ekstradohet

pranga.jpg
ent ela09:55 | 30/01/2019

Një 41 vjeçar, banues në Fier është arrestuar nga policia dhe do ekstradohet drejt Italisë. Ai akuzohet nga shteti fqinj për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– A.F, 41 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Milanos/Itali, me Vendimin e datës 11.09.2007 ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë./abcnews.al

189348251.jpg.gallery.jpg
G. P.22:33 | 26/01/2019

31 vjeçari shqiptar Alket Dauti është  ekstraduar në Belgjikë. Ai ishte arrestuar në Qershor të vitit 2018 nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani. Ai akuzohet si udhëheqësi i një rrjeti që dërgoni ilegalisht persona në Britani.

Arrestimi ishte pjesë e një hetimi të përbashkët britanik-belg. Ai drejtonte një grup që dërgonin me kamionë burra, gra dhe fëmijë nga Belgjika drejt Britanisë. Dauti u dënua në mungesë nga një gjykatë belge më 14 Dhjetor 2018 dhe iu dha një dënim me burg prej dhjetë vjetësh dhe një gjobë prej 720,000 euro.

Kreu rajonal i hetimeve të NCA, Andrea Wilson tha: “Përmes punës sonë të ngushtë me Policinë dhe prokurorët federalë të Belgjikës ne kemi goditur një grup të rëndësishëm të krimit të organizuar i përfshirë në sjelljen e emigrantëve në Britani në mënyrë të paligjshme. Dauti ishte kreu i atij grupi. Ai i trajtoi emigrantët e dëshpëruar si mall për të bërë para. Ai nuk kishte marrë parasysh se jeta e tyre vihej në rrezik pasi ata udhëtonin në anën e pasme të kamionëve.  Ai është dënuar nga një gjykatë belge dhe ne e kemi ekstraduar atje për të kryer dënimin e tij”.

Alket Dauti jetonte në Bwrxhi të Britanisë dhe autoritet janë detyruar ta ekstradojnë drejt Belgjikës./abcnews.al

vlcsnap-error360-1280x720.jpg
ent ela15:19 | 13/02/2018

25-vjecari Fierak, i konsideruar nga amerikanët si hakeri më i mirë shqiptar, kishte arritur të klononte së bashku me 36 anëtarët e tjerë të grupit rreth 3.4 milionë karta kredi. Gjithashtu, dëmi nga blerjet e stimuluara në internet të shkaktuar qytetarëve në të gjithë botën sipas policisë së shtetit është rreth 530 milionë dollarë.

Aldo Ymeraj, 25-vjeçari që shikoni në foto, me origjinë nga qytetit i Fierit nuk do ta ketë të lehtë t’ia hedhë drejtësisë, ashtu siç bëri 3 vite më parë, kur u arrestua për klonime të kartave të kreditit në kryeqytet.

Për prangosjen e të riut fierak këtë here u inicua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kërkojnë edhe ekstradimin e tij përtej atlantikut, si pjestar I një rrjeti shumë të rrezikshëm hakerash. ABC Neës ka mësuar nga grupi hetimor se Ymeraj bashkë me 36 anëtarët e tjerët të grupit kriminal kishin arritur të klononin mbi 3.4 milionë karta krediti në të gjithë botën. Dëmi ishte kolosal tek qytetarët pagamarrës në bankat e nivelit të dytë. Policia shqiptare dhe partnerët e saj amerikanë theksojnë se nga vitit 2010 e në vijim hakerat kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të jashtëligjshme rreth 530 milionë dollarë. Koka e grupit ishte 34-vjeçari nga Ukrahina, Svyatoslav Bondarenko. Ai ishte kujdesur që anëtarët e grupit në total që po hetohen janë 11 mijë pjesëmarrës të mos kishin njohje me njëri tjetrin, duke ngritur kështu në rrjetin më të madh të hakerave në të gjithë botën. Operacioni për kapjen e 13 personave i koduar “Infraud”u zhvillua në disa shtete, si Shqipëri, Kosovë, SHBA, Francë, Britani e Madhe Itali, Austri dhe Serbi.

Ndërkohë Aldo Ymeraj ishte prangosur edhe më herët për të njëjtën akuzë nga uniformat blu së bashku me 3 persona të tjerë si pjesëtar i grupit “Albanian Hackers Group” . Në shtator të 2013 Ymeraj u arrestua gjatë operacionit të koduar “Dark web”, duke u akuzuar për klonime kartash krediti, si edhe kishin arritur të thyenin kodet e sigurisë nga kompani ndërkombëtare të shërbimeve në Internet si, “PayPal”, “Gmail” “Facebook”./abcnews.al

vlcsnap-error231-1280x720-1-1280x720.jpg
ent ela10:26 | 25/01/2018

Megjithëse vuante një masë sigurie “arrest në burg” të Gjykatës për Krimet e Rënda, Nezar Seiti, i dyshuar si financier i grupit të Habilajve u ekstradua në Itali. Ekstradimi i tij është miratuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për llogari të një urdhër-arresti të lëshuar ndaj tij nga gjykata e Katanias në 12 Tetor 2017. Ndërkohë, Seiti ka llogari të hapura edhe me drejtësinë shqiptare. Ai po hetohet për akuzën e “trafikut të narkotikëve”.

Për ekstradimin nuk kanë pasur dijeni prokurorët e Krimeve të Rënda dhe as avokati i tij mbrojtës, Detar Hysi. Ky i fundit është vënë në dijeni nga vetë klienti, pak para se ai të shoqërohej drejt Rinasit. Nga ana tjetër vetëm pak ditë më parë, gjykata zgjati afatin e hetimit për Seitin me 3 muaj të tjerë.
I akuzuari i autoriteteve italiane si personi që kujdesej për financat e Habilajve u transportua në masa të forta sigurie nga paraburgimi “313” deri në aeroport, bazuar në urdhërimin e Ministrisë së Drejtësisë, ku iu është dorëzuar autoriteteve të Interpol Romës. Avioni me të në bord u ngrit nga pista rreth orës 12:20.

Përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë për median në orët e mbrëmjes, Ministria e Drejtësiësë, këmbënguli se në rastin në fjalë janë ndjekur me përpikmëri të gjitha procedurat e parashikuara në ligj dhe Konventës Europiane të Ekstradimit. Ministria theksonte se kishte miratuar ekstradimin, pasi nuk kishte patur asnjë informacion apo akt tjetër procedurial nga Prokuroria e Përgjithshme si dhe nga gjykata për ekzistencën e ndonjë pengese të mundshme ligjore për ekstradimin e Seitit.

Vendimi gjyqësor që lejoi ekstradimin e Seitit mori formë të prerë në 29 dhjetor të vitit të kaluar. Ai u arrestua ne tetor 2017 në Babicë të Vlorës në një operacion, ku u kapën 4 ton kanabis, që dyshohet se i përket grupit të Habilajve./abcnews.al

470ead64-425d-4742-984e-cb44e390434e.jpg
us er13:43 | 29/12/2017

Interpol Tirana ekstradon nga Londra  1 shtetas shqiptar,  i dënuar me 22 vite burg për veprat penale  ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Angli, i shtetasit shqiptar Martin Kaza, 46 vjeç lindur në Lezhë.

Shtetasi Martin KAZA ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Kurbin, e ka dënuar me 22 vite burg,  për veprat penale ” ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit , vëllezërit D.GJ dhe A.GJ, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1995 në Mirditë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono