Ekuador

tradhari.jpg
Vladimir Prenga09:41 | 21/01/2020

Stadiumet moderne janë të monitoruar nga kamerat. Nëse shkoni të shikoni një ndeshje, kurrë mos gënjeni për vendndodhjen, pasi mund ta shikoni veten në ekranet e televizioneve. Gjithashtu mos gaboni të tradhtoni aty, pasi mund t’iu ndodhë njëlloj si një tifozi në Ekuador, i cili është kapur nga kamerat teksa puthej me një vajzë.

Tradhtia i ka dalë në shesh, teksa shihte sfidën Barcelona SC-Delfin. Deyvi Andrade nuk e mohon tradhtinë, por ka një kërkesë:  “Nëse do të ishte një grua në vendin tim, çfarë do të bënit? Shumë video janë përhapur ku vajzat shihen duke u treguar të pabesa, por askush s’është tallur me to ashtu siç po tallen me mua”.

“Unë do ta mbroj nderin dhe krenarinë time burrërore deri në fund. Ne të gjithë dështojmë dhe të gjithë pendohemi. Faleminderit juve që më keni ftuar në Kishë. Nëse shkoj, do ta bëj këtë për ta shëruar familjen time. Askush nuk do ta dëmtojë imazhin tim”.

“Zoti është i madh dhe i fuqishëm dhe këto gratë që po më kritikojnë mua… edhe unë e di se kam tradhtuar, por ato vazhdojnë të komentojnë”, shkruan Andrade, i cili i kërkon falje bashkëshortes së tij dhe dëshiron të kthehet me të.

“Unë dua të kthehem e t’i jetoj ato momente përkrah teje. Më vjen shumë keq dhe kjo është arsyeja pse kam dalur publikisht t’i komentoj këto gjepura, në mënyrë që të të kërkoj falje. Jam shumë i hutuar, por dua të kthehem te ti”, shkruan tradhtari Andrade./ abcnews.al

Ecuador_Political_Crisis_83642.jpg
nev ila15:55 | 11/10/2019

Vijojnë protestat në Ekuador kundër rritjes së çmimit të karburanteve, pas një vendimi të presidentit Moreno. Manifestuesit kanë kapur 8 agjentë policie dhe i detyruan të sfilojnë para turmës të paarmatosur dhe pa jelekë anti plumb.

Gjatë protestave të cilat vijojnë prej ditësh në Ekuador, konfederata që përfaqëson popullsinë indigjene në vend, ka kapur tetë agjentë policie dhe i ka detyruar të sfilojnë para manifestuesve në Kuito.

Tetë agjentët sfiluan në nëj qendër kulturore tashmë nën kontrollin e protestuesve, pa helmeta dhe jelekë anti plumb. Në fillim atyre iu kërkua t’i bashkoheshin protestës por më pas u lanë të lirë.

Lideri i konfederatës duke iu drejtuar turmës u shpreh se protesta do të vazhdojë dhe do të jetë dhe më radikale. Ai kritkoi dhe mediat që sipas tij nuk i kanë dhënë shumë hapësirë dhunës së policisë ndaj manifestuesve.

Protestat nisën në 3 tetor dhe të parët që manifestuan ishin taksistët dhe autotranportuesit, të ndjekur më pas nga student dhe sidomos gruope që përfaqësojnë popullsinë indigjene në vend.

Arsyeja kryesore e protestave ishte anulimi i rimbursimit për karburantin – në fuqi që nga vitet ’60 – e vendosur nga presidenti Moreno për të kursyer rreth 1.3 miliard euro në vit në arkat e shtetit.

Një masë e marrë duke u bazuar në një marrëveshje të nënshkruar me fondin monetary ndërkombëtar, i cili kishte parashikuar t’i jepte Ekuadorit një kredi prej më shumë se 4 miliard dollar.

Kredia do të përdorej për të zhvilluar ekonominë në vend. Sipas burimeve të qeverisë në më pak se një javë protestash janë arrestuar 750 persona, ndërsa dy protestues u vranë në rrethana ende të paqarta. Ndërkohë që ka pasur me dhjetëra të plagosur nga të cilët 80 agjentë policie./ABC News Albania 24/7

u.jpg
ad min14:03 | 17/06/2019

Uruguai respektoi parashikimet në Kupën e Amerikës duke mundur 4-0 Ekuadorin. Gjithsesi, trajneri Tabarez paralajmëroi se ndeshjet e tjera do të jenë të vështira

Duhej gjetur një rival për Brazilin, dhe duket se ja ku është. Uruguai respektoi parashikimet në Kupën e Amerikës, edhe pse u ndihmua nga fati, duke e nisur garën me këmbën e mbarë, me fitore 4-0 ndaj Ekuadorit.

Një karton i kuq i minutës së 24-ët, marrë nga Kinteros, i dëmtoi keq ekuadorianët, por gjithsesi suksesi tregon se Uruguai do të jetë pretendent si përherë. Jo më kot, skuadra e shquar e ka fituar 15 herë këtë kompeticion, dhe mban rekordin përpara Argjentinës e Brazilit.

Gjithsesi, trajneri Oskar Tabarez paralajmëroi lojtarët e tij se ndeshjet e tjera pritet të jenë më të vështira.

“E ëmbla ka shije shumë të mirë, por të bën keq për dhëmbët, – tha gjysmë me shaka, e gjysmë seriozisht Tabarezi, – futbolli gjithnjë ka të papritura dhe duhet të jemi të përgatitur për to. Fitorja 4-0 na forcon vlerësimin për veten. Synimi ynë është të triumfojmë në çdo ndeshje, por duhet të kujdesemi për çdo detaj. Gjithnjë kam shpresë te kjo kombëtare, lojtarët kanë talent, por edhe dëshirë të madhe”.

Golat për uruguaianët u shënuan nga Nikolas Lodeiro, Edinson Kavani, Luis Suarez dhe një autogol i ekuadorianit Arturo Mina.

“Fitorja na jep qetësi për të vazhduar rrugën tonë, – deklaroi Kavani, – jam shumë i kënaqur për fitoren, pasi ishte një hap shumë i rëndësishëm. Është mirë që e nisëm turneun kështu, dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”.

Uruguai jepet favorit për të fituar grupin C, ku ndodhen edhe Kili me Japoninë, ndonëse cilësohet si pretendenti i tretë për të fituar trofeun, pas Brazilit dhe Argjentinës./ABC News Albania 24/7

assange-1-1280x853.jpg
ad min15:31 | 15/04/2019

Julian Assange e përdori statusin e azilantit në ambasadën e Ekuadorit për të kryer aktivitete spiunazhi. Kjo, sipas presidentit të vendit amerikano-jugor ka qenë dhe arsyeja përse themeluesi i Wikileaks u dorëzua tek autoritetet britanike.

Themeluesi i Wikileaks, Julian Asange e përdori ambasadën e Ekuadorit në Londër për aktivitete spiunazhi. Kështu ka deklaruar presidenti i vendit latin, Lenin Moreno, sipas të cilit edhe heqja e statusit të azilantit erdhi pikërisht për shkak të aktiviteteve ilegale të bëra nga 57-vjeçari.

Duke folur për të përditshmen “The Guardian”, Moreno bëri me dije se qeveria e mëparshme e Ekuadorit kishte ngritur brenda ambasadës struktura për t’u ndërlidhur me shtete të tjera dhe kjo sipas tij u keqpërdor nga Asange.

Presidenti ekuadorian tha gjithashtu se, vendi i tij nuk mund të lejonte një aktivitet të tillë pasi është një vend sovran që nuk ndërhyn në çështjet e shteteve të tjera.

“Nuk mund të lejojmë që shtëpia jonë, një shtëpi që hapi dyert, të kthehet në qendër spiunazhi”, deklaroi Moreno.

Presidenti i Ekuadorit citoi si shkak për heqjen e statusit të azilkërkuesit edhe gjendjen e rëndë higjenike në të cilën Assange jetonte brenda ambasadës. Por avokatja e themeluesit të Wikileaks, Jennifer Robinson i kontestoi deklaratat e Moreno duke i cilësuar ato si shpifje dashakeqe.

“Ekuadori ka sajuar disa shpifje dashakeqe në ditët e fundit për të justifikuar aktin e paligjshëm të lejimit të hyrjes së policisë britanike brenda në ambasadë”, deklaroi Robinson.

Avokatja shtoi se shqetësimet e Assange për ekstradimin në Shtetet e Bashkuara rezultuan të sakta, pas akuzave të ngritura për komplot me qëllim hakerimin e një kompjuteri të Pentagonit ku mbaheshin informacione të klasifikuara./abcnews.al

assange-1280x720.jpg
ad min18:38 | 11/04/2019

Kush është Julian Assange, njeriu që me uebsajtin e tij tronditi themelet e diplomacisë amerikane?  

Për mbështetësit e tij, Julian Assange është një prijës i fushatës për të vërtetën. Për kritikët, ai është vetëm një person që kërkon të jetë në qendër të vëmendjes e që ka vënë në rrezik jetë njerëzish, duke publikuar në masë të madhe materiale të rëndësishme. Asange përshkruhet nga njerëzit që kanë punuar me të si një njeri energjitik dhe jashtëzakonisht inteligjent, i pajisur me një aftësi fantastike për të zbërthyer kodet e kompjuterëve.

Vetë ai nuk para ka folur për prejardhjen e tij, por media të shumta pas publikimit të Wikileaks janë interesuar për të. Assange lindi në Townsville të Australisë në vitin 1971 dhe kaloi një fëmijëri në zhvendosje të vazhdueshme për shkak se prindërit e tij menaxhonin një teatër lëvizës. Ai u bë baba në moshën 18-vjeçare dhe menjëherë më pas nisi betejat ligjore për kujdesin e fëmijës.

Zhvillimi i internetit i dha një shans për të përdorur aftësitë e tij në matematikë, edhe pse edhe këtu hasi vështirësi. Në vitin 1995, Assange u akuzua bashkë me një shokun e tij për një seri aktivitetesh hakerimi. Edhe pse grupi i piratëve informatikë ishte në gjendje të gjurmonte detektivët që u ishin vënë pas, Assange u arrestua dhe në gjyq u vetëdeklarua fajtor.

Ai u gjobit rëndë, por i shpëtoi burgut me kushtin e vetëm që të mos përsëriste krimet që kishte kryer. Më pas Assange kaloi një periudhë të gjatë akademike, i fokusuar në matematikë dhe fizikë. Kolegët me të cilët ka punuar e përshkruajnë atë si një gjeni që dallonte në çdo drejtim dhe që ishte shumë i dhënë pas konceptit të etikës, drejtësisë dhe atyre çfarë qeveritë nuk duhet të bëjnë.

Ai e ngriti portalin Wikileaks, që publikon dokumente konfidenciale të administratës amerikane, në vitin 2006, por do të ishte në Prill të vitit 2010 që ai do të pushtonte faqet e para të gazetave, kur publikoi pamjet e ushtarëve amerikanë që qëllonin për vdekje 18 civilë në Irak. Ai e promovoi dhe e mbrojti videon, ashtu sikurse bëri me publikimin e materialeve të klasifikuara të ushtrisë amerikanë në Afganistan dhe Irak, në Korrik dhe Tetor të të njëjtit vit.

Gjithashtu, faqja denoncuese e internetit arriti kulmin kur publikoi një seri dokumentesh, përfshirë 5 milionë email-e konfidenciale të agjencisë amerikane të inteligjencës Strefor. Por më vonë gjatë të njëjtit vit, ai u ndalua në Mbretërinë e Bashkuar, pasi autoritetet në Suedi shpallën një urdhër-arrest ndërkombëtar nën akuzën e agresionit seksual.

Pala suedeze donte ta merrte në pyetje në lidhje me dyshimet se ai kishte përdhunuar një grua dhe ngacmuar seksualisht një tjetër në Gusht të vitit 2010, teksa po vizitonte Stokolmin për të mbajtur një fjalim para studentëve. Vetë Assange ka deklaruar disa herë se në të dyja rastet kontaktet kanë qenë konsensuale, por megjithatë beteja ligjore që nisi e detyroi atë të strehohej në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të shmangur ekstradimin.

Pasi kaloi thuajse 7 vjet brenda ambasadës, Assange u arrestua nga policia britanike më 11 Prill 2019, pasi presidenti ekuadorian Lenin Moreno bëri me dije se vendi i tij kishte vendosur t’i hiqte statusin e azilantit. Themeluesi i Wikileaks kishte argumentuar disa herë se nuk mund ta linte ambasadën për shkak se i druhej ekstradimit nga Suedia në Shtetet e Bashkuara, por oficerët e ambasadës i shpërfillën pretendimet e tij dhe e dorëzuan në policinë e Londrës./abcnews.al

MEDIAT-EKUADOR-PAMJET.mpg_snapshot_00.00-1280x762.jpg
ad min21:09 | 15/11/2018

Pas detajeve, mediat në Ekuador kanë publikuar edhe pamjet e operaciont kundër një grupi kriminal që drejtohej nga dy grekë dhe një shqiptar. Në këtë operacion, të zhvilluar në Greqi dhe Ekuador, u arrestuan 11 persona dhe u sekuestruar 350 kilogramë kokainë.

Kjo është sasia e madhe e kokainës së sekuestruar nga policia e Ekuadorit, plot 350 kilogramë. Mediat kanë publikuar pamjet e operacionit të gjerë, të zhvilluar në bashkëpunim me policinë e Greqisë, kundër një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës që drejtohej nga dy grekë dhe një shqiptar. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur.

Mbrëmjen e së martës dhe në orët e para të së mërkurës, agjentët arrestuan 11 persona, 8 në Ekuador dhe 3 në Greqi. “El Comercio” duke cituar burime pranë policisë, thotë se banda kriminale do të çonte kokainën nga porti në Salinas për në Australi. Për këtë narkotrafikkantët do të përdornin një jaht. Rrugëtimi i tyre do të kalonte për në Paqësor dhe vendet baltike.

Kokaina ishte e fshehur në brendësi të jahtit. Ndërkohë, në bazë të hetimeve ekuadorianët e përfshirë në trafikun e drogës kryenin rolin e transportuesit dhe magazinimit të drogës. Ndërkohë, gjatë operacionit është sekuestruar dhe një sasi parash prej 30 mijë dollarësh dhe dy pistoleta./abcnews.al

bus.jpg
ad min09:50 | 03/09/2018

Një aksident me autobus u ka marrë jetën 11 personave. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Ekuador.

Autobusi po udhëtonte drejt qytetit Loja, në jug të Ekuadorit, kur u rrëzua 21 kilometra në jug të qytetit të Cuencës.

“Janë gjithsej 37 të plagosur dhe 11 të vdekur në aksidentin e mëngjesit të së shtunës”, tha zyra rajonale e ministrisë së Shëndetësisë në Twitter.

Më 14 Gusht, një autobus kolumbian që mbante 40 pasagjerë u rrëzua në periferi të kryeqytetit të Ekuadorit Quito, duke vrarë 23 vetë, midis tyre kolumbianë dhe venezuelanë.

Ditë më parë, një tjetër autobus që kishte tifozët e futbollit të Barcelonës u rrëzua në Ekuadorin jugor, duke vrarë 12 vetë dhe duke plagosur 30.

Brenda tre javëve në Ekuador numri i të vdekur nga aksdientet ka shkuar në 46./tvklan.al

assange.jpg
ad min17:22 | 29/07/2018

Ekuadori negocion me Britani lidhur me fatin e Julian Assange, i cili themeloi kompaninë Wikileaks, që zbuloi shumë sekrete shtetërore të qeverisë së SHBA-ve. Në këtë mënyrë ai rrezikon ekstradimin për në Uashington.

Ekuadori po zhvillon bisedime me Britaninë e Madhe mbi fatin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i cili po strehohet në ambasadën ekuadoriane në Londër që nga viti 2012. Lajmin e ka bërë të ditur a presidenti ekuadorian, Lenin Moreno, në një intervistë të botuar të dielën nga e përditshmja spanjolle El Pais.

“Çështja e zotit Assange është trajtuar me qeverinë britanike dhe ne kemi vendosur tashmë kontakte me avokatët e Assange për të gjetur një rrugë dalje,” tha presidenti ekuadorian.

“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për të. Një zgjidhje që mbron të drejtat e Assange, kryesisht për të drejtën e jetës, dhe në të njëjtën kohë të japin Ekuador mundësinë që të mos ketë atë, që pa dyshim, është një problem për vendin,” vazhdon ai.

Për Morenon, i cili vizitoi Spanjën dhe Britaninë këtë javë, një zgjidhje “ideale” do të ishte për Assange që të pranonte një “dënim” për shkelje të kushteve të vendosura nga Britania e Madhe për lirimin me kusht, dhe pastaj të “ekstradohet në një vend ku ai nuk rrezikon”.

47-vjeçari australian Julian Assange,hyri në Ambasadën e Ekuadorit në Qershor 2012 për t’i shpëtuar ekstradimit në Suedi, ku ai ishte kërkuar që nga fundi i vitit 2010 me akuza për përdhunim dhe sulme seksuale të mohuara gjithmonë prej tij. Prokuroria në Suedi e pushoi çështjen ndaj tij në Maj të 2017, por drejtësia e Mbretërisë së Bashkuar refuzoi në muajin Shkurt për t’i hequr urdhrin e arrestit ndaj tij me arsyetimin se ai nuk kishte respektuar në vitin 2012 me kushtet e vëna për lirinë e tij me kusht të dhënë asaj kohe.

Vetë australiani ka frikë se nëse ai largohet nga ambasada e Ekuadorit, do të arrestohet për tu ekstraduar në Shtetet e Bashkuara ku gjithashtu është i kërkuar për publikimin nga WikiLeaks në 2010 të shumë sekreteve ushtarake amerikane dhe dokumenteve diplomatike. Ekuadori i ka dhënë shtetësinë themeluesit të Wikileaks në Dhjetor, por Londra refuzoi t’i japë atij status diplomatik që do ta lejonte atë të largohej nga ambasada pa u arrestuar nga policia britanike./abcnews.al

guajakil-1280x654.jpg
ad min08:09 | 19/03/2018

shtetas shqiptar i dyshuar për trafik droge dhe bashkëshortja e tij janë ekzekutuar brutalisht në Ekuador. Prokurorët që kanë marrë në dorë çështjen e lidhin atë me një seri krimesh mes shtetasve shqiptarë, që kanë si motiv trafikun e drogës.

Një shtetas malazez me etni shqiptare, Fadil Kaçaniç dhe bashkëshortja e tij janë ekzekutuar në një zonë periferike të qytetit Guajakil, në Ekuador. Prokurori i çështjes, i cituar nga mediat lokale, ka bërë me dije se Kaçaniç, 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij ekuadoriane Elsa Galegos Çakon fillimisht janë rrëmbyer nga shtëpia në lagjen Sebios Norte nga agjentë të rremë policie, të cilët kanë inskenuar një kontroll.

Sipas prokurorit Sezar Penja, agjentët kanë mbërritur me tre makina, më pas kanë paraqitur një mandat kontrolli të rremë dhe kanë shkatërruar gjithçka kishte brenda në banesë pasi po kërkonin diçka. Duke cituar dëshmitarë, funksionari ka sqaruar se bashkëshortët kanë dalë të prangosur nga shtëpia, një veprim ky i ekzekutorëve për t’u dukur sa më realë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën dhe autoritetet dyshojnë që ekzekutimi i dyfishtë të ketë në sfond trafikun e drogës.

Kjo, pasi Kaçaniç ka qenë i dënuar më parë për drogë dhe nuk ka të regjistruar asnjë aktivitet punësimi. Ndërsa e shoqja, me profesion ekonomiste, punonte në aeroportin e Gajakilit.

“Jemi në fazën e hetimeve paraprake për zbulimin e shkaqeve të këtij krimi”, ka thënë zyrtari.

Prokuroria lokale po heton për një lidhje mes ekzekutimit në fjalë dhe disa ngjarjeve të tjera kriminale ku janë përfshirë shtetas të huaj nga Europa lindore. I pari u verifikua më 31 Maj 2016, kur shqiptari Ilir Hidri u ekzekutua me armë zjarri në periferi të Gajakilit. Në Nëntor 2017, kosovari Remzi Azemi u plagos teksa udhëtonte me mjetin e tij të blinduar në rrugët e qytetit. Kur një miku i tij që ndodhej në automjet uli xhamin e dritares për të pirë një cigare, atentatorët hapën zjarr.

Në polici, Azemi kishte dhënë vullnetarisht edhe një version mbi vrasjen e Hidrit. Ndërkohë, makina e tij e blinduar ishte parkuar jashtë shtëpisë ku Kaçaniç dhe e shoqja u rrëmbyen. Kur u çuan në një vend të izoluar, 64-vjeçari u ekzekutua me tre plumba, ndërsa gruaja e tij u godit me mjete të forta në kokë deri në vdekje./abcnews.al

kokaine-1280x723.jpg
ad min10:32 | 25/02/2018

Bosi i drogës që akuzohet për kontrabandimin e 250 tonëve kokainë, gjatë dekadës së fundit, është ekstraduar nga Kolumbi në SHBA.

Sipas prokurorëve, Washington Prado Alava me kombësi ekuadoriane drejtonte operacionet e drogës rreth kontinentit amerikan.

Ai akuzohet gjithashtu se ka dhënë urdhërin për vrasjen e gjyqtarëve, prokurorëve dhe oficerëve të policisë në Ekuador.

Në Kolumbi, Alava njihej si Pablo Eskobari i Ekuadorit, lideri famëkeq i kartelit Medellin që u vra në vitin 1993.

Është mësuar se ekuadoriani është përpjekur të bëhet pjesë e grubit rebel Farc, përpara se të nënshkruhej marrëveshja e paqes në 2016-n.

Qëllimi i tij ishte të përfitonte nga sistemi tranzit i drejtësisë, që ishte firmosur ndërmjet qeverisë dhe Farc për krimet e kryera nga rebelët gjatë pesë dekadave që ka ekzistuar konflikti.

“Washington Prado Alava konsiderohet si një nga kapot më të mëdhenj vitet e fundit dhe ishte bërë shenjestër kryesore për Shtetet e Bashkuara”, thuhej në deklaratën e prokurorëve kolumbinë.

Prado Álava operonte në brigjet e Ekuadorit dhe Kolumbisë.

Ai kishte krijuar një flotë kamionësh, me të cilët dërgonte rregullisht kokainë në Amerikën Qendrore dhe Meksikë, e nga aty droga dërgohej në kufrin e SHBA-së.

Bosi i drogës u arrestua në Prill 2017. Ai po përpiqej të vizitonte familjen e tij në qytetin kolumbian të Cali-t.

Autoritetet kolumbiane thanë se gjatë operacionit të ekstradimit të tij morë pjesë 50 agjentë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono