el clasico

Pique.jpg
Klejdi Kaimi12:38 | 26/02/2020

Mbrëmjen e djeshme Barcelona arriti një barazim në shifrat 1-1 në transfertën e Napolit. Një ndeshje aspak e lehtë për të besuarit e Setien, ku gjithçka mbetet për t’u vendosur në sfidën e kthimit. Përpos barazimit, një problem tjetër për stafin katalanas ishte dhe dëmtimi i Gerard Pique.

Mbrojtësi spanjoll nuk mundi të vazhdonte më sfidën, por fatmirësisht ai u dëmtua në minutat e fundit të takimit. Ai u zëvendësua në minutën e 90-të me Clement Lenglet. Dalja e tij nga fusha e lojës përhapi panik te Barcelona, për shkak se në fundjavë i pret “El Clasico”.

Mesa duket ai dëmtim nuk është serioz dhe Pique besohet se do të jetë i gatshëm për Real Madridin. Këtë gjë e ka konfirmuar gazetari, Gerard Romero, i cili me anë të një postimi në “Twitter” jep lajmin e gëzuar për tifozët katalanas. /abcnews.al

Rodrygo-Goes.jpg
Veronik Istrefaj22:17 | 23/02/2020

Talenti brazilian i Real Madridit, Rodrygo Goes, do të mungojë në El Clasico kundër Barcelonës, që luhet në fundjavë. Sulmuesi u aktivizua për Real Madrid Castilla, aty ku mori karton të kuq.

Si pasojë, 18 vjeçari nuk do të jetë nën urdhrat e Zidane për sfidën ndaj Barcelonës, pasi duhet të shlyejë dënimin e kartonit të kuq.

Më shumë dhimbje koke për Zidane, i cili pas humbjes ndaj Levantes, duhet të rikthehet te fitorja përballë rivalëve të përjetshëm blaugranas, të cilët mbajnë dhe kreun e La Ligas me dy pikë më shumë.

Ndërsa prë Rodrygo, gjithçka po shkon gabim, ku përveçse ka humbur vendin e titullarit, po i shton edhe më tepër probleme vetes./abcnews.al

De-Jong.jpg
Igli Nikolli18:14 | 19/12/2019

Barcelona nuk zhvilloi një ndeshje të mirë përballë Real Madrid dhe sfida e zhvilluar në “Camp Nou” u mbyll pa gola. Një rezultat i tillë nuk regjistrohej prej 17 vitesh në La Liga. Ishte nëntori i vitit 2002 dhe ekipet nuk arrinin t’i shënonin njëra-tjetrës.

Në fund Real Madrid fitoi garën me Real Sociedad dhe u shpall kampion me dy pikë më shumë. Frenkie De Jong u mahnit nga atmosfera që krijuan tifozët, por mbeti i zhgënjyer nga performanca e shokëve të skuadrës.

Ishte “El Clasico” e parë për mesfushorin e Barcelonës, por ekipi i Zidane zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe frenoi vendasit. Në një prononcim për Ziggo Sport, 22-vjeçari foli hapur dhe analizoi problemin e madh të ekipit katalanas në duelin kundër armiqve të përjetshëm.

Ishte një ndeshje pak zhgënjyese dhe prisnim të luanim më mirë. Atmosfera ishte fantastike dhe kur je Barcelona, duhet të fitosh në shtëpi. Mendoj se hasëm probleme në lidhjen mes reparteve, sidomos në aspektin ofensiv“, thekson De Jong. /abcnews.al

pixlr_20191219151932334.jpg
Vladimir Prenga15:25 | 19/12/2019

El Clasico nuk prodhoi asnjë gol në fushë. Real Madrid kishte pretendime për dy penallti të mohuara, por gjithçka ka kaluar dhe skuadrat kanë ndarë nga një pikë. Si zakonisht, ndeshja u transmetua në Supersport dhe në koment ishte i mirënjohuri Dritan Shakohoxha.

Në përfundim të takimit, kur stadiumi “Camp Nou” u boshatis nga tifozët, ai lëshoi një batutë epike. “Më shpejt u boshatis Camp Nou me 100 mijë vetë, sesa një autobus i unazës në Tiranë”, u shpreh në emisionin “Zona Gol” Shako, duke vënë në dukje një problem real të kryeqytetit shqiptar, që lidhet me transportin publik. /abcnews.al

el-clasico.jpg
Vladimir Prenga10:39 | 19/12/2019

Përplasje të dhunshme jashtë stadiumit Camp Nou, në kohën kur luhej ndeshja Barcelona-Real Madrid. Mbështetës të pavarësisë së Katalonjës janë përplasur me agjentët e policisë, ndërkohë që 46 persona janë plagosur dhe nëntë janë arrestuar.

Janë të paktën 46 të plagosurit në përplasjet mes mbështetësve të pavarësisë së Katalonjës dhe policisë jashtë stadiumit “Camp Nou” të Barcelonës. Në momentin e tensioneve, në fushë luhej klasikja mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Forcat speciale spanjolle ndërhynë kundër manifestuesve, shumë prej të cilëve mbanin flamuj pro pavarësisë së Katalonjës, si dhe i vunë zjarrin disa barrikadave pranë stadiumit. Gjithashtu u përmbys dhe një fugon i policisë si dhe disa tabela të sinjalistikës rrugore.

Sipas mediave spanjolle, që citojnë burimet e policisë, janë nëntë personat e arrestuar. Qetësia është rikthyer pas përfundimit të ndeshjes e cila u mbyll me një barazim 0-0. Policia mbylli daljet në jug të stadiumit, duke u kërkuar tifozëve të largoheshin nga ana lindore, për arsye sigurie.

Këto ishin përplasjet e para të dhunshme, që nga dita kur nëntë liderë separatistë katalanas u dënuan me burg në muajin tetor të këtij viti. / abcnews.al

ramos.jpg
Vladimir Prenga09:42 | 19/12/2019

Sergio Ramos, qendërmbrojtësi i Real Madrid, ka folur direkt pas ndeshjes me Barcelonën dhe ka theksuar se skuadra e tyre tregoi personalitet në fushën e lojës, ndaj një ekipi shumë të fortë dhe në një stadium ku nuk është e lehtë të luash futboll.

“Është sikur thashë pas ndeshjes së fundit: kur nuk fiton, nuk mund të largohesh nga fusha i gëzuar. Gjithsesi në fund çdo pikë është e rëndësishme. Është e vërtetë gjithashtu që pamë një Real Madrid me shumë personalitet, në një stadium ku është shumë e komplikuar të luash, sidomos ndaj një ekipi që ka gjithmonë zotërimin e topit.

Objektivi ynë ishte të ‘vidhnim’ topin në gjysmëfushën e tyre. Ua bëmë shumë të vështirë çdo gjë atyre, por jemi dy ekipe që kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Bëmë pak gabime dhe ky është rezultati”, ka përfunduar Ramos, i cili luajti për të 43-n herë në El Clasico dhe vendosi një rekord. /abcnews.al

Barcelona-Real-Madrid-Messi-Ramos.jpg
Veronik Istrefaj21:58 | 18/12/2019

Është mbyllur pa gola ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madrid. Të dy skuadrat bënë një futboll të bukur dhe krijuan raste të shumta, por nuk arritën për asnjë moment të shkundnin rrjetën.

Gerard Pique shpëtoi një gol të sigurt në minutat e para, duke larguar një top në vijën fatale. Të njëjtën gjë, bëri disa minuta më vonë edhe Sergio Ramos, duke ndaluar gjuajtjen e Lionel Messit në limite. Ter Stegen dhe Courtois ishin në një ditë shumë të mirë, ashtu si dhe dy mbrojtjet respektive.

Para kësaj sfide, të dyja skuadrat ndanin kreun në kuotën e 35 pikëve dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë, por tashmë me një pikë më shumë. Duket se titulli kampion në La Liga këtë sezon, do të luftohet deri në fund të sezonit./abcnews.al

Griezmann.jpg
Klejdi Kaimi19:33 | 18/12/2019

‘El Clasico’ nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat dhe sot Antoine Griezmann pritet të debutojë në ndeshjen më të shikuar të planetit. Ndeshja e cila ishte planifikuar për t’u zhvilluar në datën 26 dhjetor, u shty për në ditën e sotme, për shkak të situatës jo të mirë politike në Barcelonë. Ai tashmë duket se është përshtatur më mirë me skemat e Barcës dhe ka krijuar një raport më të mirë me Leo Messin.

28-vjeçari numëron 25 paraqitje kundër “Galaktikëve” dhe e 26-ta, pritet të jetë sonte, ku ai shikohet si një nga lojtarët kyç që mund ti japë fitoren Barcelonës. Francezi është përfshirë në 13 gola me fanellën e Atletico Madrid, duke shënuar ose asistuar mesatarisht një gol në 2 ndeshje. Statistikat flasin vetë për francezin dhe tifozët janë optimistë për një paraqitje positive të sulmuesit.

Fituesi i Kupës së Botës në ‘Rusi 2018’ pati një fillim shumë të vështirë kur mbërriti në Barcelonë. Ndryshimi i skemave dhe i pozicionit nga ana e trajnerit Valverde nuk ia bën të lehtë fillimin Griezmannit. Por me kalimin e kohës, ai filloi të përshtatej, ku një rol të rëndësishëm ka dhe kapiteni Messi. Sulmuesi francez është në kuotën e 6 golave dhe 4 asiste në La Liga, si dhe ka shënuar 1 gol në Champions League. /abcnews.al

El-Clasico.jpg
Veronik Istrefaj18:58 | 18/12/2019

Zinedine Zidane dhe Ernesto Valverde kanë vendosur për lojtarët e tyre titullarë. Real Madrid udhëton drejt Katalonjës me një mision shumë të vështirë, për të marrë një rezultat pozitiv dhe për të mos lejuar katalanasit që të mbajnë kreun të vetëm.

Si pasojë, Zidane ka rreshtuar lojtarët e tij më të mirë: Courtois në portë, ndërsa mbrojtja me katër përbëhet nga Carvajal, Varane, Ramos dhe Mendy. Në mesfushë, Kroos-Casemiro-Valverde dhe Isco pas sulmuesve, që janë Bale dhe Benzema.

Barcelona vazhdon me skemën tipike 4-3-3. Ter Stegen në portë, ndërsa Semedo, Pique, Lenglet dhe Alba rreshtohen në mbrojtje. De Jong, Rakitic dhe Roberto në mesfushë, ndërsa Messi Suarez dhe Griezmann luajnë në sulm./abcnews.al

 

Puyol.jpg
Igli Nikolli16:55 | 18/12/2019

Carles Puyol ka luajtur e fituar shumë “El Clasico” në karrierën e tij. Ish-kapiteni i njohur i klubit katalanas po e pret me padurim sfidën e mbrëmjes së sotme (20:00), njësoj si të gjithë tifozët e lojës më të bukur me top.

Në një prononcim për Mundo Deportivo, 41-vjeçari tenton të parashikojë lojtarin që do bëjë diferencën dhe ai është Ansu Fati. Talenti 17-vjeçar ka debutuar këtë sezon me ekipin e parë dhe ia ka dalë të shënojë 3 gola mes kampionatit dhe Champions League.

Mendoj se mund të bëjë diferencën, sa herë që është aktivizuar e ka treguar potencialin e tij. ‘El Clasico’ është gjithmonë një ndeshje unike dhe speciale, por jam i bindur që Fati do të bëjë mirë, gjithmonë nëse zbret në fushën e blertë.

Ansu Fati

Ka qenë pjesë e moshave prej vitesh, ia njohim mirë cilësitë që ka. Nuk i dihet kurrë se si mund të përgjigjet një talent kur luan me ekipin e parë, por Fati është përshtatur me një lehtësi ekstreme. Tani duhet të menaxhohet pa presion. Nëse klubi ia del ta bëjë diçka të tillë, do të ketë fituar një lojtar të jashtëzakonshëm për vitet e ardhshme“, përfundon Puyol. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono