ekskluzive

pk.jpg
in a12:22 | 22/01/2020

Një kryetar bashkie është filmuar duke marrë kokainë në një ambient publik. “Abc news” publikoi sot në mëngjes në emisionin “ABC e mëngjesit” foto të këtij momenti, të vëna në dispozicion nga gazetari investigativ, Artan Hoxha.

Video e siguruar nga  gazetari do të publikohet sot pasdite në televizionin “ABC News”.

Bëhet  fjalë për një kryebashkiak në detyrë, të zgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit. Ai ka qenë duke konsumuar kokainë në një lokal, ndërsa është regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

/abcnews.al

 

 

ekskluzive-kanabisi.mp4_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela15:05 | 13/10/2019

Kultivimi i kanabis sativa është kthyer në një shqetësim real edhe për qarkun e Korçës. Mbi 1700 bimë narkotike janë asgjësuar në rrethin e Ersekës, ku është pezulluar nga detyra edhe shefi i policisë së këtij Komisariati.

Dyshimet janë se numri i bimëve narkotike ishte disa herë më i lartë se sa raportohet në komunikatat e brendshme të Policisë së Korçës.

Rreth 1700 bimë kanbis sativa u zbuluan në Ersekë në fund të shtatorit, nga një operacion disa ditor i zhvilluar në qarkun e Korçës.

Kjo gjë i ka kushtuar pezullimin nga detyra shefit të Komisariatit të Policisë së Ersekës, Erion Bicaj. Informacioni për pezullimin e Bicajt, ABC Neës e ka siguar nga buletini i policisë së Shtetit. Shefi i komisariatit qëndron në pritje deri në përfundim të hetimeve të nisura nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Dyshimet janë se, numri i bimëve narkotike të asgjësuar është disa herë më i madh nga sa ishte raportuar në komunikatën e brendshme të policisë së Korçës. ABC News ka mësuar nga grupi hetimor se, lënda narkotike ishte mbjellë në disa parcela në një zonë malore, e cila rezultoi pa pronarë.  Ndërkohë, drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur verifikimet edhe për kreun e Policisë Vendore Korçë, Lorenc Panganika.

Nga grupi i kontrollit i nisur nga policia e Shtetit ka rezultuar se, shefi i Komisariatit të Ersekës nuk ka shfrytëzuar të gjitha mekanizmat ligjore për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

I njëjti përfundim negativ ka qënë edhe për strukturat parandaluase siç janë specialistët e policisë zonale dhe administratorët e njësive vendore që nuk kanë sinjalizuar në kohë për praninë të bimëve narkotike në territorin e tyre.

Nga shtatori deri në fillim të tetorit janë asgjësuar nga policia e shtetit më shmumë se 7 mijë bimë narkotike. Në shumicën e rasteve, operacionet nuk pasqyruar në faqen zyrtare të policisë së Shtetit.

Ndërkohë zonat më tradicionale për kultivimin e kanabis sativa vijojnë të mbeten, qarku i Gjirokastrës, Vlorës, Durrësit, Shkodra dhe Kukësi.

Gazetar: Andi Qosja

 

EKSLUZIVE-RIKTHEHET-KULTIVIMI-I-KANABISIT.mpg_snapshot_01.03-1280x720.jpg
ent ela14:10 | 29/09/2019

Në katër ditët e fundit policia ka gjetur vetëm në zonat e Librazhdit dhe të Kukësit, rreth 4000 bimë kanabis sativa, e gatshme për t’u hedhur në treg. “ABC News” ka siguruar ekskluzivisht raportin sekret të Policisë së Shtetit, ku duket se disa zona të territorit janë jashtë kontrollit.

Prej disa kohësh vendi ynë ishte larguar nga harta e kultivimeve të lëndëve narkotike, fakt ky i mbështetur edhe nga raportet e monitorimit nga ajri të Guardia di Finanza-s.

Por kohët e fundit duket se situata ka ndryshuar. ABC News ka mundur te sigurojë në mënyrë ekskluzive raportet ditore nga data 24 shtator e në vazhdim për asgjësimin e bimëve kanabis sativa në zona të ndryshme të vendit. Dhe shifrat janë të alarmante. Policia e Shtetit është munduar të centralizojë në mënyrë hermetike informacionin për aksionet e antikanabis të zhvilluar dy javët e fundit, konkretisht në Librazhd, Kukës, Shkodër, Gjirokastaër, Durrës dhe Vlorë.

Arsyeja e mospublikimit të rezultateve në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit për operacionet mesa duket është bërë për minimizuar fenomenin e kultivimit të kanabisit sativa në vend.

Aktualisht rrethi i Librazhdi mban vendin e parë me 2836 bimë narkotike të asgjësuara në Njësinë Administrative, Orenjë.

Në një aksion të vetëm të datës 24 shtator, u asgjësuan 2000 bimë Kanabis Sativa të kultivuara në vendin e quajtur Mali i Meçitit . Si fajtor dhe i akuzuar për “shpërderim detyre” polici ka gjetur një inxhinier pyjesh, por pa mundur ta prangosin atë. Lartësia e bimëve narkotike ishte nga 1.2 deri në 2.6 m e lartë, e gatshme për t’u hedhur në treg.

Në të njëjtën zonë, në vendin e quajtur Ballgjin gjatë operacionit të datës 28 shtator u gjetën rreth 720 bimë të tjera Kanabis Sativa. Në pranga përfundoi kryetari i të njëjtit fshat, pasi nuk kishte kontrolluar territorin që administron duke, mos sinjalizuar policinë lokale. Por kontrollet në njësinë Administrative të Orenjës, kanë zbuluar edhe 116 bimë narkotike të mbjellura në Shtog. Probleme mbetet zbulimi i autorëve, pasi kodra ku ishin kultivuvuar kanabisi nuk ka pronësi.

Kukësi vazhdon të jetë në shifra të lartë në kultivimin e kanabisit. Gjatë operacionit të zhvilluar më datë 27 shator, u gjetën në vendin e quajtur Kodër Spas rreth 1035 bimë narkotike në lartësinë e 2.10 m. Edhe këtu mbjellja ishte bërë në një tokë publike, duke e pasur të vështirë të identifikohen kultivuesit.

Malësia e Shoshit është një zonë e njohur për mbjelljen e kanabis sativa. Por gjatë aksionit të datës 27 shtator u gjetën vetëm 77 bimë narkotike të mbjella në dy parcela. Ndërkohë u proceduan dy persona nga uniformat blu.

Lidhur me aksionet e ditëve të fundit antikanabis, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për të gjithë punonjësit e policive të zonave që kanë administrative pasi nuk kanë ushtruar detyre që ia ngarkon ligji. Më herët u arrestuan edhe dy efektiv të uniformave blu për të njëjtën akuzë. Po kështu shumë punonjës pyjesh dhe të administrator e kryetar fshatrash janë prangosur gjatë aksioneve të policisë, ndërkohë problem mbetet identifikimi i autorëve kur bimët narkotike mbillen në pronat publike. /ABC News Albania 24/7

krimet-e-renda-1280x720.jpg
ent ela14:56 | 17/06/2019

Hetimi për shitblerje votash në vitin 2017 në qarkun Durrës ka marrë tashmë një kthesë të re. Siç ABC News ka mësuar, për llogari të dosjes 339, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Arkivit  Qendror të Shtetit janë sekuestruar materialet zgjedhore të dy qendrave të votimit në Shijak ku dyshohet të jetë kryer korrupsion  zgjedhor.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar një pjesë  të materialeve zgjedhore të vitit 2017 të bashkisë së Shijakut.

Siç ka mësuar eksluzivisht ABC News, në 6 qershor, dy prokurorët e dosjes 339, Vladimir  Mara dhe Dritan Prençi kanë firmosur vendimin për sekuestrimin e këtyre materialeve, me dyshimin se aty është bërë shitbjerje votash si dhe është përdorur funksioni shtetëror për fushatë.

“Nga hetimet proaktive të kryera me metoda speciale hetimi, si përgjimet telefonike, ambientale dhe vëzhgime, ka rezultuar se një grupe personash vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal. Në funksion të kësaj çështjeje penale ka rezultuar se ka dyshime për kryerjen e veprave penale “korrupsion aktiv dhe passiv  ne zgjedhjeve” si dhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”,-thuhet në dokument.

Prokurorët nuk përmendin në dokumentin e siguruar nga ABC News emra të zyrtarëve të dyshuar se mund të kenë kryer këto penale, por ata janë konkretë në zonat zgjedhore ku i kanë dyshimet.

“Në funksion të hetimit të kësaj çështjeje, është e domosdoshme sekuestrimi i dokumentacionit zgjedhor, që janë listat emërore të zgjedhësve dhe listat emërore të personave që kanë marrë pjesë në Komisionet Zgjedhore të Qendrave të  Votimit në Zonat Zgjedhore që kanë përfshirë fshatrat Rrubjek, Shijak Durrës dhe Shetel, njësia administrative  Gjepalaj, Shijak, Durrës. Gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, datë 25.6.2017.”

Sekuestrimi i këtyre materialeve është bërë pranë Arkivit Qendror të Shtetit, aty ku KQZ i ka dorëzuar materialet e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Provat janë administruar nga një oficer i policisë gjyqësore pranë Krimeve të Rënda.

Dosja 339 është një nga dosjet më të nxehta të politikët, ku opozita  akuzon zyrtarë  të lartë socialistë, përfshirë dhe Vangjush Dakon, se janë përfshirë në shitblerje votash me ndihmën e grupeve kriminale. /ABC News Albania24/7

PERGJIMET-QENDRA-MASAZHI-1280x706.jpg
ent ela15:06 | 07/10/2018

Njerëz të njohur të ekranit, zyrtarë dhe familjarë kanë qenë klientë të zakonshëm të qendrave të masazhit në Tiranë, ku sipas prokurorisë kundrejt pagesës ofroheshin edhe shërbime seksuale.

Detajet dalin në dritë në përgjimet e kryera për llogari të hetimit të zhvilluar ndaj tre administratorëe të këtyre qendrave, të proceduar penalisht dy javë më parë për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.  “ABC News” ka siguruar disa nga transkiptet e bisedave të nxehta të përgjuara mes masazhatorëve dhe personit të autorizuar nga prokuroria për veprimin e simuluar.

Pa ditur se po regjistoheshin punonjëset kanë bërë biseda të lira, duke treguar edhe llojin e klientëve që frekuentojnë qëndrat, si në këtë përgjim:

Agjenti: Po noj shërbim tjetër ofroni ju? Se andej nga jetoj unë, qendra masazhi i ofron të gjitha shërbimet.

Masazhatorja: Avash ti. Ti sot erdhe për herë të parë. Kërkon shërbime ekstra. Ne ato i bëjmë me njerëz të njohur, njerëz që janë çdo ditë para ekranit. Por kur të njihemi më mirë atëherë folim. Herë tjetër kur të vish do të futesh nga mbrapa, jo nga hyrja kryesore. Këtej nga hyjnë njerëz me kollare.

Në një tjetër bisedë, Masazhatorja e një prej qendrave të goditura nga operacioni policor i koduar “Ekstra service” i tregon agjentit nën mbulim si mund të shkojë në qendrën estetike pa rënë në sy.

Agjenti: Shiko, disa nuk e kanë problem, futen dhe ashtu. Disa e dun pak si fshehtas. Si…

Masazhatorja: Si fshehtas sa të dush.

Agjenti: Unë për shembull erdha fshehtas nga punëtorët e mi po…

Masazhatorja: Po.

Agjenti: Unë e kam besdi kur shoh 4-5 femra aty. Desha të dal i herë prapë mbrapsht.

Masazhatorja: E.

Agjenti: Desha t’dal prapë mbrapa. Desh u ktheva, sa pashë 4-5 goca. Pastaj u futa, s’e mendova.

Masazhatorja: Ti s’e ke pas dhe numrin. Se për shembull, ta kesh numrin e pronarit dhe s’ke nevojë me u fut ashtu. A kupto? E thi du me filanin dhe të ço ke dhoma.

Agjenti: Ashtu e?

Masazhatorja: Është edhe nji dhomë mbrapa. Është nji dhomë. Futesh në pallat fshehtas nga mbrapa. Futesh dhe s’të shef njeri. Aty nuk shef as goca, asnji. Vetëm ajo që vje me të bo masazh. Aty të fut në dhomë, manej je….

Agjenti: Po.

Masazhatorja: Je në rregull. Jo me ka sa të dush që vin kshtu si thu ti. S’dun me i pa njeri. Futen, vijnë me syze, me kapuç, edhe familjarë.

Një tjetër bisedë me interes për hetimin është ajo ku Masazhatorja e një prej qendrave të masazhit diskuton me agjentin për çmimin e shërbimeve ekstra.

Masazhatorja: Po varet çfare kërkon ti shtesë. Çfarë shërbimi kërkon ti.

Agjenti: Po ku di unë. Unë veç pyetje bëj. Ti ca më ofron?

Masazhatorja: Këtu ka masazhe i kompletuar, gjithë trupi. Tjetër nuk ka.

Agjenti: Më thuaj sa është e përfshirë kjo e kompletuar.

Masazhatorja: Po ti jep vetë një ide dhe të them unë.

Agjenti: Po ta rrisim dhe një tridhjetëshe je në rregull.

Masazhatorja: Ok. Domethënë i bie dopjo masazh. Shtatëdhjetë i gjithë trupi. Se ata që kërkojnë shumë nuk marrin asgjë, por ti nuk kërkove asnjë gjë.

Agjenti: Unë dua të dal i kompetuar që këtej.

Masazhatorja: Që të dalësh i kompletuar që këtu duhet të heqësh brekët.

Agjenti: Unë doja ti t’më bëje veç mu masazh.

Masazhatorja: Okej. Dy mijë euro du rrogë mujore, se aq më shkon rroga këtu. Të pyes si ndjehesh tani, je pak më i lirshëm? Do të bëj unë ty që herën tjetër kur të vish të jesh më i lirshëm. Më ke thënë tetë. Mos i ke numëruar gabim?

Agjenti: Po pastaj, ç’problem ka. I ke shumë?

Masazhatorja: Ok, faleminderit, m’i ke dhënë vetë.

“ABC News” zotëron dhe një sërë përgjimesh të tjera, por për shkak të përmbajtjes së tyre tejet të lartë erotike dhe në emër të profesionalizmit dhe kodit të etikës zgjedh të mos i ndajë me publikun.

foto2-1-933x445.jpg
ent ela12:57 | 02/02/2018

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion sekret paraditen e kësaj të premte, duke zbuluar një magazinë droge dhe municionesh në periferi të Tiranës. Tvklan.al ka mundur të mësojë nga burime konfidenciale se është arrestuar një grup personash me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e narkotikëve dhe të krimeve kundër jetës. Organizatori i grupit Aurel Hoxhallari që tashmë është i shpallur në kërkim mësohet se ka qenë i dyshuar për një vrasje të mbetur në tentativë në vitin 2015 në kryeqytet.

 

Në banesën në periferi të Tiranës që përdorej si magazinë, u zbulua një sasi e konsiderueshme rreth 300 kg kanabis sativa, armë, municione dhe mina me sahat. Tvklan.al ka siguruar video të banesës ku gjetën droga, armët dhe municionet. Në pamje shihet policia e cila po bën kqyrjen dhe sekuestrimin e provave në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht mësohet se ndaj grupit të të arrestuarve po hetohet për përfshirjen në vrasjen e Dëfrim Kasmit, por sipas burimeve nga policia është ende herët për të dalë në një konkluzion të tillë. Armët e sekuestruara janë dërguar me shpejtësi drejt laboratorit të Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në vrasjen e Dëfrim Kasmit./tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono