eksporte

anila-denaj.jpg
G. P.22:30 | 18/03/2019

Sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, qeveria shqiptare ka në fokusin e saj nxitjen dhe mbështetjen e eksporteve vendase drejt tregjeve të Bashkimit Evropian, çka përkthehet në rritje të të ardhura për ekonominë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë deklaron se mbështetja e prodhuesve vendas është prioritet i qeverisë dhe në fokus mbetet rritja e nivelit të eksporteve vendase. Gjatë një vizite në një sipërmarrje në Vlorë, ministrja Anila Denaj tha se do të nxiten eksportet me vendet e BE-së

Anila Denaj, ministre e Ekonomisë dhe Financave: Ne duam të nxisim eksportet, si ato të menaxhuara nga shqiptarët, por edhe të kemi mundësi për ta zgjeruar dhe për të huajt, e rëndësishme është që të mundësojmë sa më shumë punësim. Qeveria shqiptare është e angazhuar edhe në skema të drejtpërdrejta vetëm të fondeve nacionale që i menaxhon me AZHBR, por edhe në skemat e mbështetjes të fondeve të garancisë. Unë dua ta lançoj që këto skema mbështetëse ekzistojnë sot. Janë dy skema mbështetëse nga dy donatorë shumë të rëndësishëm në Shqipëri, BERZH dhe KfW.

Sipas ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, eksportet shqiptare kanë njohur rritje gjatë viteve të fundit, ku gjatë 2018 në total llogaritet të jenë rreth 310 milion lekë, ndërsa 2 mujori i parë i 2019 llogaritet në vlerën e rreth 44 milion lekëve. Vendet ku eksportojmë më shumë janë Italia, Kosova, Spanja, Gjermania dhe Greqia./abcnews.al

RRITEN-EKSPORTET.mpg_snapshot_00.05-1280x704.jpg
G. P.17:41 | 19/11/2018

Rritja e eksporteve në vendin tonë gjatë 10 muajve të fundit duket se ka pësuar një rritje të kënaqshme dhe të paparashikuar. Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT vetëm muaji Tetor ka shënuar një rritje prej 21% të eksporteve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eksportet shqiptare kanë pësuar një rritje gjatë muajit Tetor, duke ndihmuar në uljen e mëtejshme të defiçitit tregtar të vendit. Sipas INSTAT, eksportet e mallrave arritën vlerën 30 miliardë lekë, duke u rritur me 21%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Gjatë 10-mujorit të fundit, vendi ynë ka  eksportuar mallra në vlerën afro 262 miliardë lekë, në rritje vjetore me 16%. Eksporti i grupit të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë u rritën me 37% krahasuar me 10-mujorin e vitit të kaluar.

Megjithatë sipas INSTAT grupi që dominon gjithnjë e më shumë eksportet shqiptare është ai i tekstileve dhe këpucëve, duke arritur në vlerën 104 miliardë lekë ose rreth 825 milionë euro. Fasonet janë ato që sjellin mbi 40% të eksporteve totale të vendit tonë.

Ndryshe nga ritmi i eksporteve, importet kanë një ritëm më të dobët. Krahasuar me 10-mujorin e vitit të kaluar, importet janë rritur me më pak se 3%. Rënia e importeve ka ardhur edhe për shkak të forcimit të lekut kundrejt monedhave të tjera, veçanërisht kundrejt euros./abcnews.al

PERIMET-ME-HORMONE-LUSHNJE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_02.36-1280x700.jpg
G. P.15:04 | 18/10/2018

Prodhimet e fermerëve dalin në treg pa ndonjë kontroll të rreptë dhe shpesh herë ato janë të pakonsumueshme. Vetëm këtë muaj nga Greqia janë kthyer mbrapsht 5 tonë me përmbajtje të lartë të pesticideve. Specialistët kërkojnë ligje për të siguruar prodhime të shëndetshme.

Jo shumë kohë më parë, një ngarkesë me rreth 5 tonë perime u kthye mbrapsht nga Greqia. Aalizat dolën me përmbajtje të lartë të pesticideve. ABC News u interesua në një nga pikat e eksporteve, për llojin e analizave që u kryen ngarkesave.
Drejtuesi i tyre pranon se gjithçka u besohet fermerëve.

Alban Vince, drejtues eksporti Lushnje: “Ne vetë kontrollohemi këtu, i bëjmë vetë kontrollimet, ndërsa nga shteti nuk ka kontrolle. Sheti duhet ti bëjë kontrollet tek serat e fermerëve, ndërsa këtu i bëjmë vetë privatisht.”

Në një maune për eksport, prodhimet përzihen. Berat, Elbasan, Fier e Lushnje e ndaj është e vështirë të gjenden abuzuesit. Analizat fito-sanitare duhet të bëhen që në origjinën e mallit, por aktualisht nuk ndodh kështu. Sot, serat me domate janë më të përfolura për pjekjen e tyre nëpërmjet hormonit. Nëse do të shkojmë në një serë me domate, gjëja e parë që të bie në sy, janë ambalazhet e përdorura për trajtimin e bimëve. Prodhuesit i kanë hedhur pasi ka përfunduar trajtimi në sipërfaqjet e mbjella. Në fshatin Goriçaj të Divjakës, fermerët e thonë hapur se në serat e tyre nuk ushtrohet asnjë kontroll për cilësinë e produktit.

Prodhuesja 1: “Nuk kemi përdorur plhera kimikë, domatja është pjekur vetë. Analiza nga AKU s’janë bërë këtë vit, nga vite të tjera po.”

Prodhuesi 2: “Vjet erdhën, por sivjet nuk ka ardhur njeri. Ne kemi dëshirën që ta çojmë në eksport. Është mall cilësor pa ngjyrosje, ështe taman bio.”

Mënyra e përdorimit të plehrave kimike dhe hormoneve, u lihet në dorë fermerëve. Pasi blihen në farmacitë bujqësore, shitësit u shpjegojnë përdorimin. Sasia që u hidhet perimeve është në ndërgjegjen e prodhuesve. Ligji shqiptar nuk detyron specialistët të ushtrojnë kontrolle në çdo serë.

Liburnit Zaka, shef i Përdorimit të Teknologjive në Lushnje: “Ka ligj në Shqipëri që ta detyrojë prodhuesin që ta kontaktojë një specialist ose një njeri të ekstensionit. Kjo lihet në dëshirën e tij. Kjo përgjithësisht ka lidhje me fitimet, kërkon të nxjerri fermeri nga ferma e tij se sa me sigurinë ushqimore.”

Mbi 400 ha sera diellore, janë vetëm në Lushnje, ç’ka e bën këtë zonën më të madhe të prodhimeve perimore në vend. Pjesa më e madhe shkon për eksport, ku mbi 30 pika grumbullimi marrin prodhime nga Lushnja, Divjaka, Berati, Elbasani, Kavaja dhe Fieri. Ky është sezoni intensiv i eksporteve, ç’ka ka sjell hapjen e shumë pikave të tjera të grumbullimit, pjesa më e madhe e të cilave nuk kontrollohen mbi aktivitetin e tyre.

Përgatiti: Anila Sefa, gazetare e ABC News, Lushnje

arben-ahmetaj-2.jpg
G. P.14:55 | 17/07/2018

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahemetaj, mblodhi Komitetin e Lehtësimit të Tregtisë. Ndërsa analizoi shkëmbimet tregtare mes vendit tonë dhe atyre të rajonit e BE-së, Ahmetaj deklaroi se gjashtë muajt e parë të ketij viti, eksportet u rritën me 18.3%.

Eksportet e mallrave shqiptare gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas Institutit të Statistikave arritën në 158 miliardë lekë.

Rritja prej mbi 18% e tyre krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë u konfirmua dhe nga ministri i Financave dhe Ekonomisë në mbledhjen e komitetit të lehtësimit të  tregtisë.

Kontributin kryesor e ka dhënë grupi minerale, lëndë djegesë dhe energji elektrike.

“Të dhënat paraprake të 6-mujorit tregojnë një hapje të mëtejshmë të Shqipërisë gajtë vitit 2017. Eksportet e mallrave arritën vlerat e 372 miliardë duke u rritur me 12.1% krahasuar me një vit më parë. Po t’i referohemi m6 mujorit të parë të 2018-s rritja është me 18.3%”.

Rritje me 4.7% kanë pësuar edhe importet, ndërsa defiçiti tregtar arriti në vlerën e 151 miliardë lekë duke u ulur  me 6.6% krahasuar me 2017.

Bashkimi Europian mbetet partneri kryesor tregtar, sipas ministrit të Financave, me 66.35 të volumit ndërkohë që shkëmbimet tregtare me vendet e rajonit arrijnë në 11.1%./abcnews.al

niko-peleshi-oher.jpg
G. P.12:25 | 04/04/2018

Tregtia midis Shqipërisë dhe Maqedonisë është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore. Por ka lindur nevoja që të ketë lehtësim të procedurave doganore në eksportin e prodhimit bujqësor. Ka qenë kjo tema e takimit në Ohër të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, me homologun maqedonas, Ljupco Nikolovski.

Shqipëria dhe Maqedonia kanë një fluks të lartë tregtar në importin dhe eksportin e prodhimit bujqësor edhe për shkak të afërsisë gjeografike. Gjatë vizitës një ditore në Ohër, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, në takimin me homologun maqedonas u ndal më konkretisht tek lehtësimi i procedurave doganore në eksportin e prodhimit të hershëm bujqësor, problem i ngitur më herët edhe nga tregtarët shqiptarë, si dhe në zgjerimin e listës së eksportit për nënproduktet e qumështit. Problematika, për të cilat u ra dakord, që të diskutohen në nivel teknik, për të arritur në një zgjidhje të shpejtë.

“Sot që flasim, ne kemi një volum tregtar prej rreth 25 milionë euro. Në fakt, Shqipëria importon më shumë sesa eksporton drejt Maqedonisë, por rritja e volumit tregtar, rritja e eksporteve dhe rritja e importeve nga të dy vendet, në fakt është edhe treguesi i punës së ministrive tona respektive. Ne jemi konkurrentë, por jemi edhe komplementarë, pra kemi mundësinë dhe potencialin e madh që të shfrytëzojmë këtë komplementaritet, pra të rrisim shkëmbimet tregtare përmes marrëveshjeve, ku të dy palët fitojnë. I besojmë tregtisë së lirë, ndaj dhe ky takim ka patur një vullnet të dyanshëm”, është shprehur Ministri Peleshi.

Volumi tregtar në sektorin e bujqësisë për vitin 2017, ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë ishte rreth 3.3 miliardë lekë. Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta,prodhime brumi.
Në kuadër të vendeve pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në Europën qendrore, Maqedonia është një ndër tre partnerët tregtarë kryesorë, nga ku origjinojnë 30.1% të importeve të produkteve bujqësore dhe shkojnë 12.7% të eksporteve të Shqipërisë./abcnews.al

niko-peleshi-1280x664.jpg
G. P.17:32 | 16/03/2018

Nëse Shqipëria nuk arrin dot të hapë eksportet drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kjo industri nuk mund të rritet. Apelin ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, e bëri gjatë inspektimit të një stabilimenti të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij në Gjirokastër.

Ka ardhur koha që i gjithë tregu të hyjë në një regjim dhe disiplinim, sipas standardeve evropiane.
Për këtë arsye sfida që ka ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, është ndërtimi i një sistemi funksional të certefikuar nga audituesit e Bashkimit Europian.

Niko Peleshi: “Dua ta ritheksoj, në qoftë se, Shqipëria nuk arrin dot të hapë eksportet drejt vendeve të Bashkimit Europian, kjo industri nuk mund të rritet. Fermeri shqiptar nuk mund të rritet sado subvencione t`i japim ne, sepse pa patur të garantuar shitjen, nuk investon për të rritur tufën e vet, bagëtinë e vet”.

Për ministrin Peleshi, gjithë politika që po ndiqet do të çojë në garantimin e një tregu të konsoliduar dhe të hapje e sigurtë drejt Bashkimit Europian.

Niko Peleshi: “Në tregun shqiptar do të ketë vetem prodhime që garantojnë siguri ushqimore, që garantojnë respektim të gjitha standardeve, sepse vetëm në këtë mënyrë edhe Bashkimi Europian do të na njohë sistemin tonë të ngritur të sigurisë ushqimore. Do të na hapë dyert për eksport dhe kjo industri do të zhvillohet”.

Ministri Peleshi ka theksuar masat dhe mbështetjen financiare që qeveria shqiptare ka përgatitur me skemën e mbështetjes financiare për zhvillimin rural dhe agropërpunimin, dhe për këtë sektor në veçanti. Aplikimet për subvencionime, grante dhe mbështetje financiare kanë nisur të kryhen në çdo prej agropikave me 28 Shkurt dhe do të zgjasin një muaj./abcnews.al

vlcsnap-error588-2-1280x720.jpg
G. P.17:15 | 30/01/2018

Certifikimi i produkteve dhe rritja e standarteve për eksport është sfida e rradhës së qeverisë në bujqësi. Këtë e ka konfirmuar vetë Edi Rama gjatë një takimi që ka zhvilluar me fermerët në Divjakë.

Ka përzgjedhur të takohet me fermerët e Divjakës për t’u njohur me problemet e tyre.
Edi Rama u kërkoi që të bashkohen me qëllim që e nesërmja të jetë më fitimprurëse për të gjithë.

Edi Rama: “Me ata djemtë folëm mbill karota, mbill karota, mbill karota, por tregu i karotave këtu kaq është. Karota në eksport nuk shkon pastaj ca e shesin ca e hedhin. Prandaj nuk duhet të shkojë secili më vete. Prandaj duhet të ndiqet një linjë stretegjike planifikimi dhe bashkëpunimi, prandaj ne duam që ju të bashkoheni jo secili më vete në atë copën e vet”.

Për zonën e Divjakës, qeveria shqiptare ka planifikuar këtë vit 20 milionë euro, ku vetëm për serat janë 8 milionë dhe nga fondet e BE edhe 93 milionë euro të tjerë.
Çdo fermeri i subvencionohen të gjithë fidanët në masën 50%.

“Dhe ne i subvencionojmë të gjithë feremerëve, të gjithë fidanin në masën 50 për qind, 120 lekë të vjetra”.

Sfida e radhës për qeverinë është certifikimi i produkteve dhe rritja e standardeve për eksport./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono