emigrantet
Marc Marquez | Foto: Lillian Suwanrumpha/AFP

EMIGRANTET-NE-DEVOLL--1280x720.jpg
ent ela13:37 | 15/10/2019

Policia kufitare dhe misioni Frontex ndalojnë 22 klandestinë nga vendet e Lindjes. Grupi i refugjatëve , midis të cilëve edhe 10 fëmijë janë të kombësisë kurde, afgane dhe siriane.

Sipas Policisë Kufitare refugjatët janë ndaluar në thellësi të tokës shqiptare dhe në afërsi të Trestenikut dhe Vërnikut në Devoll.

Pas intervistave, familjarët u dërguan në qendrën e pritjes në Babrru të Tiranës, kurse pjesa tjetër është kthyer mbrapsht në Greqi.

Çdo ditë policia kufitare ndalon mbi 20 klandestinë që hyjnë ilegalisht nga Greqia dhe kanë synim vendet e BE. /abcnews.al

105313310-fc3bbcd3-5ed9-495f-9694-73a4e2272d14-1280x904.jpg
ent ela14:32 | 03/10/2019

“Pas rastit të Sea Watch 3 mora vëmendjen nga institucionet. Por ku ishit kur kërkuam ndihmë?”. Kështu u shpreh Carola Rackete, komandantja e Sea Watch në një audiencë me Parlamentin Evropian. “E vetmja përgjigje që kisha atëherë ishte nga Tripoli, ku nuk mund të shkoja. Në Evropë, në djepin e të drejtave, asnjë qeveri nuk donte 53 emigrantë. Ishte një turp,” shtoi ajo.

“Më vjen keq për këtë përvjetor në të cilin kujtohet humbja e mbi 300 jetëve në Mesdheun qendror, sepse Bashkimi Evropian gjithnjë e më shumë përdor transferimin e ndihmave me delegacione në vendet në luftë si Libia, duke shkelur ligjet ndërkombëtare”. Me këto fjalë vijoi  komandantja e Sea Watch 3 Carola Rackete në seancën dëgjimore në Parlamentin Evropian.

“Unë nuk kam vepruar për provokim, por nga nevoja” – Vendimi im për të hyrë në port me Seawatch 3 “pas 17 ditësh në det pa marrë përgjigje nuk ishte një provokim siç e kanë thënë shumë. Por një nevojë”. Rackete në audicionin Eurocamera tregon rastin italian.

“Mendova se nuk ishte më e sigurt të qëndroja në det dhe kisha frikë se çfarë mund të ndodhte,” shtoi ajo. “Rasti ynë si ai i OJQ-ve të tjera nënvizon nevojën për të adresuar situatën e shpëtimeve në det në nivelin evropian, i cili nuk mund të lihet në bisedime ad hoc”. Dhe gjithashtu “një mekanizëm i zhvendosjes së përkohshme, i përqendruar në riatdhesimet sesa në pritjen nuk është një zgjidhje realiste”. “Reforma në rregulloren e Dublinit është shumë e vonuar, por zgjidhja është krijimi i kanaleve ligjore për në Evropë,” tha ajo.

“Ligji në Itali shkel të drejtat ndërkombëtare” – “Kërkimi dhe shpëtimi në det janë operacione që bien hyjnë në ligjin ndërkombëtar, nuk e di sesi Italia arriti të miratojë një ligj që nuk respekton të drejtat  ndërkombëtar”. Ky është sulmi i Carola Rackete ndaj ligjit italian i cili imponon sekuestrimin e anijeve dhe gjobave ndaj komandantëve. “Ndërsa flas, unë i nënshtrohem dy hetimeve penale në Itali për shpëtimin e jetës në det. Unë nuk shqetësohem sepse veprimet e mia janë të justifikuara me ligj dhe moral, dhe si mbrojtëse e të drejtave të njeriut. Ajo që më shqetëson mua është që nga atëherë Seawatch 3 është nën sekuestro në port “dhe nuk mund të shpëtojë jetë. “A nuk është shtrembërim i drejtësisë për të ndëshkuar civilët që shpëtojnë jetën në det në mbrojtje të sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e një praktike të paligjshme të shtetit?”.

Në fund të fjalimit të saj para Parlamentit Evropian, komandantja e Sea Watch Carola Rackete u përshëndet nga një duartrokitje e gjatë, ndërsa shumë eurodeputetë i shprehën mirënjohje për fjalët e saj.

Salvini: “Duartrokitjet për Rackete janë fyese për Italinë” – “Unë kurrë nuk do të ëndërroja të duartrokisja një komandant, i cili pasi kishte pritur me dashje 15 ditë në Lampedusa, për të shkarkuar emigrantët në Itali me çdo kusht, madje ka goditur një varkë patrullimi të Guardia di Finanza, duke vënë në rrezik jetën e grave dhe burrave me uniformë. Më vjen keq, ndjej zemërim dhe turp për ata që duartrokitën Carola Rackete në Bruksel “.

Kështu e komenton Matteo Salvini reagimin e disa europarlamentarëve të Komisionit për liri civile, drejtësi dhe çështje të brendshme në PE. /abcnews.al

 

lesbos-zjarri-1280x803.jpg
ent ela12:16 | 30/09/2019

Një grua dhe një fëmijë kanë humbur jetën në ishullin e Lesbos në Greqi, pasi disa emigrantë ndezën zjarre në shenjë proteste për mbipopullimin e kampit. Aktualisht në kampin që mund të presë vetëm 3 mijë persona ndodhen 12 mijë.

Disa emigrantë që protestonin për mbipopullimin e kampit Moria në Lesbo, Greqi, ndezën zjarre në disa pika të strukturës, duke vrarë një grua dhe një fëmijë dhe duke plagosur rreth 15 persona. Zëdhënësi i policisë lokale, shpjegoi se zjarri ishte ndezur në dy pika, njëri jashtë kampit tjetri Brenda. Në Moira ku kapaciteti është për 3 mijë persona, aktualisht ndodhen 12 mijë emigrantë.

Emigrantët, pjesa më e madhe e të cilëve janë afganë, u përplasën me policinë. Ata kërkojnë që të transferohen diku tjetër. Kampi i Moiras, ku kushtet e jetesës shpesh cilësohen si dramatike, është prej vitesh vendi smbol i vështirësive të Greqisë për t’u përballur me valën e emigrantëve. Muajt e fundit ka pasur një rritje të numrit të emigrantëve të mbërritur në Greqi.

Kryebashkiaku i Lesbos, Stratis Kitelis u shpreh se situata është shumë e tensionuar. Në ishull ndodhet dhe zv.ministri i brendshëm grek, i cili më parë ka qenë drejtori i përgjitshëm i policisë. /ABC News Albania 24/7

d5f6a5e95441e64bf6f0154bd24c09c6.jpg
ent ela18:07 | 25/09/2019

Pozicioni i Hungarisë mbetet i pandryshuar, i ngjashëm me atë të ish Ministrit të Brendshëm Matteo Salvini, i cili përdori një gjuhë të sinqertë në Twitter në krahasim me zhvillimet e fundit” që u zhvilluan në Maltë.

“Ndihma për ata pak që ikin nga lufta është detyrë, por hapja e porteve të Italisë për të gjithë botën është çmenduri. “Në këtë rrugë, BE do të financojë OJQ-të pro emigracionit dhe pa dashur, do të mbushë xhepat e trafikantëve”. Kështu u shpreh një zëdhënës për qeverinë e Budapestit, Zoltan Kovacs, në Twitter. /abcnews.al

DURRES-EMIGRANTET_aBC-M2-T1.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela15:00 | 03/09/2019

Janë ditët kur emigrantët udhëtojnë drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë. Dhe në Portin e Durrësit po punohet me shumë sportele për të shmangur vonesat dhe radhët e gjata.

Këtu po punohet me kapacitet të plotë. Ka dyndje të udhëtarëve dhe autoritetet portuale në Durrës janë në gatishmëri.

Kompanitë e lundrimit po operojnë me shtatë tragete në ditë. Kurse policia e kufirit ka trefishuar numrin e sporteleve të kontrolllit me qëllim shmangien e radhëve të gjata.

Emigrantët edhe shtetas të huaj nuk kanë shfaqur shqetësime, dhe pse nisja e trageteve është regjistruar me disa ore vonesa për shkak të numrit të lartë të udhëtarëve..

Sipas të dhënave operative të dala nga porti, gjatë muajit gusht në portin e Durrësit  mbërriten 120 mijë udhëtarë me mbi 29 mijë autovetura. U nisen drejt Barit, Ankonës dhe Triestes 160 mijë udhëtarë të tjerë me 37 mijë autovetura.

Stastistikat flasin për një rritje me 10 përqind më shumë të numrit te personave që preferuan udhëtimin me traget në raport me një vit më parë.

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi

/abcnews.al

 

 

 

boris-1-1.jpg
ent ela10:10 | 24/08/2019

Britania e Madhe do të kthejnë migrantët, që në mënyrë të paligjshme, përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit nga Franca, tha të premten kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Ne do t’ju kthejmë përsëri”, tha Johnson, kur u pyet se cili ishte mesazhi i tij për migrantët e paligjshëm, pasi autoritetet zunë një varkë migrantësh në brigjet e jugut të Anglisë.

“Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të konsiderohet si një vend, ku ju mund të vini në mënyrë të paligjshme”, tha Johnson.

Rreth 65 persona që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe, në mënyrë të paligjshme, me anije të vogla, janë kthyer në vendet evropiane, tha ministria e Brendshme.

Gjatë këtij viti, më shumë se 950 njerëz, përfshirë të paktën 80 fëmijë, kanë kaluar kanalin që e lidhë Francën dhe Britaninë e Madhe, përmes anijeve të vogla.

PRODHIMET-ARTIZANALE-SHQIPTARE-ABC-M1-T2.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela15:48 | 22/08/2019

Prodhimet artizanale shqiptare tërheqin vëmendjen e turistëve dhe emigrantëve në sezonin e verës.  Dyqanet e suvenirëve në Tiranë ofrojnë prodhime të moçme mbi 1 shekullore dhe riprodhime të ditëve të sotme.

Turistët dhe emigrantët të cilët kanë përzgjedhur Shqipërinë për të kalur pushimet verore, nuk largohen nga Shqipëria pa marrë diçka me vete që t’ju kujtojë këtë vend me tradita. Shumë prej tyre preferojnë suvenirët dhe prodhimet artizanale shqiptare. Dyqanet ofrojnë edhe krijime të moçme dhe riprodhime.

Kërkesat  janë nga më të ndryshmet sipas artizanes dhe shitëses Aida Berhami. Disa janë të qartë  në zgjedhjet e tyre, madje kanë menduar çdo gjë me detaj.

Ndërsa turistët preferojnë gjëra simbolike.

Artizanati shqiptar është i mëshiruar tek punimet e leshit, drurit, bakrit dhe argjendit.

Gazetare: Leontina Nika

greqia-marreveshja-1280x712.jpg
nev ila20:55 | 10/08/2019

Greqia ka kërkuar ndërhyrjen e BE-së për të detyruar Turqinë të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes për riatdhesimin e emigrantëve. Athina zyrtare ka deklaruar se ishujt helenë po përballen sërish me flukse emigrantësh dhe nuk kanë kapacitete për t’i përballuar ato.

Greqia do të kërkojë një përfshirje më aktive të Bashkimit Europian në zbatimin e marrëveshjes me Turqinë për rikthimin e emigrantëve dhe refugjatëve që nuk përmbushin kushtet për azil.

Në ditët e fundit ka patur sërish një rritje të fluksit dhe autoritetet lokale në ishujt kufitarë me Turqinë ankohen se nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të akomoduar qindra njerëzit që mbërrijnë nga brigjet turke.

Situata paraqitet më dramatike në një nga kampet e ishullit Lesvos. Aty janë akomoduar 7.500 persona, në një kohë kur kampi ka mjedise të mjaftueshme për vetëm 3.000. Ndërkohë, sipas gazetës franceze “Le Figaro”, në Lesvos numri i emigrantëve është më i madh se ai i turistëve.

Kushtet e këqija të jetesës dhe pritja me vite për të marrë përgjigjen e aplikimit të tyre, kanë shkaktuar mjaft herë incidente të dhunshme, ndërsa nuk kanë munguar edhe përplasjet e provokuara nga grupime ekstremiste vendase. Në jo pak raste rruga e refugjatëve për të mbërritur në një ishull grek, mbart shumë rreziqe, madje edhe vdekjeprurëse.

Tragjedia e fundit ndodhi në mesin e qershorit kur shtatë refugjatë, mes të cilëve dy fëmijë, humbën jetën kur skafi që po i sillte në Greqi u mbyt në afërsi të Mitilinit. Ndërsa një tjetër tragjedi u shmang në orët e para të së premtes, kur policia bregdetare greke dhe patrullat e misionit Frontex shpëtuan 85 refugjatë kur dy skafet e tyre u përmbysën./ABC News Albania 24/7

AZILKERKUESIT-NE-SHQIPERI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela15:10 | 27/07/2019

Rreth 1600 emigrantët të jashtëligjshëm nga vendet e lindjes së mesme janë ndaluar nga në kufirin Shqiptaro-Grek gjatë 7 muajve të parë të 2019. Numri në i azilkërkuesve nuk ka ardhur në ulje edhe pse në kufirin me greqinë janë dislokuar 50 oficer të FRONTEX.

Edhe pse në kufirin jugor dhe ate juglindor janë dislokuar rreth 50 oficer të Rojes Kufitare FRONTEX, përsëri numri i emigrantëve të paligjshmëm që zgjedhin Shqipërinë si vend tranzit drej Bashkimit Europian nuk ka rënë.

Nga janari deri në 15 korrik janë ndaluar brenda kufirit Shqiptar 1623 emigrantë, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Eritrea. Azilantët kishin hyrë nga territori grek duke paguar shume të konsiderueshme parash.

Burime nga Policia e Shtetit pohojne se, rreth 60% e tyre janë kthyer vullnetarisht në shtetin fqinj, duke bërë procedurat nga ana e palës Shqiptare. Për të gjithë personat e kapur në kufi policia kufitare, kryen procedurat, si marrja e gjurmëve të gishtërinjëve, verifikimi dhe regjistrimi në sisitem TIMS.

Ndërkohë Pjesa tjetër emigrantëve të paligjshëm kanë kërkuar azil në Shqipëri, duke u trajtuan në qendrën e azilit në Babrru.

Rreth 100  e azilkërkuesve të tjerë janë në qendren e Karreçit, e cila është në varësi të Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Duke para numrin në rritje nga viti në vit të emigrantëve azlikërkuesve, Bashkimi Europain, vendosi në fund të majit të dislokojë oficerët e  FRONTEX-i në kufirin Shqiptaro-Grek. Agjensia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare, patrullon e kufirin e gjelbër, ku ekipe të përbashkëta, të përbëra nga oficerë të policisë kufitare nga 11 vende të BE-së, inspektojnë kufirin për të parandaluar, emigracionin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitar. Fillimisht 50 oficerë u vendosën në pikat e kalimit kufitar në Kakavijë dhe në Kapshticë, të konsideruara si pikat më të nxehta të kalimit të emigrantëve të paligjshëm nga Greqia në Shqipëri, në orvatje për të kaluar më pas në vendet e BE. /ABC News Albania 24/7

 

 

MBULIM-LIBI-EMIGRANTET-ABCM5T1.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela12:30 | 26/07/2019

Janë më shumë se 150, personat e mbytur në Khoms, port i Libisë që ndodhet 100 kilometra larg Tripolit. 137 persona të tjerë u shpëtuan nga rojet bregdetare. Sipas të mbijetuarve në anije ndodheshin rreth 300 persona. Nëse kjo shifër do të konfirmohet, sipas komisionerit të lartë të OKB për refugjatët, kjo do të ishte tragjedia më e madhe në Mesdhe për këtë vit.

Agjencia e OKB-së për emigrantët dhe organizata ndërkombëtare për emigracionin theksuan se, që nga fillimi i verës, mbytjet në Mesdhe nuk kanë ndaluar asnjëherë. Pjesa më e madhe e emigrantëve vinin nga Eritrea dhe Sudani. /ABC news Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono