elseid hysja

rei-manaj-1280x628.jpg
ad min12:11 | 12/09/2019

Rei Manaj është përzgjedhur nga UEFA si autori i veprimit më të bukur në ndeshjet e fundit eliminatore të Euro 2020. Vlerësimi erdhi për pasimin e tij për golin e shënuar nga Elseid Hysaj.

Ishte një veprim vërtet i rrallë. Jo shumë lojtarë në botë do të bënin atë që realizoi Rei Manaj, në momentin e golit të Elseid Hysajt. Pikërisht ky moment u përzgjodh nga UEFA si veprimi më i bukur i mbrëmjes në ndeshjet eliminatore të Europianit.

Kjo u publikua në faqen zyrtare të Euro 2020-ës në Facebook. Një vlerësim i merituar për sulmuesin shqiptar, që u rikthye me këmbën e mbarë në kombëtare. Paraqitja e tij ndaj Islandës, në fitoren 4-2, ishte mjaft e mirë, duke justifikuar besimin që i dha trajneri Reja duke e vendosur titullar.

Ai luftoi fort për 90 minuta duke qenë rrezik i vazhdueshëm për portën kundërshtare, sidomos në pjesën e parë, por edhe pas pushimit. Shpresa është që 22-vjeçari të ketë arritur pjekurinë si futbollist dhe të realizojë plotësisht potencialin e tij të rëndësishëm.

I lindur në Lushnje, ai u bë pjesë e Interit në 2015, duke arritur edhe në ekipin e parë, por pastaj duke u huazuar në Itali e Spanjë. Një nga sulmuesit më të mirë kuqezinj të brezit të tij, Manaj ka luajtur vetëm 6 ndeshje me kombëtaren e ka shënuar 1 gol, por besimi është se do të bëjë shumë më tepër./ABC News Albania 24/7

napoli-liverpool-1280x998.jpg
ad min14:07 | 29/07/2019

Liverpuli është i tronditur pas humbjes 0-3 në miqësoren ndaj Napolit. Trajneri I kampionëve të Europës, Jurgen Klop, shqetësohet përpara Superkupës së Anglisë ndaj Mançester Sitit.

Nuk kishte asnjë rëndësi klasifikimi, por rezultati 3-0 godet jo pak. Lumturon fituesin, që në këtë rast ishte Napoli, dhe trondit humbësin, që qëlloi të ishte Liverpuli kampion i Europës.

Dy skuadrat sikur janë mësuar me ekstremet, pasi vjet anglezët fituan 5-0 miqësoren e verës, ndërsa këtë vit ishte radha e italianëve me diferencën prej 3 golash. Lorenco Insinje, Arkadiush Milik dhe Junes ishin autorët e rrjetave, duke mbaruar punë për vetëm 52 minuta.

Publiku skocez prej 65 000 spektatorësh, në stadiumin “Marrejfild” të Edinburgut, mbeti i habitur nga ajo që pa me sy. Liverpuli duket jashtë forme, në vazhdën e humbjeve në miqësore ndaj Dortmundit e Seviljes. Sulmuesit kryesorë, Salah, Sane e Firmino, ende mungojnë, ashtu si portieri Alison, por pjesa tjetër e skuadrës ishte e gjitha në fushë.

Napoli ishtë më i mirë se ne, kjo u duk qartë, – tha trajneri Jurgen Klop, – nuk duhet ta bëjmë dramë, por humbja ishte humbje dhe ishte e rëndë. Të paktën, Napoli na e hoqi pak hidhërimin duke na ofruar një gotë verë. Faza jonë përgatitore ka qenë e vështirë, dhe tani vjen një ndeshje tepër e fortë, ajo e Superkupës së Anglisë ndaj Mançester Sitit. Është ndeshja më e vështirë në çdo sezon. Nuk pres të luajmë futbollin më të mirë, por duhet të luajmë për të fituar, edhe pse mesa kuptoj unë, ky trofe nuk ka shumë rëndësi për historinë”.

Napoli i dha një të papritur të këndshme trajnerit Karlo Ançeloti, ndonëse emri i lavdishëm i stolit nuk u entuziazmua edhe aq shumë.

“Ishte një ndeshje e madhe, por nuk duhet të marrim kot, – u shpreh Ançeloti, – në këtë periudhë më shumë vlerë ka puna sesa rezultatet. Vjet humbëm 0-5, por nuk duhej të dëshpëroheshim, po kështu edhe vjet, nuk duhet të kemi eufori pas fitores 3-0. Jam i kënaqur në radhë të parë për formën e lojtarëve, për rritjen e tyre. Gjithsesi, është një moment i sezonit kur do të ishte e tepruar të thuhej se jemi në kulmin e formës. Të vazhdojmë punën”.

Për italianët luajti edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, sërish si titullar, ndonëse e ardhmja e tij duket larg Napolit./ABC News Albania 24/7

hysajjj.jpg
ad min09:59 | 23/06/2019

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i dha fund beqarisë mbrëmjen e së shtunës. Në një ceremoni madhështore në kalanë e Rozafës në Shkodër, ai celebroi dashurinë me miss-in Fiorenza Lekstakaj.

Kanë qenë rreth 500 të ftuar, mes tyre personazhe VIP, por edhe lojtarë të tjerë të kombëtares shqiptare si Armando Sadiku, Bekim Balaj, Odise Roshi, Sokol Cikalleshi, Andi Lila etj.

Në disa video të publikuar nga këta të fundit, duket se atmosfera në dasmën e çiftit Hysaj ka qenë shumë e bukur dhe elektrizuese, ku nuk kanë munguar edhe motivet popullore shqiptare.

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj dhe Fiorenza Lekstakaj janë prindër edhe të një djali të vogël./abcnews.al

hysaj.jpg
ad min23:05 | 21/03/2019

Në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para ndeshjes doli edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran tha se kombëtarja i ka mundësitë për të marrë tre pikë ndaj Turqisë. Sa i përket përjashtimit të Strakoshës, Hysaj la të kuptohej se është një vendim i saktë i trajnerit.

Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj doli në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para ndeshjes ndaj Turqisë. Mbrojtësi që aktivizohet me Napolin në Itali tha se situata tek grupi i lojtarëve është mjaft i mirë dhe i kemi shanset për të arritur një fitore.

25-vjeçari la të kuptohej se përjashtimi i Strakoshës nga skuadra për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ishte një vendim i drejtë i trajnerit. Në fund, Hysaj u shpreh i gatshËm për tË luajtur nË çdo pozicion që ka nevojë skuadra./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono