Emery

Emery-1.jpg
Veronik Istrefaj21:24 | 09/11/2019

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, po kuotohet si favoriti për të qenë trajneri i radhës i shkarkuar. Strategu spanjoll nuk po merr rezultatet e duhura dhe humbja kundër Leicester 2-0 disa minuta më parë, ka tronditur edhe më shumë pozicionin e tij në krye të pankinës.

Megjithatë, Emery pranon se bordi nuk do ta shkarkojë, si dhe ka mbështetjen absolute të tyre: “Na duhet më shumë kohë, kemi lojtarë të rinj që duan të rriten. Kemi objektivat tona dhe duam ende kohë.

Kemi pasur disa probleme kohët e fundit, por me kohën, gjithçka do të zgjidhet. Gjëja më e rëndësishme është të jemi të qetë. E ardhmja? Kam mbështetjen absolute të bordit drejtues”, përfundoi Emery./abcnews.al

 

Emery.jpg
Veronik Istrefaj17:57 | 08/11/2019

Unai Emery është në presion të madh. Tifozët e Arsenalit, duan “kokën” e tij, pasi rezultatet e fundit kanë qenë skandaloze. Vetë trajneri spanjoll pranoi se sfida e së dielës kundër Leicester është shumë e rëndësishme dhe se skuadra e tij nuk është në një moment të mirë.

Sot, në konferencë për shtyp para kësaj sfide, Emery tha: “Çdo ekip, ka momente të ulëta dhe pozitive. Ne po kalojmë një moment delikat, kemi barazuar shumë ndeshje që duhet t’i fitonim. Duam të qëndrojmë të bashkuar, pasi së bashku mund t’ia dalim”.

XHAKA – “Xhaka nuk do të grumbullohet për këtë sfidë”.

PRESIONI – “Nuk është e vërtetë, unë nuk ndihem në presion. Kemi një projekt këtu dhe duam që me punë dhe përkushtim t’i shkojmë deri në fund. Shumë lojtarë të rinj janë promovuar në ekipin e parë dhe ky proces kërkon kohë, madje mund të ndikojë dhe në rezultate. Ne vazhdojmë në rrugën tonë.

LEICESTER – “Nuk jam i surprizuar aspak nga ecuria e tij. Brendan (Rodgers) është një trajner shumë i mirë, e ka treguar te Liverpool dhe Celtic. Tani po bën një punë të shkëlqyer edhe te Leicester. Ne do të shkojmë atje duke e ditur forcën e kundërshtarit. E kemi përgatitur sfidën”, tha mes të tjerash trajneri i “Topçinjve”./abcnews.al

Emery-Ozil.jpg
Veronik Istrefaj16:58 | 31/10/2019

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka pranuar se ka gabuar me sjelljen e tij ndaj yllit të skuadrës, Unai Emery. Strategu spanjoll dhe fantazisti gjerman kanë pasur disa debate gjatë fillimit të sezonit, por tashmë, duket se gjithçka është sheshuar.

Gjithçka ka nisur me një bisedë private mes Emery dhe Ozil, në zyrën e trajnerit të Arsenalit. Pas kësaj bisede, Ozil u grumbullua kundër Liverpoolit mbrëmë në Carabao Cup, madje dhe luajti titullar, duke bërë një ndeshje të shkëlqyer.

Ozil luajti vetëm 65 minuta, pasi Emery vendosi ta zëvendësojë. Për kët vendim të tij, strategu spanjoll tha: “Mesut kishte kohë pa luajtur dhe biseduam para ndeshjes, i tregova që do të zëvendësohej në pjesë të dytë. Ai bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe në mendjen time, është në plane për sfidën e së shtunës kundër Ëolves”,- tha mes të tjerash numri një i Arsenalit./abcnews.al

Xhaka2-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj19:32 | 29/10/2019

Arsenali luan nesër në EFL Cup përballë Liverpool, një sfidë ku do të përplasen dy nga skuadrat më të mëdha në Angli. Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka konfirmuar se Granit Xhaka nuk do të grumbullohet në këtë sfidë: “Xhaka është disi i tensionuar, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Kundër Liverpool, nuk do të jetë në skuadër”.

Xhaka ishte në qendër të vëmendjes në sfidën kundër Crystal Palace në fundjavë. Mesfushori me origjinë shqiptare u zëvendësua në minutën e 61-të dhe pati një shkëmbim sharjesh me tifozët e Arsenalit. Pasi këta të fundit e vërshëllyen në masë, Xhaka u filmua duke thën: “Ik p****ni!”

Xhaka ende nuk ka kërkuar falje publike ndaj tifozerisë londineze, dhe as nuk ka bërë ndonjë reagim në lidhje me këtë incident që ndodhi në “Emirates”. Nëse Xhaka ka të ardhme tek Arsenali apo jo, kjo mbetet për t’u parë. Shiriti i kapitenit do t’i kalojë sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang./abcnews.al

Ozil-1.jpg
Veronik Istrefaj16:34 | 29/10/2019

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka folur sot para sfidës në EFL Cup kundër Liverpool, që luhet nesër. Përveç këtij takimi, Emery foli edhe për të ardhmen e Mesut Ozil, duke i dhënë fund përgjithmonë zërave për të ardhmen e fantazistit gjerman.

“Sot në mëngjes, kam biseduar me Ozil, një bisedë që i ka bërë mirë të dyja palëve. Doja të dëgjoja mendimet e tij, ambiciet që ka dhe i sqaruam të gjitha. Ai do të qëndrojë këtu. Stërvitjet e tij, kanë qenë shumë të mira dhe na duhet mentaliteti i tij prej fituesi në skuadër.

Përvç kësaj, ai ka dhe cilësi shumë të mira, që mund të na ndihmojnë në fazën sulmuese. Mesut do të luajë nesër kundër Liverpool, kjo është e sigurt”, tha mes të tjerash Emery. Mesut Ozil nuk grumbullohet me Arsenalin prej më shumë se një muaji, edhe pse nuk ka pasur asnjë shqetësim fizik./abcnews.al

 

pjimage-1-2.jpg
Veronik Istrefaj20:34 | 27/10/2019

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka komentuar si një veprim të gabuar mënyrën si Granit Xhaka reagoi kur u zëvendësua. Mesfushori me origjinë shqiptare u hakërrua ndaj tifozëve, por dhe stafit teknik të Arsenalit, duke shkuar direkt e në dhomat e zhveshjes. Pas ndeshjes, Emery foli për mediet britanike, ku u shpreh: “Xhaka? E teproi, ajo që ai bëri ishte e gabuar.

Gjithsesi, dua të qëndroj i qetë dhe do të flas personalisht me të. Fillimisht, do të dëgjoj versionin e tij të historisë, më pas do të diskutojmë të gjithë së bashku si skuadër. Për momentin, nuk dua të komentoj më tepër”, tha mes të tjerash numri një i “Topçinjve”./abcnews.al

Emery-Ozil.jpg
Veronik Istrefaj20:32 | 17/10/2019

Gjithçka ka ndryshuar shumë shpejt: Mesut Ozil do të qëndrojë tek Arsenali. Trajneri i “Topçinjve” të Londrës, Unai Emery, ka hedhur poshtë të gjitha zërat që largojnë yllin gjerman nga “Emirates”. Sot, trajneri spanjoll foli për situatën e mesfushorit gjerman, si dhe për sfidën e fundjavës në transfertë kundër Sheffield United:

OZIL – “Asnjëherë nuk kam thënë që Mesut Ozil do të largohet, gjithçka çfarë është shkruar kanë qenë spekulime. Mesut ka të ardhme tek Aesenali im dhe e shoh si pjesë të rëndësishme të projektit që kam. Prania e tij në dhomat e zhveshjes është diçka e paçmueshme. Është një ndër senatorët e ekipit dhe jo më kot bën pjesë në listën e 5 kapitenëve të mi.

SHEFFIELD – “Na pret një sfidë shumë e vështirë, Sheffield ka krijuar një identitet të bukur loje. Kam shumë respekt për trajnerin e tyre Wilder. Absolutisht një transfertë shumë e vështirë, duhet të jemi në maksimumin tonë që të ruajmë ecurinë e mirë”, përfundoi strategu spanjoll./abcnews.al

Ozil.jpg
Veronik Istrefaj20:19 | 03/10/2019

Sot, Arsenali zbriti në fushë përballë Standard Liege, sfidë e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Europa League. Edhe njëherë tjetër, Unai Emery vendosi të mos e grumbullojë yllin gjerman, Mesut Ozil.

Pasi u la në shtëpi në sfidën ndaj Manchester United në Premier League, pritej që Ozil të ishte titullar në sfidën ndaj Liege, por Emery ka befasuar, duke mos e grumbulluar kampionin e botës.

Tashmë, Ozil mund të konsiderohet i larguar nga Arsenali, me Milanin që shpreson ta marrë në formë huazimi me të drejtë blerje në muajin janar. Mbetet për t’u parë sesi do të shkojë e ardhmja e Ozil, por deri më tani, duket shumë larg “Topçinjve” londinezë./abcnews.al

Ozil.jpg
Veronik Istrefaj19:59 | 02/10/2019

Në mediat italiane po raportohet prej disa ditësh se Mesut Ozil do t’i bashkohet Milanit në janar, në formë huazimi. Ylli gjerman nuk është në planet e Unai Emery dhe tek Arsenali, minutat kanë qenë me pikatore këtë sezon. Tekniku spanjoll i “Topçinjve” i ka besuar shumë lojtarëve të rinj dhe Ozil shpeshherë nuk është grumbulluar.

Kjo situatë ka krijuar një pakënaqësi të madhe te kampioni i botës, i cili preferon largimin. Milani pritet të përfitojë, me një ofertë huazim me opsion blerje. Sa i takon këtij interesimi të kuqezinjve italianë për Ozil, Emery tha: “Për momentin, Ozil është lojtar i yni. Kaq mund të them për momentin”.

Mesfusha tek Arsenali është e mbingarkuar dhe Ozil vështirë se do të gjëjë hapësira. Xhaka, Guendouzi, Torreira, Ceballos dhe Willock po luftojnë javë pas jave për një vend në formacion, ndaj Ozil nuk shihet si i domosdoshëm nga trajneri Emery./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono