ekspozite

dizajni-grafik.jpg
G. P.16:15 | 02/07/2019

Tendencat e dizajnerit grafik prezantohen në një ekspozitë në ambientet e Universitetit të Arteve. Ardian Isufi thotë se artistët e rinj sjellin jo vetëm teknikat e reja, por edhe metafora të forta social-politike.

Ambientet  e Fakultetit të Arteve të Bukura janë kthyer në një galeri ku në çdo kënd prezanton punët e atelierit të grafikës. Kuratori dhe dekani Ardian Isufi na shpjegon arsyet e kësaj zgjedhje ekspozimi. Gjithçka nis me një instalacion si ballafaqim brezash.

Korridoret  anë dekoruar me një qilim artistik, krijuar me letër “handmade”. Ky prezantim bën bashkë një sërë teknikash duke potencuar fuqinë e këtij arti. Suela Muslia kaosin e kryeqytetit e ka kthyer në një vepër arti.

Eljan Gjeta përmes këtij instalacioni sjell minierën e Bulqizës, në një vepër arti, por duke përcjellë shqetësimin social të minatorëve.

Pllakati i filmit para viteve ‘90 ka frymëzuar Ergi Memën. Posteri i kinemasë realizuar në komunizëm vjen me gjuhën e dizajnerit bashkëkohor, por artisti i ri i ka  qëndruar besnik një stili grafik të hershëm.

Në këtë ekspozitë prezantohen edhe krijime në instalacione e video./ABC News Albania 24/7

ekspozita-1280x724.jpg
Sej rie21:50 | 20/05/2019

780 fotografi, të realizuara nga çifti Quaroni gjatë misionit të tyre diplomatik në ambasadën italiane në Shqipëri ne vitet 1928-1931 prezantohen për herë të parë në Shqipëri. Ekspozita përcjell një kontekst me interes të madh historik, social e politik dhe për këtë arsye u mbajt edhe një forum mbi këtë arkiv nën moderimin e gazetarit Blendi Fevziu. Ai tha se  këto imazhe na sjellin figura politike dhe e personazheve që kanë dominuar skenën shqiptare të viteve ‘20 dhe ’30.

Ngjarje, njerëz, jeta e përditshme, peizazhi dhe traditat e Shqipërisë, ashtu siç janë vëzhguar dhe përjetuar nga  çifti i diplomateve italianë Pietro dhe Larissa Quaroni ne vitet 1928 – 1931 vjen përmes një ekspozite unike në Kryeministri. Vetë çifti diplomatik kanë pozuar me kostum tradicional shqiptare, të cilët edhe ekspozohen në këtë prezantim.

Në kuadër të kësaj ekspozite u mbajte në qendrën edhe një  forum i cili vuri në dukje Marrëdhëniet Shqipëri-Itali, në kuadrin historik, kulturor dhe social në vitet 1928-1931., i cili u moderua nga gazetari Blendi Fevziu . Fevziu  veçoi disa  prej personazheve të rëndësishëm të kohës të cilët nuk i disponojmë as në arkivat tona.   si për shembull fotoja e  një prej  femrave më të bukura të Shqipërisë së atyre viteve Sara Blloshmi, apo personaliteteve si Iliaz Virioni, Eqerem  Bej Vlora.

Historiania Nevila Nika, thekson faktin se këto fotografi flasin më shumë se mijëra fjalë në shumë aspekte dhe disiplina në të njëjtën kohë.

Alberto Basciani e vuri theksin tek një vepër e shkruar në formën e rrëfimit nga Pietro Quaroni, valixhja e një diplomati.

Ekspozita “Arkivi Fotografik i Pietro dhe Larissa Quaroni  Shqipëria 1928 -1931”, prezanton të pabotuara më parë, 86 fotografitë i përkasin periudhës 1928-1931, shoqëruar nga dy dokumentarë të periudhës së asaj kohe.

Duke patur parasysh rëndësinë e këtij arkivi familja Quaroni i ka dhuruar shtetit shqiptar, në formë digjitale, të gjithë arkivën e familjes së saj, me 780 fotografi. Të gjitha fotot e digjitalizuar, mund të shihen sipas një renditjeje kronologjike në formë projeksioni filmik, po në këtë ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur në COD deri më 29 qershor./ABC News Albania 24/7  

artistja-shkodrane-1280x680.jpg
Sej rie14:00 | 06/05/2019

Piktorja shkodrane Anila Hetoja ka gjetur frymëzimin tek natyra për të realizuar ekspozitën e saj të 60-të “Natyre”. Në punimet e saj vihet re përdorimi i ngjyrave  të ndezura çka i kanë dhënë dhe ndikim pozitiv në karrierën e saj. 

Ngjyrat në telajo vijnë përmes ndjenjave, mendimeve. E bukura dominon mbi zymtësinë e përditshmërisë.  Këtë mesazh ka dashur të përcjellë Anila Hetoja përmes  84 pikturave të ekspozuara në Galerinë e Arteve Shkodër. Piktorja shkodrane përdorë teknika të ndryshme, duke filluar nga akriliku, instilacioni me materiale të riciklueshme.

“Ka larmishmëri punimesh, ngjyrash, teknikash të cilat sigurisht kanë ardhur e frymëzuar nga vite të tëra, por më saktë nga puna dhe eksperienca”.

Frymëzimi është spontan. Por pa u shkëputur nga vendi, mënyra e jetesës, apo  përvoja disa vjeçare në Kanada. Ajo thotë ngjyrat e ndezura kanë pasur ndikim pozitiv në karrierën e saj.

“Përsa i përket ngjyrave do të thoja që në Shqipëri ka shumë diell ka shumë natyrë ka shumë jetë. Dhe këtu ka lindur edhe fillimi i kombinimit të ngjyrave”.

Kjo është ekspozita e 6 personale e hapur  e titulluar “Natyrë”. Veshjet tradicionale, pikturat realiste, abstraktet, deri tek nudot janë pjesë e koleksionit që për artdashësin vijnë me një stil krejtësisht të veçantë. Një loje ngjyrash  si shprehje e te bukures dhe dashurisë për natyrën./ABC News Albania 24/7  

ekspozita-1.jpg
Sej rie22:58 | 26/04/2019

Momentet me të rëndësishme të aktorit me famë botërore Aleksandër Moisiu prezantohen në ekspozitën me foto dhe dokumente në  qendrën COD. Studiuesi Pjetër Logoreci i cili prej 7 vitesh ka mbledhur  material për jetën e aktorit me origjinë shqiptare rrëfen për ABC Neës disa detaje interesante në lidhje me gratë e jetës së Aleksandër Moisiut./abcnews.al

ekspozite-1280x691.jpg
Sej rie16:59 | 22/04/2019

Një ekspozitë në Milano me video instalime ndërvepruese në nder të 500 vjetorit të ndarjes nga jeta të Leonardo da Vinci. Vizitorët do të kenë mundësi deri në 14 korrik që të bëhen pjesë e imagjinatës së gjeniut.  

Vazhdojnë në mënyrë të veçantë në Milano aktivitetet në lidhje me 500 vjetorin e ndarjes nga jeta të Leonardo Da Vinci. Në pallatin mbretëror deri në 14 korrik do të qëndrojë e hapur ekspozita multimediale “Leonardo. Makina e imagjinatës “: shtatë videoinstalimet e realizuara nga Studio Azurro, nga të cilat pesë interaktive, duke krijuar mundësinë për tu futur në brendësinë e botës së gjeniut. Ekspozita promovohet nga bashkia e Milanos dhe institute I enciklopedisë italiane Treçani.

Duke integruar gjuhët dhe kompetencat e ndryshme – nga video deri tek animimi grafik e sistemet interactive – propozohet një rrugëtim projektual kompleks.

Ekspozita multimediale është e përbërë nga shtatë videoinstalime, nga të cilat pesë interactive, të cilat përfshijnë spektatorin në një tregim figurash dhe tingujsh, që flasin në gjuhën e Leonardos për kohën që jetojmë aktualisht.

Makineritë e mëdha skenografike, struktura e të cilave frymëzohet nga vizatimet e tij, korrespondojnë me katër seksione: Vëzhgimet mbi natyrën; Qyteti; Peisazhi; Makineritë e paqes; Makineritë e luftës; Tryeza anatomike; Piktura.

Është menduar për një hapësirë që fut vizitorët në botën e imagjinatës së Leonardo da Vincit. Eksperienca e vizitorëve kalon nga vëzhgimi në pjesëmarrje, duke lëvizur nëpër forma që kërkojnë një përpikëri të përsosur gjeometrike.

Kjo botë makinerish të transformuar në jete rrëfyese, të fletëve gjigande shënimesh në pritje për tu zbuluar, presin vizitorët në një gjysmë hije nga e cila bien në sy ngjyrat e drurit, të telajos dhe të letrës.

Ndërveprimi ndodh me sisteme të ndryshme: modelimi i dritës dhe i zërit janë mjetet më të privilegjuara. Vizitorët mund të zgjedhin disa fjalë kyçe, dhe sapo të shqiptohen, do të nisë rrëfimi – video, ku vizatimet e Leonardos do të shpalosen njëri pas tjetrit./abcnews.al

italiane-1280x734.jpg
ent ela18:22 | 05/03/2019

“Gjendja kalimtare e ngjarjeve të mundshme” titullohet ekspozita e artistes italiane Valentina  Bonizzi, e cila vjen si një dedikim ndaj Shqipërisë. Ne ketë prezantim, artistja sjell marrëdhënien social-politike si një binom të pashmangshëm.

Artistja Italiane Valentina Bonizzi e cila e zhvillon jetën artistike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë vjen para publikut shqiptar me ekspozitën “ Gjendja kalimtare e ngjarjeve të mundshme” në mediumin e instilacionit dhe video artit

Artistja e ka realizuar këtë vepër në dualizëm  mes gërmimit te  arkivat dhe  komuniteteve, vepra e Valentina Bonizzi thekson problemet e drejtësisë shoqërore duke zbuluar potencialin për demokratizim në ridefinimin artistik të praktikave hartografike.

Puna e saj shqyrton rolin e imazhit teknik në të gjitha format e tij të zgjeruara, duke marrë parasysh politikën e kohës në lidhje me hibridin, migrimin dhe mjedisin.

ekzistencën e individit në historinë kolektive. Valentina punon me media të ndryshme si film, fotografi, arkiv./abcnews.al

SKULPTORJA-KOSOVARE-ARJETA-MIFTARI.mpg_snapshot_00.31-1280x720.jpg
G. P.16:22 | 22/02/2019

Skulptorja kosovare Arjeta Miftari çel ekspozitën “Rrugëtim” në Tiranë. Artistja ka zgjedhur simbolin e trashëgimisë kulturore të Kosovës  “Hyjneshën në fron” për të sjellë transformimin e gruas nga antikiteti në ditët tona.

Monumenti më i rëndësishme i trashëgimisë kulturore të Kosovës “Hyjnesha në fron”, vjen e punuar në madhësi e forma të ndryshme nga Arjeta  Miftari. Kjo ekspozitë personale e Miftarit rrugëtimi i femrës në shoqëri dhe transformimet që ajo merr gjatë jetës, vijnë në ekspozitën e skulptores kosovare Arjeta Miftiu.

“Hyjnesha në fron” në këtë rrugëtim artistik vjen e transformuar dhe me mesazhe të forta social-kulturore shpjegon artistja. Ajo thotë se simbolika e shallit është e fortë, pasi liria e femrës shpesh është fasade apo dhunimi i saj është shumë evident qoftë fizik edhe ai psikologjik.

Për të treguar se skulptura nuk është një proces i lehtë, ajo sjell edhe atelierin krijues përmes një cikli fotografish. Artistja kosovare ka prezantuar edhe në Paris këtë ekspozitë, ku është pritur mjaft mirë dhe ajo po lobon me anë të artit duke pasqyruar arkeologjinë me qëllim që Kosova të pranohet në UNESCO.

Kjo ekspozitë personale e Miftarit vjen pas atyre personale në Prishtinë, Berlin e Paris. Dhe tashmë synon Amerikën./abcnews.al

lutja.png
G. P.18:39 | 04/10/2018

Piktori Gazmend Leka  sjell autoportretin intim të artistit përmes  24 pikturave. Ekspozita “ Lutja” është një shtegtim mes jetës dhe vdekjes. Leka gjithnjë e ka konsideruar pikturën si një akt të gjatë lutjeje.

Të shijosh një ekspozitë në galeri është thjeshtë kënaqësi  që ndjen ose jo përballë të bukurës. Tablot mund të jenë një seri portretesh, peisazhesh, kolazhesh të krijuara me gjuhë të drejtpërdrejtë apo përmes metaforave dhe abstraksionit. Piktori i njohur Gazmend Leka, ka preferuar ta çojë spektatorin më tej, drejt vuajtjeve të murgut, që për fe kanë artin.

Lutja e tij nuk është e lehtë, pasi ai pasqyron me gjuhën e pikturës, kontrastin e fortë jetë-vdekje të artistit. Gazi përmes pikturës nxjerr frikën ndaj vdekjes, ku ai e sjell përmes metaforës edhe veten në grykë të varrit edhe pse kur e kujton mbyll syte dhe dridhet frikë.

Kuratori Ermir Hoxha thotë se ekspozita është ndërtuar ashtu siç nis procesi krijues i Gazmend Lekës. Ekspozita  e piktorit Gazmend Leka do të qëndroë e hapur ne galerinë FAB deri në fund të Tetorit.

“Lutja” përmes 24 pikturash në galerinë FAB i dedikohet  një heshtjeje të madhe që është procesi krijues.  Tablotë ku në qendër është vetë uni i artistit përcjellin vegime imagjinare, shpirtërore, e si qendër kanë metaforën e vdekjes së artistit./abcnews.al

mehmet-pashe-deralla.jpg
G. P.16:49 | 24/07/2018

Ekspozita fotografike “Rrugëtimi i kujtesës historike”  sjell portretin e Mehmet Pashë Derallës, krijuesit të ushtrisë shqiptare dhe ministrit të Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës. Dokumentet dhe fotografitë historike dhe familjare të Derallës prezantohen për herë të parë për publikun në kuadër të 175-vjetorit të tij. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono