Emiratet e Bashkuara Arabe

ANGLEZI-ARABI-1280x584.jpg
ent ela22:39 | 21/11/2018

Pas vrasjes së gazetarit Xhamal Kashogi, një tjetër ngjarje rrezikon të tensionojë më tej marrëdhëniet mes Perëndimit dhe botës arabe. Bëhet fjalë për rastin e një studenti anglez, që në Emiratet e Bashkuara Arabe i është dhënë dënimi kapital nën akuzën e spiunazhit për llogari të qeverisë britanike.

Një student britanik është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi është shpallur fajtor për akuzën e spiunazhit. Methju Hexhs, 31 vjeç, ishte vetëdeklaruar i pafajshëm dhe kishte sqaruar se po mblidhte informacione mbi sistemin arab të sigurisë për temën e diplomës. Por prokurorët janë shprehur të bindur se ai po punonte për llogari të qeverisë britanike dhe madje kanë deklaruar se i ka pranuar akuzat. Duke reaguar, ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se ndihet i tronditur nga vendimi i gjykatës. Xheremi Hant ka bërë me dije se e ka ngritur çështjen në nivelet më të larta të qeverisë së Emirateve. “Dënimi me burgim të përjetshëm nuk është ajo çfarë Britania pret nga një vend mik dhe aleat”, ka thënë Hant. Ndërkohë, familja e 31-vjeçarit ka akuzuar autoritetet arabe se kanë keqtrajtuar djalin e saj, se për 6 muaj e ka marrë në pyetje pa praninë e një avokati dhe se e ka detyruar të nënshkruajë një deklaratë në gjuhën arabe ku pranohej faji. “Methju nuk di arabisht”, ka thënë familja. Edhe bashkëshortja e Hexhs, e cila ishte e pranishme në leximin e vendimit, është shprehur se ka mbetur e tronditur nga dënimi i tij. /abcnews.al

uae.jpg
ad min22:18 | 15/02/2018

Elon Musk ka një sfidues të ri në garën për të kolonizuar Marsin.

Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin pasuritë që fitojnë nga nafta për të financuar një program hapësinor në vendin e tyre. Shteti arabik planifikon që të nisë misonin e parë drejt planetit të kuq në vitin 2021 dhe shpreson që të dërgojë njerëz, të paktën pas 100 vitesh.

Emiratet e Bashkuara kanë investuar deri më tani në programin hapësinor rreth 5.4 miliardë dollarë në përpjekje për të diversifikuar ekonominë e saj nga nafta dhe gazi duke zhvilluar në këtë mënyrë fusha të reja kërkimi.

“Ne duam të krijojmë misionet tona dhe të zhvillojmë satelitët tonë”, shprehet drejtori në Qendërn Hapësinore në Dubai, Humaid AlMarri.

Sipas CNN, qëllimi kryesor është që të dërgojnë në hapësirë në fund të vitit 2018, një satelit të ndërtuar nga inxhinerë arabë.

“KhalifaSat” është një satelit i ndërtuar në Dubai. Sateliti do t’i nënshtrohet disa testeve në Korenë e Jugut përpara se të dërgohet në Japoni për t’u lëshuar.

Emiratet e Bashkuar kanë dërguar edhe më parë satelitë në hapësrë, por ishin të ndërtuar në partneritet me Korenë e Jugut. Tashmë, ata synojnë të dërgojnë një satelit të ndërtuar vetëm nga arabë./abcnews.al

vlcsnap-error445-1280x721.jpg
ad min15:50 | 24/12/2017

Në aeroportin e Dubait, një nga aeroportet me më shumë lëvizje në borë, janë anuluar me dhjetëra fluturime sepse shikueshmëra ka zbritur deri në 100 metra në disa zona të emirateve arabe për shkak të mjegullës. Ndërkoihë që më shumë se 100 fluturime janë devijuar ose shtyrë për në aeroporte të tjera.

Mjegulla e dendur ka bllokuar fluturimet në aeroportet kryesore të Emirateve të Bashkuara Arabe, në një kohë që me mijëra rezidentë të huaj po shpejtojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre për Krishtlindje. Me dhjetëra fluturime janë anuluar apo devijuar në tre aeroportet kryesore të vendet. Në aeroportin e Dubai, një nga aeroportet me më shumë lëvizje në botë janë anuluar të paktën 17 fluturime pasi shikueshmëria ka zbritur në 100 metra. Të paktën 100 fluturime janë devijuar në aeroporte të tjera ose janë shtyrë. Aeroporti i Dubait është një nyje e rëndësishme tranziti dhe me mijëra turistë duhet të vizitojnë Emiratet e Bashkuara Arabe për festat e fundvitit. Policia ka paralajmëruar shoferët që të kenë shumë kujdes, në një kohë që qendra metereologjike e Emirateve të Bashkuara Arabe bëri të ditur se mjegulla e dendur do të zgjasë përgjatë gjithë ditës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono