emanuel makron

10552408-3x2-700x467.jpg
G. P.22:40 | 24/11/2018

Pas një të shtune të tensionuar dhe thuajse 8 orë “luftë urbane”, shëtitorja Champs Elysees dhe rrugët përreth saj në Paris janë zbrazur nga protestuesit. Gradualisht në kryeqytetin francez po kthehet qetësia. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e prefekturës së Parisit. Ndërkohë, bilanci i manifestimeve rezulton rreth 20 të plagosur nga protestuesit, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, si dhe 4 oficerë policie. Ndërkohë, janë arrestuar 34 persona në lidhje me trazirat në Champs Elysees.

Situata në Paris u përkeqësua rreth orës 17:00, kur një turme manifestuesish të lëvizjes “Jelekët e Verdhë” arritën të depërtonin në rrugën që të çon drejt pallatit Elize. Ndërkohë, në aksin kryesor të Parisit rreth 8 mijë protestues i vunë zjarrin konteinerëve të mbeturinave dhe disa automjeteve. Policia u detyrua të përdorë gaz lotësjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën, që u përpoq të përçante kordonin e agjentëve.

Qytetarët francezë të përfaqësuar nga lëvizja “Jelekët e Verdhë” protestojnë prej një jave kundër nismës së presidentit Emanuel Makron për rritjen e çmimit të karburanteve. Në  reagimin e tij presidenti Makron ka falenderuar forcat e rendit për kurajën dhe profesionalizmin, ndërsa i ka cilësuar “të turpshme” veprimet e dhunshme të qytetarëve.

“Turp për të gjithë ata që përdorën dhunën kundër qytetarëve të tjerë dhe gazetarëve. Turp për ata që u përpoqën të trembnin politikanët. Në republikën tonë nuk ka vend për akte të tilla”, ka thënë Makron. Makron i është referuar ngjarjes së ndodhur natën e shkuar, kur rreth 40 aktivistë të “Jelekëve të Verdhë”, të maskuar bastisën shtëpinë e një deputeteje, anëtare e partisë në pushtet “La Republique en Marche”./abcnews.al

protesta-1.jpg
G. P.12:09 | 19/11/2018

Protestuesit në Francë kundër rritjes së çmimit të karburanteve vijojnë në rrugën e tyre, teksa në lëvizjen më të fundit kanë bllokuar me dhjetëra depozita karburantesh, duke premtuar se do të bllokojnë vendin. Zëdhënësi i tyre konfirmoi kërkesën për t’u takuar me presidentin Makron, por deri tani Elize’, nuk ka reaguar.

Vazhdojnë protestat në Francë kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Ndërsa disa nga rrugët janë ende të bllokuara, gjatë mëngjesit të së hënës protestuesit kanë bllokuar me dhjetëra depozita me karburant duke premtuar se do të bllokojnë vendin. Organizatorët e protestave u shprehën për mediat vendase se presin ende një reagim të qeverisë e sidomos një takim në Elize’ me presidentin francez Emanuel Makron.

Zëdhënësi i manifestuesve shpjegoi për gazetarët se kanë ndërmend të bllokojnë rafineritë dhe depozitat industriale për të shkaktuar në këtë mënyrë një impakt ekonomik në mënyrë që qeveria të reagojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Manifestuesit pretendojnë se përfaqësojnë shtresa të ndryshme të popullsisë dhe mbrojnë arsyet e tyre për bllokimin e rrugëve.

Nuk kanë munguar as incidentet ku në Kale një kamionist australian ka thyer bllokadën e vendosur duke plagosur disa manifestues, më pas ai u shoqërua nga policia. Organizatorët këmbëngulin se do të vazhdojnë protestat në të gjithë vendin e nëse nuk do të ketë asnjë reagim nga presidenti atëherë të shtunën revolta do të përqendrohet në Paris./abcnews.al

MBULIM-MACRON-MAQEDONI-ABCM3T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.13:49 | 22/09/2018

Presidenti francez Emanuel Makron ka përgatitur një video – mesazh për qytetarët e Maqedonisë në prag të referendumit të 30 shtatorit për çështjen e emrit. Ndonëse nuk ka mundur të vizitojë Maqedoninë si e kanë shumë zyrtarë të lartë botërorë në prag të mbajtjes së Referendumit, ai ka zgjedhur një video mesazh ku i është drejtuar qytetarëve, që të përkrahin procesin e Referendumit pasi sipas tij me këtë rast shprehet besimi i plotë për të ardhmen e vendit dhe shprehet njëkohësisht edhe urtësia e qytetarëve./abcnews.al

hashim-thaci-1-1280x960.jpg
G. P.15:47 | 14/03/2018

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi për takimin në Paris me presidentin francez, Emanuel Macron.

Thaçi shkruan se u prit në Elysee nga Macron, me të cilin zhvilloi një bisedë miqësore.

“Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE. Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës,” vijon më tej postimi i kreut të shtetit kosovar.

Thaçi ndër të tjera shtoi se kishte ftuar homologun francez të vizitonte Kosovën. Një ftesë, që sipas tij ishte pranuar nga Macron.

Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës, përfundon Thaçi./abcnews.al

vlcsnap-error749-1280x720.jpg
us er20:30 | 05/01/2018

Turqia po përpiqet të zbusë klimën e ftohtë që krijoi me BE që pas grushtit të dështuar të shtetit në verën e 2016. Kjo u vu re gjatë vizitës së presidentit Erdogan në Paris, ku i kujtoi homologut Makron lodhjen e vendit të tij nga procesi i tejzgjatur i integrimit në BE.

Presidenti francez, Emanuel Macro, priti në vizitë zyrtare homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan në Paris, ndersa Ankaraja po përpiqet të zbusë tensionet midis BE-së dhe Turqisë. Presidenti turk foli në Paris mbi procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE. Erdogan nënvizoi se “procesi i tejzgjatur i antarësimit e ka lodhur në mënyre serioze Ankaranë dhe popullin turk. Ne nuk jemi në gjendje të themi vazhdimisht “ju lutem na pranoni” – u shpreh lideri Turk.

Gjatë fjalës së tij Erdogan e mbrojti Turqinë duke e cilësuar përpara të gjithëve si shteti i së drejtës, nisur edhe nga grupi i protestuesve që e pritën në hyrje të Elisez në Paris, të cilët protestonin në lidhje me lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut në Turqi.
Presidenti Makro deklaroi në konferencën e përbashkët se kishte pyetur Presidentin Turk në lidhje me një listë shkeljesh të Reporterëve pa kufij. Erdogan u përgjigj se sistemi gjyqësor në Turqi është i pavarur dhe do ti japë të gjithë emrat Ministrit të Drejtësisë për të marrë infomacion më të detajuara.

Macron dhe Erdoan kryesuan nënshkrimin e traktateve kryesore dy palëshe në fushën e mbrojtjes, bankave dhe avionëve. Macron riokonfimoi mbajtjen e diskutime të qarta dhe konkrete për sigurinë, BE-në, të drejtat e njeriut, luftën kundër terrorizmit dhe sigurinë rajonale.
Ky është takimi i parë i nivelit të lartë midis presidentit turk dhe një udhëheqësi të lartë europian pas përplasjeve midis Ankarasë dhe disa kryeqyteteve të Bashkimit Europian mbi masat ekstreme të Qeverisë turke pas grushtit të dështuar të shtetit. Këto përplasje diplomatike kanë vazhduar që nga vera e vitit 2016, pasi Brukseli kritikoi ashpër Ankaranë për arrestime masive në vend./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono