elektriçist

energjia-elektrike.jpg
G. P.21:20 | 13/02/2018

Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të martë në Shkodër, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

“Në orën 20:00, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka ardhur pa shenja jete shtetasi N. L. 68 vjeç banues në fshatin Pulaj, Velipojë, Shkodër. Nga verifikimet paraprake dyshohet se ka gjetur vdekjen nga kontakti me energjinë elektrike në kasollen e bagëtive”, thotë policia në një njoftim të sajin.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

elektrici.jpg
us er10:29 | 02/12/2017

Dy elektricistë kanë rënë në pranga e policisë së qytetit të Fieri, pasi akuzohen për  shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Në pranga kanë rënë  Tafil Çepele, 63 vjeç, banues në Kuman, Roskovec dhe -Tajar Zhupani, 63 vjeç, banues në Marinëz, Roskovec, të dy me profesion elektricist.

Sipas njoftimit të policisë ndalimi i këtyre dy personave u bë pasi në datën 30.11.3017, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Roskovec e konkretisht në linjën e fidrit nr 2 Drizë, gjatë kryerjes së punimeve, është goditur nga tensioni i lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen elektriçisti shtetasi S.V.

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga Neni 289 i Kodit Penal./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono