Elton Marini

elton-marini.jpg
G. P.18:53 | 08/01/2019

Kukësi dhe Luftëtari kanë vepruar më mirë, deri tani, në tregun e futbollit në Shqipëri. Menaxheri Elton Marini bën një analizë të transferimeve të Janarit, në intervistën e dhënë për ABC News.

Nuk mund të priten mrekulli në Janar. Pavarësisht pretendimeve, klubet shqiptare do të bëjnë pak lëvizje për t’u përforcuar në fillim të vitit, ndonëse ka nga ata që kanë vepruar më mirë. Në një intervistë për ABC News, menaxheri Elton Marini, veçon ata që sipas tij kanë bërë diferencën.

“Ato që kanë lëvizur mirë janë dhe ato që e kanë demonstruar me mbylljen e marrëveshjeve dhe momentalisht ato që kanë mbyllur marrëveshje janë Kukësi dhe Gjirokastra. Gjirokastra përveçse ka bërë dalje që ka përfituar në aspektin financiar ka shpenzuar edhe në hyrje. Ka marrë Vucajn, është arritur akordi me Filin me kontratë të plotë nga Skënderbeu”, tha Marini.

Marini bën një parashikim edhe për klube të tjerë si Partizani, Tirana apo Skënderbeu.

“Partizani në këtë moment nuk ka bërë asnjë lëvizje të dukshme. Po punohet me disa emra që janë ofruar të paktën për repartin e sulmit. Besoj që do arrijnë në një vendim për të mbajtur vendin e parë. Tirana besoj që do lëvizi diçka sepse ka nevojë të lëvizë në disa reparte. Skënderbeu mos e qujjmë një skuadër që edhe pse ka patur probleme me rezultatet nuk do lëvizë në madhësinë e duhur për të qenë në hyrje të merkatos ashtu siç kanë qenë çdo vit”, u shpreh Marini.

Menaxheri thekson një tendencë të re pozitive në futbollin shqiptar.

“Duke u rritur tregu i brendshëm krijohet mundësia që me rritjen e lojtarëve që kemi ne mund të arrihet të bëhet trampolina për shitje në kampionate të tjera. Më në fund klubet e kanë kuptuar që loijtarëe duhet t’u ofrosh kontrata afatmesme dhe afatgjata. Ka qenë e gabuar më parë që mundoheshin që të bëheshin kontrata një-vjeçare ose 6-mujore”, tha menaxheri.

Gjithsesi, vështirësitë për një menaxher janë ende tepër të mëdha.

“Duhet të ketë persona të caktuar që të merren me database-in jo vetëm të Superligës, por edhe të Kategorisë së Parë, të Dytë dhe të moshave. Duhet të ketë një sektor scouting-u që ne nuk e kemi”, tha Marini./abcnews.al

pressing-17-dhjetor.jpg
G. P.16:42 | 18/12/2018

Futbolli shqiptar, problemet që e karakterizojnë atë dhe jo vetëm. Nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Joana Grabollit në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua edhe për merkaton e dimrit si dhe shortin e Ligës së Kampioneve.

Të ftuar ishin: Elton Marini, menaxher futbolli; Artan Mergjyshi, trajner; Ervin Baku, gazetar sportiv; Artan Carkani, trajner./abcnews.al

pressing.jpg
ent ela10:00 | 04/12/2018

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua mbi derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, ku Rubin Hebaj i dha fitoren të kuqve pasi shënoi dopietë. Gjithashtu u diskutua edhe për shortin e Shqipërisë në eliminatoret për Europianin e 2020, ku kemi rënë në të njëjtin grup me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Të ftuar në studio ishin: Dritan Dervishi, menaxher te Verona; Ervin Baku, gazetar te Radio Tiranal; Edmond Gëzdari, specialist futbolli; Bashkim Tufa, gazetar sportiv; Elton Marini, agjent transferimesh në futboll dhe Eno Skarço, gazetar sportiv./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono