ekstradimi

ekstradimi.jpg
nev ila15:59 | 15/01/2020

Është ekstraduar drejt Britanisë  24 vjeçari Elton Sefa.

Sefa ka qenë i dënuar në Britaninë e Madhe për vrasjen e punëdhënësit të tij në Londër John Woodëard. Sefa u arrestua në datë 2 mars të vitit të kaluar me qëllim ekstradimin drejt Anglisë.

Avokatët e tij kishin kundërshtuar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë të Durrësit për ekstradimin me arsyetimin se 24 vjecari ishte i papërgjegjshëm mendërisht me një diagnozë të çrregullimit psikotik.

Por me sa duket ka humbur tashmë betejën ligjore për ekstradimin.

Sipas interpol Tiranës ky është ekstradimi i parë që kryhet nga Shqipëria drejt Britanisë sipas marrëveshjes së arritur mes dy shteteve.

Njoftimi i Interpol Tiranës: 

“Ekstradohet drejt Britanisë së Madhe 24-vjeçari shqiptar, i kërkuar nga drejtësia për vrasje.

Falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve dhe bashkëpunimit me Interpol Tiranën, autoritetet britanike dhe Ambasadën Britanike në Tiranë, si dhe mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit, marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën e mësipërme, hyrë në fuqi në datë 19.07.2018 , për herë të parë është kryer ekstradimi nga Shqipëria drejt Anglisë i një shtetasi shqiptar, i kërkuar për vrasje.

Ekstradohet në Mbretërinë e Bashkuar shtetasi E. S., 24 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi E. S., më datë 17.04.2018, rreth orës 14:30 ka sulmuar pronarin ku punonte, shtetasin J. W., duke i shkaktuar atij vdekjen.

Pas kryerjes së vrasjes, E. S. është larguar nga territori i MB-së dhe është arrestuar në Shqipëri, me qëllim ekstradimi drejt Anglisë.

Ekstradimi i këtij shtetasi është bazuar në urdhrin që mban datën 05.01.2018, të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster, Mbretëri e Bashkuar, pasi nga kjo Gjykatë është caktuar masë sigurimi “Arrest në burg “ për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga legjislacioni penal britanik.

Ky shtetas ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar”./abcnews.al

rudi-hajdari-1280x668.jpg
nev ila16:45 | 03/01/2020

Reagime të shumta ka patur nga gjithë aktorët politikë por jo vetëm ekstradimi i shtetasit turk Harun Celik drejt shtetit turk.

Ditën e sotme në një postim në rrjetet sociale, kryetarja e grupit së opozitës parlamentare Rudina Hajdari shkruan se ekstradimi i shtetasit turk pa një vendim gjyqsor, dhe drejtë një vendi ku ka rrezik serioz për jetën e tij, përbën shkelje të të drejtave të njeriut, dhe Konventën e Këshillit të Europës për Ekstradimin.

Sipas Hajdarit institucionet përkatëse duhet të marrin masa për zhvillimin e plotë të një procesi të rregullt ligjor për subjektin, dhe të ndalohen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut.

Postimi i plotë:

“Me ekstradimin e shtetasit turk Harun Çelik, pa një vendim gjyqësor dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën dhe trajtimin e tij, gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut, ligjeve në fuqi të RSh, Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Këshillit të Europës për Ekstradimin.
Institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor për subjektin dhe të ndalohen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut”, shkruan kryetarja e opozites parlamentare./abcnews.al

arlind-hyseni2.jpg
nev ila14:17 | 18/12/2019

Interpol Tirana ka njoftuar ditën e sotme për ekstradimin e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 25 vjet burgim nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen nga Gjykata e Tiranës.

Bëhet fjalë për Arlind Hysenin alias Shpend Mazari 34 vjeç. Por Hyseni mësohet se mbante edhe një identitet të tretë, ai njihet edhe me emrin Luie Belushi.

Por në 2013 Hyseni është dënuar me 9 vjet heqje lirie, në New Jersey për grabitje me armë të dy bankave në shtetin amerikan.

Ndërsa tashmë do të duhet të vuajë dënimin prej 25 vjetësh të dhënë nga Gjykata Penale e Tiranës.

Njoftimi i Policisë:

“Një tjetër operacion i përbashkët rikthimi ndërmjet Interpol Tirana, Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) dhe Zyrës së Hetimeve Kriminale (OCI) në Ambasadën e SHBA-së Tiranë është realizuar me sukses, për kapjen dhe deportimin/ekstradimin e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë, i kërkuar në Shqipëri për veprën penale “Vjedhja, me pasojë vdekjen”, i cili pasi kishte kryer krimin ishte larguar nga Shqipëria dhe ishte futur në rrugë ilegale në Shtetet e Bashkuara.

Ky operacion i përbashkët DSS, ICE-ERO dhe Interpol Tirana e ka kthyer tashmë atë në Shqipëri për t’u përballur me sistemin e drejtësisë.

Si rezultat i një operacioni të gjatë ndërmjet Interpol Tirana dhe DSS-OCI u realizua me sukses deportimi nga SHBA-ja i shqiptarit të arratisur, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë për krimin e kryer në Shqipëri:

• Arlind Hyseni, alias Shpend Mazari, 34 vjeç, lindur në Pukë.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendim numër 641, datë 02.06.2005 e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vjedhja, me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 12.07.2004, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur rruga “Besa”, Tiranë, shtetasi Arlind Hyseni, në bashkëpunim me shtetasin F. M. ka tentuar të kryejë vjedhje me armë në banesën e shtetasit M. S. Pas rezistencës së bërë nga banorët, autorët kanë shtënë me armë zjarri, duke vrarë shtetasin G. S. dhe plagosur rëndë shtetasit M. S. dhe H. S.

Policia e Shtetit shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin, Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të rikthimit të këtij shtetasi në Shqipëri, për t’u përballur me organet e drejtësisë”.

ekstradimi-rinas.jpg
nev ila08:56 | 20/11/2019

Ekstradohen në Itali 3 shqiptarë të shpallur në kërkim nga Interpol Roma. 3 personat S. T., alias V. D., 50 vjeç, K. E., alias K. S. , 47 vjeç, R. K., 37 vjeç, janë arrestuar në Shqipëri me kërkesë të shtetit fqinjë.

Policia njofton se të tre personat kanë kryer vepra të rënda penale në Itali duke u shpallur në kërkim atje. Ekstradimi i 3 shqiptarëve në Itali vjen në kuadër të një marrëveshjeje dhe bashkëpunimi që kanë dy vendet mes tyre.

Njoftimi i Policisë:

“Ekstradohen drejt Italisë tre shtetas shqiptar, të kërkuar nga drejtësia italiane, për vepra të rënda penale.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë ekstradimi drejt Italisë i shtetasve:

S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 09.03.2017, kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më datë 19.01.2018, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Shqipëri duke u finalizuar më pas me ekstradimin e tyre drejt Italisë.“/abcnews.al

c5c948e3db139f5b42733ee177cb93f8_L.jpg
ent ela13:00 | 12/11/2019

Një person i shumëkërkuar është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Kristjan Demçe, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj heqje lirie për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, Kristjan Demçe, 43 vjeç, banues në Lushnje është shpallur fajtor pasi në vitin 2014 tentoi të trafikontë lëndë narkotike kanabis sativa, me avionin e italianit Xhorxho Riformato, avion i cili bëri ulje të detyruar në Ishëm.

Pak ditë më parë “ABC News” mësoi janë rihapur hetimet për këtë çështje, pas një letërporosie të mbërritur nga Italia. /abcnews.al

 

 

interpol123.jpg
nev ila09:03 | 04/11/2019

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Nga specialistët e Interpol Tiarana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë./abcnews.al

4b377106-5166-4f63-88bb-0a37b94c24d9.jpg
ent ela08:22 | 15/10/2019

Ekstradohet nga Viena një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm. 43 vjeçari nga Fieri Viktor Pelivani ishte arrestuar ne Austri pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit Vlorë në maj të vitit 2018 e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në gusht 1999, kur një çift bashkeshortësh u vranë në banesën e tyre gjatë grabitjes së parave, nga Pelivani dhe dy persona të tjerë.

Policia e konsideronte Pelivanin person me rrezikshmëri të lartë. /abcnews.al

interpoli.jpg
ent ela13:44 | 13/10/2019

Estradohet një 31-vjeçar nga Franca i akuzuar për trafik ndëkombëtar droge. Juri Bedinaj ishte shpallur në kërkim me vendim të gjykatës së Krimeve të Rënda që e kishte dënuar atë me 8 vite burg si i përfshirë në “trafikun e lëndëve narkotike” e kryer në “formë të grupit të strukturuar kriminal”.

Nga hetimet ka rezultuar se, Bedinaj ka qënë pjesë e grupit kriminal që trafikoi 2.5 ton kanabis nga Durrësi në Ankona. Dyshohet se destiancioni ishte Gjermania, por operacioni në 2017 u dekonspirua dhe u ndërhy menjëhë  për të prangosur anëtarët e tjerë të grupit.

Në shtetit Gjerman lëndën narkotike e priste Euron Hoti, ndërsa kamioni drejtohet nga Dhimo Koraj. /abcnews.al

policia-e-shtetit-800x447_1-1-1280x670.jpg
ent ela12:52 | 29/09/2019

Ekstradohet nga Hollanda 33-vjeçari Fatmir Pjetri i dënuar me 30 vjet burg, pjestar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes me armë. Pjetri ka qenë pjesë e grupit të ashtuquajtur “Babagjyshët”, ku gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 e në vazhdim. 33-vjeçari është nga Puka dhe rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra  nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin si, Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër. Pjetri kryente çdo grabitje  pa lënë gjurmë, dhe pa shkaktuar viktima.

Përmbledhje e ngarjeve të ndodhura:

Shtetasi Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.

Disa nga episodet:

Në datë 28.09.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit A. B.,  në Kuçovë;

Në datë 05.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit S. R., në Laç;

Në datë 25.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit P. B., në  Fushë-Krujë;

Në datë 24.12.2013 është vjedhur me armë argjendaria në një qendër tregtare në Tiranë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hague, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

/abcnews.al

 

EKSTRADIMI-I-ARBER-CEKAJ.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela10:17 | 19/09/2019

Arbër Cekaj, i akuzuar për 613 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit është ekstraduar në Shqipëri. Ai kishte kërkuar azil politik në Gjermani, por kjo kërkesë nuk është pranuar.

Arbër Çekaj, i akuzuar për 613 kg kokainë të sekuestruar në Maminas të Durrësit, u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Këto janë pamjet e shoqërimit me eskortë policore të Çekajt drejt qelive të parbugimit “313” Jordan Misja. Më herët Arbër Çekaj kishte kërkuar azil në Gjermani. Por kërkesa e 40-vjeçarit u rrëzua nga Gjykata e Essen.

Pronari i “Arbri Garden” Arbër Çekaj dyshohet si i përfshirë në trafikun e 613 kg kokainëve, sasi kjo e cila u kap në Maminas në fund të shkurtit të 2018. Droga ishte fshehur në kontenierin e bananeve, ku prorësitës ishte Çekaj. Nga hetimet e krimeve të Rënda rezultoi se 40-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej kokainës. Ai u shpall nga Policia e Shtetit në kërkim ndërkombëtar, dhe u prangos më vonë për t’u ekstraduar nga Gjermania.

Për sasinë rekord të kokainës, u arrestua Armando Pezaku, i cili ishte shoferi i kaminonit që transportoi kontenierin ku ishte fshehur droga nga porti i Durrës drejt Maminasit. Ndërkohë në pranga përfundoi edhe menaxheri i “Arbri Garden” Donaldo Lushaj.  Sipas Policisë së Shtetit, nëse 613 kg e kokainës do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e 180 milionë eurove.

/ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono