elbasan

balluku-1280x701.jpg
ent ela15:20 | 19/03/2019

Falë rikonstruksionit të ambienteve të saj, Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor në Elbasan ofron tashmë kushte më të mira për qytetarët. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi ambientet e rikonstruktuara dhe theksoi se kemi një drejtori totalisht të rinovuar, e cila shërben si një nga drejtoritë model. Cilësia e shërbimit është e përmirësuar, por edhe kushtet në të cilat ofrohet shërbimi janë përmirësuar ndjeshëm, u shpreh Balluku. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se vlera e investimit bashkëkohor në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor në Elbasan kap vlerën e 40 milionë lekëve.

oo-1280x718.jpg
ent ela16:15 | 14/03/2019

E përshkoi vetë segmentin e hapur në pjesën e mbetur nga TEG-u në Ibë të autostradës Tiranë–Elbasan.

“Pas 8 vitesh është hera e parë që njerëzit ikin pa trafik në Elbasan për Ditën e Verës”.

Mbrëmjen e 13 Marsit u bënë provat e para të cilat rezultuan me sukses duke lejuar një ditë më pas lejimin e kalimit të automjeteve. Karrexhata tjetër është parashikuar të përfundojë në 17 Maj.

Është thënë edhe më herët nga kjo qeveri se shkaku i vonesave të ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan është mungesa e një projekti dhe studimi gjeologjik, për të përmbushur standardet evropiane të qarkullimit dhe sigurisë.

“E rëndësishme është që po përfundon ky makth dhe pas kaq kohësh po mbaron historia e befasive. Projekti ishte një mizerabilitet total dhe nisesh për t’i rënë shkurt dhe të del gjatë, siç ndodh me të gjitha rrugët që trashëguam. Por tani ka rëndësi që përfundon dhe nga sot faktikisht, në Elbasan shkohet nga rruga e re, pa asnjë pengesë”,-tha Rama.

Autostrada Tiranë-Elbasan nisi të ndërtohet në Prill të vitit 2011. Pas Rrugës së Kombit ajo është cilësuar si vepra e dytë më e madhe infrastrukturore në vend./abcnews.al

elbasani-kryeqytet.jpg
G. P.09:47 | 14/03/2019

Sot Elbasani është kryeqyteti i Ditës së Verës. Prej dy ditësh, qyteti ka zbukurimet e festës, ndërsa prej mbrëmjes së kaluar me mijëra njerëz kanë mbërritur në qytet, për të marrë pjesë në festimet e sotme. Në qendër te Elbasanit festa ka nisur me karnavalet, ndërsa nuk do mungojnë lojërat popullore, ekspozitat e koncertet.

Sipas traditës edhe politikanë të lartë vijnë në Elbasan për Ditën e Verës. Është festa që prej vitesh bashkon palët politike.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, në axhendën e sotme ka të planifikuar takime me familje elbasanase si dhe me përfaqësues të bizneseve. Festimeve dhe aktiviteteve të planifikuara për sot pritet t’i bashkohet dhe kryeministri Edi Rama.

“Ka vazhduar dhe sivjet tradita e bukur e festimeve të Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit. Mijëra qytetarë të ardhur nga gjithë Shqipëria janë bërë pjesë e këtyre festimeve. Njëkohësisht në festime marrin pjesë edhe autoritetet më të larta të vendit”, raporton nga Elbasani gazetari Fatos Salliu.

“Them se mirë si gjithmonë. Në fakt ka një çikë njerëz më pak. Pse? Unë gjykoj që ëhtë përpunuar shumë në media e kudo jo do bjerë shi, sinoptikanët, jo do bjerë shi. Tani nuk është një dimër si të tjerat. Ka simbole sa të duash, ballokumja, verorja. Një traditë popullore që është shumë e bukur se është pagane, është shumë e vjetër”, tha një qytetar.

“Riti është ballokumja që është traditë e Elbasanit prej shumë vitesh. Edhe revania. Edhe këto festimet. Karnavalet janë prej shumë kohësh, që kur unë kam qenë e vogël. Ruhet dhe data nuk ndryshohet asnjëherë. Nga argëtimet e fëmijëve që nga mëngjesi, me piknik të qytetarëve nga dreka dhe pasdite argëtimet familjare”, tha një qytetare.

/abcnews.al

DARKA-E-RAMES-NE-ELBASAN.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ent ela21:31 | 13/03/2019

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë mbëmje në Elbasan anëtarë të kabinetit qeveritar dhe anëtarë të kryesisë dhe deputetë të Partisë Socialiste.

Pasi kaluan trafikun e madh të automjeteve në rrugën Elbasan-Tiranë, Kryeministri dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar u mblodhën një natë para festës së Ditës së Verës në Elbasan.

Ende nuk ka një version zyrtar lidhur me axhendën, por burime pranë qeverisë pohuan se në qendër të diskutimeve do të jetë situata politike e krijuar në vend, kongresi i 23 marsit të Partisë Socialiste dhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Temë e këtij takimi janë edhe projektet për Elbasanin në veçanti.

Gjatë ditës së verës  Kryeministri Rama ka planifikuar një axhendë të ngjeshur për festën. Nga vizitat në panair e ekspozita e deri në shijimin e një kafeje në Kalanë e Elbasanit.

Në 14 mars Elbasani është qyteti që pret edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha axhenda e të cilit është e ndryshme nga ajo e kryeministrit, kryesisht takime me qytetarët. /abcnews.al

 

elbasan-dita-e-veres.jpg
G. P.16:10 | 13/03/2019

Elbasani po bëhet gati që Ditën e Verës të presë mysafirë pa fund. Ndërkohe bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh për këtë festë. Çfarë po ndodh në këtë qytet? 

Po bëhen përgatitjet e fundit. Elbasani kthehet në epiqendrën e Shqipërisë dhe mbarë trojeve shqiptare. Është kryeqyteti i Ditës së Verës, festës pagane që vjen nga thellësia e shekujve.

Në kalendarin e vjetër, kur njerëzit  orientoheshin nga Dielli, Hëna e gjelbërimi, ka ekzistuar një ditë adhurimi.

Të parët tanë, ilirët udhëtonin nga të katër anët për t’iu falur Perëndisë së ripërtëritjes dhe gjithësisë e njohur me emrin Diana Candieviensis.

Dita e Verës është festë e gjithë shqiptarëve, por Elbasani zemra e saj.

Tempulli i festës ka qenë në zonën e Çermenikës, në afërsi të Librazhdit të sotëm. Në rrjedhën e shekujve ajo dalëngadalë zbriti në qytetin e luleve.

Më 14 mars, të gjithë bashkohen për të festuar, sepse Dita e Verës është edhe festa e jetës, vazhdimësisë.

Gazetar i ABC News, Elbasan: Fatos Salliu

/abcnews.al

rama-2-1280x710.jpg
ent ela15:25 | 12/03/2019

Nesër Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar, kryesinë e Partisë Socialiste dhe deputetët në një darkë pune në Elbasan.Burime nga selia rozë bëjnë me dije se mbledhja informale është parashikuar të zhvillohet në mbrëmje. Në të do të diskutohet mbi situatën politike në vend dhe gjetjen e zgjidhjeve për të kaluar krizën që ka shkaktuar largimi i opozitës nga parlamentit. Në qendër të këtij takimi është edhe diskutimi për të dalë fitues në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit./abcnews.al

 

 

INSVESIMI-I-OSSHE-NE-ELBASAN.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela14:35 | 07/03/2019

Rreth 130 milionë po investon Operatori i Shpërndarjes së Enegjisë Elektrike për të rikonstruktuar rrjetin e tensionit të ulët përgjatë segmentit rrugor Elbasan –Cërrik.

Ndërhyrja e parashikuar në 26 kabina pritet të reduktojë humbjet në rrjet dhe të sigurojë një furnizim më të mirë me energji elektrike afro 9 mijë banorëve të zonës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kërkon që punimet të përfundojnë në prill, tre muaj para afatit të parashikuar.

“Përveç faktit se ka një impakt shumë të ndjeshëm tek banorët e zonës, 9 mijë banorë të zonës ose 2500 abonentë, nga ana tjetër do ketë impakt edhe në zhvillimin e sektorit bujqësor si dhe impakt në zhvillimin e turizmit, kështu që ju duhet ta mbaroni sa më shpejtë, nëse mbarohet në prill do jetë akoma më mirë për t’i dhënë kohë edhe sezonit turistik, atëherë kur emigrantët kthehen apo dhe kur vizitorë nga vende të ndryshme vijnë edhe në zonën tuaj për të qenë gati dhe për të përballuar fluksin”.

Rreth 50% e investimit ka përfunduar ndërkohë që për ta mbyllur janë angazhuar 80 punonjës. /abcnews.al

 

elbasan-3-1280x682.jpg
ent ela15:53 | 26/02/2019

Pyjet ne Qarkun e Elbasanit kanë pësuar dëmtime shumë të mëdha nga erërat e forta të ditëve të fundit. Speciliastët kanë treguar se ky dëm është i njëjtë sikur në keto zona të kishte tsunam.  

Dëmet mund të krahasohen me tsunamet. Dorës shkatërruese të njeriut, zjarreve dhe faktorëve të tjerë të disfavorshëm, iu shtua edhe era e fortë e këtyre ditëve e cila ishte goditje e madhe për pyjet e qarkut të Elbasanit.

Bilanci është trishtues. Sipas raportimeve të marra, rezulton se në të 7 bashkitë e qarkut Elbasan ka pasur dëme në pyje këto ditë, por më rëndë janë goditur masivet në Elbasan, Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas. Humbje ka pasur edhe në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë si dhe në Pyllin e UNESCO-s në Rrajcë.

Në Elbasan dëme janë kosntatuar në Koder Krastë, pyjet e Gjinarit dhe Bukanikut, Zavalinë, Labinot Mal, Funar etj. Në Gramsh në Lenie, Skëndërbegas, Poroçan .

Kurse në Librazhd e Prrenjas janë konstatuar dëme në Fushë Studen, Lunik, Stëblevë, Stravaj, Polis, Sopot, Rrajcë etj. Era e fortë ka shkulur ose thyer pishat si dhe drurët në këto pyje duke provokuar një situatë të pazakontë.

Shërbimi pyjor, Administrata  e Zonave të Mbrojtura dhe pushtetit vendor, për periudhën në vazhdim do tu duhet të përballen me një situatë të re.

Gjatë viteve të fundit është bërë punë e mirë në ruajtjen dhe shtimin e sipërfaqeve pyjore në Elbasan.  Madje janë aplikuar edhe disa projekte mjaft ambicioze në këtë drejtim./abcnews.al

elbasan-2.jpg
ent ela23:28 | 25/02/2019

Një aksident me dy persona të plagosur ka ndodhur në afërsi të shkollës Pedagogjikes në Elbasan. Një automjet tip golf është përplasur me automjetin tip Fiat.

Si pasojë e kësaj përplasje të fortë kanë mbetur të plagosur rëndë dy drejtuesit të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Elbasanit.

Grupi hetimor ka mbledhur provat në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Përplasja e dy mjeteve ka ndodhur në një nga rrugët më të populluara të Elbasanit dhe rastësia ka shpëtuar kalimtarët që ishin duke ecur në trotuar në atë çast.  /abcnews.al

ARRESTIMI-I-IKEN-POLICISE-1280x720.jpg
ent ela12:07 | 23/02/2019

Një 41 vjeçar nga Delvina ka sprovuar policinë kur nuk ka pranuar të ndalojë me mjetin e tij pas kërkesës së uniformave blu. Shkak i mosbindjes ka qenë një sasi prej 3 kg kanabis që kishte në makinë.

Sipas informacionit të policisë, 41 vjeçari me inicialet E.Ç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, teksa lëvizte me mjetin tip “Audi”, në Qafë-Thanë. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe e ka ndaluar në hyrje të Elbasanit. Gjatë kontrollit, në makinë iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

41 vjeçari u arrestua dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono