emri maqedoni

ivanov123.jpg
G. P.15:22 | 06/07/2018

Kabineti i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanovm përgënjeshtroi deklaratat e kryeministrit Zaev se kreu i shtetit do të përkrahë marrëveshjen me Greqinë. Në njoftim, Ivanov shkruan se qëndrimi i tij është i pandryshueshëm dhe nuk do të pranojë asnjë lloj presioni, shantazhi apo kërcënimi.

“Anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO, nuk duhet që të keqpërdoret për pranimin e një marrëveshje të dëmshme me pasoja të paparashikueshme për shtetin e Maqedonisë dhe popullin e saj”, nënvizon presidenti.

Ndërsa më tej ripërsëriti se akordi historik është në dëm të identitetit kombëtar dhe të interesave të Maqedonisë./abcnews.al

AHMETI-EMRI_ABC-1280x720.jpg
ent ela12:09 | 06/07/2018

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se pas zyrtarizmit të Marrëveshjes për emrin me Greqinë, shqiptarët në dokumentet e udhëtimit, do të figurojnë si “Qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Sipas Ahmetit, shqiptarët nuk duhet të përfshihen në çështjen e emrit. “Problemi i kontestit të emrit me Greqinë nuk është problem i shqiptarëve. Ai është problem i komunitetit maqedonas”, nënvizoi Ahmeti. Ndërsa më tej vlerësoi paktin historik duke thënë se me këtë marrëveshje gjërat janë përkufizuar siç duhet dhe kanë rënë në vendin e duhur. /abcnews.al

HAHN-IVANOV-1280x720.jpg
ent ela21:55 | 13/06/2018

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johanes Hahn i ka bërë thirrje presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov të marrë përsipër përgjegjësitë, pas refuzimit që i bëri marrëveshjes së emrit me Greqinë. Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “MIA”, Hahn ka deklaruar se nuk është e hijshme për presidentin e një vendi të refuzojë bisedimet me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, për çështje të një rëndësie parësore. Hahn ka vlerësuar se kryeministri Zaev dhe ministri i Jashtëm Dimitrov kanë respektuar udhëzimet kushtetuese për zgjidhjen e kontestit me Greqinë fqinje. Ai e ka ftuar Ivanov për reflektim, duke i kujtuar se kryetari i shtetit është një model për shumë pushtetarë. Presidenti ka një pozitë të veçantë dhe përgjegjësi për të cilat duhet të jetë i vetëdijshëm, ndryshe dëmton funksionin – ka thënë Hahn. /abcnews.al

KAMENOS-PARALAJMERIM-1280x720.jpg
ent ela15:50 | 12/06/2018

Kryetari i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos tha se nuk do të përkrahë asnje marrëveshje që do të përmbaje termin Maqedoni në emërtim. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të vendosë në rrezik koalicionin qeverisës. Ai shtoi se mund të kalojë pothuajse një vit, para se marrëveshja që do të arrijnë dy kryeministrat, të ratifikohet në kuvendin e Greqisë. Kamenos thotë se shkak për këtë vonesë është referendumi që do të organizohet në Maqedoni. Po ashtu ai ka paralajmëruar anëtarët e partisë së tij, se “çdokush që nuk do të ndjekë qëndrimin e partisë për çështjen e emrit, do të jetë automatikisht i përjashtuar nga partia”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono