emigrante

muri.jpg
G. P.15:55 | 18/01/2019

Një pikë karburanti në Kale po ndërton një mur çimentoje tre metra të lartë për të ndaluar emigrantët që të mbërrijnë në terminalin e trageteve, ku hipin në kamionë për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Një tjetër mur kundër emigrantëve dhe nuk bëhet fjalë për atë në kufi mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Muri i çimentos tre metra i lartë është ndërtuar nga një pikë karburanti në Kale, në veri të Francës. Kale është një nga pikat kryesore të itenerarit të emigrantëve të paligjshëm, një numër i madh i të cilëve dhe nga Shqipëria, duke synuar Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi është raportuar nga e përditshmja e rajonit të Kales, duke saktësuar se muri që po ndërtohet synon të ndalojë hyrjen e emigrantëve dhe mbledhjen e tyre në parkimin e zonës së shërbimit me të ashtuquajturit “Passeur”, ata që ndihmojnë shumë të dëshpëruar që të kalojnë kufirin në mënyrë klandestine.

Ndërtimi ka nisur këtë javë, si konfirmon dhe një pronar dyqani aty pranë për Euronews dhe nuk ka përfunduar ende. Pavarësisht se situata nuk është më dramatike si në vitin 2015, ka raste kur sinjalizohen episode tensioni në postblloqet rrugore që vendosen në këto rrugë.

Pika e karburantit ndodhet në rrugën që çon në terminalin e trageteve. Tashmë muri do të ndalojë emigrantët që të hipin në kamionë me synimin për të arritur në Britaninë e Madhe. Nga Bashkia e Kale konfirmuan se autoritetet kanë mbështetur ndërtimin e këtij muri./abcnews.al

femije.jpg
G. P.11:57 | 18/01/2019

Fëmijët e emigrantëve që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë ndarë nga familjet e tyre, janë me mijëra. politika e shtëpisë së bardhë për tolerancën zero, ka shkaktuar shumë probleme familjare.

Janë me mijëra raste më shumë në krahasim me rreth 2500 që janë konfirmuar deri tani nga autoritetet e Uashingtonit, të fëmijëve të ndarë nga prindërit emigrantë të parregullt në kufirin amerikan. Shifra konfirmohet nga një raport hetimor i prezantuar nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shëndetit e Shërbimeve Njerëzore. Shumë prindër kanë muaj të tërë që kërkojnë fëmijët e tyre.

Pas deklarimit të politikës së tolerancës zero e para se metoda të bllokohej pas presionit politik dhe ligjor, 3 mijë të mitur të tjerë u ndanë nga prindërit apo kujdestarët e tyre ligjorë, me të cilët kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. kjo politikë u ndaq gjatë kohës kur shtëpia e bardhë përballej me rritjen e numrit të emigrantëve që përpiqeshin të hynin në mënyrë të paligjshme, në gjysmën e parë të 2018-s, pas rënies së numrit një vit më parë. Fëmijët duhet të ndaheshin nga prindërit dhe dërgoheshin në kampe të menaxhuara nga autoritetet dhe më pas transferoheshin në shtëpitë e të afërmëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të rriturit duhet të arrestoheshin dhe akuzoheshin për hyrje të paligjshme në vend.

Metoda shkaktoi protesta të ashpra dhe u cilësua si një krim nga akivistët ndërkombëtarë. Me mijëra fëmijë mund të jenë ndarë nga prindërit e tyre gjatë fluksit të nisur në 2017-n. Sipas raportit të Deparamentit Amerikan të Shëndetësisë, zyra e refugjatëve kishte me dhjetëra ndoshta me qindra fëmijë për të cilët nuk ishte në dijeni se ishin ndarë nga familjet e tyre. Në këtë mënyrë përgënjështrohen deklaratat e mëparshme sipas të cilave sistemi ishte i qartë dhe transparent./abcnews.al

MALTE-EMIGRANTET-ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.04-1280x649.jpg
ent ela22:22 | 09/01/2019

Kryeministri maltez Zhozef Muskat deklaroi se është arritur marrëveshja me BE për sa i përket 49 emigrantëve që ndodhen në anijet e organizatave jo qeveritare, të bllokuara prej javësh në det pranë brigjeve malteze. Sipas marrëveshjes së arritur, Malta do të transferojë në anijet e saj emigrantët që do të shpërndahen me pas në 8 vende të Bashkimit Europian, përfshirë dhe Italinë. Në këtë vend pati debate të ashpra lidhur me çështjen e pranimit të këtyre emigrantëve.

Dje kryeministri Konte u shpreh i gatshëm që të priste në Itali gratë dhe fëmijët e anijeve me emigrantë që po qëndrojnë në det. Kurse zv/ kryeministri Salvini, me anë të një mesazhi në Twitter u shpreh se nuk ka ndërmend të lejojë emigrantët në vend, përkundrazi, duhen larguar sa më shumë duke i kthyer në shtëpitë e tyre. Kryeministri maltez Muskat konfirmoi se operacioni i transferimit të emigrantëve në Maltë do të nisë sa më shpejt të jetë e mundur. /abcnews.al

fluksii.jpg
G. P.13:37 | 03/01/2019

Që prej orëve të para të mëngjesit në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës ka patur fluks të udhëtarëve. Situata normalizohet herë pas here, por me gjithë masat e marra në kufi me shtimin e sporteleve nuk janë shmangur dot radhët e gjata.

Emigrantët shqiptarë që kaluan festat e fundvitit në Shqipëri po kthehen në vendet e tyre të punës. Në Kakavijë dhe Kapshticë ka fluks. Udhetarët janë të detyruar të presin për orë për të kaluar kufirin.

“Ka radhë. Këtë kemi siklet. Nuk zgjidhet të dy shtetet që të mos presim dhe ne”.

“Gjysmë ore këtu”.

Në pikën kufitare të Kakvijës në total punojnë 5 sportele. Gjatë 24 orëve kanë lënë Shqipërinë  mbi 5 mijë persona. E njëjta situatë paraqitet edhe në Kapshtice. Qytetarët herë pas here përballen me fuks. Policia ka shtuar sportelet, por nuk i kanë shmangur dot radhët e gjata. Mësohet se nga pika kufitare e Kapshticës kanë dalë gjatë orëve të fundit rreth 6 mijë shtetas./abcnews.al

kapshtica.jpg
G. P.14:55 | 02/01/2019

Ende pa kaluar ditët festive të Vitit të Ri ka nisur fluksi në doganën e Kapshticës dhe atë të Kakavijës. Për një numër të madh të atyre që erdhën në Shqipëri për të kaluar ndërrimin e viteve pranë familjes, pushimet kanë mbaruar.

Siç raportojnë gazetarët e ABC News nga Kapshtica dhe Kakavija, shumë shqiptarë kanë zënë radhë për të kaluar kufirin në drejtim të Greqisë. Por duket se për policët grekë, festat vazhdojnë dhe në të dyja pikat kufitare ata punojnë me sportele të reduktuara, kurse pala shqiptare vazhdon kontrollin në disa sportele./abcnews.al

protesta-e-emigranteve.jpg
G. P.15:59 | 29/12/2018

I ka mbledhur ky flamur dhe rrjetet sociale. Për të dytën ditë radhazi një grup qytetarësh shqiptarë që jetojnë, punojnë e shkollohen jashtë Shqipërisë kanë protestuar para Kryeministrisë me moton “nën një flamur”.

Përveç emigrantëve, kësaj proteste të shtunën iu bashkuan sërish edhe banorët e zonës së Unazës së re, ata të Bulevardit të Ri, të cilët prej javësh protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre dhe kërkojnë dëmshpërblim të plotë të pronës.

Në protestë u dëgjuan edhe zërat e artistëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mjaft mbështetësve të kauzës së mosprishjes se Teatrit Kombëtar, si dhe përfaqësues të studentevë të cilët prej 3 javësh kanë nisur protestën kundër tarifave dhe ligjit të Arsimit të Lartë.

Protestuesit i mblodhi në para Kryeministrisë thirrja e bërë në rrjetet sociale e disa emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Londër, të cilët apelojnë që qytetarët të dalin në protestë kundër korrupsionit, krimit e varfërisë në vend. E shtuna ishte dita e dytë e protestës, e cila nga organizatorët është paralajmëruar se do të vijojë sërish të dielën në mesditë.  /abcnews.al

protesta-emigrante.jpg
G. P.18:59 | 28/12/2018

Ashtu siç kishin paralajmëruar në rrjetet sociale emigrantë shqiptarë u kthyen në atdhe dhe zhvilluan një protestë përpara kryeministrisë kundër varfërisë, krimit dhe korrupsionit. Ndonëse policia nuk ju kishte dhënë leje për rreth një orë e gjysmë, ata protestuan paqësisht bashkë me qytetarë të tjerë që iu bashkuan.

Shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, studentë, banorë të Unazës së Re në Tiranë artistë e përfaqësues të shoqërisë civile për rreth një orë e gjysmë protestuan përpara kryeministrisë.

Kjo protestë u thirr nga emigrantët, por bashkoi disa kauza.  Qytetarët doën në shesh kundër varfërisë, papunësisë, krimit e korrupsionit. Madje ata propozuan edhe krijimin e një partie të re, nacionaliste.

Policia nuk ju dha leje për zhvillimin e kësaj proteste megjithatë në prezencë të saj ajo u zhvillua paqësisht. Emigrantët kanë paralajmëruar vijimin e protestës edhe të shunën e të dielën./abcnews.al

protesta-ne-belgjike.jpg
G. P.22:03 | 16/12/2018

Mijëra persona protestuan në Bruksel këtë të diel kundër Paktit të emigracionit të OKB-së, që u firmos në Marrakech javën e kaluar.

Parti të krahut të djathtë në vend u bënë thirrje njerëzve që t’u bashkoheshin marshimit, që u realizua pranë institucioneve më të rëndësishme të Bashkimit Europian. Ata i frikësohen faktit se marrëveshja mund të çojë në rritjen e emigrantëve në vend.

Gaz lotsjellës dhe ujë u përdorën pasi protestuesit filluan përplasjet me policinë. Sipas BBC-së në demonstratë ishin rreth 5.500 persona. Nga ana tjetër grupet e krahut të majtë dhe organizatat bamirëse organizuan një kundërprotestë, pjesë e së cilës u bënë rreth 1.000 persona.

Partia e krahut të djathtë N-VA, që ishte pjesë e koalicionit drejtues të Belgjikës, la qeverinë në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit për nënshkrimin e marrëveshjes.

Marrëveshja për emigracionin u nënshkrua javën e kaluar në Marrakech nga 164 vende të Kombeve të Bashkuara. Por ka disa shtete si SHBA-të, Italia, Austria, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia që refuzuan që ta miratojnë atë.

Kjo marrëveshje nuk është ligjërisht e detyrueshme dhe kërkon një qasje për emigracionin që riafirmon të drejtën kombëtare të shteteve për të përcaktuar politikën e tyre ndaj emigracionit. Aty pohohet dhe rëndësia e emigrimit të ligjshëm. Kritikët në Europë kanë dalë kundër këtij pakti pasi sipas tyre do sjellë rritjen emigrimit në kontinent.

Shumë shtete europiane kanë pasur një politikë goditëse ndaj emigrimit vitet e fundit. Në Qershor, Hungaria bëri të paligjshme ndihmën ndaj kërkuesve për azil në vend./abcnews.al

hungarezi.jpg
G. P.12:24 | 08/12/2018

Ministri i Jashtëm hungarez është i bindur se emigracioni nuk është pjesë e të drejtave të njeriut. Ai bëri të qartë se në Hungari nuk ka asnjë emigrant të paligjshëm dhe as nuk do të ketë.

“Kemi mësuar nga eksperienca se emigrimi i paligjshëm masiv dhe i pakontrolluar, mund të destabilizojë vendet e destinacionit. Hungaria kërkon bashkëpunimin e menjëhershëm të OSBE-së për të ndaluar flukset e reja të emigracionit”.

Është kjo deklarata e ministrit të Jashtëm hungarez, Peter Szijarto, i cili mori pjesë në këshillin e 25-të të ministrave të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë. Edhe pse takimi u përqendrua më shumë në konfliktin aktual mes Rusisë dhe Ukrainës, ministri i Jashtëm hungarez foli vetëm për rrezikun e emigracionit, duke u thënë gazetarëve se Hungaria po bën të pamundurën për ta ndaluar. Sipas tij Bashkimi Europian duhet të pëballet paralelisht me pesë sfida historike: emigracionin, kërcënimin e terrorizmit, sigurinë energjitike, konfliktin Ukrainë–Rusi dhe Brexit.

Ministri i Jashtëm hungarez u shpreh se është e papranueshme ideja për të mos bërë diferencime në bazë ligjore për emigrantët. Gjithashtu ai theksoi se nuk mund të pranojë që emigrantët të kenë të njëjtat shërbime dhe asistencë sociale si qytetarët hungarezë. Ndërsa nuk mund të jetë reale asnjë fushatë për aspektet pozitive të emigracionit, pasi emigracioni duhet të ndalohet dhe jo të menaxhohet, theksoi ai. I pyetur nga gazetarët se sa ishte numri i emigrantëve të paligjshëm në Hungari ai u përgjij: zero dhe as nuk i duam./abcnews.al

uai1ddlo_donald-trump_625x300_06_August_18.jpg
G. P.20:16 | 25/11/2018

Presidenti amerikan njoftoi në Twitter se arriti një marrëveshje me Meksikën për të mos lejuar emigrantët të hyjnë në SHBA. Megjithatë ky pretendim i Trump është përgënjeshtruar nga qeveria e re meksikane.

Donald Trump konfirmoi në Twitter se ka arritur marrëveshje me Meksikën lidhur me emigrantët që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

“Emigrantët në kufirin jugor nuk do të lejohen në Shtetet e Bashkuara deri sa kërkesat e tyre të miratohen individualisht në gjykatë”, shkruan presidenti amerikan duke nënvizuar se do të merren në konsideratë vetëm ata që hyjnë ligjërisht në SHBA.

“Në pritje të përgjigjes së kërkesës të gjithë do të qëndrojnë në Meksikë”, konfirmon Trump: “Nëse për ndonjë arsye do të jetë e nevojshme, do të mbyllim kufirin në jug. Nuk ka asnjë mënyrë që Shtetet e Bashkuara, pas dekadave të abuzimit, të lejojnë këtë situatë të kushtueshme dhe të rrezikshme!”.

Por nga ana tjetër, qeveria meksikane që pritet të marrë detyrën përgënjeshtron arritjen e marrëveshjes me SHBA-të për të lejuar azilkërkuesit të qëndrojnë në pritje në Meksikë, ndërsa kërkesa e tyre të shqyrtohet nga autoritetet amerikane.

“Nuk ka asnjë akord mes qeverisë meksikane dhe asaj amerikane”, konfirmon në një deklaratë ministrja e ardhshme e brendshme, Olga Sanchez.

Ndërkohë, më herët, Uashington Post raportoi se administrata e presidentit Andres Manuel Lopez Obrador, pranoi që emigrantët të qëndronin në territorin meksikan si pjesë e një zgjidhjeje të përkohëshme. Por siç duket nuk është arritur asgjë mes dy qeverive. Lopez Obrador do të marrë zyrtarisht drejtimin e vendit me 1 Dhjetor./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono