Ende

filigrani-1280x721.jpg
nev ila19:30 | 12/08/2019

Prizreni, përveç se historik është edhe një qytet ku arti i filigranit me fije ari dhe argjendi mbijeton ende. Atje, një grup i vogël artizanësh punon me përkushtim për të mbajtur gjallë traditën.

Prizreni është një prej qyteteve më të vjetra, ndërsa quhet edhe “qytet muze” i Kosovës.

Prej shekujsh qyteti i Prizrenit njihet për traditën e stolive të filigranit të punuara prej ari dhe argjendi.

Një grup i vogël artizanësh po përpiqen të mbajnë gjallë një traditë shekullore të bizhuterive të filigranit.

Periudha me shitjet më të mëdha është pragu i verës kur sezoni i dasmave arrin kulmin.

Për këtë zanat duhet durim dhe përkushtim i madh.

Lushaj dhe të gjithë filigranistët e Prizrenit dikur janë shkolluar për këtë zanat, ndërsa tash po mundohen të mbajnë kurse për të rinjtë për të mos u shuar kjo traditë.

Nuk mungon interesimi i të huajve që vizitojnë këtë qytet./ABC News Albania 24/7

rashica.jpg
ad min17:30 | 02/08/2019

Sulmuesi i Verder Bremen Milot Rashica ka zbuluar objektivat për sezonin e ardhshëm. 23 -vjeçari premton gola dhe sukses në kupat e Evropës

Ylli i përfaqësues se Kosovës, Milot Rashica ka zbuluar objektivat për sezonin e ardhshëm me skuadrën e Verder Bremen. 23 vjeçari thekson se dëshiron të shënojë sa më shumë gola dhe skuadra të kualifikohet në Evropa League, një objektiv i rëndësishëm i skuadrës gjermane.

“Në Kosova e ndjekin shumë futbollin. Jam një nga futbollistët më të pëlqyer në vend pasi luaj me një skuadër të madhe. Për mua është e rëndësishme që familja më ndjek jo vetëm gjatë ndeshjeve por edhe në stërvitje. Është një mbështetje e madhe për mua. Këtu kam të gjithë miqtë e mi. Nuk kemi bërë shumë ndryshime në skuadër dhe kemi mbajtur pothuajse të njëjtën organikë si në sezonin e kaluar. Kualifikimi në Evropa League është një objektiv mëse i arritshëm, do të provojmë fort e shohim. Dua të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur. Nuk jam duke menduar aspak mirë për të ardhmen time pasi për ketë kujdeset menaxheri im”.

Milot Rashica është një ndër futbollistët më të rëndësishëm tek skuadra e Verder Bremen ndërkohë që ofertat në drejtim të sulmuesit të talentuar nuk kanë munguar./ABC News Albania 24/7

Gutting_Olav_SVS4065_20x30_002-1280x853.jpg
ad min12:50 | 31/05/2019

Përmes një deklarate për shtyp, deputeti i CDU, Olav Gutting ka shprehur respekt për progresin e Shqipërisë, duke deklaruar njëkohësisht se vendo ka ende shumë rrugë për të bërë. “Problemet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm kur këshillojmë Shqipërinë, për shembull sa i përket datës së zgjedhjeve” – shkruan Gutting. Sipas tij politikanët atje mund vetëm të thonë se dalja nga parlamenti dhe hedhja e bombave molotov nuk janë opsion dhe nuk përputhet me vlerat evropiane. Ndasitë politike duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debatit parlamentar – vijon Gutting, i cili vijon me përshëndetjen e progresit që Shqipëria ka bërë dhe njohjen e këtij përparimi nga raporti i Komisionit Europian. Në përfundim të deklaratës, Gutting pranon se rrugëtimi i Shqipërisë në këtë proces duhet shqyrtuar nga këndvështrimi i tyre për t’u analizuar më vonë, por kjo – përfundon deputeti i partisë së Merkel – duhet të ndodhë në dialog./ABC News Albania 24/7

Olsi-Rama-1280x711.jpg
ad min23:54 | 15/04/2019

Partizani nuk do të festojë përpara kohe për titullin kampion. Drejtori Sportiv, Olsi Rama, flet për ecurinë e skuadrës dhe tregon batutat me presidentin e Kukësit, Safet Gjici.

Nuk dëshiron ta pranojë realitetin, edhe pse është shumë i bukur. Partizani mund të quhet praktikisht kampion i Shqipërisë, i shkëputur ndjeshëm nga rivalët, por drejtori sportiv i tij, Olsi Rama, bën çmos që të mos ndihet i tillë.

Rama: “Jo mos ma merrni për ters. Është si puna e asaj që nuk urohet ditëlindja para se të vijë dita. Ne e dimë që kemi edhe 7 javë të tjera dhe janë akoma 21 pikë dhe është akoma goxha punë. Dhe më pëlqeu  një deklaratë e një trajneri që tha “klubi kërkon rezultatet nuk kërkon gjithmonë 3 pikëshin”. Por për Partizanin e rëndësishme është që të performojmë në çdo ndeshje”.

Gjithsesi, batuta e Ramës me presidentin kuksian, Gjici, tregon tjetër gjë.

Rama: “Zoti Gjici tha se “kam radhën, nuk kam mbaruar”. Unë i thash ki kujdes vendin e dytë”.   

Çfarë ka ndryshuar këtë vit për Partizanin, që po del kampion pas 26 vitesh?

Rama: “Rregulli i vënë në skuadër. Dëshira e djemve që bëjnë një grup të mrekullueshëm për të punuar. Dhe qetësia që kanë pasur ata në vetëdijen e tyre që janë një grup i fortë dhe se do e arrijnë rezultatin për të cilin kanë punuar”.

A i ka menduar Partizani përgatitjet për festën?

Rama: “Jo, jo asnjë lloj përgatitje”./abcnews.al

bulqize-1280x697.jpg
ent ela17:53 | 01/04/2019

Vazhdon të jetë aktiv zjarri që ka rënë ditën e djeshme në pyjet e fshatit Zerqan në Bulqizë. Deri tani janë shkrumbuar rreth 5 ha pyje dushku.

Forcat zjarrfikëse të Bulqizës, Inspektorati i Pyjeve dhe banorët e zonës po punojnë për lokalizmin e flakëve . Një ditë më parë në territorin e Bulqizës pati edhe një rast tjetër zjarri në zonën e Gollobordës. Nga zjarri llogaritet të jetë  djegur rreth 31 ha pyje dushku. Ky rast është izoluar plotësisht nga forcat zjarrfikëse./abcnews.al

la-jeune-albanaise-drita-kurtsmajlaj-espere-toujours-un-titre-de-sejour-pour-construire-sa-vie-en-france.jpg
ent ela17:58 | 24/01/2019

Shqiptarja, Drita Kurtsmajlaj, ende shpreson të marrë leje qëndrimi nga shteti francez. Ajo ka dëshirë që jetën e saj ta ndërtojë në Francë. 23-vjeçarja u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Bordeaux në vitin 2014 sëbashku me dy prindërit e saj.

Historia e Drita Kurtsmajlaj është trajtuar gjatë në shtypin francez. Ajo punon si përkthyese vullnetare dhe ishtë mirë-integruar në Francë. Natyrisht ajo ka bërë rolin e përkthyeses nëpër institucione të ndryshme franceze, si në gjykata, spitale dhe shkolla. Ajo ka punuar si përkthyese edhe në shumë shoqata.

“Unë jetoj në një dhomë me dy prindërit”, është shprehur shqiptarja. 23 vjeçare Drita Kurtsmajlaj,e cila  ka mbërritur në Francë në vitin 2014. Ajo u largua nga Shqipëria  për t’i shpëtuar ligjit të Kanunit. Asaj i kishin djegur banesën dhe gjithë pasurinë e prindërve të saj që merreshin me tregti.

E gjendur në këtë situatë ajo kishte marrë rrugët e mërgimit. Vajza e re dhe dy prindërit e saj ishin vendosur në Bordo. Drita ishte integruar shumë shpejt. Vetëm pak janë pas mbërritjes ajo kishte arritur ta mësonte në mënyrë të shkëlqyer gjuhën frënge. Ajo ka ndihmuar shumë institucione që kanë pasur nevojë për ndërmjetësim në përkthim.

Puna si vullnetare

Drita ka ndihmuar në përkthim shumë kosovarë dhe shqiptarë. Ajo kurrë nuk është pagur për punë që ka bërë. Gjithmonë vajza e re ka punuar si vullnetare. Drita madje është thirrur edhe nga gjykatat, spitalet, policia dhe madje edhe shërbimet e imigracionit për të përkthyer.

Një gjë e tillë dëshmohet në dhjetëra letra të dërguara nga, gjyqtarë, avokatë e zyrtarë. Madje në një letër që i kishte dërguan Alain Juppé, kryetar Prefekturës i Bordeaux, i cili i kishte kërkuar ndihmë shqiptares për përkthim.

Por, Drita nuk ishte e kënaqur me këtë rol, ajo ndoqi një trajnim për të punuar në një zyrë ligjore. Ajo më pas gjeti kohë për të punuar në një shoqatë që ndihmonte njerëzit e pastrehë.

Megjithatë, Drita mund të largohet nga Franca në çdo kohë. Që nga fundi i Tetorit të vitit që lamë pas, ajo dhe prindërit e saj kanë kundërshtuar vendimin për të lënë territorin francez të dhënë nga (OQTF).

“Ne nuk na besojnë, ne jemi duke thënë se nuk kemi ikur për arsye ekonomike. Ne do na dërgojë përsëri në një vend ku na rrezikohet jeta. Babi im është i sëmurë”, tregon vajza e re.

Sa për shërbimet e bëra nga Drita, duket se nuk janë marrë parasysh.  Por, Prefektura thotë se është e kënaqur me Dritën.

“Nuk është Prefektura që e ka kërkuar, por janë shërbimet shtetërore që e kanë bërë. Por Prefektura përfaqëson shtetin! Në Shqipëri, si gjetkë, Franca shihet si vendi i të drejtave të njeriut”, tha Drita./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono