emisioni

carcani-1280x720.jpg
ad min11:21 | 24/09/2019

Në këtë puntatë të emisionit sportiv “Pressing” u skutua rreth ndeshjeve të superligës shqiptare. Gjithashtu të ftuarit u ndalën edhe tek stadiumi kombëtar, i cili në Nëntor pritet të inaugurohet në ndeshjen ndaj Francës.

Të ftuar në studio ishin: Ernest Gjoka, trajner; Eduart Prodani, ish-sekretar i përgjithshëm i FSHF; Arben Dervishaj, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF; Nderim Nexhipi, drejtor sportiv i Kukësit; Anton Cicani, kryeredaktor tek Telesport dhe Artan Hoxha, gazetar./abcnews.al

fotojaaa.jpg
ad min17:30 | 29/06/2019

E ftuar në emisioni “Thumb”, aktorja dhe modelja Emi Canaj ka folur për foton me të brendshme të shkrepur në një hotel në Tiranë, duke treguar të vërtetë që fshihet pas saj.

Kilda: Para disa kohësh ka dalë në media një foto një gocë bionde në një hotel në Tiranë që pretendohej të ishte ti?

Emi: Jo nuk kam qenë unë fare, fare, fare…

Kilda: Nuk ke qenë ti ëh?

Emi: Unë kam qenë dhe po ta pohoj kështu live dhe kam qenë në katin e 14 të hotelit dhe nuk e di kush me ka kapur, por gjithsesi mirë bëri. Unë kam qenë duke xhiruar një miniklip për një intimo. Po ta shikosh foton dallohet se është për një set fotografik edhe pse isha kapur nga të pasmet dhe çfarë nuk kishin thënë. E dashura e deputetit, një deputete që po bën një set fotografik…/abcnews.al

ylli-rakipi-1280x714.jpg
ad min21:15 | 07/06/2019

I ftuar në “Provokacija” gazetari Ylli Rakipi ka folur për përgjimet e publikuar së fundi nga media prestigjioze gjermane “Bild”, të cilat kanë lidhje me dosjen “339”. Gazetari nga ana tjetër ka komentuar edhe situatën politike në vend, ku është shprehur se Rama, është ai i cili për të mbrojtur veten e tij sakrifikon të tjerët. Ku ai përmendi rastin e Sajmir Tahirit, Fatmir Xhafajt, duke hequr një paralelizim se i njëjti fat pret edhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

“Interesin që kishte për asgjësimin e Saimir Tahirit dhe vetëm Edi Rama të shpëtonte. Interesin e Xhafajt, i cili e rrezikonte në një plan tjetër dhe vetëm të shpëtonte Edi Rama. Asgjësimin e gjithë qeverisë së vet. Po pse Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri i kanë fajet? Vetëm Edi Rama është njeriu që duhet të shpëtojë dhe që bën të gjitha të mirat, të gjithë të tjerët mund të rrëzohen?!  Dje rrëzoi Vangjushin, që vetëm të shpëtojë Edi Rama”, tha Rakipi./abcnews.al

flori-gjini-1.jpg
ad min18:21 | 04/05/2019

Flori Gjini është një nga moderatorët më të mirë në Shqipëri. Ai është bërë pjesë e emisionit “E Diell” në Top Channel ku drejton rubrikën Escape. Përveç kësaj ai ishte pjesë e The Voice, ku raportonte së bashku me fëmijët nga “Voice Room”. Gjithashtu, Flori është i angazhuar edhe në radio.

Të jesh pjesë e kaq shumë projekteve duhet të fitosh shumë edhe shumë para. Flori tregoi gjatë emisionit Thumb se fiton shumë mirë, por shifrën e mbajti sekret.

“Kur mbylla projektin e fundit kisha 5 gjëra paralel. Ishte një moment ku po mendoja “ore po lodhesh, po lodhesh shumë”! Por pastaj i rikthehesh sepse janë gjëra që unë i dua. Edhe lekë më sjellin moj motër se edhe këtë nuk e mohoj dot. Fitoj ca. S’e them dot shifrën, por shkon mirë, shkon shumë mirë”, tha ai.

Moderatori tregoi se ka filluar të merret me radio shumë herët, që kur ishte fëmijë dhe që atëherë nuk është ndarë më nga radioja.

“Me radion kam filluar që i vogël. Mbaj mend që në moshën 8 ose 9 vjeçare bëhej në TVSH një emision me fëmijë dhe më përzgjodhën. Pas atij emisioni ka qenë një tjetër emision me fëmijë që lexonin përralla. Kështu filloi dhe nuk u ndava asnjëherë nga radioja”, rrëfeu Flori Gjini.  /abcnews.al

hyrja-10.00_00_20_22.Still001-1280x720.jpg
ad min11:16 | 16/04/2019

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua për mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së dhe trajnerin e ri që pritet të vendoset në drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit. Gjithashtu nën drejtimin e moderatorëve Gerti Çarçani dhe Joana Grabolli të ftuarin folën edhe për ndeshjet e Superligës.

Ndërkohë në fund u diskutua për magjinë e Champions League. Të martën dhe të mërkurën zhvillohen ndeshjet çerekfinale, ku priten të mësohen dhe gjysmëfinalistët e ardhshëm.

Të ftuar në studio ishin: Enkelejd Alibeaj, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF; Tami Kona, gazetar sporti; Dritan Laci, gazetar; Eno Skarço, gazetar sporti./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono