mund të ndërtohet Centrali me gaz për ngrohje dhe prodhim energjie, pasi ardhja e gazit natyror në Shqipëri nëpërmjet TAP krijon një mundësi për të pasur burim të sigurtë dhe efikas të prodhimit të energjisë, të shkëputur nga kushtet e pasigurta hidrologjike.

Sipas studimit, përveç rritjes së ekonomisë lokale nga ndërtimi i serave, ky investim mund të sigurojë ngrohje efikase dhe të pastër për banorët e Korçës përmes një rrjeti të ngrohjes qendrore.

Investimi prej 500 milionë eurosh do të bëhet i plotë nga investitori privat, nje firme austriake.
Sipas njoftimit te Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë , TEC-i i ri i Korçës nuk do jetë kontratë koncesionare dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në Buxhetin e Shtetit.

Sipas autoriteteve, projekti është në fazën e kërkesës për miratimin e lejeve, ndërsa bisedimet me konsorciumin e gazsjellësit TAP për të marrë lëndën e parë do të bëhen nga vetë investitori./abcnews.al

energjia-elektrike.jpg
G. P.21:20 | 13/02/2018

Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të martë në Shkodër, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

“Në orën 20:00, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka ardhur pa shenja jete shtetasi N. L. 68 vjeç banues në fshatin Pulaj, Velipojë, Shkodër. Nga verifikimet paraprake dyshohet se ka gjetur vdekjen nga kontakti me energjinë elektrike në kasollen e bagëtive”, thotë policia në një njoftim të sajin.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

vlcsnap-error594-2-1280x720.jpg
G. P.21:01 | 24/01/2018

Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike OSHEE ka bërë sot bilancin e vitit që kaloi dhe ka përcaktuar sfidat për 2018-ën. Administratori Ardian Çela tha se detyrimet e institucioneve publike ndaj OSHEE janë ende të larta.

Kompania e shpërndarjes së energjisë është duke skeduluar borxhet që kanë ndaj saj për mospagimin e detyrimeve të energjisë. Administratori Ardian Çela tha se deri tani ujësjellësat dhe disa bashki janë toleruar për të mos ndërprerë furnizimin e konsumatorëve me uje, por kjo situatë do të ndryshojë dhe masat ndaj tyre do të jenë drastike nëse faturat nuk paguhen.

Ardian Çela: “Në fund do të marrim dhe ne masat tona, duke u bllokuar llogaritë bankare”.

Kjo ishte dhe një nga arsyet që drejtuesit e kompanisë OSHEE listuan për borxhin që ndërmarrja ka ndaj organeve tatimore. Ata thanë se detyrimet fiskale arrijnë në 76 milionë dollar, por detyrimet që institucionet buxhetore dhe jo buxhetore kanë ndaj tyre janë 160 milionë dollarë. Arian Çela tha se nuk mund të shlyhen borxhet dhe të lërë konsumatorët pa energji, prandaj duhet të bëhen investime në rrjet.

Ardian Çela: “Institucione buxhetore, jobuxhetore, ujësjellësa e tjera me radhë kanë një borxh prej 16 miliardë lekësh”.

Për shkak të thatësires, kompania pret që bilancet e vitit 2017 të kenë një rënie të fitimit, ndërsa raporton se niveli i humbjeve në rrjet është 26.4%.

Ndërkohë që është ulur dhe niveli i borxhit të keq që konsumatorët kanë ndaj saj, por a duhet të ndryshojë tarifa pas përmirësimit të këtyre treguesve.

Ardian Çela: “Nuk mund të ulet çmimi. Dëshira padyshim është se atë 9.5 lëkësh e paguani ju, e paguaj dhe unë”./abcnews.al

vlcsnap-error590-1280x720.jpg
us er20:38 | 13/12/2017

Në disa zona të Lezhës u krijuan probleme vetëm pas 30 minutash reshje. Në lagjen “11 janari” dhe në lagjen “Besëlidhja” pati prezencë të ujit duke krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve.

Gjithashtu pati probleme me trafikun tek rrethrrotullimi i Katedrales.

Moti i keq solli edhe ndërprerje të energjisë në Lezhë.

Reshjet kanë nisur që prej orës 19: 00 dhe ende vijojnë, por aktualisht janë me intensitet të ulët./abcnews.al

vlcsnap-error006-1-1280x720.jpg
us er12:09 | 11/12/2017

Një investim i OSHEE në Vlorë do të sigurojë furnizim të vazhdueshëm me energji në zonën e Novoselës. Ministri Damian Gjiknuri ishte në Novoselë, ku tha se shtimi i investimeve e kërkon përmirësimin e situatës energjetike.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në Novoselë te Vlores, ku nder te tjera u njoh edhe me shqetësimet që ekzistojnë në zonë për furnizimin me energji elektrike.  Sipas ministrit, zgjidhja do të jetë e shpejtë.

“Janë probleme të trashëguara ndër vite por gjë që do të zgjidhet shumë shpejt me investimin i cili sapo ka filluar në të gjithë këtë zonë të Novoselës. Pak nga pak kjo zonë po kthehet në një zonë industriale. Investimi i ri i Operatorit të Shpërndarjes  do të bëjë të mundur që energjia këtu të vijë pa ndërprerje dhe vitin tjetër do të planifikojmë edhe investim për ta kthyer këtë zonë në 20 kilovolt. Do të thotë që energjia do të jetë me parametrat më të mirë dhe që do të ndihmojë të gjitha bizneset e kësaj zone për të patur energji të pandërprerë .

Gjiknuri mori pjesë edhe në inaugurimin e një fabrike të prodhimit të metaleve, me investitore te huaj dhe shqiptare.

“Jemi këtu në Novoselë, ku pavarësisht se Novosela ditët e fundit ka dominuar lajmet e fatkeqësive natyrore, ka edhe një dimension tjetër, që duhet ta njohë publiku. Në Novoselë po investohet nga kompani të huaja në sektorin e prodhimit.

Ky është një investim i ri, modern, me teknologjinë më të fundit dhe që është për t’u përgëzuar. Investimet po shtohen, interesi për Vlorën është rritur.

Ndërkaq, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli tha se investimi i kryer është në një vlerë të konsiderueshme ndërsa ka punësuar disa prej banorëve të zonës./abcnews.al

vlcsnap-error154-1280x720.jpg
us er14:12 | 09/12/2017

Ministri i Infrastruktures dhe Energjise Damian Gjiknuri inspektoi drejtorine e targave dhe patentave ne Shkoder.  Ministri u shpreh i vendosur per te luftuar korrupsionin ne kete sector nderkohe qe foli dhe per lehtesi ne sherbimin per qyetaret.

Ministri i Infrastruktures dhe Energjise Damian Gjiknuri paralajmeron reforme ne sistemin e dhenies se lejeve te drejtimit.

“Reforma do të përqëndrohet tek integriteti i këtij shërbimi, për të luftuar korrupsionin masiv për të cilin fatkeqësisht ky institucion e ka patur reputacionin. Nga ana tjetër, krahas lehtësimit të shërbimeve përmes sistemeve online do të përmirësohet puna për integritetin e procesimit të ccdo kërkese në këtë shërbim. E gjithë kjo strukturë do ti nënshtrohet një reforme të thellë e cila do të synojë elementët e sigurisë rrugore. Qeveria do të investojë nga ana materiale, pra investimi nuk do të mungojë por mbi të gjitha sjellja e drejtuesve të automjeteve varet shumë nga integriteti i shërbimit të kësaj drejtorie”

 Deklaraten ministri Gjiknuri e beri nga Shkodra ku inspektoi zyrat e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.

Pasi u njoh me mjediset e punës dhe sportelet e shërbimit për qytetarët ministri e cilesoi kete si nje tjeter element te rendesishem  ne fushen  e transportit, përtej përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së sigurisë rrugore./abcnews.al

 

vlcsnap-error434-2-1280x720.jpg
us er21:12 | 30/11/2017

Fshatrat e Lezhës kanë mbetur pa energji elektrike nga moti i keq. Linja e tensionit të mesëm që furnizon me energji fshatrat Torovicë, Malecaj, Koljakaj e Shkëmbi i Kuq, ka pësuar dëmtime të shumta, duke bërë që në këto zona të ndërpritet energjia elektrike. Probleme me energjinë ka patur edhe Barbulloja, Rrila, Zadrima, zona e Kallmetit dhe zona e thellë e Ungrejit.
Rreshjet e shiut dhe era janë shkaku kryesor i avarive në sistem dhe riparimi i tyre kërkon shumë kohë dhe grupe pune të vazhdueshme në terren. Megjithatë, Drejtoria Rajonale e OSSHEE në Lezhë, bën të ditur se furnizimi me energji i hidrovorëve vijon pa ndërprerje dhe ato janë në punë me kapacitet të plotë./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono