egnatia

cerrik-heshtje.jpg
Vladimir Prenga13:22 | 30/11/2019

Ditë miqësoresh sot. Pak minuta më parë kanë përfunduar dy prej tyre, në Kamzë dhe Cërrik. Iliria ka mposhtur 2-0 Kastriotin, kurse Turbina dhe Egnatia janë ndarë në paqe. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Nexhip Trungu”, ndeshja me një minutë heshtje.

E gjitha në nder të viktimave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor. Për të mbetur te ndeshja, rezultati përfundimtar ishte 1-1, me të dyja skuadrat që dështuan të shënonin golin që do t’u jepte fitoren.

Ndryshe nga se ndodhi në Cërrik, në Kamzë fitoi skuadra e Ilirisë, që shënoi dy herë në portën e Kastriotit. Skuadra e drejtuar nga Fatmir Sala realizoi në fillimin e pjesës së dytë, fillimisht me Demirajn dhe më pas me Santiago Selmanin, i cili fitoi derbin më vëllain e tij, Adolfin.

Miqësore | E shtunë, më 30 dhjetor

Iliria- Kastrioti 2-0
Shënues
: Demiraj 55′, Selmani 60′

Turbina-Egnatia 1-1

/abcnews.al

Egnatia1.jpg
Veronik Istrefaj18:21 | 19/11/2019

Futbollistët e Egnatias po bëjnë xhiro në rrjet. Kjo për shkak të një video që është shpërndarë në Instagram nga ” chefaticalavitadabomber”, faqe e cila ka mbi 1 milionë ndjekës.

Në këtë video, shihen futbollistët e skuadrës së Kategorisë së Parë duke “notuar” në fushë, pasi shirat e dendur kanë mbuluar fushën me ujë. Kjo video është bërë menjëherë virale, duke marrë 185 mijë shikime në pak orë.

Kjo video edhe pse shumë gazmore, është edhe pasqyrë e infrastrukturës së sportit në Shqipëri. Shumë stadiume mungojnë në Superiore, por edhe më shumë në kategoritë më të ulëta./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Campo in perfette condizioni… #chefaticalavitadabomber #cfvb

A post shared by CHE FATICA LA VITA DA BOMBER® (@chefaticalavitadabomber) on

egnatia-vs-korabi.jpg
Igli Nikolli14:59 | 09/11/2019

Korabi bie në Rrogozhinë. Artan Bano korri fitoren e parë në stolin e Egnatias, që triumfoi kundër ekipit kryesues falë golit të Da Costa në minutën e tretë. Vendasit menaxhuan avantazhin e shpejtë, ndërsa ekipi dibran nuk ia doli të evitonte disfatën. Kjo fitore e ngjit Egnatian në vend të pestë me 11 pikë, katër më pak se Korabi i vendit të parë.

Besëlidhja nuk hasi probleme në shtëpi. Ekipi lezhjan mposhti 4-0 Dinamon dhe ndan vendin e dytë me Kastriotin (luan nesër kundër Erzenit) me nga 15 pikë. Sheta dhe Dordevic i dhuruan avantazhin e dyfishtë vendasve në pjesën e parë, teksa Koleci dhe Hepaj plotësuan “pokerin” në minutat e fundit të ndeshjes.

Renditja E grupit A në Kategorinë e Parë

Dy sfidat e tjera u mbyllën pa fitues. Tërbuni nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në Pukë kundër Shkumbinit, teksa goli i Tomës në minutën e fundit evitoi humbjen e Veleçikut përballë Burrelit, që kishte zhbllokuar ndeshjen me anë të Becit.

KATEGORIA E PARË – JAVA 8

Grupi A
E shtunë, më 9 nëntor, ora 13:00

Besëlidhja-Dinamo 4-0
Shënues:
Sheta 22′, Dordevic 41′, Koleci 90′, Hepaj 90+3′
Veleçiku-Burreli 1-1
Shënues:
Toma 90′ / Beci 73′
Tërbuni-Shkumbini 1-1
Shënues:
Metani 76′ / Eyoh 69′ (pen.)
Egnatia-Korabi 1-0
Shënues:
Da Costa 3′

E diel, më 10 nëntor, ora 13:00
Kastrioti-Erzeni

/abcnews.al

terbuni-egnatia.jpg
Vladimir Prenga14:54 | 02/11/2019

Gëzojnë Tërbuni e Pogradeci, që fituan respektivisht ndaj Egnatias dhe Lushnjës.  Pukjanët u rikthyen te triumfi, madje ndaj një kundërshtari si Egnatia që ishte ndërtuar për të luftuar për vendet e sipërme të tabelës. Rrogozhinasit nuk ia kanë dalë të reagojnë as pas emërimit të Artan Banos si trajner.

Tërbuni ia doli të shënonte shumë shpejt, teksa ishte Aldo Selenica ai që realizoi. Goli i lojtarit të dalë nga Tirana mbetur në fuqi në 45 minutat e para, ndërkohë që me nisjen e të dytës sulmuesi Rigers Dushku dyfishoi shifrat. Egnatia reagoi, duke shënuar me Samet Gjokën. Gjithsesi Hyseni shumë shpejt realizoi edhe golin e tretë për Tërbunin. Në minutat shtesë Jaupaj ngushtoi shifrat për Egnatian, që nuk e shmangu dot humbjen e skuadrës së tij.

Lushnja, kryesuese e grupit B, u mposht 0-1 në shtëpi nga Pogradeci. Liqenorët e treguan që në fillim se kishin shkuar për pikë në “Roza Haxhiu”, teksa Topllari realizoi në minutat e para. Gjithsesi anësori sinjalizoi për pozicion jashtë loje.

Në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli që vendosi fatet e ndeshjes, teksa Alillari me një gjuajtje brenda zonës ndëshkoi portierin e Lushnjës, që u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta. Verdhejeshilët u përpoqën të barazojnë, por nuk ia dalin, madje humbin edhe Brahimajn për ndeshjen e radhës, pasi mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq. Skuadra e Gjylës pësoi humbjen e dytë dhe sheh t’i afrohet Pogradeci me dy pikë.

KATEGORIA E PARË – JAVA 7
E shtunë, më 2 nëntor, ora 13:00
Tërbuni-Egnatia 3-2
Shënues:
Selenica 6′, Dushku 58′, Hyseni 71′ / Gjoka 69′. Jaupaj 94′

Lushnja-Pogradeci 0-1
Shënues:
Alillari 45′

/abcnews.al

Egnatia-1.jpg
Veronik Istrefaj18:31 | 31/10/2019

Mbrojtësi i Egnatias, Elis Doksani, u dëmtua rëndë në takimin kundër Veleçikut, sfidë e vlefshme për Kategorinë e Parë. Në këtë takim, 21-vjeçari këputi ligamentet e gjurit dhe sot është operuar. Siç njofton klubi i Egnatias, mbrojtësi është operuar me sukses dhe tashmë është futur në fazën e rehabilitimit.

Doksani do të mungojë minimalisht gjashtë muaj, me mbrojtësin që me shumë gjasa e ka mbyllur këtë sezon. Klubi i ka uruar shërim të shpejtë futbollistit 21-vjeçar. Në njoftimin e tyre në faqet zyrtare, shkruhej:

“Elis Doksani kalon me sukses operacionin. Mbrojtësi Elis Doksani ka kaluar me sukses operacionin, lojtari ynë këputi ligamentin e gjurit në takimin me Veleçikun. 21-vjeçari do qëndrojë jashtë fushave për 6 muajt e ardhshëm. Stafi drejtues së bashku me skuadrën i uron shërim të shpejtë Elis Doksanit.”/abcnews.al

Bano.jpg
Veronik Istrefaj17:50 | 29/10/2019

Egnatia ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri të skuadrës. Pas largimit të Ndriçim Kashamit, Artan Bano është emëruar në krye të pankinës. Trajneri 53 vjeçar do të nisë menjëherë punën në krye të skuadrës, duke drejtuar seancën strvitore të ditës së nesërme. Bano ka një karrierë të pasur, pasi ka drejtuar disa ekipe.

Pasi e ndërpreu me futbollin e luajtur, Bano e nisi karrierën si trajner në krye të ekipit të Lushnjës, në vitin 2006. Në 2011-ën, Bano mori drejtimin e Tomorit, për të vazhduar më pas drejtimin e skuadrave si Skrapari dhe Shkumbini. Gjithashtu, Bano e ka drejtuar Lushnjën dhe për herë të dytë, në sezonin 2016/17./abcnews.al

Njoftimi i Egnatas:

“Miresevjen Mister!

Zyrtarizohet Artan BANO trajneri i ri i ekipit . FK Egnatia ka arritur marrëveshjen me trajnerin e ri.”

Egnatia.jpg
Veronik Istrefaj20:49 | 27/10/2019

Skuadra e Egnatias ka bërë një nisje sezoni për t’u harruar, duke grumbulluar vetëm 8 pikë pas gjashtë ndeshjeve të para në Kategorinë e Parë. Trajneri Ndriçim Kashami ishte në presion të madh dhe sot, ka ardhur dhe zyrtarizimi për largimin e tij nga stoli.

Klubi i Egnatias ka komunikuar largimin e trajnerit, me të cilin kanë mbyllur bashkëpunimin me konsensus. Në njoftimin e klubit, shkruhej:

Egnatia ndërpret bashkëpunimin me Ndriçim Kashamin.

“FK Egnatia ndërpret bashkëpunimin me  trajnerin Ndriçim Kashami. Pas rezultateve të dobëta drejtuesit kane vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me konsensus. FK Egnatia falënderon Kashamin për periudhën e bashkëpunimit dhe i uron suksese në vijim. Drejtuesit janë në negociata për të gjetur trajnerin e ri”./abcnews.al

thartori.jpg
Vladimir Prenga15:10 | 20/09/2019

Eduart Thartori, zyrtari i Egnatias, është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me tetë ndeshje për shkak të protestave të bëra në sfidën me Kastriotin. Në Rrogozhinë nuk e kanë pritur mirë diçka të tillë dhe kanë reaguar, duke paralajmëruar që do ta apelojnë vendimin e Disiplinës.

“Futboll Klub Egnatia kërkon nga FSHF drejtësi dhe vendime të drejta, si dhe futboll të pastër. Nuk do lejojmë askënd të përbaltë mundin dhe punën e stafit. Zyrtari ynë, Eduart Thartori, është dënuar padrejtësisht nga Komisioni i Disiplinës. Klubi do t’i drejtohet serish FSHF-se për të apeluar këtë vendim të padrejtë”, thuhet në reagimin e bërë nga klubi i Egnatias.

Rrogozhinasit u mposhtën ndeshjen e parë të kampionatit me Kastriotin, me shifrat 3-2. Pas ndeshjes patën pretendimet e tyre për gjykimin. Pas dënimit të Thartorit janë shtuar edhe më shumë pakënaqësitë. / abcnews.com

perplasja-vogli-1280x720.jpg
Vladimir Prenga14:36 | 20/09/2019

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur mbi parregullsitë e hasura gjatë fundjavës në ndeshjet e luajtura në Kategorinë e Parë, si dhe për sfidat e Kupës. Pritej një vendim në lidhje me atë që ndodhi në sfidën Kastrioti-Egnatia, ku shfaqet drejtori Gazmend Vogli duke debatuar me gjyqtarin e katërt. Jo vetëm kaq, por edhe zgjat duart drejt tij. Në Krujë pretendojnë se Zhuli nuk është goditur.

Momentalisht nuk ka një vendim për këtë, pasi pritet që palët të japin deklaratat e tyre para Komisionit të Disiplinës. Gjithsesi nuk është kursyer zyrtari i Egnatias, Eduard Thartori, i pezulluar me 8 ndeshje.

Në listën e vendimeve të marra bie në sy edhe fitorja e Apolonisë në tavolinë kundër Kamzës, që nuk u paraqit në ndeshjen e Kupës. Turbina ia ka hedhur me një paralajmërim, ndërkohë që është dënuar Ergys Kuçi i Orikut.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS
– KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë me KF “Apolonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

– KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

– Zyrtari i KF “Egnatia”, Eduard Thartori, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Oriku”, Ergys Kuçi, për protesta ndaj vendimeve zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

– Çeljen e hetimit disiplinore për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë midis “ Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019.

perplasja-vogli-1280x720.jpg
ad min15:43 | 19/09/2019

Kategoria e Parë shoqërohet shpesh me situata të tensionuara dhe së fundmi është publikuar një video nga ndeshja mes Kastriotit dhe Egnatias. Një prej drejtuesve të klubit krutan, Gazmend Vogli, shfaqet duke debatuar me gjyqtarin e katërt të ndeshjes.

Në videon e publikuar nga “Procesi Sportiv” shikohet Vogli që lëviz dorën në drejtim të gjyqtarit, i cili shmanget disi. Një veprim i tillë sigurisht që është i dënueshëm dhe mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Komisioni i Disiplinës.

Klubi i Egnatias u ankua për gjykimin në ndeshjen me Kastriotin. Momenti i përplasjes së Voglit me arbitrin është pas golit të barazimit 2-2. Disa minuta më pas u akordua penallti për krutanët, që shënuan dhe iu gëzuan tre pikëve të para në kampionat. / Abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono