emision

anna.jpg
ad min19:07 | 22/06/2019

Anna Lika ishte e ftuara e radhës në banakun e emisionit “Thumb”. Ajo njihet si një ndër personazhet më karizmatikë dhe të këndshëm të ekranit të televizori.

Ajo tregoi me humor se ndryshe nga mosha 20-vjeçare, tashmë që është 26 vjeç kërkon thjesht një njeri të mirë për të kaluar jetën. Dhe për këtë ka një arsye shumë të fortë. Sipas saj meshkujt kanë filluar të rrinë shumë me njëri-tjetrin.

Anna u pyet nga Aulona nëse i ka ndodhur që të ketë zbuluar ndonjëherë se djali që ka pasur qejf të ketë qenë gay.

“Po më ka ndodhur. Nuk jam zhgënjyer, u bëmë pastaj shumë shokë. Që të ndërronim fustane nuk arritëm, por ndonjë bluze, ndonjë xhinse dhe e ndërronim. Unë nuk e kam shprehur kurrë kur kam pasur dikë qejf. Kam një metodë timen: bëj sikur nuk i kam qejf. Dhe ata më vijnë vetë. Ky s’vinte. E pyeta pastaj: “A kam ndonjë gjë unë personalisht?”  Jo tha thjesht ke një gjë që s’më duhet mua. E mirë i thashë, të paktën s’është problem im”, tha duke qeshur Anna./abcnews.al

sali-berisha-2.png
ad min00:01 | 19/10/2018

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në ABC News ku foli për situatën e fundit politike në vend dhe jo vetëm. Përballë gazetares Mirela Milori në emisionin “Mbrëmje Ide” ai u u ndal në disa nga çështjet më të nxehta politike dhe aktuale.

Përsa u përket mbylljes së basteve, Berisha tha se ato do të zhvendosen në telefonat inteligjentë dhe sipas tij do “ta hanë” Shqipërinë në një kohë të shkurtër. Më tej, ish-Presidenti foli rreth situatës së rendit, opozitës e rajonit duke përfshirë marrëveshjen me Greqinë dhe idenë për korrigjimin e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës.


/abcnews.al

stop.jpg
ad min16:22 | 03/09/2018

Nis sonte në sezonin e katërt të tij, një prej emisioneve më të dashura për shqiptarët.

“Stop” premton shumë humor, kamera të fshehtë e histori njerëzore e solidariteti, që në puntatën e parë. Stafi ka punuar gjithë verën, që çështjet sa pikante, aq edhe absurde të mos mungojnë, por mbi të gjitha të marrin edhe zgjidhje.

Ndërsa në studio po punohet deri në minutat e fundit me provat e rregullimet finale.

Çdo mbrëmje, nga e hëna në të premte, duke nisur që sonte në orën 20.10, ngërthehuni para ekranit se “Stopi” nisi dhe ju e dini…

“Nesër avazi nesër… apo sonte avazi”?

/abcnews.al

lindia.jpg
ad min21:42 | 03/07/2018

Në muajin nëntor “Stop” transmetoi rastin e mësueses së shkollës 9 vjeçare “Ptoleme Xhuvani” në Elbasan, Lindita Sejdini, e cila u ndëshkua nga drejtoresha Ilda Nako. Sejdini kishte marrë raport në QSUT, por drejtoresha nuk ia kishte njohur atë.

Si të mos mjaftonte kjo, drejtoresha Nako kishte ngritur një komision disiplinor, për të ndëshkuar arsimtaren, por kishte falsifikuar firmat e anëtarëve të komisionit.

Pasi u vërtetua me zë dhe me figurë në emisionin “Stop”, ku raporti ishte i saktë dhe rezultoi që drejtoresha zonja Nako gënjente, pasi u vërtetua institucionalisht edhe nga QSUT-ja që ky raport ishte i rregullt, atëherë mësuesja Sejdini bëri kallzim për bëmat e drejtoreshës, por prokurori Petref Asllani vendosi mosfillimin e procedimit penal për kallëzim të rremë për Ilda Nakon.

Po kështu kryetari i gjykatës Elbasan Sulejman Kurti, ka vendosur njëlloj si prokurori Asllani duke mbyllur sytë para provave që flasin vetë.

Lindita Sejdini: Kallëzimin ndaj drejtoreshës së shkollës për falsifikimin e raportit e bëra rreth muajit Prill. Me short i ra prokurorit Petref Asllani, i cili sipas gjykimit të tij, për mungesë provash e mbylli çështjen, megjithëse unë pretendoja që kishte filmime dhe materiale të mjaftueshme, të cilët vërtetonin që falsifikimi nuk ishte nga ana ime po nga ana e drejtoreshës.

Pas gjithë kësaj etape, zoti Prokuror e mbylli çështjen duke vendosur të mosfillimin e procedimit penal. Pretendimi i zotit prokuror ishte se ky kallëzim mund të bëhet nga çdo qytetar dhe nuk sillte asnjë provë dhe asnjë implikim për një vepër penale.

Nga ana tjetër, neni 305/b i Kodit Penal thotë se në qoftë se një nga qytetarët e vendit kryen një falsifikim atëherë ata mbajnë përgjegjësi penale, ku kjo vepër dënohet deri me 6 muaj burg.

Por çuditërisht për këtë prokuror dhe më pas për gjykatën nuk përbën një shkelje edhe një kallëzim të rremë që ka kryer Ilda Nako./tvklan.al 

vlcsnap-error375-1280x720.jpg
ent ela12:37 | 01/02/2018

Dy gazetarët të famshëm rusë janë rrahur me njëri tjetrin gjatë një emisioni televiziv, pas një debate të ashpër për rolin e Stalinit gjatë luftës së dytë botërore.

Gjatë një emisioni televiziv të drejtpërdrejtë, dy gazetarët të famshëm rusë, Maxim Scevcenko e Nikolaj Svanidze, janë përleshur fizikisht me njeri tjetrin për faj të Stalinit. Tema e programit ishte roli i Stalin në luftën e dytë botërore. Teza që mbronte Svanidze, mbështeste faktin se Stlin kishte cuar Bashkimi  sovjetik drejt katastrofës dhe se në fund të vitit 1941 ishin rreth 3.8 milion sovjetikë që ishin burgosur nga gjermanët. Scevcenko nga ana e tij pretendonte se sovjetikët, nën drejtimin e Stalin, luftuan kundër armikut pushtues, ndërsa Franca në atë kohë i ishte nënshtruar Gjermanisë. Svanidze tha se ishte populli sovjetik ai që luftonte, dhe Stalin nuk kishte asjë rol, ndërsa Scevcenko akuzoi kolegun për demagogji. Pas nëj debate të ashpër Svanidze goditi i pari bashkëbiseduesin e tij, i cili reeagoi duke e hedhur përtokë me grushte. Të dy gazetarët janë anëtarë të këshillit presidencial për zhvillimin e shoqërisë civile dhe të drejtat e njeriut./abcnews.al

vlcsnap-error292-1280x720.jpg
ad min12:37 | 06/01/2018

Rrjetet sociale kjanë shpërndarë menjëherë një lajm të cuditshëm për presidentin amerikan Tramp, sipas të cilit ai shpenzon 17 orë në ditë duke parë emision për gorillat. Por përgënjeshtrimi është bërë vetëm pas mijëra komentesh në rrjetet sociale.

Herë pas herë presidenti Trump sheh programe për gorillat 17 orë në ditë – kjo shprehje duhej të ishte vetëm një shaka. Por përdoruesit e rrjeteve sociale e besuan menjëherë. Cdo gjë ndodhi në kohën kur Shtëpia e Bardhë vijonte të përgënjeshtronte librin kontrovers “Fire and Fury: Brenda shtëpisë së bardhë të Trump”.

Një përdorues i Tuiterit duke pretenduar se po citonte pjesë nga lkibri në fjalë, shkruante se natën e parë që Tramp kaloi në shtëpinë e Bardhë po ankohej se në televizor nuk kishte asnjë kanal që fliste për gorillat. Kjo pasi kreu i shtëpisë së bardhë mnendonte se ekzistonte një kanal televiziv që transmetonte 24 orë program për gorillat. Për ta kënaqur stafi i shtëpisë së bardhë montoi një seri dokumentarësh për ta bërë të besonte se kishin gjetur kanalin në fjalë.

Por pasi pa me mijëra mesazhet dhe komentet, autori i kësaj shakaje u detyruar të pranonte se kishte bërë shaka. Por ndërkohë “gorilla channel” u bë fenomeni i tretë më i përhapur në Tuiter në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono