endrit alibej

makina-elbasan.jpg
Autor E14:02 | 14/12/2019

Artan Hoxha foli në studion e Abc News edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë që u kapën pak muaj më parë në Brazil, të cilat kishin logon e Kf Elbasanit.

Sipas tij sasia e kokainës nuk do të vinte në Shqipëri, por në Belgjikë dhe atje do të shpërndahej sipas interesave të grupeve kriminale.

“670 kg në kokainë u kapën Brazil me logon e Elbasanit. Ishte një rrugë tjetër nga ajo që sjell kokainën në Shqipëri. Dyshimet të çojnë që kemi të bëjmë me një njëjtin grup. Ajo ngarkesë nuk do të vinte në Shqipëri, por do të shkonte në Belgjike”, tha Hoxha duke theksuar se kemi të bëjmë me grupe kriminale që kanë para pa fund dhe mund të sigurojnë vrasës me pagesë dhe armë pa asnjë problemi, raporton abcnews.al.

“Grupi që po bën ekzekutimet në Elbasan është shumë i organizuar sa merr vesh çdo gjë, kur hyjnë dhe kur dalin. Viktimat janë vrarë sapo kanë ardhur në Shqipëri. Maksimumi ka shkuar 48 orë dhe më pas janë vrarë. Skuadra e ekzekutorëve dhe organizatorëve në raste të tilla nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”, tha Hoxha.

Ai shtoi se vrasjet në Elbasan dyshohet se po i bëjnë tre persona, të cilët janë të panjohur.

“Ne e dimë për shembull cili grup është në Vlorë dhe kush vret, kush është në konflikt në Shkodër dhe kush vret, po ashtue dhe në Lushnje. Në Elbasan nuk dihet ende se kush janë këta ekzekutorë që ka vrarë katër atentate duke vrarë gjashtë njerëz dhe të mos zbulohet. Kush na suguron që nukj do të ketë vrasje të tjera”, tha Hoxha. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono