emri

tsipras.jpg
gra moz16:34 | 25/05/2018

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka ngacmuar Shkupin duke thënë se shtesa para emrit Maqedoni është fitore e madhe për vendin helen. Madje ai nënvizoi se Aleksandri i Madh nuk ka lidhje me Maqedoninë, pasi është një shtet i përbërë nga sllavë dhe shqiptarë.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, zgjodhi Selanikun për të folur lidhur me negociatat mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e kontestit të emrit. Shefi i qeverisë nënvizoi se në bisedimet për emrin ata nuk shkojnë për ta lënë të pandryshuar emrin “Maqedoni”. Gjithashtu ai thotë se ky emërtim që ka Shkupi zyrtar i është dhënë 70 vite më parë. Tsipras vlerëson se emri pa referencë “orienton nga bota antike greke dhe të pasurisë së madhe kulturore të Maqedonisë greke”.

Aleksis Tsipras, Kryeministër i Greqisë: “Ata kanë një entitet shtetëror që prej 70 vitesh quhet Maqedoni, ndërsa nuk kanë asnjë lidhje me Aleksandrin e Madh dhe me këtë rrjedhje historike. Kanë rrënjë sllave dhe shqiptare dhe këtë e pranojnë. Që do të thotë nëse kemi përcaktim shtesë para emrit Maqedoni është fitore e madhe dhe më e madhe do të ishte nëse merremi vesh se Maqedonia jonë është ajo që vjen nga tradita e lashtë e botës antike”.

Ndërsa më tej, kryeministri grek shton se nuk mendon se populli në Maqedoni nuk ka traditë dhe pasuri kulturore. Ndërkohë, komentet e tij vijnë në një kohë kur duket se kanë ngecur bisedimet mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e kontestit të emrit. Aktualisht në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara zhvillohet një raund i ri negociatash me ndërmjetësuesin e OKB-së, Matthew Nimetz./abcnews.al

kotzias.jpg
ent ela10:17 | 22/05/2018

Ministri i Jashtëm i Greqisë , Nikos Kotzias po qëndron në SHBA, ku është takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo. Pas takimit, shefi i diplomacisë së Athinës tha se mbështet nevojën për të pranuar një nga propozimet e ndërmjetësuesit Methju Nimiç, për çështjen e emrit. Ai thotë se pajtohen me propozimet e të dërguarit të OKB-së, por jo me propozimin e pestë, që është “Republika Maqedonase e Ilindenit”. Ai nënvizoi se pas pranimit të njërit nga propozimet, të shkohet drejt një plani strategjik për bashkëpunim e miqësi me fqiun e veriut, me emrin e ri. /abcnews.al

SHKUP-ATHINE-EMRI-1280x720.jpg
ent ela12:18 | 20/05/2018

Qeveria e Shkupit ka reaguar pasi Greqia refuzoi emrin e ri të zgjedhur, i cili është “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Ekzekutivi që drejtohet nga kryeministri Zaev, nënvizon se shpreson që Athina të mirëkuptojë dhe pranojë emrin e ri.

Republika Ilinditase e Maqedonisë është emër me përcaktim kohor i cili bazohet në data konkrete nga e kaluara dhe është mundësi reale për kompromis dhe i kënaqë të dyja palët. Kështu thuhet në reagimin e Qeverisë së Shkupit, pas refuzimit të palës greke për përzgjedhjen e emrit të ri. Nga ekzekutivi i Shkupit shprehen se shpresojnë që propozimi do të mirëkuptohet dhe të pranohet në Athinë. Sipas tyre me këtë emër bëhet përcaktim kufitar me rajonin e Maqedonisë në Greqi.

“Kryengritja e Ilindenit është luftë e përbashkët e popullit tonë multietnik për të drejtat dhe liritë sociale. Dhe nuk ka aspirata territoriale ndaj asnjë vendi fqinj, duke përfshirë edhe Greqinë. Kjo është lufta e njëjtë e vitit 1903 dhe 1944”, thuhet në njoftimin e qeverisë maqedonase.

Nga ekzekutivi po ashtu kanë shtuar se do të vazhdojnë bisedimet me palën greke deri në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për kontestin e emrit. Ndërkohë, të shtunën të gjitha partitë opozitare greke kanë refuzuar propozimin e Maqedonisë duke thënë se jo vetëm nuk I jep fund irredentizmit por e shton më tepër atë. /abcnews.al

CIA-RRJEDHJA-1280x720.jpg
ent ela23:23 | 16/05/2018

Mediat amerikane kanë publikuar emrin e personit që vitin e kaluar i shkaktoi CIA-s rrjedhjen më të madhe të informacioneve në historinë e saj. Ai është një 29-vjeçar që megjithatë, në fund të hetimeve është dënuar për akuza të tjera.

Mediat amerikane kanë publikuar të mërkurën identitetin e personit që konsiderohet përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve sekrete të CIA-s vitin e kaluar. Ai është ish-inxhinieri i agjencisë, Xhoshua Shulte. 29-vjeçari i mohon akuzat, por ish-shefat e tij janë të bindur se ai i ka kaluar të dhëna të konsiderueshme portalit Wikileaks. Në mars të vitit 2017, faqja në fjalë publikoi mijëra dokumente sekrete që përmbanin detaje mbi programin kibernetik të CIA-s. Shulte kishte projektuar virusin që përdorej për të hyrë në kompjuterët e të dyshuarve për terrorizëm dhe kishte punuar në këtë program për 6 vjet. Ai e braktisi CIA-n në 2016-n për të punuar në sektorin privat. Rrjedhja e informacioneve të vitit të kaluar, që tregoi me detaje se si CIA zbërthen iPhone-t dhe kthen televizorët smart në pajisje përgjimi është më e madhja në historinë e saj. Agjencitë ligjzbatuese amerikane nisën një hetim penal dhe brenda një jave kontrolluan banesën e inxhinierit. Ata thanë se kishin gjetur informacion të rezervuar në letra të printuara, si dhe pajisje elektornike. Por, 6 muaj më vonë, në vend që ta akuzonin për rrjedhjen e informacioneve, prokurorët amerikanë e proceduan 29-vjeçarin vetëm për posedim materialesh pedo-pornografike. /abcnews.al

KOTZIAS-NE-SHKUP-1280x720.jpg
gra moz15:50 | 15/05/2018

Mediat greke raportojnë se kjo do të jetë jave vendimtare përsa i përket bisedimeve mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së emrit të Maqedonisë. Sipas të përditshmes Ekathimerini, po diskutohet për një traktat ndërkombëtar, që siguron anëtarësimin e Shkupit në NATO, vetëm pas disa korrigjimeve në Kushtetutën maqedonase.

Një diplomaci në lëvizje është cilësuar kjo javë nga mediat greke për sa i përket bisedimeve mes Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit të Maqedonisë, në kërkim të një zgjidhjeje të shpejtë dhe përfundimtare. Ekathimerini shkruan se bisedimet kanë vijuar në takimin e radhës mes ministrit të Jashtëm grek Kotzias dhe homologut të tij maqedonas Dimitrov fundjavën e kaluar. Negociatat po vijojnë mbi tre dokumente: një nga secili ministër dhe i treti nga zyra ndërmjetësuese e Kombeve të Bashkuara.

Sipas burimeve të së përditshmes grek, diplomatët po diskutojnë rreth mundësisë së një traktati ndërkombëtar që parashikon anëtarësimin e Shkupit në NATO, kur vendi të ndryshojë pika të caktuara në Kushtetutën e tij. Traktati më pas do të duhej të ratifikohej në parlamentin grek dhe atë maqedonas.

Qëllimi është që të shënohet një progres i atillë në mënyrë që kryeministri grek Tsipras dhe ai maqedonas Zaev të diskutojnë për çështjen para samititi të Be-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofie të enjten.

Të dyja palët kanë arritur marrëveshje në disa çështje të lehta politike duke premtuar se do të bashkëpunojnë në fushën ekonomike, atë të edukimit dhe kulturës.

Presioni ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhjeje sa më shpejt vazhdon. Për këtë arsye para një muaji kur komisioneri europian për zgjerimin Johanes Hahn u shpreh se cështja do të zgjidhej për dy javë, ministri i Jashtëm grek e cilësoi deklaratën si të pavend dhe i kërkoi që të mos sabotonte negociatat mes palëve./abcnews.al

femija.jpg
gra moz18:03 | 27/04/2018

Louis Arthur Charles, është emri i fëmijës së tretë të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh. Foshnja, 3.8 kilogramë, lindi të hënën në krahun privat të spitalit “St Mary” në Londër. Me anë të një mesazhi në Twitter, pallati mbretëror i Anglisë njoftoi se fëmija i Kate Middleton dhe princit William do të njihet si Lartësia e tij, Princi Louis i Krembrixh. Ai është i pesti në radhë për të trashëguar fronin që aktualisht mbahet nga Mbretëresha Elizabet e Dytë. Gjithashtu Louis është emri i mesëm i Princit William. Louis erdhi në jetë pas princit George dhe princeshës Charlotte./abcnews.al

GRABITJA-1280x720.jpg
ent ela12:28 | 27/04/2018

Tvklan.al ka mundur të mësojë emrat e grabitësve të Kamzës, ku i mbeti i vrarë pronari i marketit dhe u plagos bashkëshortja e tij. Autorët e dyshuar janë Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda. Kurti është 28 vjeç me origjinë nga Gurrë e Vogël e Matit dhe me banim në Qendër Kamëz.

Vladimir Kurti është njëri prej autorëve të ngjarjes së rëndë mbrëmjen e 25 Prillit në lagjen “OSBE” të Kamzës, ku u vra 52-vjeçari Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita Buci.

Vladimir Kurti aktualisht po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare.

Arrestimi në Dhjetor 2010 për grabitje

Në vitin 2010, Vladimir Kurti së bashku me 3 persona të tjerë, rrëmbyen një taksist natën e ndërrimit të viteve për ta grabitur. Dy prej tyre morën taksinë në qendër të Tiranës dhe i kërkuan ti conte deri ne Fushe- Kruje.

Pagesa e ofruar nga dy te rinjte nuk bente te dyshonte ndersa ata vete nuk kishin kundershtuar pagesen e kerkuar nga taksisti. Ne pak momente bisede adoleshentet vendosen te niseshin ne drejtim te destinacionit te kerkuar. Nje prej tyre u ul ne ndjenjesen e pare te pasagjerit ndersa tjetri u ul ne ndjenjesen e pasme te vetures me targa TR 411 C me ngjyre te verdhe.

Pas nje bisede te shkurter me shoferin ne afersi te Institutit te Larte Bujqësor në Kodër Kamez dy pasagjeret e taksise i kerkuan drejtuesit te mjetit qe te ndalonte pasi donin te merrnin dy shoke te tyre. Menjehere ata nxoren nga nje thike duke kercenuar taksistin te zbriste nga mjeti dhe te hipte ne vendin e pare.

Nderkaq aty mesohet se ne autoveturen e taksistit u afruan edhe dy persona te tjere te cilet iu bashkuan dy grabitesve. Vladimir Kurti 20 vjec po nga Kamza si dhe nje person tjeter emri i te cilit nuk jepet nga Policia u futen ne veturen taksi te markes Ford Mondeo me targa TR 411 C. Shoferi i vetures u fut nga dy grabitesit ne mesin e ndenjeses se pasme ndersa te gjithe me pas ata u nisen ne drejtim te aksit Kamez- Fushe- Kruje.

Mesohet se i jane drejtuar taksistit dy adoleshentet e rinj Hysen Daci 19 vjec dhe Gjon Gjoka 18 vjec ndersa ora shenonte rreth 2200 e mbremjes se fundit te vitit 2010.

Ne kete kohe ata mesohet se i kane marre taksistit edhe shumen e parave prej 100 mije lekesh te vjetra pjese e xhiros se realizuar prej tij gjate dites.

Pasi kane kaluar Uren e Tapizes nje nga grabitesit qe drejtonte automjetin e ktheu ate ne nje rruge dytesore te shtruar me cakell. Per te humbur sa me shume gjurmet ata kane nisur te ecin me shpejtesi por mjeti aty ka humbur drejtimin duke dale nga rruga. Nga perplasja e automjetit personat qe ndodheshin ne vendin e pare pesuan plage te renda.

Dy grabitesit qe ndodheshin ne pjesen e pasme te vetures munden te dilnin dhe te arratiseshin perpara mberritjes se policise. Nderkaq dy grabitesit qe ndodheshin ne vendin e pare munden te dilnin nga automjeti por nuk munden te largoheshin per shkak te plageve te renda qe kishin marre ne trup duke mbetur ne rruge. Ne kete kohe taksisti mundi te lajmeronte policine e cila mberriti ne vendin e ngjarjes.
Aty u ndaluan dy personat e dyshuar per grabitjen ndersa dy te tjeret munden te largoheshin. Policia tha se ka identifikuar dy grabitesit e tjere te cilet i ka shpallur ne kerkim. Dy grabitesit e plagosur ne aksident u derguan nga policia ne masa te rrepta sigurie ne spitalin ushtarak ku edhe ata tashme ndodhen te arrestuar nen vezhgimin e mjekeve dhe te policise.

Dy prej grabitesve te taksistit pikerisht ata qe ndodhen te plagosur dhe te arrestuar ne spitalin ushtarak jane identifikuar nga policia edhe si grabites te nje taksisti ngjarje e ndodhur me 27 dhjetor ne kryeqytet ne bulevardin Zhan darkë.

Ne kete zone personat mesohet se kane sulmuar nje taksist por ai kishte mundur te rezistonte fizikisht ndersa me pas ata kishin perdorur thika per te trembur taksistin. Pasi munden ti rrembenin taksistit veturen personat mesohet se e braktisen mjetin. Sipas burimeve te policise mesohet se nje nga personat e arrestuar ka qene i skeduar me pare nga policia per krime te te njejtes natyre.

Autoret e dyshuar

Hysen Daci 19 vjec banues ne Kamez

Gjon Gjoka 18 vjec banues ne Kamez

Ne kerkim

Vladimir Kurti 20 vjec

10 mije leke te vjetra arriten ti grabisin taksistit qe drejtonte veturen me targa TR 411 C. Policia nuk dha identitetin e te demtuarit por tha se ai nuk ka pesuar demtime. 4 jane personat qe sipas burimeve zyrtare te policise dyshohet se u perfshire ne grabitjen e taksistit ne qender te Tiranes mbremjen e 31 dhjetorit te vitit te kaluar.

Gazetar: Spartak Koka

mathew-nimitz.jpg
gra moz11:56 | 26/04/2018

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, u takuan në Vjenë ku biseduan për rreth katër orë në prani dhe të ndërmjetësuesit Nimitz.

Pas takimit u bë e ditur se palët kishin rënë dakord që procesi i negociatave të vazhdojë edhe në javët në vazhdim.

Sipas Metju Nimitz, bisedimet ishin intensive dhe palët mbeten të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për çështjen e emrit.

Nimitz nuk pranoi të bëjë publike detaje të tjera rreth bisedimeve mes ministrave të Jashtëm./abcnews.al

nikos-kotzias-nikola-dimitrov.jpg
gra moz16:40 | 21/04/2018

25 Prilli është data për takimin e radhës mes ministrit maqedonas Dimitrov dhe atij grek Kotzias në Vjenë, për çështjen e emrit. Lajmi është pulikuar nga mediat maqedonase, të cilat shtojnë se në takim do të jetë i pranishëm dhe ndërmjetësuesi Metju Nimiç.

Sipas mediave maqedonase në 25 Prill do të jetë takimi i radhës në Vjenë mes ministrit të Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias për çështjen e emrit. I pranishëm do të jetë dhe ndërmjetësuesi Metju Nimiç. Dhe pse data nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, ky takim do t’i paraprijë atij tashmë të konfirmuar me 3 dhe 4 Maj në Selanik.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Dimitrov u shpreh se Shkupi është i angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Dhe nëse kjo zgjidhje arrihet atëherë do të jetë një fitore dhe për Athinën e rajonin. Por aktualisht asnjë rezultat i ri konkret në drejtim të zgjidhjes së kontestit me emrin nuk është arritur,ndërkohë që pala greke mbetet e prerë se marrëveshje mes Shkupit e Athinës për emrin do të arrihet vetëm në rast se Shkupi pranon që të ndryshojë Kushtetutën. Zv/ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos tha se zgjidhja e kontestit varet nga pala maqedonase.

Ai shtoi se zgjidhja duhet të jetë e atillë që të mos ketë më problem mes dy vendeve në të ardhmen, e për këtë arsye duhen bërë ndryshime kushtetuese nga pala maqedonase. Nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë atëherë nuk do të mund të ketë një marrëveshje theksoi ai.
Kryetari i Kuvendit grek, Nikos Vutzis theksoi se në rast se zgjidhja do të jetë në korniza të qëndrimeve greke, ajo do të ketë përkrahje të shumicës në parlamentin grek pasi sipas tij zgjidhja është në interes të Greqisë.

Ditë më parë, Kotzias tha se Shkupi nuk do të bëhet anëtare e NATO-s në Korrik, pasi edhe në rast se arrihet marrëveshje do të nevojiten të paktën 4 muaj për referendum dhe ratifikim në Kuvend. Ndërsa kryeministri Zaev u shpreh optimist se vendi do të anëtarësohet në NATO, pasi çështja e emrit do të zgjidhet deri në Maj dhe se zgjidhja do të gjendet edhe për referendumin e ratifikimin./abcnews.al

Kotzias-Parliament.jpg
gra moz15:24 | 18/04/2018

Ministri i Jashtëm i Greqisë bëri të ditur se Maqedonia nuk do të jetë pjesë e NATO-s në samitin e ardhshëm pasi dëshiron të mbajë një referendum për zgjidhjen e kontestit të emrit. Gjithashtu për këtë çështje përsëriti se duhen ndryshime kushtetuese.

Maqedonia në samtin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e NATO-s, sepse nuk ka shumë kohë. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, në një prononcim për mediat greke. Ai ka shtuar se edhe nëse arrihet një marrëveshje për kontestin e emrit, ajo duhet të ratifikohet në më shumë mënyra.

“Ata dëshirojnë të zhvillojnë referendum. Për referendum në vendin fqinj verior janë të nevojshëm dy muaj. Pasi të mbaroj referendumi, marrëveshja duhet të arrij në Kuvend, ndërsa për këtë nevojiten gjysmë muaji ose një muaj. Pasi të arrij në Kuvend do të duhet të bëhen ndryshime në Kushtetutë. Që të kemi marrëveshje duhet të pajtohemi për ndryshime në Kushtetutë”, thotë kryediplomati i Athinës, duke nënvizuar se këto procedura zgjasin deri në vjeshtë.

Sa i përket bisedimeve dhe pikave që negociohen, Ministri theksoi se identiteti është çështje që vendoset nga secili shtet, por për kombësinë duhet të përdoret emri i ri. Kotzias nënvizon gjithashtu se “në pasaporta do të shënohet shtetas i emrit të ri të për të cilin do të dakordësphen dy vendet”.

Ai përsëriti qëndrimin e Athinës zyrtare se emri përfundimtar i dakorduar me një përcaktues gjeografik të përbërë duhet të përdoret edhe brenda Maqedonisë.

“Pa rishikimin e Kushtetutës nuk mund të arrihet një marrëveshje”, theksoi Kotzias.

Sipas tij, nëse emri i ri nuk përdoret në vend, atëherë edhe në shekullin tjetër, të dy vendet do të kenë grindje dhe mosmarrëveshje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono