elbasani

SINKRON-GHLEDIAN-LLATA.mpg_snapshot_00.24-1280x720.jpg
ent ela10:20 | 30/06/2019

Pas votimit Kandidati socialist për Bashkinë e Elbasanit Gledian Llatja është shprehur se gjithçka po shkon mirë, ndërsa u bëri thirrje votuesve që të dalin herët për të shprehur vullnetin e tyre.

“Situata është shumë e qetë. Gjithçka po shkon mirë. Njerëzit kanë dalë për votim. Elbasani, qytet i dijes dhe kulturës dhe po e tregon dhe sot këtë. Të dalin she ta shprehin vullnetin e tyre me votë. Ne kemi komunikuar për 30 ditë, sot është dita e tyre, jo më dita jonë. I uroj suksese komisionerëve dhe qytetarëve që të vijnë herët të votojnë”. /abcnews.al

poulli.jpg
G. P.15:34 | 08/06/2019

Në plazhet e Vlorës këtë fundjavë kanë mbërritur shumë pushues. Temperaturat e larta kanë bërë që bregdeti të frekuentohet nga vendas dhe të huaj.

Duket sikur mezi kanë pritur për të hyrë në det. Temperaturat e larta kanë populluar plazhet e jugut të vendit. Pushues nga Polonia, Tirana, Elbasani, të huaj, vendas kanë zgjedhur Vlorën këtë fundjavë.

Në këtë det të pastër, sezoni ka nisur të shfaqet në dinamikën e vet. Plazhistët janë të shumtë. Ka të huaj për herë të parë në plazhet e Vlorës. Por shumë vendas nga rrethet e tjera.

Fundjava e dytë e Qershorit ka njohur rritje të numrit të pushuesve në plazh, duke treguar qartë se sezoni tashmë ka nisur në Vlorë. /ABC News Albania 24/7

Rama-ne-elbasan-1280x709.jpg
Sej rie12:45 | 27/04/2019

Në aktivitetin për “Bashkinë që duam” zhvilluar në Elbasan, Kryeministri Edi Rama theksoi se zgjedhjet vendore do të zhvillohen në 30 Qershor dhe se Elbasani do t’i japë mandatin pasardhësit të Qazim Sejdinit në bashki.

Takimin në Elbasan për bashkinë që duam, e priti kandidati i socialistëve, prefekti Gledion Llatja.

Ulur në karrige dhe me çadra, pritën fjalën e kryeministrit.

“Gjithë atyre që mbajnë çadër i siguroi se është më mirë pa të”.

Pasi përshëndeti punën e kryetarit aktual të bashkisë Qazim Sejdini.

“Gjithçka ne kemi arritur të bëjmë për Elbasanin nuk do të ishte e mundur pa Qazim Sejdinin. Vetëm 4 vjet na mjaftuan që të zgjidjhim edhe problemin e grumbullimit dhe  trajtimit të mbetjeve, por edhe t’i japim Elbasanit  24 orë ujë”.

Problemin e gjeti tek kundërshtarin politik.

“Bota nuk pati 30 vjet Saliun. Me 15 deputë dhe pijanecë që bllokojnë rrugën”.

Elbasanllinjve i bëri dy premtime.

“Në 30 Qershor këtu do bëhet një festë e madhe dhe gjithë Elbasani do i japi fitoren pasardhësit të Sejdinit, Gledit. Të bëj edhe më shumë”.

Edhe pse deklaron se nuk ka skuadra që fitojnë të gjitha ndeshjet, Shqipërinë e sheh ngjyrë mavi pas 30 Qershorit.

“Po të gjitha do i marrim. Sepse kudo ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë për njerëzit”./abcnews.al

4858211_artikeldetail-bild_1sFghC_pFEr4I.jpg
G. P.20:42 | 04/04/2019

Dy vjet pas vrasjes së një të riu shqiptar në Gjermani, gjykata e qarkut në Ulm dënoi një nga dy autorët e dyshuar me burgimi të përjetshëm. Sipas gjykatësit Gerd Gugenhan motivi i vrasjes ishte gjakmarrje, pasi dy familje shqiptare ishin në hasmëri me njëra tjetrën prej kohësh. Por avokati mbrojtës i të pandehurit është shprehur se krimi është kryer nga personi tjetër i shpallur në kërkim i quajtur me pseudonimin Don. Për gjykatësin kjo nuk kishte rëndësi pasi i pandehuri dhe njeriu tjetër kishin bashkëpunuar në vrasje.

Viktimë mbeti 19-vjeçari Xhoi Musaj, dhe autori i dënuar është një 47-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk behet i ditur. Edhe pas mbylljes së hetimeve gjermanët e mbajnë sekret emrin për shkak të ndonjë vrasjeje tjetër, raporton media gjermane main-echo.de. 

Ngjarja ka ndodhur në Prill të viti 2017, ku trupi i të riut u gjet në liqenin e qytetit të Erbach më 24 Maj 2017. Sipas ekspertizës viktima ishte goditur me çekiç e më pas e kishin hedhur në liqen. Sipas mediave gjermane të cilat i referohen hetimeve krimi kishte ardhur si pasojë e gjakmarrje. Mediat gjermane shkruajnë se fillimisht i pandehuri ka joshur 19-vjeçarin duke u prezantuar me një identitet fals. Sipas të dhënave që ka mbledhur prokuroria dhe i ka faturuar në dosjen e vrasjes së të riut shqiptar, vetëm 19 vjeç, mësohet se vrasja ka ndodhur jo nga një person po të paktën nga dy.

Motivi

Sipas gjykatësit Gugenhan, spiralja e hakmarrjes që çoi në vrasjen e 19-vjeçarit Xhoi M., kishte filluar që në vitin 2000. Në atë kohë, në qytetin e Elbasanit, një burrë ishte qëllua për vdekje pas një debati për një borxh. Autori i krimit ishte dënuar me disa vite burg në Shqipëri. Ndërsa i riu shqiptari i vrarë në prill 2017 në Erbach ishte nipi i këtij njeriu. Sipas aktakuzës, personi i dënuar në Gjermani ishte gjithashtu i prekur nga hakmarrja përmes lidhjeve familjare.

Vrasja

Në fillim të Majit është gjetur një kufomë në liqenin Anglersee të qytetit gjerman Erbach. Fillimisht kufoma ishte zbuluar nga dëshmitarët që alarmuan policinë, ndërsa më pas nga rezultatet e ADN-së u identifikua edhe identiteti i viktimës, i cili u tha se ishte Xhoi Musaj nga Shqipëria, 19 vjeç, shkruante aso kohe “BILD”. Pas hetimeve disamujore më në fund grupi hetimor i përbërë prej 30 vetash ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili dyshohet se është vrasësi i 19-vjeçarit. Agresori fillimisht kishte dhunuar viktimën dhe më pas kishte gjasa që nga plagët e marra të kishte ndërruar jetë Musaj. Xhoi Musaj sipas të dhënave kishte jetuar në Steinfurt të Nordrhein-Ëestfalen. Gjithashtu në mes tëPprillit miqtë e tij kishin dëshmuar se ai kishte qenë gjallë pasi kishin qëndruar me të. Policia aso kohe tha se do të shpërblejë 3000 euro atë i cili ndihmon në zbardhjen e vrasjes së Xhoi Musajt, djal që thuhet se ishte me origjinë nga Elbasani./abcnews.al

MBULIM-ELBASANI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela15:39 | 23/02/2019

Edhe në Elbasan trashësia e dëborës në zonat e thella ka arritur deri në 25-30 cm. Vëmendja është përqëndruar në aksin rrugor Elbasan-Qafë-Thanë. Në këtë rrugë punojnë vazhdimisht automjete që pastrojnë dëborën  dhe hedhin kripë e skorje. Këshillohet që drejtuesit e automjeteve të mbajnë zinxhirë me vete. Bora ka krijuar vështirësi në disa segmente dytësore sic është ai Librazhd-Stëblevë, në Qarrishtë, Lunik, Polis etj. Në fshatin Dërstil të Elbasanit era ka dëmtuar çatinë e një banese. Gjithashtu raportohet për dëmtime të shtyllave elektrike në disa zona te Elbasanit duke lënë pa energji fshatra në Librazhd, Përrenjas e Gramsh. Grupet e punës po punojnë në terren për normalizimin e situatës. Megjithatë moti i keq nuk lejon që të ndërhyhet në kohë. /abcnews.al

1200px-Spitali_Universitar__Shefqet_Ndroqi__senatorium.jpg
ent ela20:16 | 07/02/2019

Shkon në katër numri i viktimave të shkaktuara gjatë ditëve të fundit nga gripi në vendin tonë. Një 37 vjeçar mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga gripi. Edhe viktima e fundit mësohet se është nga Elbasani dhe ai mësohet se kishte disa ditë që ishte shtuar në Sanatorium, për shkak të komplikacioneve që gripi i kishte dhënë në mushkëri. Vdekja e 37 vjeçarit nga Elbasani çon kështu në 4 numrin e viktimave të shkaktuara nga gripi i derrit në vendin tonë. Vetëm dy ditë më parë Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi se edhe një tjetër 37 vjeçar, i cili vinte nga Gramshi, humbi jetën në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” pasi, ishte prekur nga virusi i gripit AH1N1.  Vetëm javën e fundit rreth 19 mijë persona sipas Institutit të Shëndetit Publik janë diagnostikuar me probleme në rrugët e frymëmarrjes. 200 prej tyre konfirmohen si të prekur nga gripi AH1N1.

Specialistet i bëjnë thirrje qytetarëve sidomos atyre me sëmundje kronike, të vaksionohen dhe të evitojnë mjediset e mbyllura dhe të mbipopulluara. /abcnews.al

 

BALLA-PER-PAVARSINE-ELBASANIT-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.54-1280x720.jpg
G. P.21:25 | 25/11/2018

Festimet për 106-vjetorin e pavarësisë nisën nga Elbasani, qyteti ku Aqif Pashë Elbasanit ngriti flamurit më 25 nëntor të vitit 1912, duke pasuar më pas Ismail Qemali në qytetin e Vlorës.

Patriotët e Elbasanit ishin të parët që shpallën pavarësinë e qytetit të tyre 106 vjet më parë për t’i hapur rrugë më pas Pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Në shenjë simbolike, kreu i bashkisë së Qytetit Qazim Sejdi ngriti në mënyrë simbolike flamurin në Memorialin e Patriotit Aqif Pasha. Taulant Balla Deputetit i PS për qarkun e Elbasanit, ishte i pranishëm në ceremoninë bashkë pushtetarë të tjerë vendorë dhe veteranë të qytetit.

Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar PS: “E rëndësishme është që Elbasani ishte qyteti i parë në Shqipëri që shpalli pavarësinë. Për këtë duhet të jemi të gjithë krenarë. Në 25 nëntor 1912, këtu në qendër të Elbasanit, paria e asaj kohe në bashkëpunim me atdhetarët që kanë qenë të shumtë dhe janë të shumtë. U mblodhën për të shpallur pavarsinë dhe për të ngritur flamuin. Sikurse, këtë vit me rastin e 100 vjetorit të Luftës se Dytë Botërore, kanë qenë të shutma aktivitetet.”

Në nder të pavarësisë u çel edhe një ekspozitë me 62 fotografi të Elbasanin në vitet 1916-1918 të marrë nga arkivat e Vjenës./abcnews.al

VETINGU-NE-ELBASAN-MBULIM-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
G. P.19:30 | 15/11/2018

Në Universitetin e Elbasanit u zhvillua takimi i parë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe këtij institucioni për fuqizimin e parlamentarizimit dhe kontributin e akademikëve në procesin e ligjvënies. Para pak kohësh u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe 23 universiteteve për konsultime publike për ndryshimet kushtetuese që do të ndërmerren.

Rektori i Universitetit të Elbasanit prof.dr. Skënder Topi tha se institucionalizimi i këtij takimi është i rëndësishëm pasi akademikët mund të angazhohen në rolin e ekspertëve. Nënkryetarja e Parlamentit Vasilika Hysi theksoi rëndësinë e e botës akademike dhe të publikut në konsultime të gjëra para se të ndodhin ndryshimet kushtetuese.

Pas këtyre diskutimeve ka ndërhyrë deputeti i Elbasanit Luçiano Boçi i cili deklaroi se ky është një pelegrinazh televiziv i Kuvendit që po e varros vetingun. Sipas tij, Kryeministri e ka paravendos fatin e vetingut në politikë dhe do ta hedhë në kosh mendimin e publikut. Studentë dhe pedagogë të pranishëm drejtuan pyetje rreth procesit./abcnews.al

shqiperia.png
G. P.17:52 | 12/10/2018

Një trajner shqiptar mund të ulet në stolin e kombëtares. Presidenti Duka mësohet se ka biseduar me emra të njohur të Superligës, në rast dështimi të Kristian Panuçit.

Pas 16 vitesh mund të ndodhë ndryshimi i madh. Një trajner shqiptar mund të kthehet në stolin e kombëtares.

Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dijë se presidenti Armand Duka ka kontaktuar me disa emra të njohur, që kanë punuar me vite në Superligë, ndërsa po mendon një alternativë për Kristian Panuçin.

Nuk ka siguri për emra konkretë, por besohet se njëri prej trajnerëve të kontaktuar është Ilir Daja.

Tekniku i sotëm i Flamurtarit ka dalë tri herë kampion i Shqipërisë me Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun, ndërsa ka edhe përvojë ndërkombëtare, pasi është kualifikuar me Skënderbeun në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Ndërkohë, në një prononcim zyrtar për ABC News, Duka ka përgënjeshtruar zërat se po kërkon një zëvendësues të Panuçit. Por pavarësisht kësaj, ai gjykon se duhet të jetë i përgatitur për çdo rast.

Nëse italiani do të vazhdojë me rezultatet negative, presidentit nuk do t’i mbetet rrugë tjetër përveçse ta shkarkojë, ndonëse nuk pritet që kjo të ndodhë pas sfidës ndaj Izraelit këtë të diel në Ligën e Kombeve.

Me shumë gjasë, numri 1 i Federatës do të presë deri në nëntor, në përfundim të ndeshjeve të këtij kompeticioni.

Që nga viti 2002, me zgjedhjen e Dukës si president, kombëtarja ka pasur vazhdimisht trajnerë të huaj, ku më i suksesshmi doli Xhani De Biazi, me të cilin Shqipëria u kualifikua për në finalet e Euro 2016-ës.

Trajneri i fundit shqiptar në stolin kuqezi ishte Sulejman Demollari, ndërsa përpara tij ishin edhe i ndjeri Medin Zhega apo Astrit Hafizi./abcnews.al

elbanasan.jpg
G. P.19:14 | 25/08/2018

Në qarkun e Elbasanit mungojnë mjetet zjarrfikëse. Disa nga bashkitë ose nuk kanë fare ose i kanë të vjetra. Kur në këtë qark bie zjarr, situata bëhet e rëndë.

Janë mjetet e vetme zjarrfikëse që duhet të përballojnë rastet e zjarreve në qarkun e Elbasanit. Diku mungojnë fare, diku ato janë shumë të vjetra.

Në Belsh dhe Cërrik nuk ka asnjë zjarrfikëse. Ne raste zjarresh ose vijnë zjarrfikëse të qyteteve fqinje, ose pushteti vendor tenton t’i shuajë me mjete rrethanore dhe fadroma.

Bashkia e Cërrikut ka një territor prej 186 kilometrash katrorë dhe është tërësisht e pambuluar me këtë shërbim.

Në fakt, personeli ekziston, por nuk ka infrastrukturën që nevojitet.

“Godina që shihni pas meje ndodhet në lagjen nr. 3 të qytetit të Cërrikut. Dikur ka shërbyer si stacion zjarrfikësesh për zonën industriale të këtij qyteti. Por siç e shihni qëndron në këmbë vetëm nga disa mure. Me ndërhyrjen e Bashkisë Cërrik është kërkuar që kjo godinë të kthehet në repart zjarrfikësesh për këtë bashki. Por siç e shihni, deri më tani nuk është bërë asgjë. Sipas informacioneve të marra, Bashkia Cërrik vuan njëkohësisht edhe mungesën e një mjeti zjarrfikës”, raportoi gazetari i ABC News, Fatos Salliu.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Bashkia Belsh. Librazhdi, Prrenjasi, Elbasani dhe Peqini kanë zjarfikëse të vjetra.

Më mirë paraqitet Gramshi, dhe kjo falë iniciativës për ta përshtatur një mjet të ushtrisë në zjarrfikëse. Së fundmi qeveria ka akorduar një fond pagash për personel zjarrfikës edhe në ato bashki ku ky repart nuk ekziston.

Gjë që do të thotë se personeli zjarrfikës do të paguhet, edhe pse nuk ka as mjete dhe asnjë mundësi për të ndërhyrë në raste zjarri./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono