emërimi

download-6-1280x853.jpg
ent ela11:59 | 23/02/2019

Kelli Kraft është ambasadorja e re amerikane në kombet e Bashkuara. Lajmi është konfirmuar nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp me anë të një mesazhi në profilin e tij Tuiter.

Donald Trump emëroi ambasadoren amerikane në Kanada Keli Kraft, si përfaqësuesen e re amerikane në Kombet e Bashkuara në vend të Niki Halei. Lajmi është konfirmuar nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Fillimisht Tramp kishte menduar të zëvendësonte Halei me ish zëdhënësen e departamentit të shëndetësisë Heter Nouert. Por me anë të një mesazhi në Tuiter Presidenti Amerikan konfirmoi emrin e Kraft: “Keli po bën një punë shumë të mirë në përfaqësimin e shteteve të bashkuara të amerikës dhe nuk kam asnjë dyshim se nën drejtimin e saj vendi ynë do të përfaqësohet në nivelin më të lartë në kombet e bashkuara,” shkruan Tramp.

Kelli, 56 vjeç, me origjinë nga Kentaki, ka themeluar një shoqatë për konsulencë pranë sipërmarrjeve. Bashkëshorti i saj Xho Krafy është një miliarder dhe pronar minierash qymyri. Çifti i ka dhuruar partisë republikane për fushatën presidenciale të 2016-ës, rreth 1.5 milion dollarë, sipas raportimeve të Uashington Post. Ish zëdhënësja e departamentit të shëndetësisë Hethet Nouert, në mënyrë befasuese kishte refuzuar ofertën e Tramp për në pallatin e qelqtë.

GJYLAMETI-1280x720.jpg
ent ela14:10 | 11/01/2019

Emërimi dhe shkarkimi i një ministri është tërësisht kompetencë e Kryeministrit të vendit dhe jo Presidentit. Kështu deklaroi në studion e ABC News deputetja socialiste Blerina Gjylameti, e cila e konsideron një rast të përsëritur të Presidentit Meta, mosdekretimin e Ministrit Gent Cakaj në postin e ministrit të jashtëm.

“Mendoj që në rastin konktet kemi të bëjmë me një skenar të përsëritur, edhe në rastin e ministrit  Brendshëm Sandër Lleshaj, Presidenti përdori të njëjtin argument. Presidenti nuk mund të mos dekretojë, kompetenca është tërësisht e Kryeministrit dhe jo Presidentit. Emërimi dhe shkarkimi është tërësisht komptencë e Kryeministrit”.

Sa u takon deklaratave në lidhje me dakordësinë për shkëmbimin e territoreve, Gjylameti i konsideron tërësisht të pavërteta. Sipas saj argumentimi i Presidentit është politik dhe jo juridik.

 “Deklaratat janë tërësisht jo të vërteta dhe argumentimi është politik dhe jo juridik. Presidenti po përpiqet të gjejë argumeta që nuk janë të ëvrteta. Sa i takon marrëveshjes për territorin është tërësisht  e pavertë”.

Gjylameti theksoi gjithashtu se Presidenti nuk bën opozitën, por është mbi palët dhe në interes të Shqipërisë. /abcnews.al

 

ilir-meta.png
ent ela15:25 | 05/01/2019

Kreu i Shtetit Ilir Meta firmosi paraditen e sotme shkarkimin e 7 prej 8 ministrave të propozuar nga kreu i ekzekutivit Edi Rama. Presidenti Meta nuk firmosi shkarkimin e ministrit të jashtëm në detyrë Ditmir Bushati si dhe dekretet për të emëruar ministra: Besa Shahinin, Anila Denajn, Genti Cakën, Elva Margaritin dhe Belinda Ballukun, të cilët nuk vijnë nga radha e deputetëve të mazhorancës.  Ndërkohë që firmosi emërimet e Erjon Braçes, Eduard Shalsit, Bledi Çuçit dhe Elisa Spiropalit. 

Pas mbërritjes në Presidencë të emrave të propozuar nga kryeministri Rama për ministrat e rinj të kabinetit të tij, presidenti Ilir Meta nuk ka vonuar dekretet që finalizojnë rrokadën që shefi i qeverisë njoftoi  në 24 dhjetor gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Gjashtë janë ministrat e shkarkuar me dekret presidencial, nga 7 të propozuarit e Kryeministrit. Sa i përket emërimeve, Kreu i Shtetit ka dekretuar vetëm 4 ministra nga 9 të propozuar në total.

Ilir Meta ka dekretuar Blendi Çuçin në vend të Niko Peleshit në postin e ministrit të Bujqësisë; Eduard Shalsi zëvendëson Sonila Qaton si ministër i sipërmarrjes, Erjon Braçe Senida Mesin në postin e zëvendëskryeministrit dhe Elisa Spiropali shton karrigen e ministres për marrëdhëniet me parlamentin në radhët e kabinetit qeveritar.

Ditmir Bushati është i vetmi ministër i pa shkarkuar ende me dekret presidencial, duke lënë të mendohet se precedenti i dy muajve më parë, i shënuar nga kreu i shtetit Meta kur refuzoi të dekretojë si ministër të Brendshëm Sandër Lleshajn, do të përsëritet.

Njëkohësisht, janë Besa Shahini, Anila Denaj, Genti Caka, Elva Margariti dhe Belinda Balluku emrat e 5 të propozuarve për ministra, ende të pa-dekretuar nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Shkarkimet dhe emërimet e dekretuara do të zyrtarizohen kur Kuvendi t’i votojë dekretet e presidentit, brenda 10 ditëve nga shpallja e tyre, si përcakton Kushtetuta.

Njëkohësisht, bazuar në të njëjtin nen të Ligjit themeltar, atë 98, presidenti i Republikës  ka afat 7 ditor për dekretimin e ministrave, nga mbërritja e porpozimeve nga kryeministri.

Tashmë pritet lëvizja e kreut të shtetit Meta, nëse do të finalizojë shkarkimin e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe emërimin e 5 të propozuarve për ministra, apo do të përsërisë precedentin “Lleshaj” për të cilin Ilir Metës iu desh më shumë kohë se afati i paracaktuar në Kushtetutë për të krijuar bindjen e nevojshme për emërimin e tij si ministër i brendshëm.

Edhe pse mos-dekretimi i Lleshajt, për presidentin lidhej me faktin se ai duhej fillimisht të hiqte dorë nga detya e tij ushtarake, për të mos rënë ndesh me parashikimin Kushtetues që i ndalon ushtarakët e shërbimit aktiv të kandidojnë apo zgjidhen si ministra apo deputetë, ajo që bie në sy në këtë rast është se emrat e pa-dekretuar ende në postet e ministrave të rinj, janë ata të cilët nuk kanë një të kaluar politike apo publike, duke vështirësuar kështu mesa duket vlerësimin dhe krijimin e bindjes që kreut të shtetit i duhet për të konfirmuar të propozuarit.

Nuk dihet ende arsyeja e mos dekretimit të shkarkimit të ministrit të jashtëm Ditmir Bushati edhe pse i propozuari për t’a zëvendësuar në karrigen e ministrit është edhe emri më i diskutuar në opinionin publik lidhur me përputhshmërinë me postin, Genti Caka, sot zëvendës ministër i jashtëm dhe i Çështjeve të Europës.

Kujtojmë se në mars të 2018-ës presidenti Ilir Meta i dha autorizim ministrit të jashtëm Ditmir Bushati që të lëshonte plotfuqishmërinë për grupin negociator në negociimin e marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë. Nuk dihet ende nëse mos-dekretimi i shkarkimit të ministrit Bushati lidhet me situatën në të cilën ndodhet diplomacia shqiptare sa i përket kësaj marrëveshjeje, por 12 janari shënon afatin përfundimtar për dekretimin ose jo të propozimeve të kryeministrit Rama. /abcnews.al

MAJLINDA-BREGU-1280x720.jpg
ent ela08:49 | 27/04/2018

Majlinda Bregu, e sapoemëruar në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ishte e ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News me Mirela Milorin. Ajo iu është përgjigjur zërave kundër këtij emërimi, duke thënë se nuk shqetësohet aspak  nga komentet, sulmet apo thashethemet.

Bregu ka folur gjithashtu edhe për situatën në Partinë Demokratike dhe ftesën që mori për në kuvendin demokrat. Ish-ministrja e Integrimit u ndal edhe në rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. /abcnews.al

vlcsnap-error715-2-1280x720.jpg
us er12:25 | 29/12/2017

Kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur lëvizjet e para te drejtuesve te prokurorive. Ne Prokurorinë e Tiranës, Petrit Fusha i lë vendin Dritan Rreshkës. Ndërsa në prokurorinë e përgjithshme, Arqile Koça u emërua në krye të drejtorisë juridike për marrëdhëniet me jashtë, duke zëvendësuar prokuroren Rovena Gashi.

 

Për më shumë se 4 vitë qëndroi si komanduar në krye të prokurorisë së Tiranës.  Por Petrit Fusha, tashmë kthehet serish ne prokurorine e përgjitshme, duke i lënë vendin prokurorit tjetër të prokurorisë së Tiranës Dritan Rreshka.

Ky ishte emërimi më ë fundit i kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, që ka nisur lëvizjet në disa pozicione të organit të akuzës që pas marrjes së detyrës më 19 dhjetor. Organi i akuzës së Tiranës është prokuroria më e madhe në vend dhe për këtë arsye, Marku u kujdes që prezantimin e prokurorit të ri, Dritan Rreshka me vartësit e tij ta bënte vetë. Ndërsa prokurorin Petrit Fusha, ndërprerja e komandimit e kthen automatikisht në prokurorinë e Përgjithshme, aty ku ka edhe emërimin në sektorin e ekzekutimeve dhe ekstradimeve.

Po ashtu kryeprokurorja  Marku ka firmosu zëvendësimin e Rovena Gashin, si drejtore për marrëdhëniet juridike me jashtë në prokurorinë e përgjithshme me  Arqile Koçen, prokuror në Organin Qendror të Akuzës dhe një nga kandidatët në garën për kryeprokuror të përkohshme .

Prokurorja Rovena Gashi është caktuar prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono