endrra

pune.jpg
G. P.10:34 | 05/07/2019

Ka një zgjidhje edhe për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e festivale muzikore, por nuk mund t’i përballojnë për shkak të biletave të shtrenjta. Një milioner ka ofruar një vend pune ëndrrash për ata që duan festat pasi po kërkon dikë që ta ndihmojë të ketë një eksperiencë normale me festivale këtë verë.

Sipas The Mirror, milioneri, i cili ka preferuar të qëndrojë anonim, kërkon të punësojë dikë që do ta ndihmojë në gjërat bazike si të blejë ushqime për kamping, paketimet dhe ngritjen e tendës.

Përveç faktit që do të hyni falas në eventet muzikore më të mira evropiane për vitin 2019, do të merrni edhe 5000 Paund për çdo festival ku shkoni. Milioneri pretendon se nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë festival muzikor.

Kërkesën e pazakontë e bëri nga një website të quajtur Hush Hush. Natyrisht për të qenë pretendent për këtë punë duhet të plotësoni disa kërkesa. Duhet të jeni të paktën 18 vjeç, të keni eksperienca të mëparshme pjesëmarrjeje në festivale dhe të keni një pasaportë të vlefshme./abcnews.al

 

50652377_1482364625226958_8230338893229064192_o-1280x854.jpg
G. P.20:26 | 26/01/2019

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka transferuar tek peshkatarët e Durrësit menaxhimin e Portit të ri të Peshkimit, një investim ky i përfunduar pak kohë më parë. Çuçi i tha kreut të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit Qemal Beut se:

“Një ëndërr e kahershme e peshkatarëve të Durrësit sot u bë realitet. Porti i ri Peshkimit u transferua tek Organizata e Menaxhimit të Peshkimit. Sot e tutje janë vetë peshkatarët që do të menaxhojnë këtë investim të ri. Përlotja dhe emocionet e Qemal Beut, kryetarit të OMP Durrës, teksa unë po i dorëzoja urdhrin e transferimit dhe marrëveshjen me ministrinë, ishte një moment domethënës për të kuptuar të gjithë se sa i nevojshëm është ky port për ta. Tani do të ketë shërbime më të mira dhe ulje të burokracisë shtetërore. Pasi zgjidhëm problemin e karburantit për peshkimin dhe bëmë zero TVSH-në për 27 zëra doganorë që kanë lidhje me këtë sektor, do të vijojmë mbështetjen me të tjera lehtësi dhe programe zhvillimi. Është një histori suksesi edhe skema mbështetëse e AZHBR për peshkimin e pelagjikëve të vegjël, në masën 20 lekë për/kg e cila solli një rritje të ndjeshme të zënieve të açuges nga anijet shqiptare. Muajin e ardhshëm fillojmë projektin e BE me 1.4 milion € për mbështetje deri në masën 50% për investime në bordin e anijeve të peshkimit. Po kështu në kuadër të projektit me Cooperazione Italiana, do të vijnë në Shqipëri inxhinierë ndërkombëtarë për përgatitjen e projekteve të ndërhyrjeve në port. Urime peshkatarëve të Durrësit. E gëzofshi portin e ri dhe ‘qëllofshi’ 

Ndërkohë brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas Çuçit anijet mbi 12 metra do të pajisen me sistemin e ri blue-box me qëllim që bregdeti të kontrollohet më mire ndaj peshkimit të paligjshëm./abcnews.al

0-47-933x445.jpg
G. P.08:10 | 08/10/2018

Lidhja mistike mendje-trup ka intriguar njerëzimin që në kohën e grekëve të lashtë, më Ipokratin kryesisht, për të cilin ëndrrat ishin një fenomen i denjë për të ngjallur interes të madh. Për Freud, nëse mund të përmbledhim mendimin dhe filozofinë e tij në një fjali, mund të përkufizohet shumë mirë në “ëndrrat janë dëshira dhe impulse”.

Por sot, shkenca konfirmon një tjetër teori mbi veprimtarinë onirike, sipas së cilës ëndrrat ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve. Është Universiteti i Kalifornisë në San Diego që ka kryer disa teste mbi kreativitetin mbi disa grupe vullnetarësh. Rezulton se performanca e njeriut përmirësohet deri në 40% pas një gjumi ku arrihet faza REM, pra ajo fazë ku takojmë ëndrrat. Sipas kërkuesve, gjatë kësaj faze krijohen lidhje të reja cerebrale që ripërpunojnë informacionet, prej nga ku lindin idetë e reja dhe zgjidhjet e problemeve.

Ndërsa, sipas Universitetit të Berkeley që ka vrojtuar me rezonancën magentike funksionale këtë fazë të gjumit, zona e trurit që kontrollon emocionet është më pak reaguese. Kjo sipas studiuesve do të thotë se ëndrrat lëmojnë intensitetin emocional të ngjarjeve, kështu kujtimet që i ndeshim në ëndrrat tona bëhen më neutrale duke lehtësuar ndjeshëm përjetimet e eksperiencave negative.

Klan Plus


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono