elseid hysaj

ancelotti-hysaj.jpg
Vladimir Prenga10:33 | 18/02/2020

Mario Giuffredi rikthehet të flasë për Elseid Hysajn dhe në shënjestër ka përfunduar ish-trajneri Carlo Ancelotti. Menaxheri i mbrojtësit shkodran ngulmon se tekniku italian kishte ndikuar negativisht tek klienti tij dhe jo vetëm tek ai.

Në një lidhje telefonike në “Radio Punto Nuovo”, Giuffredi është shprehur se Hysajt i shkatërroi vetëvlerësimin. “Ancelotti shkatërroi vetëvlerësimin e tij. Ia kishte hequr gjithë sigurinë që kishte”, thotë fillimisht menaxheri i Hysajt.

Më tej ai shton: “Ai nuk bëri një punë të mirë te Napoli, përndryshe nuk do ishte shkarkuar. Preferoj të mos flas shumë për raportet mes trajnerit dhe lojtarëve, por shumë prej tyre u ‘shuan’ me Ancelottin”. /abcnews.al

Hysaj-Elseid.jpg
Vladimir Prenga12:21 | 17/02/2020

Pati frikë për Elseid Hysajn, por dëmtimi i shkodranit në ndeshjen kundër Cagliari nuk është serioz. Mediat në Itali raportojnë se anësori i krahut të djathtë nuk ka asnjë problem me ligamentin, madje thuhet se do të jetë i gatshëm për trajnerin Gennaro Gattuso që në ndeshjen e së premtes kundër Brescia.

Ky është një lajm i mirë për stafin teknik të Napolit, që gjatë kësaj periudhe ka pasur disa mungesa. Malcuit është i dëmtuar, kurse Ghoulam është rikthyer me skuadrën vetëm para disa ditësh.

Gatishmëria e Hysajt është një alternativë e mirë për Gattuson, i cili deri më tani i ka besuar shkodranit. Me Ancelottin, mbrojtësi nuk pati shumë hapësira dhe u mendua largimi që në muajin janar. Gjithsesi gjërat më pas ndryshuan dhe Hysaj është rikthyer i rëndësishëm për klubin italian./abcnews.al

Gattuso-e1581264554966.jpg
Igli Nikolli16:57 | 09/02/2020

U mendua se Napoli i dha fund krizës, por sot mori një “shuplakë” të hidhur nga Lecce në shtëpi. Miqtë fituan 2-3 dhe u larguan me tre pikë të arta. Lapadula shënoi dy gola (i pari pas një gafe të Ospinës), ndërsa Marco Mancosu realizoi golin më të bukur të fundjavës. Rrjetat e Milik dhe Callejon nuk i shërbyen ekipit të Gattusos, që rikthehet te humbja pas tre rezultateve pozitive. Elseid Hysaj nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje.

Genoa siguroi një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën. Skuadra më e vjetër në Itali mposhti 1-0 në shtëpi Cagliarin. Goran Pandev ishte heroi i vendasve me golin e shënuar në fundin e pjesës së parë. Afër suksesit ishte edhe Brescia, por një gol i De Paul në minutat shtesë vulosi barazimin 1-1.

“Dallëndyshet” kishin kaluar në avantazh në minutën e 81-të. Bisoli ishte autori i golit, teksa përfitoi nga një gafe të mbrojtjes mike. Emanuele Ndoj e pa sfidën nga stoli dhe nuk u preferua nga trajneri i ri, Diego Lopez. Në drekë u luajt edhe sfida Spal-Sassuolo, duel që u mbyll me fitoren 1-2 të ekipit mik. /abcnews.al

Hysaj-Lukaku.jpg
ad min08:46 | 06/02/2020

Mbrojtësi shqiptar që aktivizohet me skuadrën e Napolit, Elseid Hysaj, po kalon një formë të shkëlqyer, por gjithsesi e ardhmja e tij mbetet ne dyshim.

Elseid Hysaj po luan si titullar me Napolin pas mbërritjes në skuadër të trajnerit Gennaro Gattuso. Para mbërritjes së ish-lojtarit të Milanit në pankinën e “Axurrëve”, largimi i 25-vjeçarit nga “San Paolo” ishte çështje kohe, por tashme e ardhmja e Hysajt është një pikëpyetje e madhe.

Futbollisti konsiderohet pjesë fikse e formacionit të Gattuso, i cili nuk ka hezituar të thurë elozhe për mbrojtësin e kombëtares. Së fundmi në skene ka dalë edhe menaxheri i shkodranit, Mario Giuffredi, i cili zbulon se opsioni më i mirë i mundshëm mbetet largimi nga klubi Italian.

“Hysaj u kthye për të bërë atë që bëri në kohën e Sarrit, paraqitje shumë të mira. Jemi të lumtur, ai ka treguar se ka qenë gjithmonë një lojtar i shkëlqyer si në kohën e Sarriy. Me Gattusso në stol ai rifilloi paraqitjet e tij të zakonshme.

Ne po flasim për rinovimin, edhe pse nuk është e thënë se ai do të qëndrojë te Napoli në qershor. Edhe për mua, në nivel personal, të kesh dy lojtarë në të njëjtin rol nuk është një gjë e bukur. Dëshira ime është ta largojmë Elseidin nga Napoli. Rinovimi mund të jetë gjithashtu një mjet për ta shitur më mirë gjatë verës”, thekson agjenti i futbollistit shqiptar. /abcnews.al

Hysaj-Elseid.jpg
Igli Nikolli19:53 | 24/01/2020

Elseid Hysaj është rikthyer titullar te Napoli me uljen e Gennaro Gattusos në stol. Kapiteni i kombëtares po luan mirë, por çështje e rinovimit e mban ende në ankth. Agjenti i tij, Mario Giuffredi ka folur për Radio Kiss Kiss rreth formës së tij dhe i bën presion Napolit të nxitojë.

Hysaj po rikthehet në nivelet që luante me Sarrin. Ka rifituar besimin e munguar dhe kjo ia shton besimin te cilësitë e veta. Po bën paraqitje të rëndësishme dhe Gattuso po tenton ta rikthejë në formë.

Rinovimi? Kemi biseduar javën e kaluar, të shohim çfarë do të ndodhë. Në jetë duhet t’i respektosh njerëzit dhe lojtarët që kanë dhënë shumë. Nuk mund të presim gjithë jetën Napolin. Mund të zgjedhim edhe të mos rinovojmë dhe të largohemi në verë. Rinovimet i bën ose nuk i bën. Duhet zgjidhur kjo çështje, diçka e tillë do e qetësonte lojtarin“, përfundon Mario Giuffredi. /abcnews.al

Hysaj-Elseid.jpg
Igli Nikolli17:41 | 17/01/2020

Napoli siguroi një fitore të thjeshtë në mesjavë përballë Perugias (2-0) dhe u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Ekipi i Gattusos do të tentojë të njëjtën gjë nesër përballë Fiorentinës në “San Paolo”, duel që nis në orën 20:45.

Trajneri i Napolit është ndalur te Elseid Hysaj në konferencën e tij për shtyp. Shkodrani ka rifituar postin e titullarit dhe po aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes në skemën 4-3-3 të Gattusos.

Kalabrezi flet fjalë pozitive për kapitenin e kombëtares shqiptare dhe konfirmon besimin që ka ndaj tij. “Në këtë moment, Hysaj e interpreton rolin e tij si pak lojtarë të tjerë. Ka shtatë vite që luan në mbrojtjen me katër lojtarë dhe po paraqitet shumë mirë“, thekson trajneri i Napolit. /abcnews.al

hysaj-2.jpg
Vladimir Prenga08:34 | 08/01/2020

Roma, Juventus dhe Tottenham. Refreni i zakonshëm në mediat italiane për Elseid Hysajn. Gjithsesi besose se deri në fund të sezonit Hysaj do të qëndrojë te Napoli, sikurse edhe është shprehur së fundmi menaxheri i mbrojtësit, Mario Giuffredi.

Gjithsesi në periudhë merkatoje nuk duhet përjashtuar asgjë. Së fundmi për shkodranin ka pasur kritika të forta nga ish-trajneri i Napolit, Gianni Di Marzio. Në rubrikën “Marte Sport Live”, që transmetohet në “Radio Marte”, italiani nuk u kursye ndaj Hysajt.

“Hysaj bëri një gabim të madh. Nuk mbrohet ashtu, duke e lejuar sulmuesin (Lukakun) të veprojë një kundër një në atë mënyrë. Nuk ndodh as në Serie B dhe as te amatorët. Kjo është e vërteta, ky është realiteti, pa i ardhur keq askujt. Ai nuk ka vazhdimësi në lojë dhe bën gabime elementare”, ka thënë mes të tjerash italiani.

Di Marzio vijoi me analizën e tij për Napolin:”Gattuso u detyrua të luante me Giovanni Di Lorenzo në qendër të mbrojtjes, një rol që e ka bërë më parë. Sigurisht ai nuk mund të markojë një kafshë si Romelo Lukaku.  Momentalisht belgu është në formë dhe shumë i përqendruar.  Reparti më i dobët? Mbrojtja. Napoli nuk ka mbrojtës të tjerë qendrorë. I vetmi ishte Vlad Chiriches, i shitur te Sassuolo. /abcnews.al

berisha-e-rrahmani-top-11.jpg
Vladimir Prenga10:58 | 07/01/2020

Dy futbollistë shqiptarë në formacionin më të mirë të javës. Etrit Berisha mundohet shumë për SPAL, por portieri e ka të pamundur i vetëm të shpëtojë skuadrën e tij.  “Mban ekipin e tij në lojë sa mundet, bën një ndërhyrje të mrekullueshme në pjesën e parë ndaj Rrahmanit. Gjithashtu iu përgjigj në mënyrën e duhur dy herë Pazzinit në pjesën e dytë të takimit”, thuhet në vlerësimin për Berishën.

SPAL u mposht nga Hellas Verona, që e ka një përfaqësues në mes yjeve të javës në Serie A. “Tuttomercatoweb” ka vlerësuar paraqitjen e mbrojtësit Amirr Rrahmani: ” Puna e zakonshme pa njolla në mbrojtje, së cilës u shtohet një dëshirë e pazakontë për të shënuar: e provoi me një depërtim, në pjesën e parë, dhe me një goditje me kokë të kalibruar në pjesën e dytë”.

Elseid Hysaj “shpëton” te Napoli, por vetëm për fazën mbrojtësi. Nota për të në ndeshjen kundër Interit është 5.5, ndërkohë që vihet në dukje fakti që skuadra e Gennaro Gattuso po vuan në prapavijë. “Napoli shtyn pak ose aspak nga e djathta, por në fazën difensive është më i mirë i gjithë repartit. Kjo do të thotë shumë gjëra…”, thuhet në vlerësimin e bërë për Hysajn. /abcnews.al

 

 

 

 

 

Hysaj-Higuain.jpg
Vladimir Prenga14:59 | 03/01/2020

Elseid Hysaj dhe Napoli mund të nënshkruajnë një kontratë të re mes tyre. Radio “Kiss Kiss” në Itali raporton se palët janë në bisedime dhe mund të arrihet një marrëveshje, edhe pse kohët e fundit është folur shumë për një largim të tij.

Roma është klubi që është lakuar më së shumti. Gjithsesi kjo nuk e përjashton mundësinë e një largimi të tij. Kontrata e shkodranit është e vlefshme deri në verën e vitit 2021 dhe nuk dëshiron që mbrojtësi i kombëtares shqiptare të largohet falas.

Nënshkrimi i kontratës së re mund të jetë me këtë qëllim. Ndër të tjera nuk duhet harruar se menaxheri Mario Giuffredi ka një raport të mirë me drejtuesit e Napolit, pasi aty ka disa prej lojtarëve që ai menaxhon.

Sa i takon zërave të merkatos, Hysaj flitet se është në listën e alternativave për skuadrën e Tottenham në Angli. Mourinho do një mbrojtës të djathtë dhe veç shkodranit përmenden edhe emra të tjerë si Hiroki Sakai, Nathan Ake dhe Issa Diop. /abcnews.al

Hysaj.jpg
Igli Nikolli17:22 | 31/12/2019

Emri i Elseid Hysajt është lidhur përsëri me kalimin te Juventusi. Napoli dhe bardhezinjtë po tundohen nga ideja e shkëmbimit mes mbrojtësit shkodran dhe Mattia De Sciglios. Ky propozim ka ardhur nga Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Napolit.

Të dy trajnerët e ekipeve janë pro këtij shkëmbimi. Gattuso e njeh mirë De Sciglion, me të cilin ka luajtur te Milani. Njësoj edhe për Maurizio Sarrin, i cili ka mbetur shumë i lidhur me mbrojtësin e kombëtares kuqezi.

Problemi i vetëm lidhet me rrogën e mbrojtësit të Juventusit. Italiani përfiton 2 milionë euro në sezon, shumë që Napoli e cilëson të madhe për një mbrojtës krahu. Gjithsesi, negociatat vazhdojnë dhe janari mund të sjellë transferimin e Hysajt te “Zonja e Vjetër”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono